Cilët ka kundër Saimir Tahiri, pse çështja e tij duhet të shkojë deri në fund

November 14, 2017 09:32

Cilët ka kundër Saimir Tahiri, pse çështja e tij duhet të shkojë deri në fund

Bedri Islami

 Nuk jam as kundërshtar e as mik i tij. Nuk jemi as të njohur dhe nuk e kemi pirë një kafe me njëri tjetrin. Ai është tani objekt, njëkohësisht subjekt, i njërës nga çështjet më të nxehta , jo vetëm të politikës, por edhe të drejtësisë shqiptare, njëri ndër ato rastet më tipike të cilat do të bëjnë të mundur dy tabllo: ose sistemi i drejtësisë, më në fund, ka filluar të marrë mend dhe të bëjë punën e tij, ose ai vazhdon në hullinë e vjetër, duke u vënë në shërbimin e verbër të politikës.

Pra, personalisht, nëse e shoh ngushtësisht, nën atë perceptimin mizor, më hyn apo nuk më hyn gjë në xhep nëse dënohet Tahiri, jam ndër më të largëtit e kësaj ngjarjeje, por, si qytetar i zakonshëm, dua që gjithçka të sqarohet dhe ky është rasti më thellësisht tipik përse duhet të bëhet një gjë e tillë.

Ne kemi një klasë politike që është kthyer me kohë në një oligarki financiare. Njerëzit e politikës e shohin atë si një urë drejt biznesit, më shumë drejt atij të paligjshmit; ata japin me dorën e majtë për të qenë deputetë e kryetarë bashkish, duke menduar, jo pa të drejtë, se ajo që do të marrin me dorën e djathtë do të jetë shumëfish më e madhe se ajo që porsa kanë dhënë.

Tri herë, një kryeprokurore e Republikës, Ina Rama, e zgjedhur nga opozita e tashmë, kur ishte në pushtet natyrisht, megjithëse ajo pas presionit politik e zgjedh edhe kur është në opozitë, dërgoi për gjykim zyrtarë të lartë të shtetit. Të tria herët ajo dështoi, jo sepse nuk kishte të drejtë në përcaktimin e saj (dy nga denoncimet e saj nuk shkuan as një gjyq), por sepse, në të tri rastet, më parë se të fliste drejtësia, vendosi politika. Rasti Meta, i vetmi i gjykuar dhe rastet Mediu dhe Basha, të pagjykuar, janë ndër më tipikët se si mund të mposhtet sistemi i drejtësisë dhe bile të jetë i kënaqur që është bërë palë me politikën. Në të tri rastet, egërsimi i shefit të asaj kohe të qeverisë, Berisha, ka qenë i jashtëzakonshëm, deri në histeri, sidomos kundër prokurorit Shtylla, zonjës Rama, presidentit dhe opozitës.

Rasti Tahiri është krejt tjetër, ndaj do të kisha dashur të shkohet deri në fund.

Përse është diçka krejt tjetër?

Tahiri, si ish ministër, deputet dhe i ish njeri i strukturave të larta të PS, është krejtësisht i vetëm. Me dy avokatët e tij, njëri nga të cilët është i njohur si ish kryeprokuror.  Është ish ministër, sepse nuk bën pjesë askund tashmë në strukturën e shtetit. E larguan edhe aty ku ende nuk kishte filluar punë. Nuk është më as drejtues i PS në Tiranë dhe as pjesë e kupolës së lartë të saj. Si për t’i thënë se sa e parëndësishme kishte qenë puna e tij, e zëvendësuan me dy gra, që mund të jenë shumë të afta, por pa karizmën e atij që kishte drejtuar degën më të madhe të PS-së dhe që shihej deri para pak javësh si njeriu që mund të ishte pasues i Edi Ramës.

Partia e tij është e heshtur ndaj tij.

As në momentet e para, kur u bë i njohur rasti i tij, pak kush, më saktë, askush, nuk iu gjend pranë. Duke e pohuar këtë, vetë Tahiri u ndje i dëshpëruar. Nuk e kishte pritur, mirëpo e mësoi shpejt se miqësia e tij i kishte pasur rrënjët në rërë dhe nuk po mbante.

Shefi i qeverisë është i heshtur ndaj tij.

Thënia e Ramës se lutet që Tahiri të mos ishte zhgënjimi më i madh i jetës së tij, në fakt është fillimi i një procesi diferencues që po thellohet çdo ditë e më shumë. Nga njeriu më i afërt, ai po bëhet gradualisht, njeriu më i largët. Tahiri e mësoi edhe këtë: në politikën e madhe, kur fillon rrëshqitja e këmbës, të parët që të braktisin ose të lënë në vetminë tënde janë ata që të dhanë dorën. Veç të tjerave edhe pse u duket se i ke prerë në besë. Mund të jetë edhe kështu.

Nëse deri tani Tahiri mund të kishte llogaritur se shefi i qeverisë mund të ishte shpatulla ku do të mbështetej, si kishte ndodhur në tri rastet e mëhershme, tani ai e di se nuk ka shpatull tjetër, veç shpatullave të tij.

