Cilën përmendore duhet të shembim sot

February 21, 2018 09:42

Cilën përmendore duhet të shembim sot

 

Bedri Islami

27 vite më parë, pas grevës së studentëve dhe një marrëveshje të pashkruar popullore kundër regjimit të vjetër, në Tiranë, e më pas edhe në rrethe, u hodhën ose u shembën përmendoret, statujat dhe bustet e Enver Hoxhës.

Sinjali ishte dhënë më herët. Me 13 dhjetor 1990, në Shkodër,  do të hidhej busti i Enver Hoxhës nga studentët dhe ata që u bashkuan me to, pas një demonstrate, të cilën as sot e kësaj dite nuk dihet kush e filloi dhe pse përfundoi në atë mënyrë.

Sidoqoftë bustet, përmendoret dhe Statujat u hodhën. Vendi, sipas dëshmive të mëhershme, shkoi në buzën e një përplasjeje civile, e cila, megjithëse e kishte fillesën në Tropojë, ku zuri fill ajo që më pas do të quhej “Vullnetarët e Enverit”, u shtri më shumë në jugun e vendit, për të heshtur disa javë më pas, si të gjithë krijesat që lindin nga zemërimi i paarsyeshëm.

Piedestalet politike mbetën bosh më 21 shkurt. Të egërsuar, pa e ditur as vetë për çfarë, filluan të hidhen poshtë edhe bustet e herojve të luftës nacionalçlirimtare, e kur nuk doli mllefi i kohës, ia nisën edhe me disa figura të vjetra kombëtare, që ishin në lartësi të tjera, mes tyre edhe të Fan Nolit dhe Migjenit. Në vend të tyre u ngritën përmendore dhe statuja të tjera, shumë nga të cilat nuk do të ishin ngritur dhe nuk janë ngritur në asnjë vend të botës perëndimore, me një rendje të çuditshme për të rehabilituar bashkëpunëtorët e fashizmit e të nazizmit.

“Ajo furtunë kaloi”, thotë në një poezi të tij Sergej Esenini për një kohë tjetër, por diçka e ngjashme ndodhi edhe tek ne. Çuditërisht, edhe pas saj, koha e mendjes nuk po vjen.

Në 27 vite jetë plurale politike u ngrit një kult tjetër, po aq i dëmshëm sa edhe kulti i liderit të pakontestueshëm. Ai u ngrit marramendshëm shpejt, në shumicën e tij nga njerëz që kishin qenë adhurues të kultit të Enverit dhe që, në nënvetëdijen e tyre, kishin pasur ëndrrën e ripërtëritjes së kultit në një kohë tjetër. Viti 1992 bëri gjithçka ishte e mundur për të ngritur kultin e berishizmit, si një kult demokracie dhe prosperiteti, duke shkuar edhe më përtej, si kulti i njeriut që do të realizonte bashkimin kombëtar, kur në fakt ai ishte, në të gjitha, e kundërta e prapshtë e pritjes së ndryshimit. Kulti i berishizmit është ende i pranishëm, në një përmasë të ndjeshme, brenda Shqup-it politik, i përzjerë me një servilizëm klasik ballkanas, si kult ndaj të parit të fisit; përmes tij dhe familjes së tij rrotullohet e gjithë bota e demokratikasve, zgjidhen militantët, shefat dhe nënshefat; përmes një cingërime të tij ngjiten shkallët e karierës politike dhe, disa vite më parë, mund të bëheshe i pasur ose të shkoje në humnerë.

Megjithatë, ai , edhe pse nuk e kishte pritur, mbeti një kult lokal, që po i bien pendët edhe tek shqiptarët jashtë atdheut dhe që ecjen e tij politike, të përzjerë me komunizëm ekstrem, sllavizëm gllabërues, pushtet epshmbajtës politik, tendecë nënshtruese greke dhe shitje të interesave kombëtare, do të mbesin vetëm pak hapa, si një nostalgji të asaj që dikush kishte ëndërruar.

Pra, ky është një kult në të shembur e sipër dhe në një kohë jo të largët, kur vetëm demokratikasit të mbushen në mend, ata vetë do e shembin edhe më shpejt e më thellë se sa opozitarët e tij.

Shoqëria duhet të shembë dhe të ulë përfundimisht nga piedestalet kultin e njeriut të paprekshëm.

I krijuar pas vitit 1992, si një adhurim për liderët me pardesy, disa nga të cilët ishin siluruar aty nga sigurimi i shtetit, kulti i të paprekshmit mori një përmasë të jashtëzakonshme nën sundimin e parë presidencial të Berishës.

Kjo epidemi politike, që u ul deri në shkallët disi më të ulta të pushtetit, krijoi koracatën shtetërore të mbrojtjes së krimit dhe vendosjen e një matësi të ri në përballjen me ligjin.

Të paprekshmit, shumica e të cilëve ishin njerëz të politikës , që më pas pranuan në këtë çadër kulti edhe oligarkë financiarë që u takonin atyre, u bënë dhe vazhdojnë të jenë në Shqipëri një kategori e çuditshme, që veten e ndjen mbi ligjin, që nuk pyet as për shtet e as për pushtet, e cila, edhe kur gjërat janë krejtësisht të qarta, mbjell turbullimin dhe sjell përtalljen me jetët e të tjerëve.

Le të kthehemi tek një rast i harruar nga drejtësia : rasti i deputetit Xhindi, i vrarë në hyrjen e shtëpisë së tij, pikërisht në kohën kur ministër i brendshëm ishte Bujar Nishani, që më pas u bë, ashtu si u bë, edhe president.

Xhindi u vra pikërisht nga të paprekshmit. Bujar Nishani atëbotë deklaroi se vrasësit dihen dhe pas pak ditëve do të arrestohen. Pastaj u hodh mjegulla se pas vrasjes qëndrojnë motive të tjera. Të paprekshmit, që kishin projektuar një vrasje politike, dolën mbi shtetin, mbi deklaratat e ish-ministrit të brendshëm dhe mbi vetë ligjin. E njëjta histori edhe me vrasjen e gjyqtarit Konomi, e zëvendësshefit të Shërbimit Informativ Kombëtar në Durrës, që të paprekshimit e paraqitën fillimisht si vetëvrasje. Të paprekshmit ndërtuan një fabrikë vrastare në Gërdec, por askush nuk guxoi të merrte mundimin që, të paktën, të pyeteshin. Organizuan vrasjen e Kosta Trebickës në një vend të paditur dhe e risollën ku deshën, dhe askush nuk u trondit. Vodhën miliona, qindra milionë euro në Rrugën e Kombit dhe u përtallën furishëm me të gjithë, duke hedhur në portën e prokurorisë e më pas të gjykatës, një fletushkë mjekësore. E shkëputën nga duart e prokurorisë një aventurier politik si Fazlliqi, mikun e shtëpisë së Berishës, dhe më pas organizuan një gjyq farsë, ku zonja Hajdari do të ishte njeriu që vendoste. Ajo, në kaq vite, të paktën një gjë e di mirë: nuk mund të dalësh kundër të paprekshmëve. E di, sepse shembullin e ka ndjerë mbi kurrizin e saj dhe, njeriu që e kishte linçuar burrin e saj, që e kishte nëpërkëmbur e që në fund e nxorri në pritë, as nuk dëshmoi për një ngjarje që e kishte ditur para se të ndodhte. Vranë me 21 janar gjakftohtë dhe të zhgënjyer që nuk kishin vrarë më shumë, dhe desh sajuan teorinë e vrasjes brenda llojit politik, e askush, as sot e kësaj dite, të paktën për hir të gjakut, nuk mori guximin që të bënte, të paktën një pyetje: përse mashtrove në daljet publike të natës së 21 janarit? Në gjyqin kundër asaj pjese të gardës që kishte qëlluar në 21 janar dhuna e të paprekshmëve mori një furi që nuk ishte njohur deri më atëherë e nuk besoj se do të njihet më pas: gardistë që brohorisnin për eprorët e tyre, që kërcënonin prokurorë e gjyqtarë, që e ndjenin veten zot të gjithçkaje dhe që, në një formë aspak të zbutur po bënin atë që u kishin urdhëruar, një puç kundër sistemit të drejtësisë, që edhe ashtu ishte i asfiksuar.

Të paprekshmit nga një shfaqje e rëndomtë, u bënë një fenomen dhe tani janë një forcë konkrete. Nëse  nuk dëbohen nga kulti i tyre, nuk është bërë asgjë.

Kaq shumë u krijua imazhi i njeriut të paprekshëm të politikës , sa që, pas vitit 1997, publikisht, dy ish kryeministra socialistë, Pandeli Majko dhe Bashkim Fino, i mburreshin Berishës , se “unë të kam shpëtuar pa u futur në burg”, sikur drejtësia ishte malli i babait të tyre dhe pronë vetjake mbi mjetet e prodhimit.

Të paprekshmit janë të shumtë. Është një kupolë që qëndron mbi fatin e shtetit. Që e kanë kapur atë dhe po e linçojnë , edhe sot e kësaj dite.

Për të ruajtur të paprekshmit është synuar disa herë, synohet edhe tash të krijohen edhe forca paramilitare, nën shembullin e korpusit serb në Kosovë apo në Bosnje. Natyrisht , jo kaq larg, por të rrezikshme në një shtet që nuk është në luftë dhe që aspiron një vend në Bashkimin Europian. Komiteti i Veriut i dikurshëm në vitin 1997 dhe Korpusi “Azem Hajdari” i tashëm, janë vazhdime të njëri- tjetrit, ashtu si janë zgjatime të njëjta bandat e metingashëve në 14 shtator, të armatosur dhe selia e PD-së një vatër lufte, me gardistët që pas 21 janarit qëndruan disa ditë nëpër bodrumet e kryeministrisë.

Të paprekshmit janë të dyanshëm. Asnjëri prej tyre nuk është dënuar deri tani. Asnjëri nuk ka rënë nga kali, por edhe kur ka rënë përkohësisht, i është ngjitur pas një kali tjetër.

Zbritja e tyre nga piedestali ku ata kanë ngritur veten dhe ku shteti i lejon të qëndrojë duhej bërë me kohë, por edhe tani, do të ishte një kohë e duhur.

Ky është, sipas mendimit tim, e domosdoshmja e kohës së tashme: shembja e mitit të të paprekshmëve!

Kjo është edhe përmendorja që duhet shembur, duke filluar që nga 22 shkurti!

February 21, 2018 09:42
Komento

36 Komente

  1. VASO February 21, 10:59

    tani te gjithe funderinat e shqiperise perfaqsohen nga presidenti prandaj eshte shume e veshtire per ti rrezuar se jane shume .Te shpresojme se do vij ajo dite

    Reply to this comment
  2. ppa February 21, 12:22

    …sakte z. Islami!

    Reply to this comment
  3. syri February 21, 12:31

    A ka mundesi Z. Bedriuose dikush tjeter ne GazetenDita te na tregoje historine si dhe pse Meta ose Like floriri u be president!Kishim nje sakat vute nje hajdut!

    Reply to this comment
  4. QIrio QInam QInami February 21, 13:09

    VETEM DAJ METEN MOS JA PERMENDNI ISLAMIKUT BEDRI DUKAVE DHE KESAJ REDAKSI SE DO TE ISH NJESOJ SIKUR TU FUSNI THIKEN NE PLAGE OSE SHQIP ‘TE QININ VETVEHTEN’…Edhe pse sot ne heshtje ka bere autokritike dhe eshte e vetemja qe jep informacion..

    Reply to this comment
  5. BLACK SWAN February 21, 13:51

    SHQIPËRI, Ç’DO TË BËJMË ME LIRINË E MADHE
    këtë grua trathtare të ndërgjegjes?
    Në qorrsokak të dytë,
    me këngën fitimtare,
    liria në paliri do na çojë drejt tërheqjes?

    Në banja gjaku na argëtuan marrëzisht,
    me kapitalizëm po na ndjellin të fortët.
    Do ta gënjejnë Rusinë dhe Shqipërinë sërisht
    dhe sërisht do të rrjedhin të hidhur lotët?
    (ish -komunisti Jevtushenko perkth.VISAR ZHITI )

    bustin tend duhet te rrezojne Bedri, bustin e kotesise te nje turme amorfe qe rriti dhe edukoi partia jote, ate hiçin qe ndertuat si pelhura e penelopes ,ata ish spiunet e njeri -tjetrit qe i mbajtet nen kembe me ‘armikun e kllases’
    dhe qe sot kujdesohesh ti ushqesh perdite me versionin e ri te armikut , saliu, sot armiku eshte saliu …..

