Cilat janë grupmoshat më të prekura nga Covid-19 në vendin tonë

August 5, 2020 12:50

Cilat janë grupmoshat më të prekura nga Covid-19 në vendin tonë

Covid-19 shënon një tjetër rekord të ri infektimesh në vendin tonë. Rreth 130 raste të reja pozitive me koronavirus janë konfirmuar nga ekspertët e shëndetit publik përgjatë ditës së djeshme, pas testimeve të kryera tek rastet e dyshuara. Krahas infektimeve të reja, shqetësuese mbetet edhe numri i viktimave që sa vjen e shtohet me kalimin e ditëve. Duke përfshirë edhe katër rastet e konfirmuara dje, numri i viktimave tashmë ka mbërritur në 176, ky kryeson Tirana me 89 raste. Ekspertët e shëndetit bëjnë me dije se situata paraqitet tejet e rënduar edhe në dy shërbimet spitalore ku po trajtohen pacientët që janë në gjendje më të rëndë.

“Situata paraqitet serioze ku vijon të ketë raste të reja të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe qytetarë që kanë nevojë për trajtim mjekësor në dy spitalet Covid. Ndaj u kërkojmë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë normalitet të ri, bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit, për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj”, ka apeluar dje Dr.Eugena Tomini, Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas saj, përgjatë 24 orëve të shkuara janë kryer 546 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 130 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Sipas të dhënave të raportuara, aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitiv, ku 23 pacientë janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Edhe dje, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në Spitalin Infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor dy qytetarë nga Tirana, të dy 85-vjeç. Po ashtu është bërë me dije se nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: një 79-vjeçare nga Mirdita dhe një 81-vjeçare nga Shkodra që ishin me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Rreth 2520 persona të grupmoshave të ndryshme po luftojnë aktualisht më sëmundjen në të gjithë vendin, 1404 prej të cilëve ndodhen në kryeqytet. Sipas grafikut të detajuar nga ekspertët e shëndetit listën e të prekurve e kryesojnë grupmoshat 30-49 vjecc, duke vijuar po me ritme shqetësuese të rasteve edhe tek moshat më të rritura.

Përkundrejt sitautës së rënduar të shfaqur gjatë javëve të fundit, ekspertët e shëndetit publik vijojnë të apelojnë për më shumë kujdes veccanërisht në vendet e punës, të cilat përbëjnë edhe rrezikshmërinë më të lartë të infektimit. Ndërkohë që theksojnë se cdo pacient që dyshon se mund të jetë i prekur duhet jo vetëm që të izolohet dhe të shmangë kontaktet me personat e tjerë përrteh, por të kontaktojë edhe me stafet mjekësotre për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

“Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike. Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e Covid-19. Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes”, ka theksuar më tej Tomini rreth kujdesit që duhet të tregojmë në këto ditë.

Situata rreth Covid-19

  • Testime totale 43203
  • Raste pozitive 5750
  • Raste të shëruara 3054
  • Raste Aktive 2520
  • Humbje jete 176 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 30, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Lezhë 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Statistikat sipas qarqeve

 

p.k/ dita

August 5, 2020 12:50

Njoftim

Njoftim