Turqia dhe më tej?! Cila është “fantazma” që përmend Rama në intervistën me Sebastian, sipas Vehbiut

September 26, 2015 19:38

Turqia dhe më tej?! Cila është “fantazma” që përmend Rama në intervistën me Sebastian, sipas Vehbiut

Shumë vëzhgues në Europë dhe jo vetëm, kërkesën këmbëngulëse të Ramës për ta pranuar sa më shpejt Shqipërinë në BE or else e kanë perceptuar si kërcënim.

Publicisti Ardian Vehbiu ka komentuar intervistën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me Tim Sebastian në emisionin Conflict Zone të Deutsche Welle ku kjo kërkesë përsëritet.

I pyetur nga Sebastian se çfarë rreziku i kërcënohet Europës – në rast se nuk anëtarëson Shqipërinë në një të ardhme të afërt;  – Rama foli për ghosts from the past (fantazma të së kaluarës).

Ç’të jenë këto fantazma të së shkuarës dhe pse ngurroi Rama që t’i përmendte me emër, ose t’i konkretizonte? – pyet Vehbiu dhe përgjigjet:

“… Besoj se “fantazmat” të cilave u referohet kryeministri shqiptar në thirrjen e tij të dëshpëruar për ndihmë nuk janë veçse ato të shtrirjes së ndikimit politik, në Ballkan, nga vende të lidhura në mënyra të ndryshme me Islamin – që nga Turqia, te Emiratet Arabe, Arabia Saudite, Irani dhe më tej…

Rama e ka të qartë – sikurse shumë të tjerë – se, nga pikëpamja strategjike, çdo vend mysliman i Lindjes që ndihet sot aq i fuqishëm sa të synojë ekspansion politik dhe ekonomik në Ballkan, do të mbështetet te popullsia myslimane e gadishullit; përfshi këtu edhe shqiptarët, në Shqipëri dhe në Kosovë.

Dhe ndoshta pikërisht kësaj i druhet keqazi Rama dhe grupi i vet: gjallërimit të përshpejtuar të Islamit shqiptar me injeksione jo vetëm në cash por edhe në ide dhe energji politike nga vende si Turqia, Emiratet Arabe, Kuvajti, Arabia Saudite, Irani.

Skenari që trojet shqiptare në Ballkan të shndërrohen, në afat të mesëm, në një terren ku feja islame të kombinohet gjallërisht me politikën, nuk është kaq fantashkencor sa ç’mund të ishte 25 vjet më parë; dhe nëse është kështu, atëherë ata shqiptarë të cilëve u dhimbset vendi i tyre dhe qetësia dhe paqja sociale, duhet të paktën ta kuptojnë se ku i rreh Ramës; si dhe çfarë nuk ka marrë vesh, ose bën sikur nuk ka marrë vesh Brukseli.

Ardian Vehbiu

Ardian Vehbiu

Dhe nëse është kështu, atëherë këta “ghosts from the past” kaq të mistershëm, për të cilët foli në intervistë kryeministri i Shqipërisë, janë – të paktën dhe in the best case scenario – modelet politike dhe sociale të Perandorisë Osmane; ose rivendosja e kufirit mes Perëndimit dhe Lindjes mu përmes trojeve shqiptare në Ballkan…

Vehbiu e krahason mëtimin e Ramës me personazhin e famshëm të animuar Wile E. Coyote dhe thotë se “nuk do ta dëgjoja si kërcënim arsyetimin e tij – por më tepër si kërkesë të dëshpëruar për ndihmë”

“...Qytetari kërkon drejtësi, punësim, qetësi, siguri sociale, arsim publik dhe shëndetësi të përballueshme nga të gjithë; dhe këto kanë nevojë për investime, të cilat Ramës dhe grupit të Ramës i duhet që t’i gjejë diku. Një pranim i përshpejtuar i Shqipërisë në BE kushedi do t’i sillte edhe investimet e shumëpritura, nga të cilat BE-ja sigurisht do të përfitonte; dhe bashkë me to edhe më shumë vende pune dhe të tjera të mira publike për Shqipërinë.

Por nëse Europa nuk e çan kryet, ose fut kokën në rërë, atëherë Shqipëria do të detyrohet që ta gjejë mbështetjen gjetiu, pa çka se me haraç të hidhur politik; duke filluar që nga rënia prej pushtetit jo vetëm e Ramës, por edhe e krejt elitës kryeqytetase filo-europiane dhe pro-perëndimore që përfaqëson Rama – shkruan Vehbiu / DITA

 

 

 

September 26, 2015 19:38
Komento

40 Komente

  1. Zogu April 25, 09:32

    Nuk di sa qendron kjo teze e z.Vehbiu.
    Une do te thosha qe jo FEJA e as ata qe fshihen pas FESE jane problemi i shqiptareve apo problemi politik qe do rrezoje Ramen.
    Paqartesia qeverisese eshte kryesorja.
    Ajo po krijon nje pasiguri totale anembane vendit. Varferia po detyron njerezit te largohen kuturru pa plan dhe pa shprese.

    Reply to this comment
  2. Rrushi April 25, 09:59

    Per kete lexoni nje shkrim te mrekullushem te z.Koloreto Cukali

    http://www.gazetadita.al/pse-po-i-bien-rames-per-parisin/

    Reply to this comment
  3. VOTUESI April 25, 10:13

    Rama ti leje keto shashkat me Europen qofshin me “fantazma nga prapa” ose jo.

    Rama, shiko hallet e popullit ,je bere me i keq se Berisha,kur qeveriste dallkauku kishim ca para ti na i firove fare.

    Rilindja e groshes dhe fukarallekut trokiti ne portat e shqiptareve, kurse Berisha dhe te vetet kapardisen me miliardat e tyre dhe na bejne karshillek. A je burre? Bjeri Saliut ballit

    Reply to this comment
  4. beni April 25, 10:23

    Po pse nuk thot asnjeher Rama qe vllai im ka nenshtetsi amerikane e amerika kerkon me cdo kusht qe europen ta deformoje ta ndaj ne gardhe si ne mesjete??

    Europa luan strategji me ju palacot qe jeni ven ne sherbim te amerikes!

    Reply to this comment
    • inatcori April 25, 10:51

      këta “ghosts from the past” kaq të mistershëm, për të cilët foli në intervistë kryeministri i Shqipërisë, janë – të paktën dhe in the best case scenario – modelet politike dhe sociale të Perandorisë Osmane – shkruan Ardiani.

      Po mire more Ardian, po ky Rama ka theen qe me turqit jemi vellezer???

      Kreu i qeverisë turke, Erdogan, i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe i asaj kosovare, Hashim Thaçi, mbajtën fjalime afeksionuese për marrëdhëniet shqiptaro-turke gjatë inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës, më 22 tetor.

      http://old.zeri.info/artikulli/18818/kadare-e-agolli-nuk-pajtohen-per-turqit-vellezer

      Reply to this comment
      • beni April 26, 09:03

        KUIC: Sa intervista per mediat e huaja ka dhene muajin e fundit kryeministri??
        Mendoj se eshte rekord Giness.
        Ju te Dites, meqe rregulluat dhe sajtin sot, ju sfidoj te gjeni nje kryeminister tjeter ne PLANETIN TOKE qe te kete dhene kaq shumeintervista ne mediat e huaja se Rama ne muajin e fundit,

        Reply to this comment
  5. erind April 25, 10:41

    Ardian Vehbiu ka plotesisht te drejte.

    Dhe nuk eshte cudi qe Zahua i Rames (qe sic thote ne kete intervisten e fundit do ta zgjedhi besimin fetar vete) te kete nje callme ne koke pas 20 vitesh dhe nje grua me mbulese te zeze deri te syte

    Reply to this comment
  6. Kris 1 April 25, 11:19

    Shoke,foli Ram Ce Duni
    Shqiperine e du per vehte,
    Edhe populli ta kete
    kur ti beje kembet dyrrek.

    Reply to this comment
  7. mitro April 25, 11:29

    U be dhe ky t’i jape mendje Europes.Rri ore urte me politiken europiane dhe shiko punet e popullit tend qe po fundoset cdo dite ne nje mjerim te thelle.

    Reply to this comment
  8. nostradamus April 25, 12:39

    Sa shpresa kisha te ky njeri ..!!!!!

    Reply to this comment
  9. Arben April 25, 12:40

    O SHOKU,

    1. NDONJE VEND PUNE SE U ZBANKUA SHQIPERIA NGA NJEREZIT DHE NGA
    KAPITALET.

    2. ME SISTEMIN E DEGJENERUAR TE DREJTESISE KUR KE NDERMEND TE
    MERRESH????!!!!!!, APO NDOSHTA U “QULLOSE” EDHE TI??!!

    ME KETO MERRU O BYRAZER, MOS U BEJ EDHE TI SI SALIU QE MERREJ ME
    “POLITIKEN E MADH”.