    Reply to this comment
  6. WB February 21, 15:03

    Zoti Bedri
    Je shume larg realitetit
    I paprekeshmi Serberisha eshte i tille se ai ka kartabjanken ( Rajerson-Biberaj)
    qe i dha fuqine pakufi e nje Pinoceti akoma me gjakatar per te shkaterruar te majten shqiptare ( 85% e elektoratit) dhe per shkaterruar deri ne qelizen e fundit sistemin e Enverit qe ne fakt ne 1990 quhej i vdekur si teori dhe praktike
    Pra lufta kunder ‘KAMUNIZMIT TE VDEKUR’ ishte nje kanibalizem
    ….
    Rajersoni i Beogradit dhe Elez Biberaj i Titogradit
    do te ngelen jo vetem anti-shqiptaret me te medhenj ne historine shqiptare por dhe antiamerikanet mete medhenj. qe ka shkelur ne shqiperi..
    nqs se do te beja nje gjyq nurembergu per krimet kunder njerzimit ne shqiperi pas 1992 do te vija ne bangen e te akuazuarve:
    :
    Edwin rajerson
    saleh berisha
    azem hajdari (edhe pas ngordhjes)
    tritan shehu
    elez biberoviq
    lulzim basha
    bujar nishani
    james trafikanti
    damir fazllic
    nick gage (gaxojani)
    AKUZA:
    DHUNIM KUFOME
    qe do te thote se ne 1991 kur shkelen keto barbare ai komunizem qe keto makartiste dhe neofashiste pretendojne se rrezuan..kishte vdekur qe ne 17 dhjetor 1981.
    pra keto kanibale,vampire hijena dhe nekrofage munden nje system qe kishte 10 vjet qe kishte vdekur.
    jo vetem kaq por keto zbatuan nje nga teorite me agersive te zbatuar dhe ne amerike midis vete amerikaneve.
    po pse ketu ne shqiperi e gjeti makartisti rajerson te rrezonte nje te vdekur..
    pse ngaterroi ky colonel I ardhur nga beogradi tiranen me saigonin,mosken dhe berlinin e viteve 50-60

    Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme ne histori
    .
    E para
    ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare
    .
    E dyta
    invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
    ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!
    Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.

    Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita me bedrisalmet e saj) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
    .
    Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
    ***
    Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
    PERBINDESH
    KANIBAL
    MONSTER
    TERRORIST
    TRADHETAR
    DJALL…etj etj
    .
    Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
    .
    1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
    .
    2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
    .
    3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
    .
    4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
    .
    5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
    .
    7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
    .
    8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
    .
    9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
    .
    10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
    .
    11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
    .
    12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
    .
    13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
    .
    14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
    .
    15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
    .
    16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
    .
    17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi

    18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
    .
    19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
    .
    20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
    .
    21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
    ***
    ***
    Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
    Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..
    Bedrislami
    Paprekshmeria e serberishes gjendet ne kasafortat e rajersonit-arvizuse dhe donald-luse
    dhe eshte jo burrerrore qe ke frike te thuash te verteten qe
    i paprekeshmi quhet WILLIAM BIBERAJ (alias sali serberisha) made in 1990UDB-CIA(seksioni ballkanit)

    pra duhet shembur
    permendorja e rajeronoviq bibeberoviq qe eshte sali berisha i vertete

    SHQIPTARET NUK KANE CFARE TE HUMBASIN

    SE I KANE HUMBUR TE GJITHA

    TE PAKTEN TE FITOJME DINJITETIN PER TE THENE TE VERTETEN NE NJE VEND QE ESHTE ME KEQ SE NJE KOLONI APO VEND I PUSHTUAR..

    Reply to this comment
    • Mix Gogoli February 21, 22:54

      Die so genanaten “Enver’s Volontiers” sind echte Schwanzrollen…

      Reply to this comment
    • Mix Gogoli February 21, 22:59

      Also nochmals wegen Tippfehler:

      Die sogenannten “Enver’s Volontiers” sind echte Schwanzrollen. Wer es nicht glaubt, der kann sich bei dem obigen Arschlecker sich erkundigen.

      Reply to this comment
      • gjermon katundi February 22, 01:38

        “Saleh’s idiot Volontiers !!

        DAS ENDE EINES BETRUGES: DIE KATHASTROPHE DER BERISHA MAFIA
        MIT LULZIM BASHA IN TIRANA
        .
        Es in einer Woche sind die Kommunal wahlen, aber das Tirana von den Berisha Gangstern mit Lulzim Basha genug hat, ist mehr wie offensichtlich.
        Auch diese Kathastrophe der peinlichen Ausländischen Institutionen und Partnerschaften geht zu Ende. Hohen Besuch aus CDU Kreisen erhielt er bis zuletzt.

        Lulzim Basha (Motor im Betrug der US Department of State kontrollierten Bechtel Betrugs Baufirma: Ein Lügner wie der Ex-John Wisner schon bei wikileaks festhält, ein billiger Betrüger und aus einer Alten Albanischen Gangster Familie mit seinem Schwager Erion Isufi.

        Die juristiche Fakten Lage ist klar: Bechtel wird von ehemaligen US Department of State Firma des Betruges, der Erpressung und des Bestechung installiert.
        * Lulzim Basha, kam mittels Wahl Fälschungen und mit Hilfe des Gangsters Ilir Meta an die Macht in Tirana, was damals in 2011 schon ein Super Skandal war und ist. Sämtliche seiner Tätigkeiten als Minister, wurden von Super Skandalen begleitet, seine Lügen, das er als Haupt Dolmetscher für die UN im Kosovo arbeitete, bei Ermittlungen rund um den Organ Handel arteten zur Peinlichkeit aus, weil er das Albaner Syndrom hat, das man Alles schnell vergisst, wo er nur ein einfacher Kellner am Flugplatz Rhinas vor 20 Jahren war…

        Reply to this comment
        • Mic Sokoli February 22, 12:23

          Deutsche Sprache – schwere Sprache!

          Unglaublich wie viele Schreibfehler man in einem einzigen Satz schreiben kann. Wer einen aus dem Labyrinthen des Internets etwas “ausleiht”, der sollte im Klaren sein, dass dort viel Mist vorhanden sein könnte.

          Fangen wir an mit dem ersten Satz, des von einem “albanistanischen Alpen” stammenden Halb-Analphabeten:

          “Es in einer Woche sind die Kommunal wahlen, aber das Tirana von den Berisha Gangstern mit Lulzim Basha genug hat, ist mehr wie offensichtlich.”. 😉

          KATASTROPHE !!!

          Ich würde mal alle deutschsprechenden Opa’s hier fragen, ob einer von denen den obenstehenden Satz so akzeptieren kann. Die Antwort wird lauten: “Auf keinen Fall, denn die richtige Schreibweise in diesem Fall wäre: “In einer Woche sind die Kommunalwahlen, aber dass Tirana…”

          Genauso ist es auch mit dem Rest dieser unglaublich schlecht verfassten Fake,- bzw. Shit-News.

          Wahl Fälschungen (?) wird zusammengeschrieben. Getrennt shreiben es nur diejenigen, die von Fälschungen nie was gehört haben oder richtige Experten in solchen Sachen sind.

          Im Falle des letzteren passt dieses Verhalten mit dem Ruf des Diebs im Davonlaufen: „Genau wie er, nur tausendmal schlimmer”! 😉

          Reply to this comment
        • Cuca e Maleve February 22, 12:28

          Die sogenannten “Enver’s Volontiers” sind echte Schwanzrollen. Wer es nicht glaubt, der kann sich bei dem obigen Arschlecker erkündigen.

          Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 February 21, 15:07

    “Cilën përmendore duhet të shembim sot”
    atë përmendore që i kemi ngritur tradhëtisë!përmendoren e së cilës po e vizitojnë gjithnjë e më shumë shqiptarë!përmendoren e së cilës po e adhurojnë shqiptarët!!
    të tjerat jaë pordhë syfyri!!

    Reply to this comment
  8. intelektuali February 21, 15:17

    REZOJENI PIRAMIDEN E ENVERIT NE MES TE TIRANES O FANATIKU BEDRI ISLAMI

    Ne menyre qe Bota Demokratike te mos dyshoje se Shqypnia dhe BOSAT qe drejtojne Vatanin nuk jane si “MESALLA ME DY FAQE:

    Nga njera ane kerkojne integrimin ne BE dhe nga ana tjeter i kendojne elegji MONSTRES sadiste dhe gjakatare, Enver Hoxha duke dekoruar xhelatet dhe kriminelet e tij me medalje trimerie dhe duke u leshuar nga buxheti i shtetit pensione te majme veterani te LANC-it kriminal qe vrau anglezet ne Kanalin e Korfuzit.

    PO PSE ME KAMELEONE ENVERISTE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
    • Likja February 21, 17:33

      Pas piramides te diktatorit,, ate permendoren e kermes zogji, me soj e sorrollop!

      Reply to this comment
      • intelektuali February 22, 11:05

        Ahmet Zogu sa ishte gjalle nuk i lejoi vetes ngritjen e asnje shtatoreje apo permendore megjithese la pas tij nje shtet tipik perendimor qe ishte pothuaj si te gjitha shtetet e tjera te rajonit. Po te kishte vazhduar Shqypnia rrugen qe hapi Ahmet Zogu drejt Botes se Lire dhe Demokratike te Perendimit, sot Shqypnia do te ishte nje Zvicer me det ne mes te Evropes.

        KU ISHTE SHQYPNIA QE LA PAS ENVERI ME NEXHMIJEN?

        sepse:

        Po te shikojme fotot qe publikon papushim gazeta DITA per vitet e mjerimit total 1980-1990 dhe po te shtojme fotot e eksodit makaber shqyptar qe intelektuali e publikon vazhdimisht po ne gazeten DITA si nje kujtese permanente per fanatiket dru me pre te Enverit qe t’i therrasin trunit te fishkur fanatik dhe te mbyllin HALET e tyre enveriste allogjike ne kete forum te nderuar te gazetes:

        https://www.youtube.com/watch?v=_Jk7zSopzBM

        Pra po te krahasojme keto figura te BOSAVE qe kane drejtuar shtetin tone nga niveli si e lane Vatanin mund te themi me bindje:

        SHTETI QE LA PAS ENVERI MUND TE KRAHASOHEJ ME NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU

        Reply to this comment
  9. fteri February 21, 15:51

    Strategu i këtyre veprimeve kriminale ka qenë dhe është S.Berisha.

    Për pushtetin dhe karriken e tijë politike ,ai u fut në krime të mëdha ,lekujdoi aleat dhe miq ,krijoi polcinë kriminale (kupolë qiftelie ) ,hapi shkollën e plepave dhe shkatrroi drejtësinë duke e vënë në shërbim të klaneve të familjes tijë mafioze . SHIK-u i Gazidedes ka vepruar si gestapo ,ku ka vrarë njerëze ka larë me gjak mure e dysheme,sipas urdhrave të S.Berishës.

    S.Berisha drejtonte jo me institucionet e shtetit por me të besuarit e tijë kamikaz.Ai futi në rrethim e vrau A.Hajdarin,Trebickën ,vrau kosovarin e zhduku trupin e tijë.

    Në do të nihni një kriminel atë e keni gjallë ,sot ,ai quhet S.Berisha,njeriu që rrëzoi e hodhi përtokë monomentet e dëshmorve dhe në vend të tyre ngariti figura të kriminelve dhe tradhëtarve.

    Një bustë të tillë i ngriti Kriminelit dhe hajdutit vrasës Halil Alia në Dibër gjat fushatës të v. 1996 për deputet të PD-së SHKËLQIM HOXHA në një tubim i dha fjalën popullit se të ngre përmendore kriminelit Halil Alia ,dhe kështu u bë ,këtu kemi tha ai dhe një shkrimtar XH.M i cili do të shkruaj edhe librin për “trimëritë ” e Halil Alisë !!
    Para karrikes tijë S.Berisha nuk vë asgjë ,ky njeri rrezikoi edhe sigurinë kombëtare futi në luftë civile veriun e jugun.Popullit i futi frikën me kërcënime ,kur u tha do tja ngri buzëqeshjen në buzë,ose do tjua bëjë me keq se me 21 janar ,dogji vendin ,shkatrroi ushtrinë bëri grusht shteti me arkivol të A.Hajdarit në krahë,solli edhe trupat e EARK-ut të kosovës si pushtues,vrau 26 veta në Gërdec ,dhe katër me 21 janar.Shiti detin ,vodhi rrugën e kombit .

    S.Berisha është strategu i shpërthimit dinamiteve në shtyllat elektrike e kudo ,te Lokali I Lush Përpalit ,te djegja e gazetës koha jonë ,te hedhja e dinamiteit te shtëpia e gazetares vlonjate Zenepe Luka .

    Shkurt është një armik i kombit duhet të mbahet qëndrim kritik ligjor të arrestohet menjëher ,ndryshe nuk ka shqipëri demokratike ,por do të ketë vetëm luftë.

    Reply to this comment
  10. vetem gjysem dite... February 21, 15:59

    Nuk eshte nje.. por shume permendore qe duhen rrezuar;

    1-e Ahmut Zogut Kurves
    2-e Azem Hajdarit
    3-e Sabri Godos
    4-e Gramoz Pashkos (teoria 0)
    5-e Edwin Rajesonit
    6–e James Traffikantit
    7-e Elez Biberajt
    8-e Lefter Lefterit
    9-e Xhaferr Deves
    10-e Hamit Matjanit
    11- e Blendifezi Esatoptanit
    ..
    Rruga me e shkurter per te rrezuar keto Fuckpermendore
    eshte qe te ndryshoje Republika Ambasadoriale e Salbanise qe eshte faktikisht
    nje ‘PUPET STATE” ku donaldluli i rradhes eshte governor real i Sqipetareve dhe Berisha nje kuisling i tyre..
    .
    Kush mendon se duhet ringritur permendorja e Enverit e ka shume gabim…se ai eshte kthyer ne legjende boterore dhe kjo per merite te atyre 10 Monumenteve me siper

    dhe legjenda enverit eshte 1000000 here me e madhe se ajo permendorja qe i ngriti Ramizi
    biles per mua 20 shkurti 1991 ishte ngritja reale e Enverit qe gjasme e hodhen ish shurre-mbajtesit e tij apo atyre qe i shpetoi shurra per 50 vjet dhe akoma urinojne veten e tyre dhe kombin

    Reply to this comment
  11. T. Topi February 21, 16:25

    Na janë ngritur kulufat e diktaturës,
    Kundër përmendoreve për të shfryjrë inatin ,
    T’i shembim njeri, t’i ringremë tjetri,
    Idhujve ua kanë harruar edhe surratin !

    Reply to this comment
    • T. Topi February 21, 20:00

      Shembja e idhujve fillon atje lart,
      Aty ky gjithkush i bluan mendimet,
      Nëse aty brenda “betoni” s’thërmohet,
      Ata bashkëjetojnë përherë me kujtimet !

      Kultin e remë të njëshave të paprekshëm,
      Duhet ta ulin vetë ata që i kanë ngritur,
      Një shoqëri ironike me lesh-median & co.,
      Zëre sikur ata brenda në gojë i ka dhitur !

      Reply to this comment
  12. full hani ju pershendet February 21, 16:42

    KY ZOTNIA QE KA BERE NJE SKUADER FUTBOLLI ME ANTISHQIPTARE KA HARRUAR ME TE DHJERIN

    DUHET SHEMBUR DHE PERMENDORJA E FULLANIT QE EDHE PSE BERI DEM (VJEDHJE) 30 MILJON DOLLARE TE DOKUMNTUAR..MORI MILJONA BENEFITE

    U akuzua për “shpërdorim detyre”/ Fullani dëmshpërblehet me 56 paga

    March 9, 2017 …
    Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani do të marrë 56 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë. Ai ka arritur të fitojë gjyqin me Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, duke marrë dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej disa vitesh. Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative, duke paditur Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore e Shqipërisë.

    Ai kërkoi dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar nga veprimet e paligjshme të palëve të paditura. Në Shkallën e Parë, Fullanit iu dha e drejta e shpërblimit me vetëm 12 paga mujore për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh.

    Por, ish-Guvernatori nuk u mjaftua me vendim e dhënë nga Shkalla e Parë e Administratives. Ai e apeloi çështjen e tij për të fituar atë çfarë kërkonte. Referuar deklarimeve të pasurisë të bërë në vitin 2013 nga Ardian Fullani, ai pritet të marrë si dëmshpërblim një shumë prej 42 210 504 lekë. Fullani mësohet se ka pasur një pagë prej 6.304.308 lekë në vit.

    PRANDAJ POPULLI I VARFER THOTE;

    cohu enver nga varri
    se shqipes i doli bari

    Reply to this comment
    • intelektuali February 21, 17:25

      Fullan Kusari ka qene Spiun i Sigurimit te Enverit denbabaden qe i sherbeu me besnikeri edhe Saliut edhe Like Floririt edhe Edi Rames

      prandaj:

      KUJT DO T’JA NGJITESH TI FULLAN KUSARIN SI MUTI PAS KEPUCE?

      sepse:

      Ai eshte pjella e Enverit si edhe Saliu, Likja dhe Edvini

      Reply to this comment
      • full hani February 21, 19:07

        Zoti Intelektual ju pershëndes dhe faleminderit për vëmendjen
        .
        Duke u bazuar te kombinatorika analitike qe merret me studimin e strukturavete algjebres abstrakte duke shfrytëzuar konceptet nga Analiza komplekse dhe nga Teoria e gjasës në komentet tua del nje numër kozmik i pabesueshem i komenteve.
        .
        Sipas kesaj teorie ju keni bere reth 2585864645443353535288585858888854443 komente qe nese do i bashkojme do ishte e barabarte sa distanca Toke hene dhe kthim
        .
        Ju lutem shikoni shëndetin se me këto komente kozmike më shumë ja rrit lavdinë atij armikut tënd.

        Reply to this comment
        • intelektuali February 21, 21:55

          O Full Hani Kus Ari i Bankes se Shtetit,

          Po thuaj o mavri spiuni i Sigurimit te Enverit:

          SA LEKA I PAGOVE EDI RAMES QE TE SHPETOI NGA BURGU DHE DREJTESIA, NJASHTU SIC BERI LIKE FLORIRI KUR I PAGOI GRUAS TENDE NJE THES ME LEKA KUR E PA GJITHE BOTA ME ZE DHE FIGURE SI KOLLOFISTE RYSHFETIN PUSHTETAR?

          Reply to this comment
  13. gazuli February 21, 18:08

    Zoti Bedri

    E kuptojme se do me ja “rras” ahmet zogut por e ke te kote.

    Kqyre zoti Bedri heroizmat e mretit zoo gomari

    Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “spaciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”. Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme: “Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’Europa orientale, Boulder, 1984.) Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen: – Të duesh Atdheun deri në flijim për të; – Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand; – Të shkrihesh për përparimin e tij; – Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok të luftojsh për një Shqipni Etnike. Ndoshta këto vepra për disa janë faje edhe sot, pse, ndërsa dom Gjoni nëmos tjetër e ka një varr, i vëllaj, gjuhëtari i shquem dom Nikollë Gàzulli, pushkatue pa gjyq me 02 shkurt 1946, nuk dihet as ku i ka eshtnat, ashtu si nuk dihet ku kanë eshtnat shumë e shumë klerikë e atdhetarë të mirëfilltë masakrue prej bandës serbo-komuniste në vitet 1944-1946. Varja e dom Gjon Gàzullit erdhi mbas marrëveshejs famëkeqe Pashiq/Ahmet Zogolli, kurse vrasja e gjuhëtarit dom Nikollë Gàzulli mbas marrëveshjes Tito/Enver Hoxha për ta kthye Shqipninë në republikë të shtatë të Jugosllavisë. Dy vëllazen, dy viktima të asit tradhëtar Tiranë/Beograd. (Në foto: Gjuhëtari dom Nikollë Gàzulli me atdhetarin legjendar Prekë Cali, të dy të pushkatuem nga diktatura komuniste). Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësisht ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i patën zanë “dritën” shkollat katolike) se, “Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot”. Gjoni leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i bani në shkollën e fshatit, që e kishte çelë dom Ndre Mjeda. Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla. Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës. Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 dom Gjoni u zgjodh deputet. Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer … hasëm të kulturës …”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes. Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë. Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe”. Vrasja e Avni Rrustemit çoi në trazimet e qershorit 1924 dhe ramjen e “popullores”. Zogolli u strehue në Beograd. Diçka duhet t’u thotë kjo atyne që kanë vesh me dëgjue e sy me pa: Mjaft të lexoni marrëveshjen ma sipër në mes Pashiçit dhe Zogollit. Dhe prej atje, me paret e Serbisë dhe ruset e bardhë të Wrangelit “rimori” Tiranën”. Vallë as këto fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?! Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin. Atë, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë. Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”. Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit. Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar! Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit! Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e tij, u strehue në Kalivare. I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte kryet. Po jo: Ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektin anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante një padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), nënprefekti Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue “fajsinë” e tij. Dom Gjon Gàzulli, dom Nikollë Gàzulli, dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926. Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e tij se: 1) kishte organizue kryengritjen; 2) kishte shpërnda armë ndër male; 3) kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit! Vendimi i gjyqit: Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar. Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen. Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë. Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë. Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “ Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me varje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve: Ose rrini urtë, ose të gjithë në litar si prifti! Ja një fragmente nga intervista dhanë të revistës gjermane “Korrespondez des Priestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, Xhemal Dibra: “Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte. Një françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. …… Ai i kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më rrëfye”. Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon, rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera e burgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time. Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes. Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927.” Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën. Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se edhe sot mbas 85 vjetësh Varri i tij në “Rrëmaji” në Shkodër asht qendër pelegrinazhi e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në gjyq pat lanë atë thanjen e tij lapidare: “I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të”. Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gàzullin: “Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë”. Po jo, nuk do të harrojë populli i Shkodrës, i krishten apo musliman qoftë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek ai varr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për ne, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra. Nuk po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve

    Reply to this comment
  14. T. Topi February 21, 20:26

    Shembja e kallamoqave…

    Shembja e idhujve fillon atje lart,
    Aty ky gjithkush i bluan mendimet,
    Nëse aty brenda “betoni” s’thërmohet,
    Ata bashkëjetojnë përherë me kujtimet !

    Kultin e remë të njëshave të paprekshëm,
    Duhet ta ulin vetë ata që i kanë ngritur,
    Një shoqëri ironike me lesh-median & co.,
    Zëre sikur ata brenda në gojë i ka dhitur !

    Reply to this comment
  15. Flamur Noka nuk do lapidar.. February 21, 21:03

    Pra me qarte perse shoqeria civile ,mediat dhe gazeta Dita nuk i shkon deri ne fund spiunit Feim Murati ( Flamur Noka) qe eshte derivat i gupit kriminal bash berishe.

    Perse nuk kerkohet arrestimi ne flagarance i Flamur Nokes por jepen keto material te para 70 vjeteve ku ramiz alia me biciklete ne kalane e beratit qenjka bere James bondi i ketij anastagjarperit qe sic duket edhet njeri pa identitet kombetar.

    Kush eshte kryetari i sotem reali I sigurise kombetare te ligjevenesve se spartak brahos i ka rene DAMLLAJA ???

    Flamur Noka theu kufirin komunist shqiptar (në vitin 1991?!) dhe hyri në territorin e ish Jugosllavisë, duke rrezikuar jetën e tij! Kjo gjë dhe ky fakt nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Flamur Nokës, si në kohën që e bëri aktin e arratisjes, por as edhe sot që u zbulua se çfarë ka bërë 25 vjet më parë. Dhe kur e bëri këtë kalim të paligjshëm të kufirit?! Pikërisht kur Berisha kishte marrë frenat e të ashtuquajturës “opozitë”, dhe që me ditë pritej të bëhej President i Republikës së Shqipërisë, republikë të cilën më pas, “de facto”, e bëri pjesë të pandashme dhe të influencuar në çdo aspekt të jetës prej Serbisë.
    Foli i pari Berisha, sepse plaga kanceroze e fenomenit “Noka”, nxjerr infeksionin e rëndë kundërshqiptar të Berishës, zbulon të qënurit e tij agjent potent serb, hedh dritë mbi arsyet e vërteta pse Berisha e bëri Flamur Nokën ministër të Brendshëm në qeverinë e tij të viteve 2009-2013, për cilat qëllime dhe me çfarë urdhri.
    Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.
    Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare.
    Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
    A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?!
    A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!
    Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?!
    Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!

    Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare.
    Keto pergjigje presin shqiptaret dhe nga ‘Dekriminalizimi’ i Donald Lu qe per fatin tone te keq ky ambasador duket para Berishes si ushtar qe i bindet kolonelit..

    Reply to this comment
  16. Patriot Mekembenetok February 21, 21:37

    Mire permendoret prej guri apo mermeri, por ne radhe te pare ato qe keni ne tru, qe u jane nfulur si gozhde per 50 vjet. E ka pergjegjesine gozhda apo kush tjater.

    Reply to this comment
  17. intelektuali February 21, 21:55

    O Full Hani Kus Ari i Bankes se Shtetit,

    Po thuaj o mavri spiuni i Sigurimit te Enverit:

    SA LEKA I PAGOVE EDI RAMES QE TE SHPETOI NGA BURGU DHE DREJTESIA, NJASHTU SIC BERI LIKE FLORIRI KUR I PAGOI GRUAS TENDE NJE THES ME LEKA KUR E PA GJITHE BOTA ME ZE DHE FIGURE SI KOLLOFISTE RYSHFETIN PUSHTETAR?

