Cikli poetik: “Në tabelë të zëmrës sime…”

December 14, 2019 13:37

Cikli poetik: “Në tabelë të zëmrës sime…”

M’u në tabelë të zemrës sime,
desha të gdhendja emrin tënd,
po në tabelë të asaj zemre,
nuk kishte mbetur asnjë vend.

Siç fshin agimi hije netësh,
dhe unë e fshiva krejt tabelën,
më ndriti zemra si pasqyra,
as shenjë-as gjurmë aty nuk ngelën.

Siç fshin agimi hije netësh,
dhe derdh e derdh mbi botë argjend,
dhe unë i fshiva gjithë emrat,
të hapja vend për emrin tënd.

Sot në tabelë të zëmrës sime,
s’ka asnjë germë nga kohë e vjetër,
por ndrit si yll me vezullime,
veç emri yt dhe asnjë tjetër.

Këngë pleqërie…

Eja-more-eja,
se na ra rrufeja,
nga vashat e reja,
m’u në kokë na ra.

Eja-se u plakëm,
eja se u mpakëm,
s’e durojmë dot flakën,
që në kokë na ra.

Na iku takati,
s’na ndihmon më fati,
fati dhe inati,
e kaluam radhën.

Më s’na mbajnë këmbët,
na kanë rënë pëndet,
pëndet edhe dhëmbët,
s’e hamë dot dardhën.

Nga ne hiqu dreq,
ik se jemi pleq,
keq edhe më keq,
jeta jonë u shëmb.

Ik-o ditëzezë,
ik se nuk ndez,
jemi për varrezë,
ndaj nuk shesim mënd!

Rinore…

Ne jemi pranë e pranë,
porsi dy sytë,
ti Toka je-planet,
unë-satelit.

Një mrekulli si ty,
s’ka lindur nëna,
rreth teje rrotullohem,
porsi Hëna.

Reth teje rrotullohem,
nëpër mjegull,
njëlloj si Toka-Hënën,
më mban pezull..

Si ike ti kështu!?.

Më tutje dita s’bëri,
në çark koha u zu,
i iku këngës zëri,
si ike ti kështu?!.

Akrepin ora ngriu,
dhe bota u bë flu,
me gjyma bie shiu,
si ike ti kështu?!.

Dhe sytë e mi u errën,
se s’shohin sytë e tu,
mendimet krejt m’u terrën,
si ike ti kështu?!

Ky emri yt i shënjtë,
gjëmon këmbanë në tru,
unë s’kisha më të shtrënjtë,
si ike ti kështu?!.

Në mes jush

Në mes jush unë jam i huaj,
s’i përkas batakut tuaj,
në llum trupin s’mund ta zhgërryej,
se jam zog-që rroj në qiej…

A.DUKA

December 14, 2019 13:37
Komento

1 Koment

  1. Mark .UK December 15, 13:49

    Vargjet vertet te bukura,po vetem zemer nuk me e me bere katran more poetaruc servil partiak.Na je bere si zeri I popullit dikur çdo dite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank