Cila është prokurorja e Burrelit që mbylli dosjen “CEZ”

November 9, 2017 19:16

Cila është prokurorja e Burrelit që mbylli dosjen “CEZ”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancës e sotme parlamentare ka ngritur akuza të rënda ndaj Prokurores Alma Bramo, e cila mbylli dosjen e aferës korruptive CEZ.

Balla gjat fjalës së tij u shpreh se Prokurorja, Alma Bramo ështe kunata e ish-kryetarit demokrat të Bashkisë së Kavajës.

“Prokurorja që ka hetuar këtë çështje ka qenë deri në Mars kur unë, Ulsiu, Evisi, Pjerini, Evin Koçi dhe kolegët e opozitës përmbyllnim raportin përfundimtar të këtij komisioni, zonja prokurore A.B. ishte emeruar dy vite me pare prokurore në Burrel.

I bie telebingo dhe e transferojnë me urgjencë të komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme. E këtë Prokuroren e Burrelit i bie përsëri telebingoja dhe i japin të hetojë dosjen e CEZ-it.

Pasi mbyll dosjen e CEZ-it para tre ditësh Prokurorja është komanduar në Prokurorinë e Tiranës”, tha Balla.

November 9, 2017 19:16
Komento

2 Komente

  1. tir November 9, 20:07

    Thuaje troc: Eshte LLALLA! Kjo mutnjane qenka treguar e ceket se Vettingu po ja kthen patkonjte nga dielli shume shpejt.

    Reply to this comment
  2. Washington papers November 10, 04:03

    Nje grup shqipetaresh ne usa Jane bashkuar dhe i kane nisur nje peticion washingtonit per Berishen Bashen dhe Llalla .Se shpejti cez hapet perseri.Spastrimi fillon nga Saliu deri Tahiri ky nje premtim dhe jo kercenim eshte shprehur nje nga Ushtaraket e larte te tavolines Pese Kendeshe.Lideri qe vendosi ligjin e gjak marrjes Kanunin eshte ne hasem me gjithe popullin Shqipetar eshte shprehur I njejti Ushtarak qe mesa duket do ta beje Saliun Shembull per gjithe ballkanin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*