    Reply to this comment
  18. 07070212018EST February 22, 01:09

    Keqardhje per Bedri Islamin qe ka sindromin e ‘LEPURIT NE BARK”

    Pash zotin e Bedri kur do na kritikosh ne amerikaneve se do te paguaj..
    .
    Si nuk turp qe thua kete fjali:

    >…..CITOJ NGA BEDRIU…………………………………………………………………………
    .publikisht, dy ish kryeministra socialistë, Pandeli Majko dhe Bashkim Fino, i mburreshin Berishës , se “unë të kam shpëtuar pa u futur në burg”.
    .
    Po pse o zoteri nuk thua se Ca Dipllomate-Stratege dhe ;Garantet ‘NDERKOMBETARE te Edi Rames ne USA-BE..ne menyre antinjerzore kane penguar me mjete DIKTATORIALE qe berisha te mos futej ne Burg per krimin e tij me te dokumentuar ate te 14 shtatorin 1997
    .
    .
    Jam Amerikan shqipfoles dhe me lejo te tregoj se ne 22 shkurt 1991 nje dite pas u hodh nje cope bronxi I Enverit me erdhi nje zgjebs I juaj per interviste “ te forte” pasi isha nje antienverist I cilesuar..
    .
    Ju pergjigja se menyra se si u hodh Enveri nga sumelepiresit e tij..nuk do jete e larget dita qe ai do shenjterohet..dhe kjo dite ka ardhur….pra te denojne donaldlute e rradhes Tahirin per fotografi apo incizime dhe te falet ai qe e tha troc..;

    pushoni se do ja u bej si ne 21 janar…a ka me qarte per kete autogol te nje krimineli..

    KUSH ESHTE THEMRA E AKILIT E KETIJ SATANAI ?

    **
    Diku dikur nje komentues tha nje vertete te madhe ne kete menyre:
    .
    SA TE KETE GJALLE NE AMERIKE ELEZ SERBIBERI
    KENI ME JA PA SHERRIN SALI MATHERFUCKERIT.
    .

    Figura e krimit e të pandehurit Sali Rrahman Berisha

    Në 13 e 14 shtator 1998, duke përfituar nga ceremonia mortore e ish-deputetit Azem Hajdari, PD e kryetari i saj, deputeti Sali Berisha, si dhe persona të tjerë kanë bërë thirrje për përdorimin e dhunës, kanë nxitur qytetarë të ndryshëm për armatosjen e tyre, me synim pushtimin me forcë të rezidencave qeveritare për përmbysjen e rendit kushtetues”. Godinat u sulmuan duke u djegur dhe shkatërruar, situatë që u cilësohte si grusht shteti

    Pse duhet te arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha ??

    Në bazë të nenit 221 i Kodit Penal , I pandehuri Sali Rrahman Berisha i datelindjes 15 tetor 1944 duhet të përgjigjet penalisht për veprën e mësipërme dhe, duke qenë se krimi i mësipërm, për të cilin akuzohet, është me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe kombëtare për rendin kushtetues dhe se vetë i akuzuari paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar çmohet se atij duhet t’i vihen prangat ne cdo kohe

    Pse nuk arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha per krimine 14 shtatorit 1998…??

    Deponimi i bere nga i pandehuri Sali Rrahman Berisha perpara ish -ambasadorit te SHBA ne Tirane Robert Frouik dhe konsullja e Ambasades Amerikane ne Tirane Susan p. Lively ne ne19 korrik te vitit 1999 eshte ndoshta skandali me i madh dipllomatik per te cilin dhe sot admistrata amerikane dhe vecanerisht ambasada e rruges Elbasanit dhe posacerisht zoti Lu duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar qe kane “bashkpunuar m e nje kriminelI te rrezikshem si SERBerisha ?
    Nqs sot denojme krimet e Hitlerit ne vitet 40’ dhe ne bote po denohen akoma naziste te fshehur edhe ne moshen 80-90 vjecare per krime te kryer para 70 vjetesh pse ambasada amerikane po mbron nazi-berishistin,biles duke inskenuar dhe duke amplifikuar ceshtjen Doshi & Friends sikur te jete problem kozmik ?!
    Nga sa me siper titulli I artikullit “ se Berisha po shqetesohet nga prokurori” eshte nje ofendim banal qe Mero I ben lexuesve te kesaj gazete sepse eshte e lexueshme qe gjithe kjo maskarade eshte nje bllof qe po behet ne prag fushate elektorale ku po pregatitet neveritshem nje ardhjee trete e Berishes ne pushtet si ne 1991 me falangat e “agjit-proppit” Elez biberajve ,Hillave dhe Billave dhe ne 2005 te BGR Group,Stuart Stevens.mikut te Fazllicit

    Një deklaratë bombë e ish ambasadorit amerikan Arvizu, i cili krahasoi rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti me përmbysjen e Ramiz Alisë në 1992, i dha atehere një dimension historik fitores së të majtës, duke e konsideruar regjimin e Berishës më të rrezikshëm se të Ramiz Alisë.
    Pra pse nuk po e fusin në burg Berishën si Alinë por e tolerojne duke shpikur tragjikomedi me Dosha & Kodosha monika Habila dhe debila qe po e cojne vendin ne nje katastrofe apokaliptike shume dimensionale per te shpetuar bolet e fishkura te Berishës.
    .Sinqerisht ligeshtohem jo vetem si shqiptar por me shume si amerikan sepse tolerimi
    criminal qe po I bejne kesaj monstreje
    berishistet e washingtonit ka kaluar cdo lloj caku njerzor.

    .Nuk hodha Enverin
    per te na poshtruar
    DONALD LUJA I TURNIT
    me nje perbindesh
    qe nuk e ka pare historia njerzore
    Sali Elezbiberovic

    Reply to this comment
  19. me ata February 22, 03:06

    Nuk e kuptoj c’kerkojne me organet e drejtesise per te vene ne pranga keta Ktile e kryekatile,me gjithketo akuza do i quaja,sumicen ekomentuesve te mesiperm ,vertet atdhetare.
    Me ata

    Reply to this comment
  20. Trimat e Tradhtuar February 22, 03:32

    Po ata qe vrane Komandantet e vertete te Luftes se Kosoves ne bashkepunim me ShIK te Shqiperise dhe Kosoves do ti ngrene ndonje Lapidar Turpi vehtvetes

    Reply to this comment
  21. return of the saint February 22, 08:04

    Nuk ka dyshim qe do zhduket fara e tyre nga ky vend sigurisht me ndihmen e SHBA-VE se populli yne trim nuk beri as me te voglën revolt e kunder banditizmit shteteror dhe korrupsionit, turp

    Reply to this comment
  22. info analitike February 22, 08:32

    Fillo te shkaterrosh enverin brenda teje o Bedri pastaj do te shikosh se si do te ndryshoje edhe menyra se si do ta gjykosh cdo gje qe te rrethon. Deri atehere mos u lodh kot me keto pacavuret qe mbajne gjalle vec vemjet qe rriti kumandari.

