Cila është e ardhmja e feve në botë?

April 14, 2015 13:34

Cila është e ardhmja e feve në botë?

Shtimi i numrit të myslimanëve do të ndryshojë hartën fetare globale në 2050-ën, kur ndjekësit e kësaj feje të barazojnë numrin e të krishterëve.

Të paktën kështu pasqyrohet në raportin “E ardhmja e feve në botë: projeksionet 2010-2050’, i publikuar nga Pew Research Center, me qendër në SHBA. Studim pohon se profili fetar i botës po ndryshon me shpejtësi dhe shkak për këtë janë kryesisht shkalla e lindshmërisë, mosha e popullsisë dhe tendencat e konvertimit.

Në 4 dekadat e ardhshme të krishterët do të mbeten grupi fetar më i madh, por islami do të rritet më shpejtë se çdo fe tjetër. Nëse ky trend vazhdon , atëherë në 2050-ën numri i myslimanëve do të jetë afërsisht i njëjtë me numrin e të krishterëve, popullsia budiste në të gjithë botën do të jetë afërsisht njësoj sa në vitin 2010, ndërkohë që popullsia hindu dhe hebreje do të jetë më e madhe se sot.

Studimi shkon më tej duke thënë se në Europë myslimanët do të përbëjnë 10 % të popullsisë së të gjithë botës ndërsa India edhe pse do të ruajë shumicën hindu do të ketë popullsinë më të madhe myslimane se çdo vend tjetër në botë, duke tejkaluar Indonezinë.

Në Shtetet e Bashkuara, të krishterët do të zbresin nga më shumë se tre të katërtat e popullsisë në 2010, në dy të tretat në 2050. Projeksionet e ndërtuara nga ky studim, marrin në konsideratë shpërndarjen gjeografike të feve më të mëdha në botë, ndryshimet e moshës, shkallën e pjellorisë dhe vdekshmërisë, emigrimin ndërkombëtar dhe konvertimin e popullsisë.

Ndërkohë që në 2010 krishterimi ishte feja më e madhe në botë, me një vlerësim prej 2.2 miliardë përkrahës, afërsisht 31 % e të gjithë popullsisë në tokë, islami ishte i dyti me 1.6 miliardë përkrahës, apo 23 % e popullsisë globale.

Në rast se ky trend demografik vazhdon, islami do ta barazojë atë në mes të shekullit të XXI. Mes viteve 2010 dhe 2050 popullsia totale pritet të rritet në 9.3 miliardë, pra me 35 %. Në të njëjtën periudhë myslimanët, një popullsi e re me shkallë të larta lindshmërie projektohet të rritet me 73 %.

Edhe numri i të krishterëve parashikohet të rritet, por më ngadalë, afërisht me të njëjtën shkallë të rritjes dhe të popullsisë, pra 35 %. Si rezultat kjo do të bënte që për herë të parë në histori myslimanizmi të barazohet me krishterimin.

Ky raport projekton ndryshimet fetare në 198 vende dhe territore me të paktën 100 mijë banorë. Raporti gjithashtu e ndan botën në 6 rajone të mëdha dhe sheh se si kompozimi fetar i çdo rajoni ka gjasa të ndryshojë nga 2010 në 2050 duke marrë të mirëqenë që trendet e aktuale të emigrimit dhe modeleve të tjera demografike të vazhdojnë.

Në raport gjithashtu thuhet se Europa është i vetmi rajon ku popullsia totale parashikohet të bjerë. Të krishterët europianë pritet që të tkurren me 100 milionë në dekadat e ardhshme.

Në vitin 2050 pothuajse një e katërta e europianëve pritet që të mos ketë përkatësi fetare dhe myslimanët do të arrijnë 10% të popullsisë.

April 14, 2015 13:34
Komento

4 Komente

  1. Lleshi April 14, 14:01

    E ardhmja e feve eshte siç eshte fundi i çdo genjeshtre ! Jo me larg se 20 vjetet e ardheshme do t’i shkojme per ngushellime Kalifit , Papes , dhe Kryepeshkooit te patriarqise !

    Vete sistemi yne Diellor del nga erresira ne drite ! Prandaj , fete , si punet e nates do te largohen se mbaron orari i punes per to ! Njeriu do te kete dijen hyjnore shkencore , reale siç funksionon vertete universi ! Mbase do te kemi edhe surpriza lidhur me fqinj te larget qe do t’i gajasim me skeçe fetare !

    Reply to this comment
  2. Arben April 14, 14:19

    ALLAHU AKBER.

    Reply to this comment
  3. ariani April 14, 16:07

    duhet te marrim edhe mendimin e Putinit…:)…varet si i ka bere dhe ai llogarite…i fut nje te ndezur atyre icbm-ve dhe ssbm-ve dhe i shkrin te krishtere, budiste e muslimane bashke (mbijetojne vetem komunistet ne Kine e Kore)…ne dore te Zotit jemi te gjithe…asnje nuk eshte i pavdekshem…

    Reply to this comment
  4. Darius April 14, 19:55

    Komplimente LLESH,pak e sakte!!!

    Reply to this comment
  5. Lulezimi November 15, 23:16

    Besimet fetare kan kene.jan e sa te jene jane krejt kot.zhvillimi do i nxjerre kotesin e tyre.hesimet fetare spekullojne me emrin e zotit ata e kan zotin ma larg se te gjith ne.ekzistojne tuj mashtru fukarenjet e hallegjinjet tuj kriju armiq fallso ku perfshijne jo besimtaret dhe te gjitha besimet e tjera.besimet fetare jane djalli dhe bajne punen e tije.nuk kan zot dhe nuk e njofin zotin.jan intriganta.nuk kan te ardhme jan kunder zhvillimit.njerzit qe nuk merren me fene jan ma te miret jan e ardhmja ato qe nuk merren me besimet fetare jan te zgjuarit ato i duhen zotit dhe shoqerise.zoti krijoj boten dhe i dha zhvillimin.djalli krijoj besimet fetare.kjo asht e verteta thuajeni pa frig se zoti ju don ma shum .zoti asht i mire fenat jan ngatrrestare shpejt do harrohen.atehere njerzimi kthehet ne rrugen e zotit pra vetem zoti asht i vertet vetem aji na ban te lumtur.natyrisht me punen tonez

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*