Cilët ishin shqiptarët e Luftës së Spanjës

December 12, 2018 11:38

Cilët ishin shqiptarët e Luftës së Spanjës

Të rinjtë shqiptarë në luftën e Spanjës (1936) u rradhitën si ushtarakë në radhët e Brigadave Internacionale.

Lista e mëposhtme nuk është e plotë dhe pjesëmarrësit janë radhitur sipas alfabetit:

Asim Vokshi, komandant i batalionit “Garibaldi”, Daut Muço(Podgorani), Dhimitër Kosta, Emrush Myftari, Faik Dardha, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, Iljaz Pashaj, Justina Shkupi, Kostë Kolombo, Mane Nishova, Mehmet Shehu, Musa Kame (Fratari), Petro Marko, Qamil Sherifi, Ramiz Varvarica, Sabri Lumani kryeredaktor i revistës Vullnetari i Lirisë Spanjë, 1937, Skënder Luarasi, Stefan Duni, Stivens Thanasi, Teni Konomi, Thimio Gogozoto, Urfi Agolli, Veli Deda, Xhafer Miraka, Xhelal Abaz Bajrami (Çami), Xhemal Kada, Zef Hoti, Zef Prela, Zihni Muço, etj.

Në prill të 1931 pas krizës së madhe ekonomike, forcat e majta fituan zgjedhjet, shpallën Spanjën republikë dhe dëbuan mbretin Alfons XVII.

Më 1936 alenca e quajtur Fronti Popullor, e përbërë nga socialistët, republikanët dhe komunistët, fituan zgjedhjet sërish, por këtyre iu vu përballë grupi i djathtë i quajtur “Fallanga Spanjolle” me në krye gjeneralin Franko.

Franko u nis nga Afrika Veriore me një numër të madh ushtarësh për të përmbysur qeverinë majtiste të Spanjës dhe kështu filloi një konflikt ku u përfshinë më shumë se 50 vende të botës, nga të cilat u nisën në Spanjë, vullnetarë.

Lufta u zhvillua midis muajit korrik të 1936 dhe prill 1939 dhe përfundoi me humbjen e çështjes republikane, e ndjekur më pas nga diktatura e Francisko Frankos (Francisco Franco).

Në foto: Petro Marko, Skënder Luarasi, Emrush Myftari; poshtë Mehmet Shehu dhe Iljaz Pashai

b.m. / dita

December 12, 2018 11:38
Komento

12 Komente

  1. arber December 12, 12:06

    Sipas librit te Petro Markos, “Re dhe gure” luftetar ne Spanje ishte edhe YMER PUKA, ushtarak i larte, ndihmes i Mustafa Qemal Ataturkut, pastaj pjese e Kominternit, anetar i shoqerise Bashkimi. Nga te paktet ushtarake te diplomuar, ne Turqi, qe ishte ne Spanje

    Reply to this comment
    • Lumi Ebro December 12, 16:58

      Ato te gjithe kane qene xhihadiste sllave per te miren e Serbise e Rusise. Njelloj si xhihadistet vahabiste te tanishem qe shkuan ne Siri per te miren e Arabise Saudite.

      Reply to this comment
  2. demo December 12, 13:31

    Ajo qe asnje historiograf i luftes se Spanjes,nuk e thote,por per here te pare po e thote Demo,eshte se per nxjerrjen nga kampet e grumbullimit ne France dhe Itali ku mbaheshin te burgosur vullnetaret e Spanjes,PAGOI ZOGU.
    Ne nje takim me emigracionin politik kominterist ne France 1940, ku merrnin pjese Sejfullah Maleshova,Zai Fundo,Qamil Cela,per PAJTIM KOMBETAR KUNDER FASHIZMIT,Zogu mori persiper te paguaje per te nxjerre te burgosurit e Spanjes nga kampet e Internimit.Fondet i mori ne dorzim Sejfullah Maleshova dhe te gjithe u liruan,vetem Mehmet Shehu mbeti ne burg.Kete Mehmet Shehu nuk ja fali gjithe jeten Sejfullah Maleshoves,derisa vdiq nga -plasja apendesitit nne dyert e spitalit Fier dhe nuk guxonte mjek ta kapte me dore.