    Reply to this comment
  23. Veli Stafa February 22, 09:34

    Velleznit Gazulli, personalitete te kultures tone kombtare.
    Kam ne raftet e librave Fjalorin e Fjaleve te Rrralla ne veri te Shqipnise me autor D.Nikolle Gazullin.Nje thesar i vertete.
    Por,artikull-shkruesi sipas meje ka disa paqartesi ketu.
    P.sh ne lidhje me pushtuesin ottoman dhe marrdheniet e tij me Klerin Katolik (jezuit apo franceskan).
    Me sa kam lexuar une ne “Leka” apo “Hylli i Drites” ,rezulton se pushtuesit turq kane qene miqesore me Klerin dhe jo armiqesore.Abati i Mirdites Preng Doci nuk ka qene per te goditur turqit otoman.Ai ka thene keshtu:”Te ruhemi nga sllavet se ata dojne me na shbi”,(dmth shkul).Turqit na lane ketu,ne (katoliket e kleri i tyre) mbijetoi”.
    Edhe Poeti Kombetar Fishta ka qene i dekoruar nga turqit me medaljen “Mearif” dhe Ai vete ka pas deklaruar se zyrtaret turq nuk ishin shakllabana ! Ne Kolegjen Jezuite Saveriane kishte nje prim (sahat xhepi prej ari) nxenesit me te mire ne osmanisht ! Dhurate nga autoritetet e Vilajetit te Shkodres.Kjo eshte verteta “lakuriq”.Perndryshe keto interpretime jane te gabuara dhe nuk i sherbejne vetem se manipulatoreve.

    Reply to this comment
    • albany February 22, 14:13

      o veli

      gjerat i thua drejt por te mungojne me kryesoret

      e para
      .
      Ai qe vari patriotin Dom Gazuli ka nje permendore per turp te shqiptareve te sotem tru-shplare

      e dyta

      Nese ka patur armike te gjuhes shqipe pas Greqise ishte Turqia….Ne Turqi ka mbi 5 miljon shqiptare dhe nuk ka asnje kateder te gjuhes shqipe

      Reply to this comment
  24. Guri Naimit D(Dh Xhoga) February 22, 15:09

    ZOT !-me jep jete-te shkoj-atheut ti kerkoj ndiese!

    ( Permendoret nuk ngrihen per t’u shembur..
    Cdo njera prej tyre ka domethenien e saj.
    Historia verteton ato sa, ATDHETARIN..
    -Atdhetar i vertete!)

    Per mua ashnje permendore nuk duhet te shembet. Ato jane historia e cdo vendit. Interpretimi i tyre ne kohe, tregon historine sa ben vleresimin e tyre.
    Natyrish cdo gje ne vendin e vet.
    Krye sofres dihet kush qendron… Hisoria atyre vendin ua percakton.
    Deri sot percaktaur tek ne:
    Ata jane TRE:
    -Gjergj Kastrioti Skenderbe-Heroi yne Kombetar!
    -Ismaiq Qemali-Flamurtari i Panvaresiese
    -Enver Hoxha i Clirimit qe e njohu BOTA,vazdimesi i Tyre.
    Nder dhe lavdi atyre sa pasuesve te koheve te tyre, sa perjetesi,atdhetarizmit manifestuar kombi Shqiptar.
    Pa tjeter personalitetet e fushave te ndryshme te vendit tone,kane shkelqimin e tyre ne kohen qe jetuan.
    Kush nderon ata nderon VETVETEN sa ngre lart krenarine KOMBETARE,bota vleresuar.
    Po sidoqofte kushdo ka mendimin e vet..Kushdo le ta shprehe, se PASTOHET ne ndergjegjen e tij.(si rastet qe lexojme…) Atdheu dhe atdhetarizmi eshte mbi gjithcka;
    Bashkeatdhetare te nderuar kudo te jeni-manifestoeni !
    Ne Toronto mes te TIILEVE atdhetare jetoj dhe shoh, ate atdhetarizem ne OPONGJE. E pashe ate sa ne festat e Nendorit dhe me 17 Shkurt “10 vjetorin e Kosoves moter.
    Ju faleminderit.(Naturisht pyll pa derra ska).
    Faleminderit bashkeatdhetareve te mij ne Toronto,me ta bashkejetuar,per atdhetarizmin e tyre,qe e demostrojne me nje persosmeri .
    Faleminderti shoqatave organizuar,sa artistet dhe intelektualet qe bejne perjashtim me perkushtimin e tyre,me nxenesit dhe studentet qe na nderojne.
    Keta me rastin e 7Marsit “Dites e MESUESIT” dhe 8 Marsit “Dites e Nenave”i pershendes.
    Faleminderit “Pasuesve veterane”krijuar org e tyre ne Toronto dhe sukses,me ne krye shoqataten gjithe- perfaqesuese “Shqiptaro-kanadeze”apo “Kosava”,qe kane vite, qe na nderojne, me veprimtarite e tyre. Krah tyre shprehet mbare uniteti per mbrodhesi.
    Une;Pasuesi i Kapedan Jono Xhoga,Zavalani,Ai rene 105 vjet me pare krye cetes qe komandonte per te mbrojt Pavaresie e sapo shpallur i Madh Iasmail Qemali me shoke,(qarku i Gjirokastres e ka nderuar me titull MIRENJOHIE” ne 100 vjetorin e renies(1913). Sot 82 vjecar, po shkoj ne atdhe,ti festoj si 82 vjecar,qe si dihet jetes e ti bej asaj figure, nderimet e duhura atje ne Dangelline Naimjane,krah bashkekohesve te tij. Paca fat te rikthehem ne Atdheun tim te dyte,-Kanadane “Shteti HUMAN”,femijet me nipa e mbaesa,gjetur mbeshtetie maksimale.
    Mire te gjeca “DANGELLIA NAIMJANE”,ani se keto vite te pas 90tes te jemi borxhllinj),qe na ben krenar me Bijte dhe bijat qe ke rritur dhe rrit.

    Pasuesi Veteran 82 vjecar;
    Toronto22-02-2018 Guri Naimit D(Dh Xhoga)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*