    JANE TE NDARA GJERAT NE KETE BOTE OR MIK, OSE MERRU ME KETO OSE DO TE “VARIN QILLON” SHQIPETARET.

    Reply to this comment
  10. Kris 1 April 25, 13:50

    Rama eshte nje kopje e keqe e Saliut.por eshte me dobic.
    Shkon ne Europe e azi,na thote se cfare i tha por kurre cfare i thane dhe i dhane.merr me vehte nje shpure me kodoshe per te shitur vizatimet e tija qe na u bene si veprat e shokut Enver,Kthehet dhe miraton ndonje vendim per te rrjepur fukarenjte,falet dhe ne kishe dhe ne xhami,kercenon europen me rrezikun rus .
    Kur kthehet ne shqiperi pikturat e pashitura ja fal Ilirit per te kompletuar muzeun qe do ngrihet per sharltanin kur te marre cmimin Nobel.

    Reply to this comment
    • Ben September 26, 23:54

      Hahahah Sa e urreke Ramen more tej i Saliut. Kopje e Saliut? Me ter mend e ke? Berisha ka vrare, vjedhur, shkaterruar, trafikuar dhe perdhosur kete vend dhe ti na hidhesh si kec perpjete per Ramen. Cfare ka vjedhur Rama? Ku i ke faktet? Apo genjeshtrat tuaja te perditshme. Nuk i ha njeri genjeshtrat tuaja. Rama po ja ngre koken lart shqiptareve. Na vinte turp te thonim qe ishim shqiptare deri ne 2013. Tani po na ngjitet koka lart. Rama po e perfaqeson vendin denjesisht dhe barazisht ne cdo forum. Shko se c’beri Cipras? E detyroj Europen qe ta ndihmoje dhe ashtu sic donte ai. Keshtu duhet te jesh me Europen, ti thuash te verteten dhe jo genjeshtrat e Sali qenit.

      Reply to this comment
  11. shkodra April 25, 15:42

    Rreziku qe permend Vehbiu ekziston.

    Z.Rama reformoni sistemin arsimor qe femijet te nxene dhe te behen te ditur,nga dituria do te kete vetem perfitime afatgjata.

    e te mos behen budallenj qe i genjen cdo ekstremist qofte ky dhe gjasme “mysliman” radikal.

    kaq per sot…ne te kunderten,shqiperia ka humbur dhe Zahua i vogel do ta kete per turp te quhet shqiptar…!

    Reply to this comment
  12. ada April 25, 15:55

    O zotni Vehbiu, Ramen e genjen mendja qe di gjithcka, por esht thjesht nje HIC.

    Reply to this comment
  13. Zoro April 25, 16:00

    Merru me vendin tend zoti Rama se po marrin arratine shqiptaret, na lodhe me fjalime, intervista, konferenca shtypi etj etj. Te gjitha demagogji i ke, me barkun bosh nuk behet politike aq me teper per te tjeret, lere ariun te flej.

    Reply to this comment
  14. Sallakja April 25, 16:04

    Ik more edi, se coc te pandyem !

    Reply to this comment
  15. Gabriel April 25, 17:02

    E keni gabim vllezer e motra Edvini eshte udheheqes i madh ,keshtu e pesojne te gjithe ata qe udheheqin Shqiperine i ze deliri i madheshtise.Ja edhe Edvinit i duket vetja udheheqes i europes ngaqe eshte me i gjate se te tjeret.dhe u jep dhe keshilla europianeve se si duhet te sillen ,O TEMPORA O MORES.

    Reply to this comment
  16. miroo April 25, 18:45

    normal qe jemi te rrezikuar nga gjithcka, jo vetem nga islamizmi terrorist.
    pse?
    Sepse se pari .shkateruam sistemin, se dyti ekonomine, se treti cmilitarizuam vendin….tani jemi ne fazen e fundit , renie te lire per qef te shpirtit deri ne mizerje…

    Reply to this comment
  17. Ben September 26, 20:20

    Nje tjeter hije e se shkuares mund te jete nje baze ruse ne ballkan. Kjo do te bente Europen ti dridheshin leqet. Rusia kishte nje baze ne Vlore dhe 24 kilometra nga Italia. A e duan europianet dhe amerikanet nje baze te tille ne Serbi? Rusia po ben cmos qe te fuse hundet ne Ballkan dhe ka sjellur edhe trupa per te marre pjese ne lojera ushtarake te perbashketa. A eshte Tim Sebastian kaq qorr dhe i paditur per keto hije qe i vijne rreth Ballkanit? A desheron Europa qe emigrante nga Ballkani ti turren Europes si Sirianet? Kjo eshte nje tjeter hije. Po gjakun e derdhur ne Bosnje dhe Kroaci apo gjetke apo lufta shqiptaro-maqedonase? A nuk i di keto Sebastian? Sigurisht qe i di. Pra Rama z. Tim po i thote Europes qe do te ishte me mire qe te jepni disa para dhe te na integroni se sa te shpqnzoni miliarda per te hedhur bomba si ne luften e Serbise ne Kosove (nga NATO). Une e pashe dhe degjova intervisten direkt me pare dhe mendoj qe Rama beri nje pue shume te mire. Por ai ka nevoje edhe per shume argumenta qe tja thote ne fytyre Europes. Ne po bejme pikerisht kete, po japim argumenta me shume per z. Rama. Shqpresoj qe keshilltaret e tij ti shohin e ti perdorin.

    Reply to this comment
    • Shahisti September 28, 07:57

      Po ti qeke per Minister i Jashtem mer Ben Kapedani. Pa tjeter qe Rama i shef komentet tona dhe thone qe Elisa Spiropalin dhe Briseiden e Tatimeve keshtu i zbuloi nga komentet ne gazeten DITA.

      Reply to this comment
  18. burri tezes se.. September 26, 20:22

    ” Fantazmat e se shkuares” qe permend Rama, jane nacionalizmat ne Ballkan, te cilat gjenerojne pa fund rreziqe perpalsjesh e bile luftrash( kaq shpejt i harruat keto te fundit Ne Bosnje, Kosove, etj?) Vetem duke hyre ne BE ato mund te mbahen ne fre e te kontrollohen.

    Keto qe thote Vehbiu jane sa per t’u dukur Vehbiu edhe politolog i madh tani se fundmi: te mendosh se Shqiperia mund te udhehiqet nga islami eshte po aq e mundur sa te mendosh se Turqia te udhehiqet nga krishterimi. Vehbiu nuk vuan nga fantazia, vuan nga analiza.

    Reply to this comment
  19. mirel September 26, 20:48

    po ik or trap
    fantazma te se shkuares, Rama ka nenkuptuar lufterat dhe gjakderdhjet ballkanike
    Rama eshte treguar I dobet psikologjikisht perballe Tims dhe sduhet te ishte justifikuar per fantazma te se shkuares kur Tims e provokoi me fjalen “kercenim”
    Ky ishte nje twist ose me sakte nje dredhje e qellimshme e nenkuptimit te thirjeve te Rames per fantazmat e te shkuares
    Rama u gjend I papergatitur perballe keqinterpretimit te ndyre te Tims.
    Rama duhet te ishte pergjigjur shume qete, qe nuk kishte “kercenuar” BE ne per fantazmat e se shkuares por e kishte “PARALAJMERUAR” BE-ne se krimet e kryera nga Serbet dhe greket ndaj te dobeteve te Ballkanit mund te perseriten
    se lufta shoviniste serbe mund te perseritet dhe Ballkani te kaloje ne amulli te plote
    po Rama duhet te kete kujdes me keshilltaret qe ta pergatisin me mire
    Rama thjesht duhet ti ishte pergjigjur Tims: Nga ne BAllkanit nuk I vjen asnje kercenim, sepse Shqiperia nuk e ka rrezikuar asnjehere ekzistencen e Ballkanit dhe paqen e vendeve te tij, kercenimi vjen nga vendet slave dhe greket, qe duan te vazhdojne lufterat e panderprera dhe te krijojne kosto te rende per popujt e Ballkanit dhe per BEne gjithashtu
    Mjafton ti kujtonte vitet 90e me tej kur plasi genocidi serb ne bosnje
    Eshte me afer se tragjedia e shkuar osmane

    Reply to this comment
  20. Arben September 26, 21:09

    HISTORIA E TROJEVE TE BALLKANIT 2000 VITET E FUNDIT
    0-400 PERANDORIA ROMAKE
    400-1300 PERANDORIA ROMAKE E LINDJES (BIZANTI)
    1300-1900 PERANDORIA OSMANE

    HISTORIA VAZHDON, POR PATJETER QE NDERMJETE PERANDORIVE TE NDRYSHME KA PATUR EDHE PERIUDHA SI KETO 100 VITET E FUNDIT, TE SHTETEVE (KESHTU QUHEN SOT, SEPSE NE TE KALUAREN QUHESHIN PRINCIPATA) QE HANIN KOKAT ME NJERA TJETREN DHE NJEREZIT MASAKROHESHIN PER GJERA NGA ME BANALET.

    MEQE RA FJALA, PER MENDIMIN TIM VAZHDIMI I HISTORISE ESHTE VAZHDIMI I PERANDORISE OSMANE.

    ALLAHU EKBER.

    Reply to this comment
  21. Ardian September 26, 22:53

    Kryeministri ka te drejte. Duhet te jesh qorr dhe shurdh mos te kuptosh qe ky lloj fenomeni ka filluar.

    Reply to this comment
  22. kryetari kAmentuesve idjote September 26, 23:22

    kAmentues idjote,po 25 vjet ne keto troje qe u bene shkrumb e hi kunder kujt FANTAZME l ‘UDHEHOQEN ‘GOMARET,RAMA SALIA ARVIZUJA FEVZIJA,DHE ADRIAN VEHBIJA…????!!!!!!!PERGJIGJUNI O IDJOTE OSE MERENI PER DETYRE SHTEPIJE!

    Reply to this comment
  23. Viktir cela September 27, 04:44

    Rama te shikoj interesat e kombit. Evrooa ka 25 vjet qe tallet me qeverit dhe popullin shqiptar. Perse te mos kerkoj nga turqia cfar te keqe ke. Shum mir ben Kryeministeri me dklaratat e tij.

    Reply to this comment
  24. ............................. September 27, 08:12

    o rama mos u merzit nga vehbiu
    vehbiu ka probleme me memorjen individuale dhe kolektive
    pa i permendur perkatesine e tij fetare meqe nuk eshte eveniment i zakonshem anetaresimi ne konferencen islamike i albanistanit.per kete pune jane pergjegjes mjafte lider te shqiperise dhe sipas teje kjo eshte nje pergjegjesi negative bile ti ja kerkon vetem rames.jane detyrimet ndaj kesaj konference qe sot ti paragjykon rrjedhimet e mundeshme te ndikimit te saj ne shqiperi.per kete pune populli nuk eshte pyetur dhe ty edhe nese te kerkohej vota ste pirdhte njeri.
    ti ben zhurme kot or vehbi se ti nuk ke asgje ne dore te ndryshosh rrjedhen e ngjarjeve bile si te pranojne te botojne keto budallalleqe sot ne kete kohe kur pas 25 vitesh e ka kuptuar edhe me idioti e i pashkolli se nuk ka cfare i duhet europes nje shqiperi vehbinjsh bile soj yt nuk i duhet as konferences islamike.rama ka evidentuar se afermi nje kategori shqiptaresh qe u tregon garuzhden.ti me vjen keq kesaj kategorie i takon .kush te pranon ty ne europe me kete mentalitet more djale. e ke pyetur veten ti se perse ti si vehbi dhe shume vehbinj si ty mund ti duheni europes.perse mund ti duheni.
    per asgje.prandaj pyet edhe islamiket qe te shkaktojne alergji u duhesh per ndonje gje.besoj se dhe atyre nuk u duhesh.perse do tu duhesh.vetem per te bezdisur qofte europianet qofte islamiket.
    shko o vehbi mos na caj trapin qofte me europianet qofte me islamiket qe kane dashur te me vrasin.faleminderit atyre qe me shpetuan.
    dhe nuk dua te dije se kush me shpetoj por i bej me dije se kam qene shenjester e krijuar jo nga gabimet e mija personale .
    o vehbi je bere si celepiu i kohes se skenderbeut kronikan por ti ke probleme me memorjen.

    Reply to this comment
  25. mira September 27, 08:28

    Shume komente boshe
    Duhesh akoma Sali Berisha ne pushtet ta shkaterronte plotesisht ate vend
    ZRama po ja zgjat pak jeten por salinizmi i nje pjese te popullsise eshte shkaterrimtar

