Cikalleshi e Gashi, golat kuqezi në Europë

March 8, 2015 12:33

Cikalleshi e Gashi, golat kuqezi në Europë

Kur na ndajnë vetëm tre javë nga ndeshja me Armeninë, italiani i stolit të kuqezinjëve ka marrë sinjale pozitive nga dyshja sulmuese Cikalleshi-Gashi pasi të dy këta futbollistë arritën të shënonin sërish me klubet e tyre respektive.

Në fakt Sokol Cikalleshi realizoi golin e tij të parë për vitin 2015, duke i hapur rrugën e fitores Rnk Splitit përballë Slaven Belupos në kampionatin kroat. Ishte minuta e 34-t e takimit kur sulmuesi shqiptar me një goditje nga brenda zonës e cila pati edhe devijmin e një mbrojtësi kundërshtar mposhti për herë të parë në këtë sfidë portierin e Slaven Belupos.

Takimi përfundoi me shifrat 2-0 në favor të Rnk Splitit që me këtë fitore iu largua zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa për Cikalleshin ky ishte goli i 7-të sezonal dhe i 6-shti në kampionat, raporton Supersport.

Ndërkohë nga ana tjetër vazhdon të shënojë Shkëlzen Gashi. Këtë herë 26-vjecari shqiptar realizoi një dygolësh në fitoren 3-0 të Baselit ndaj Thun, sukses ky që afron skuadrën e Paulo Sousës akoma edhe më shumë me titullin kampion në Zvicër.

Gashi zhbllokoi shifrat në fund të pjesës së parë pas një asisti të Streller ndërkohë që në minutën e 58-të vendosi në kasafortë fitoren e Baselit duke shënuar golin e 3-0. Ky ishte goli i 16-të për Shkëlzen Gashin në superligën zvicerane dhe i 18-ti sezonal.

March 8, 2015 12:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*