Cilat janë 5 kategoritë që nuk do të paguajnë taksën mbi ndërtesat?

October 24, 2017 21:20

Cilat janë 5 kategoritë që nuk do të paguajnë taksën mbi ndërtesat?

Duke nisur nga viti i ardhshëm taksa mbi ndërtesat do të aplikohet me një formulë të re, ashtu sikurse edhe do të mblidhet nga një strukturë e re që do të krijohet. Në listën e projektligjeve të paketës fiskale parashikohet që shkalla e taksës mbi ndërtesat e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, të jetë si më poshtë:

0.05% për ndërtesën ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm ose zakonisht banon.

0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.

Por projektligji parashikon edhe raste përjashtimore, ku kategori të caktuara do të përjashtohet nga detyrimi, raporton portali ekonomik SCAN.

Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat:

1-Pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse;

2-Ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;

3-banesat sociale në pronësi të bashkive

4-pasuritë e paluajtshme-ndërtesa pronë e subjekteve juridikë që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale.

5-ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare.

October 24, 2017 21:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*