Cigaret elektronike më të dëmshme sesa i kemi menduar?

August 14, 2018 09:27

Cigaret elektronike më të dëmshme sesa i kemi menduar?

Avulli i cigareve elektronike mund të dëmtojë qelizat jetike të sistemit imunitar.

Studime të mëhershme ishin fokusuar te përmbajtja kimike e lëngut të cigareve elektronike, ndërsa studimi eksperimental i publikuar “online” në revistën “Thorax”  është fokusuar në krijimin e një procedure mekanike për të imituar avullin në laborator.

Profesor David Thicket i Universitetit të Birminghamit ka përdorur mostra të indeve të mushkërive të ofruara nga 8 persona joduhanpirës.

Përmes këtyre mostrave, ai ka zbuluar se avulli shkakton inflamacion dhe dëmtim të aktivitetit të makrofagut alveolar, qeliza që luftojnë grimcat potencialisht të dëmshme të pluhurit, bakteret apo alergjenet.

Ai thotë se disa prej efekteve ishin të ngjashme me ato që janë vërejtur te duhanpirësit e rregullt dhe njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive.

Kjo është arsyeja se përse ata paralajmërojnë për më shumë vëmendje, përkundrejt opinionit se cigaret elektronike janë të sigurta.

Gjithsesi, Departamenti i Shëndetit Publik në Angli thotë se ato janë shumë më pak të dëmshme krahasuar me duhanpirjen, ndaj njerëzit nuk duhet të hezitojnë t’i përdorin, në rast se e shohin si një mënyrë të mirë për të hequr dorë nga cigaret.

s.a/dita

August 14, 2018 09:27
Komento

1 Koment

  1. cjan kto gjona mer ! August 14, 09:55

    nji Cigare Puro- Bio ,
    do ti jepte ate kenaqsi qe kjo kerkon,
    me kot ,ke
    kto vegla artificale

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim