Nëse dënohen dy deputetët, cilët janë pasuesit e tyre në Kuvend: Mandati i Frrokut i kalon vëllait të dyshuar për vrasje

March 21, 2015 00:17

Nëse dënohen dy deputetët, cilët janë pasuesit e tyre në Kuvend: Mandati i Frrokut i kalon vëllait të dyshuar për vrasje

Nëse Gjykata do të vendosë në përfundim të procesit të dënojë për akuzën e “kallëzimit të rremë” dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, atëherë Këshilli i Mandateve do të mblidhet sërish për t’i kërkuar KQZ-së që të bëjë zëvendësimin e tyre.

Në vend të deputetit të larguar nga PS Tom Doshi, mund të ulet në Kuvend  Sait Fishta. Fishta në rininë e tij është marrë edhe me sportin e mundjes duke qenë pjesëtar i ekipit të Vllaznisë.

Ndërsa në vend të Mark Frrokut, mund të jetë Arben Frroku, i vëllai i tij i cili është në proces gjyqësor, pasi dyshohet se ka vrarë komisar Dritan Lamaj.

Nëse Mark Frroku do të dënohet dhe vëllai i tij Arben Frroku nuk do të jetë ende i dënuar, atëherë ai ka të gjithë shanset që të fitojë mandatin e deputetit.

Por nëse edhe Arben Frroku do të dënohet, atëherë mandati i kalon kandidatit të tretë në listën e Partisë Kristian Demokrate për qarkun e Shkodrës, e cila është Mirela Ferracaku.

 

Sait Jakup Fishta

Sait Jakup Fishta-PS

 

March 21, 2015 00:17
Komento

9 Komente

  1. Lul March 21, 09:27

    Po ky busti poshte?

    Reply to this comment
  2. Toni March 21, 09:28

    Duhen sa me shume mundsa dhe boksiera ne parlament qe te na perfaqsojne dinjesisht.

    Reply to this comment
  3. lulushi March 21, 11:20

    Ky ishte mundes i krahaqafes klasik , na duhen edhe mundësa te lirë , mire te kishim edhe boksiera se ngrites peshash kemi Ilirin , te ecim me shpejt nga rrumpalla ne hardalla .,

    Reply to this comment
  4. ILIRET March 21, 12:32

    I vellai i Markut, Arbeni, tashme e ka mare rugen e denimit. Ai eshte ne biruce. Prokurori e dha pretencen. Burgim i perjetshem. Ndersa hetimi per Markun mund te vazhdoje edhe nje vit. Se kerkoi prokuroria arrestimin e tij, eshte gjykata ajo qe do te vendose. Arrest me burg, arrest shtepie apo detyrim paraqitje. Gjyqi nuk dihet kur zhvillohet.

    Reply to this comment
  5. Shqiptar Kosova March 21, 13:03

    Ketu esht nji gabim i rend i prokuroris.Se pari ishte dashur te arrestohen Salih Berisha,Lulzim Basha,dhe Fatmir Mediu te cilet jan regjisoret dhe perpiluesit krysor te kesaj perralle.A thua me porosin e kujt u sajue krejt kjo histori dhe ku ishte qellimi i saj.
    Po shifet kjart se krejt kjo ishte nji intsruksion i sherbimit intelegjent serb dhe qellimi ishte destabilizimi i Shqiperis dhe kthimi i saj ne gjendjen e vitit 1998 gje qe po deshmohet qdo dit nga ato protestat e trupshme te opozites antishqiptare.
    Salih Berisha me banden e tij nuk e qau koken fare per dhjetra viktima te varrosura per se gjalli ne Gerdec nga banda e tij.
    Salih Berisha nuk qau koken fare per 6000 viktima te pafajshme ne vitin 1998
    Salih Berisha nuk e qau koken per vrasjen e demonstruesve paqesor para syve te botes.
    Salih Berisha nuk qan koken per qindra familje te ngujuara per gjakmarrje
    A thue tani Salih Berisha aq shum qenka trazuar dhe paska dhembje aq te madhe per koken e nji genjeshtari siq esht Tom Kodoshi.
    JOOO ore jo qellimi i Salihut esht shkaterrimi i qdo gjeje shqipetare edhe krejt kjo me poerosin dhe instruksionet e qarqeve anti shqiptare Greko-serbe.
    Por per te gjitha keto prap une nuke fajsoj Salih Berishen. E fajsoj qeverin shqipetare qe nuk arreston dhe denon te ter klanin antishqiptar Berisha dhe tu konfiskohet e ter pasuria gjer ne qindarken e fundit.Mendojse ky veprim do e stabilizonte Shqiperin dhe do ishte nji mesim per udheheqesit tjer se qka i pret nese veprojn ne dam te kombit

    Reply to this comment
  6. ferit March 21, 13:52

    SEIT FISHTA ESHTE ZOTERI I VERTETE. MESAZH PER ATA QE SE NJOHIN DHE KOMENTOJNE EMRIN E TIJ.

    Reply to this comment
  7. Vezhguesi March 21, 13:56

    Kur te futen renda Toma e Frroku,po t’u kujtohet qumshti I nenes ,kam bindjen se do dali nga goja e tyre edhe gjithe skenari e regjizori.te cilin populli e di ,po prokuroria e gjykata duan ta degjojne nga goja e te arrestureve. Po pse po turfullojne kaq shume Lulzimja, Jozefina, Salush bibiluahi, per Tomen ? Pse Salush bibilushi foli me aq urrejtje per Frokun ? Foli se nuk I doli ne krah Tomes sipas fjales. Salush bibilushi nuk u pikellua kaq shume per Azemin ,qe gjoja e kishte shoke armesh e ideali .,kurse per Tomen po I digjet xhani. Po per Mihillin ,o Lulush ,josefush,e salush ,pse nuk flisni ?

    Reply to this comment
  8. rilindasi March 22, 08:14

    Seit Fishta kontrabandisti me i madh i cigareve ne shkoder dhe i futur ne listat e Ps me detyrim nga Ilir Meta njesoj si spartak braho.Mik personal i Ilir metes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*