    Reply to this comment
  26. shpatar September 27, 09:50

    Gjukoni pak me thelle e jo me deshira se nga do te shkoje Shqiperia .Shqiperia do qe te stabilizohet .Te kete nje aleate qe te sigurohet e te eci ne rrugen e qyteterimit moderne. Shqiperia nuk ka qene dhe nuk eshte shkretetire te behen eksperimente qe ky majmun e meriton te jete ose jo Evropjan !!!!!!!!!!!!.
    Deri ne 90 ja faturonim lidhjeve me bllokun e Lindjes .Faktikishte nuk ishim as Lindje e jo me Perendim .Mbas 91 tham qe u cliruam nga ideologjia komuniste qe na la mbrapa .U bem ne koncept dhe idologji Perendimor .U hapem ,u shqyem ,u puthem dhe shternguam duarte me perendimoret .Cdo gje shqiptare ua lame ne dore aleatve te rinje qe ky popull i shume vuajtur te ngrere koke .
    Sigurishte qe ndryshuam por te pamjaftueshme ndryshimet per tu shkeputur nga e kaluara. Populli nuk ushqehet dhe qeverite perpeliten te formojne shtet .Cfare nuk kemi eksperimentuar per tu ngritur .Kondrabande ,firma Piramide ,perplasje midis klaneve politike ,vrasje ,vjedhje ,koncesjone favorizuese per te huajte ,kultivim te bimve narkotike ,shkaterime e para te hedhura ne dete ,favore e shitje teritoresh ,transferime e pastrim parash .Te gjitha keto ne nje periudhe 25 vjecare nga nje popull qe gjysma e tij merr fryme brenda kufijve. Rezultati .Nje kaos qe eshte pa asnje shprese .
    Jo per ne shqiptaret por per cdo popull ka limite pritshmenie ,lodhje e durimi .Koha shkon shume me shpejte se ato qe duam te arrijme .Pra mendoje se ideja e Rames ,pa e paragjukuar ne pozicjonin qe ka si K/Minister, eshte reale dhe do zgjidhje .Do, te ndihmohemi nga aleatet, apo do presim rastesite qe jane dhe ato te mundshme per te ndodhur .
    Mos tu duket cudi qe populli shqiptare te cfaqet me besime fetare nga me te ndryshmet .U be katolik qe ti rezistonte pushtimit Romak ,u be myslyman te perfitonte nga Perandoria Osmane ,u konvertua ne Ortodoks per tju ruajtur asimilimit nga luftrat Ballkanike.Pra trysnit e huaja ja kane imponuar kete menyre jetese popullit per te mbijetuar.
    Nese aleanca me Perendimin nuk jep rezultate boshllekun do ta plotesojne te tjeret .Kemi fakte te mjaftueshme qe e vertetojne kete .Ne Ballkane sllavet nuk heqin dore nga Ruset. Greqia kercenonte te forconte lidhjet ekonomike me Kinen ,Rusine ,Brazilin e Indine .Egjypti uli ne sofer Ruset .Po shqiptaret qe presin dhe durojne kaq shume pse mos te kerkojne aleanca te tjera ?????.
    Dikush komenton se Zahua i Rames do humbi identitetin .Bota ka humbur gjithcka per te mbijetuar .Identiteti i shqiptarve eshte ai i shume shekujve me pare qe ne i kujtojme copezat e tij me nostalgji.Jane impresjone qe nuk kane me vlere .Nese nuk kap kete sot ajo kthehet ne nje deshire te pa realizushme .Perpelitjet jane shenja te deshtimit dhe humbje e identitetit si komb .
    Keto jane aktuale per ne qe duhet te vene ne levizje ate pak mendje qe u ka mbetur shqiptarve nga politkat e kiu fiut .

    Reply to this comment
  27. Alban33 September 27, 17:34

    Ja ke fut mot plako.

    Rama e ka fjalen per konflike mes Ballkanasve.

    Shqiptareve nuk u plas kurre per fene. Gjithashtu islamiket i futi Berisha qe kur ishte President, dhe kaq sa kane arritur nuk kane ku te shkojne me shume as ata dhe as Greket.

    Reply to this comment
  28. Alban September 27, 18:12

    Meqe e la Sala buze gremine Shqiperine my beri perpara. Mjere njerezit qe rane ne gremine. Keta dalin me dollars miljarda. Me shkrijne kur thone po bejme shtet. Sbehet shtet me BQ si ti o Rame. 250 miljonet OK ne USA?

    Reply to this comment
  29. Shahisti September 28, 08:07

    Si zakonisht (K)Ardiani ia fut kot. Perkthen nga anglishtja fletet e ilaceve dhe ia fut ndonje dore gjuhesi, a histori, a antropologji, a kudiuncfarologji etj, etj, keshtu sa per t’u eglendisur. Po e keqja eshte se i duket se çoç thote, e i duket se po shpeton kombin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*