Cilat shtete mund të përfshihen nga trazirat sociale në 2014?

December 24, 2013 22:54

Cilat shtete mund të përfshihen nga trazirat sociale në 2014?

Prestigjiozja britanike “The Economist” shkruan në një analizë të saj se arsyet që mund të nxjerrin njerëzit në rrugë janë papunësia, tensionet etnike, pabarazia sociale dhe rënia e të ardhurave.

Maqedonia bën pjesë në grupin 56 vendeve me rrezik të lartë. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Rumania, raporton agjencia e lajmeve INA.

Ndërkaq, Greqia dhe Bosnjë Hercegovina cilësohen si vende me rrezik shumë më të lartë, konkludon revista e njohur britanike “The Economist”, në rangimin e saj të fundit për rreziqet botërorë gjatë vitit të ardhshëm.

Laza Kekiç nga Njësia e Inteligjencës e “The Economist”, thotë se rënia e të ardhurave dhe papunësia e lartë nuk kanë sjellë gjithnjë protesta. Por kur problemet ekonomike shoqërohen me elementë të tjerë, rreziku për destabilitet është i lartë. Këto elemente qeveria e dobët, pabarazia sociale, niveli i ulet i shërbimit social apo tensionet etnike. Theksohet se veçanërisht erozioni i besimit tek qeveritë dhe institucionet, pra një krizë e demokracisë, janë shkaqet kryesore që po shkaktojnë trazira kohët e fundit.

Njësia e inteligjencës ka matur rrezikun e trazirave sociale në 150 vende, duke i ndarë në 5 kategori. Ato me rrezik tepër të lartë, me rrezik të lartë, të mesëm, të ulet dhe shumë të ulët.

Teksa nënvizon se fatet e ish –presidentit egjiptian Muhamet Morsi dhe të kryeministrit tunizian Ali Larajed janë pika referimi, “The Economist” ngre pyetjen se kush do të jenë udhëheqësit që do të paguajnë për politikat dhe qëndrimet e tyre? Pra ku do të shpërthejnë protestat vitin e ardhshëm?

Në krahasim me pesë vjet më parë, 19 vende më shumë janë shtuar në kategorinë e rrezikut të lartë, nga Lindja e Mesme, në Afrikën e Veriut, Europa Jugore dhe Ballkani, si rajone veçanërisht të ndjeshme.

Këto parashikime nuk janë të pagabueshme, -vëren “The Economist”. Por revista shpjegon se Tajlanda ishte identifikuar si vend me nivel të mesëm të rrezikut për protesta dhe ditët e fundit protestuesit rrethuan shtëpinë e kryeministrit, pas demonstratave që shpërthyen në nëntor.

December 24, 2013 22:54
Komento

6 Komente

  1. Pronari i Bordellos December 25, 01:20

    Sipas ” The Economist ” Shqiperia i permbush te gjitha kriteret per te qene nje vend me destabilitet shume te larte, si pabarazia sociale, tensionet jug veri qe sjell Saliu me shpellaret, niveli i ulet i sherbimit social, papunesia, renia e te ardhurave, qeveria e dobet me te punesuarit ne mase ne administrate qe jane mitingashe dhe sabotatore te PD se Saliut, pandeshkueshmeria e krimit dhe korrupsioni masiv ne gjykata e kudo. etj et,

    Reply to this comment
  2. lejleku December 25, 10:21

    Por ; pasqyrimi I ketij lajmi me germa kapitale ne krye te gazetave tona shqipfolese se shqiptare nuk mund te quhen them se nuk perben lajm .
    Nje gje te tille mund ta deshirojne vetem klika reaksionare antishqiptare jashte vendit por; edhe hajduteve ,,krimineleve , karrikethyereve te korruptuar,intriganteve,bashibozukeve ,dhe veglave qorre te te huajve qe fatkeqesisht hitoria jone here pas here e ka treguar.
    Per mendimin tim keto lloj thirrjesh ne rrjete sociale, nese nuk ka ligj te ligjerohet e te denohen per destabilitet.
    Harrojeni o te mjere :-nuk keni te beni vetem me nderrim qeverrish por: nderrim EPOKASH
    dhe kete moment me mire se kushdo ne kete vend e kapi EDI me shoke.Ndaj dhe populli I ndoqi pas me 23 te qershorit e nuk ka zot qe I ndal me ne te drejten e tyre per nje jete mete mire e me dinjitet larg ijorances qe sjell mjerim kudo ku leshon rrenje e fatkeqsisht akoma ka edhe tek ne.

    Reply to this comment
  3. LORA December 25, 11:49

    Prestigjozja britanike “the Economist” paska shkuar ne prestigjin e sherbestares se halucinacioneve te nahijes brekedhjere,qe Populli Shqiptar e hodhi zgupthi ne 23 qershor
    Eshte krize boterore,qe nuk pyet as per “prestigjozet”;dhe per fatin e mire te popujve (cdo krize mban me vete edhe mundesine) u nxjerr kelliren ne menyre transparente.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. December 25, 12:50

      Aman dhe ju, po ç’merreni me lajme- paçavure kalemxhinjsh , që seviren kundrejt parave që marrin nga hajdutet e rrëzuar nga pushteti dhe të dëshpëruar për humbjen e tij?! Po pse mos të jetë në krye të kësaj liste Anglia, ku fashistët e organizuar kanë kohë që diktojnë synimet e tyre?!

      Reply to this comment
  4. Siri December 25, 13:54

    Per Shqiperine kete Gazete nuk e besoj. Vertet SALA kur e “dorezon” pushtetin le prapa KATRAHURE, por kesaj radhe besoj se per vec se GROPES EKONOMIKE, qe per nje kohe do te stabilizohet, te tjerat SALA B dhe LULI B ti harrojne , ndonse bertasin e ulurasin si te……….., qe buxhetin e rregulluakan ne rrug’ e rrugica????//>

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*