Cilësohej si person i rrezikshëm, arrestohet 38-vjeçari nga Tepelena

August 12, 2018 19:22

Cilësohej si person i rrezikshëm, arrestohet 38-vjeçari nga Tepelena

Një 38-vjeçar nga Tepelena, i cilësuar si person i rrezikshëm, është arrestuar ditën e djeshme gjatë një operacioni të Policisë së Sarandës.

Uniformat blu bënë me dije se në pranga është vendosur shtetasi me inicialet B.I, banues në Vasjar të Tepelenës.

Ai është ndaluar në një klub nate në lagjen nr 1 të qytetit të Sarandës, ku i janë gjetur dhe sekuestruar 3 gramë lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”.

Policia ka kryer  më pas kontroll edhe në banesën ku ai jetonte, si dhe në garazhin e mjetit. Në këtë të fundit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

s.a/dita

August 12, 2018 19:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*