    Reply to this comment
  3. Messerschmidt December 12, 14:58

    Po pse e lane Mehmetin Brenda? … shtrohet pyetja

    Reply to this comment
  4. Arben December 12, 15:28

    KETA NE FOTO LUFTUAN QE NE TE GEZOJME

    E TE LUMTUROHEMI PER 45 VITE NEN THUNDREN

    E EGER TE BEOGRADIT, DHE KETO 30 TE FUNDIT

    NEN THUNDREN ME PAK TE EGER TE BEOGRADIT.

    Reply to this comment
  5. GRUSHTI i Enver Hoxhës ! December 12, 16:16

    Arben,

    Goja te njeriu flet, por edhe LEH më qenqe edhe se të çdo QEN !

    Reply to this comment
    • Arben December 12, 17:13

      Enver hoxha ishte kaluar per 45 vite me rradhe

      une i drejtohem popullit, ti therrase mendjes,

      ka pare, opo sikur edhe nje dite te vetme te bardhe

      ne keto 45 vite?????!!!!!

      Jo per gje, po qe se ka pare, kane bere shume gabim

      qe e kane rrezuar ate sistem.

      Reply to this comment
  6. haloeffect December 12, 17:57

    Emri i Urfi Agolli eshte gabim quhet Ruzhdi Agolli.Eshte nga Tresteniku i Devollit.Eshte gjyshi im.Luftetar i Spanjes shok me Petto Marko,Mane Nishova,Skender Luarasi.

    Reply to this comment
  7. demo December 12, 23:05

    Messerschmidt,lexova pyetjen tende.
    Nje nga vullnetaret shqiptare te Spanjes,XH.M. dezertoi,la kompanine te cfarosej nga falangistet,kaloi Pirenejte dhe u strehua ne France.I ati pagoi dhe e nxorri.
    Internacionalistet nxooren nje urdher egzekutimi,qe e mori persiper MEHMET SHEHU.Sejfullah Maleshova kishte njohje me XH.M.,ndaj e la Mehmet Shehun ne Kamp.
    Por hanxhiu me qeraxhiun takohen prape.Mehmet Shehu e sheh XH.M.anetar te shtabit te pergjithshem ne Labinot ne 1943.Nxorri koburen dhe ju vu prapa.
    Pas Mehmetit vraponte Enver Hoxha,qe therriste:Ndalu o Mehmet,mos e vrit,sa t`i marrim parate! Sepse i ati ishte tregtar i pasur.Sa moren pushtetin komunistet,e mberthyen XH.M.i sekuestruan florinjte,te tundshme dhe te patundshme,i toqen dhe nje plumb,qe vajti ne vend vendimi i Spanjes.Historite e Demos jane te verteta,sepse jane treguar nga burra qe i kane pare keto ngjarje me syte e tyre,burra zamani,qe nuk dinin te genjenin,sic ishte edhe SH.B.bajraktari i Cermenikes,pronari i shtepise ku u formia Shtabi Pergjithshem,qe Urjahipi i pabese,e shperbleu duke e kalbur ne burg.
    Jam une qe ju kam treguar se si ja hodhi pjaten me fasule surratit Enverit,kunati Bahri Omari,,Kete ngjarje te vertete e di shume mire Nexhmia dhe djemte e Bariut.Se Bahri Omari ishte nje shqiptar i kulluar.Le te thone keta fashist,ballist,nazist.Dekorata jane!.Ky luftetari i Spanjes Skender Luarasi,kur shihte Luan Omarin prej se largu i therriste:-Ke pasur nje baba,o luan Omari,Ke pasur nje baba o Luan Omari!

    Reply to this comment
  8. Messerschmidt December 13, 08:42

    @demo

    flm per shpjegimet !

    Reply to this comment
  9. Petrol December 13, 12:53

    Meqë po flitet për luftëtarët antifashistë shqiptarë, kujtoj opinionbërësit e mediave shqiptare se të parët që meritojnë të përmenden e të nderohen janë ata që e luftuan fashizmin në Spanjë (1936-1939)…
    Në historinë e Shqipërisë është trajtuar përciptas pjesëmarrja e bashkëkombasve shqiptarë në luftën antifashiste të Spanjës, rëndësia që paraqiste veprimtaria e tyre antifashiste në rrafshin kombëtar e ndërkombëtar dhe sidomos platforma e tyre për zgjidhjen e drejtë të çështjes nacionale pas fitores mbi fashizmin.
    Thirrjes së qeverisë legjitime të Republikës Spanjolle: ‘‘Popuj të botës, ndihmomëni! Fashizmi po më mbyt!’’ iu përgjigjën: ‘‘No pasaran!’’ ‘‘ (Fashistët) Nuk do të kalojnë!’’ shtresat përparimtare të popujve anembanë botës. Krahas vullnetarëve nga 53 vende, dhjetra antifashistë shqiptarë shtrënguan duart e zemrat në ‘‘Vatrën e vëllazërimit të popujve’’ dhe u betuan: ‘‘Vdekje fashizmit!’’
    ‘‘Shumë djem të popullit lanë vëllezër e motra, prindër e fëmijë, i lanë nën terrorin e regjimit të urisë dhe ikën plot vullnet, plot zjarr, duke kaluar kufij shtetesh fashiste dhe erdhën këtu në truallin e përpjekjeve për lirinë e Spanjës dhe të botës nga rreziku i fashizmit ndërkombëtar’’.
    (‘‘Përpara’’ e Korçës, në tetor 1938)
    Kombi shqiptar u përfaqësua në këtë ‘‘vatër të vëllazërimit të popujve’’ me ushtarakë, infermierë, gazetarë e intelektualë, dhe, mbi të gjitha, me gruan e emancipuar, infermieren Justina Shkupi, e cila u shqua si asistente në krah të ‘‘doktorit të tre kontinenteve’’ Norman Betyn. Në luftën antifashiste të Spanjës u bashkuan tërë ‘‘copëzat’’ e kombit shqipar: shqiptari geg e tosk, kosovari, dibrani, çami, arvanitasi dhe bashkëkombasi emigrant nga diaspora.
    Ata u bashkuan pa dallim feje, gjinie, gjendjeje shoqërore e niveli arsimor apo ekonomik: punëtorë, fshatarë, tregëtarë, ushtarakë e intelektualë, me bindje te ndryshme politike: anarkistë, sindikalistë, komunistë, socialistë, socialdemokratë, patriotë nacionalistë dhe pa parti, gjithë ata që i bashkonte ideali antifashist dhe dinjiteti njerëzor. Vullnetarët shqiptar në Luftën e Spanjës qenë njerëz të pjekur, objektivë në botëkuptimin e tyre politik, atdhetarë e humanë dhe nuk qenë aspak ‘‘mercenarë aventurë” apo ‘‘idealistë romantikë’’.
    Një ndër ta qe edhe atdhetari antifashist Skënder Luarasin (apo Prof. Tomorri në romanin “Hasta la vista” të Petro Markos) i cili deklaronte se shqiptarët që vinin vullnetarë në Spanjë përmbushin një detyrë kryesisht kombëtare “se kështu do të kishin sy e faqe të kërkonin ndihmë në rast të një agresioni fashist kundër Atdheut tonë” por edhe për zgjidhjen e çështjes së drejtë të bashkimit kombëtar.
    Po përmendim një shembull: S. Luarasi, pergjegjës i shqiptareve dhe përfaqësuesi i tyre ne Shtabin Ballkanik, që në fillim kembenguli dhe arriti të bindë Komandën e Lartë që regjistrimi i vullnetareve shqiptare te behej sipas kërkesës së tyre, jo vetem mbi bazën e nënshtetësisë por edhe të kombësisë. Per këtë aresye vullnetarët kosovare, çame, dibrane e bashkëkombas të tjerë nga diaspora u regjistruan si shqiptarë në batalionet që dëshironin.
    Ky fakt shumë i rëndësishëm, që nuk duhet harruar, diktoi edhe në zgjidhjen e drejtë të një incidenti të rëndë, mes kosovarit Emrush Myftari dhe dy oficereve jugosllave, të cilët u grindën mbi përkatësinë e popullsisë së Kosovës. Kur e lajmëruan se ushtarakë jugosllavë e kishin arrestuar Emrush Myftarin si “provokator”, Skender Luarasi, nderhyri tek shefi i shtabit Ballkanik, slloveni Dragotin Gustinçiç dhe jo vetëm e liroi por kjo ngjarje shërbeu si shkak që Emrushit t’i kërkohej falje e të gradohej.
    Skender Luarasi në emër të vullnetareve antifashistë e paralajmëroi popullin shqiptar për rrezikun e pushtimit fashist: ”Përsëri po shkojmë drejt humbjes së plotë të pavarësisë së Kombit tonë…Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhën e penetracionit romak në Ballkan. Shqipëria është në kthetrat e kuçedrës fashiste. Për të shpëtuar duhet ti japim grushtin e vdekjes kudo…Kjo është, po, një përpjekje e rëndë për jetë a vdekje. Po nuk mund të qëndrojmë vetëm në këtë luftë të ashpër. As që mund të qëndrojmë vetëm. Sot e gjithë bota është ndarë në dy kampe të kundërta të fashizmit e të demokracisë…”

    ( S. Luarasi, 25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisë”, nr. 1, nëntor, 1937, f. 18)
    Idetë e tij shprehin një platforme çlirimtare-demokratike e pluraliste: ” të ngjallim Frontin Popullor edhe në Shqipëri dhe ta drejtojmë kundër rregjimit. Me anën e Frontit Popullor do të përpiqemi të shembim regjimin diktatorial profashist dhe të sigurojmë bashkimin në themel të nevojave demokratike dhe të zhvillimit nacional…Përmes kësaj udhe duhet të kalojnë të gjitha fuqitë progresive të popullit, të gjithë patriotët dhe veteranët e kombit, e gjithë klasa e aristokratisë së rënë poshtë nga dynjallëku, të gjithë tregëtarët e dorës së mesme dhe industrialët që janë në rrezik të bënen borçllinj të kapitalizmës italiane, borgjezia progresive antiimperialiste, doemos të gjithë bujqtë e punëtorët, të gjithë, qofshin katolikë ose muhamedanë ose orthodhoksë, dhe, pa as më të voglën mungesë, e gjithë djalëria kombëtare përparimdashëse e Shqipërisë…”(S. Luarasi, 25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisë”, nr. 1, nëntor, 1937, f. 20)
    Në emisionet radiofonike dhe revistën “Vullnetari i Lirisë” ai dëshmoi që vullnetarët shqiptarë në Luftën e Spanjës, qenë atdhetarë të bashkuar në luftë klundër fashizmit pa dallim feje, krahine, ideje dhe përkatësie ekonomike. Ata besonin tek platforma ku shprehej qartë vetvendosja e kombeve. Ndaj edhe vullnetarët kosovarë u përfaqësuan me një përqindje relativisht të madhe në këtë luftë, me personalitete si, Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Ymer Puka, Xhemal Kada, Zef Hoti, Emrush Myftari, Shaban Basha, Veli Deda, Zef Prela pesë prej të cilëve u martirizuan në Spanjë (ndërsa Emrush Myftari u vra më pas nga shovinistët serbë si “irredentist” që kërkonte kinse“Shqipërinë e Madhe”)
    Personalitete të luftës antifashiste në Shqipëri kanë dëshmuar për rolin e rëndësishëm të këtij informacioni në atë kohë.
    Aktivitet madhor atdhetar e antifashist i vullnetarëve shqiptarë në luftën e Spanjës nuk njihet si duhet, shpesh minimizohet me të dhëna e opinione të pasakta të ndikuara nga rrethana politike konjukturale.
    Trajtimi në historinë e Shqipërisë dhe qëndrimi i shtetit ndaj luftës antifashiste të Spanjës dhe vullnetarëve antifashistë shqiptarë deri në ditët e sotme është paradoksal, nuk ka ende asnjë simbolikë në nderimin kolektiv të tyre, ndërsa në botën demokratike: në Spanjë, Angli, Gjermani, SHBA, Kanada, Australi, në shtetet e Evropës Lindore, po se po, atyre u janë ngritur monumente.
    Gjithashtu ende diskutohet në mënyrë “të pakuptimtë“ se cilën platformë duhet të përkrahnin shqiptarët si komb: atë të Frontit Antifashist, i cili ofronte edhe zgjidhjen e çështjes nacionale në një sistem demokratik pas lufte, apo atë të fashizmit që propagandonte “Shqipërinë e Madhe” nën pushtimin italo-gjerman.
    Provohet me dokumenta se vullnetarët antifashistë kosovarë e nga gjymtyrë të tjera të kombit shqiptar u nisën në luftën antifashiste të Spanjës, jo vetëm për të luftuar fashizmin, për lirinë e drejtësinë e popullit spanjoll, por edhe me shpresë se pas fitores do të zbatohej platforma e vetvendosjes së kombeve të skllavëruar. Kjo është shprehur qartë edhe nga Skënder Luarasi që theksonte se udha e re “antifashiste, antifeudale, antizogolliste: është demokratike në bazë të një bashkimi dhe zhvillimi kombëtar…

    Ja pra çasti historikisht i rëndësishëm për të gjithë patriotët e mirë që të provojmë se nuk e kemi humbur as shpresën, as vullnetin për të rifituar çdo gjë që kemi humbur, që na e kanë rrëmbyer. ”

    Ai theksonte unitetin kombëtar edhe kur përmendte kreh për krah heronjtë: korçarin Teni Konomi, çamin Thimio Gogozoto dhe kosovarin Asimi Vokshi . “Juga dhe Veriu i Shqipërisë treten në kujtimin e këtyre dëshmorëve në një lutje, në një thirrje bashkimi kombëtar. ”
    Zhvillimi i ngjarjeve provoi që platforma antifashiste e përkrahur nga Skënder Luarasi me shokë qe e drejtë dhe kontribuoi për propagandimin dhe shtrimin për zgjidhje të çështjes nacionale (pavarësisht se pas luftës ajo u sabotua nga qarqe të caktuara në Shqipëri e ish-Jugosllavi)
    Me keqardhje kujtojmë paradoksin se në Shqipëri e Kosovë nuk është vendosur ende ndonjë pllakë përkujtimore në nderim të veprimtarisë së tyre, përkundër monumenteve në shumë vende demokratike të botës. Pjese nga artikulli:Petro Luarasi – Luftëtarët e parë antifashistë nacionalçlirimtarë shqiptarë.

    Reply to this comment
  10. KOZi December 13, 13:15

    Ka ngelur tradite nga komunizmi qe asnjehere nuk mund te jepen plotesisht emrat e personave ne nje ngjarje. Duhet te kesh lexuar ne vende te ndryshme per te patur nje ide ! Edhe historianet e vjeter na treguan shume gjera per 29 nentorin dhe qe eshte dite clirimi por asnjehere nuk arriten te tregojne plotesisht emrat e themeluesve te PK Shqiptare qe drejtuan gjer ne kete 29 nwntor !? Asnjehere as ne gazetat e 1945 nuk u treguan 84 te vraret e 4 shkurtit. Asnjehere nuk arritem te mesojme mbi personazhet e revolucionit te 1924 apo qe quhet edhe grusht shteti i qershorit. Jepeshin Fan Noli,Avni Rustemi,Sulejman Delvina ,Bajram Curri etj.
    Tani ne vazhdim.
    Emri Urfi Agolli eshte i sakte ,ai eshte nga Dibra dhe ka rene ne beteje ne Spanje rreth 24 vjec. Ndersa diku tjeter pervec Urfi Agollit eshte edhe Rushdi Emini ose Ruzhdi Emin Agolli i ardhur nga amerika ne Spanje dhe pas kesaj lufte ka ardhur ne Korce ku ka jetuar.
    Del edhe Hamdi Kolonja,
    Shaban Basha nga Peja , Niko Plaku,Ymer Puka sigurisht rreth 60 vjec ne ate kohe. …..keto i dhashe si shtese miqesore per artikullin…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*