Tahiri tani, besoj, e ndjen se edhe të afërtit e djeshëm të tij, ose kanë heshtur ose presin rrënimin e tij përfundimtar, jo vetëm si njeri i politikës, çka po ndodh, por edhe si qytetar i zakonshëm. Grupi i të “vjetërve” në PS, të cilët ai i harroi lehtësisht shpejt, ashtu si harroi edhe të vërtetën se këta “të vjetër” e kishin mbajtur dhe ia kishin dhënë të gatshme PS-në “të rinjve”, tani, jo të gjithë, mendojnë se heshtja e mospërfillja është dënimi i tyre. Ashtu si heshtin edhe ata që mendonin se duke qenë një ditë Tahiri në vendin e numrit Dy, e më tej Një, të partisë së tyre nuk do të ndjeheshin rehat me të. Duke i shkelur syrin ndonjë rivali tjetër të tij, brenda tyre. Në politikë ndodh kjo.

Tahiri ka kundër tij opozitën. Kjo është e pritshme. Ka ballë vetes një opozitë që foli para prokurorisë, sepse në fakt, kjo e fundit, deri tani, është aneks i saj. Opozita, si mund të ndodhë me çdo opozitë në botë, edhe po të mos ndodhte çështja Habilaj, do të përpiqej ta gjente atë. Pretenca e tij, më parë se nga strukturat e drejtësisë, do të vijë pikërisht nga opozita.

Rasti i tij është edhe më i dukshëm në raportin me opozitën. Ai ka ballë vetes të dy opozitat, edhe të madhen, PD, edhe të voglën, LSI, e më shumë këtë të fundit. Zërat, që u bënë faktike edhe nga vetë ministri, për përplasjet e tij me shefat e LSI-së, do të shumëfishohen, ndoshta duke i thënë se nuk është e lehtë të përgjosh një kryetar kuvendi dhe familjen e tij dhe se, kur e bën këtë, duhet të llogaritësh edhe pasojat.

Tahiri ka përballë tij një prokurori, krejt ndryshe nga ajo që kishin para vetes tre rastet ministrore të erës Ina Rama. Aso kohe prokurorët e guximshëm u trembën, nuk i bënë ballë presionit, u larguan; ndërsa të përkulurit që më herët u bënë pjesë e farsës gjyqësore; pritnin me ankth se kur do u mbaronte afati procedurial, zvarritnin gjërat e në fund edhe i mbyllën dosjet me gëzimin e njeriut që fërkon duart se i ka shërbyer pushtetit.

Asnjëri nuk protestoi, askush nuk ishte i zoti të ngrinte një çështje, edhe kur ish shefi i qeverisë dilte haptas kundër një urdhëri ekzekutiv për ndalimin e strukturës komanduese të Gardës së Republikës pas 21 janarit; asnjëri nuk kishte guximin të ngrinte një çështje, makar të thërriste djalin e ish shefit të qeverisë për atë që ishte krejt çiltas në Gërdec. Për të mos shkuar më tej.

Tani Tahiri ka ballë tij një prokurori haptas agresive ndaj tij, duke bërë edhe budallallëqe, si ajo e trupës prokuroriane para Komisionit të Verifikimit të Mandatave; ai ka ballas një prokurori që ende pa i marrë detajet e një përgjimi katër vjeçar bën gati dosjen dhe që, më parë se ta dërgojë tek shefi i madh, qoftë edhe konsultim, ia dërgon opozitës, për të bërë ajo shtesat e saj. Ai ka ballë vetes një prokurori që do të trajtojë çështjen e tij me sytë e mbyllur, duke anuar gjithë trupin djathtas, nga gëzimi se do të dënojnë një njeri majtas.

Pra, ndryshe nga sa ka ndodhur, do të jetë një rast ku prokuroria nuk bëhet palë e krimit. Një rast, përmes të cilit nuk do të ketë pazare, më jep, të të jap, nuk do të ketë symbyllje dhe ku rolin e tyre, herë pas here, jo vetëm do e marrin, por edhe do e drejtojnë opozitarët juristë, me gjithë mllefin e tyre.

Tahiri përballë vetes nuk do të ketë një trupë gjykuese, e cila, pasi ka bërë pazaret tinëzisht, do të ulë kapakët e një dosjeje, e cila do të jetë e rëndë, plot me të papritura, hipoteza dhe, ndoshta, trajtesa që nuk i kemi dëgjuar më parë.

Për më tepër, dy strukturat e fundit, prokurori dhe gjykatë , veç e veç e së bashku, tani kanë hallin e vetes. Ata e dinë mirëfilli se janë nën shoshën e asaj që ka ndodhur dhe shumë prej tyre ka ankthin se mos u zbulohet pasuria, mos ndodhë konfiskimi i asaj që kanë vënë. Duke qenë para këtij presioni, por njëkohësisht edhe vëzhgimi të paparë, nga strukturat brenda vendit e sidomos nga ata që e ngritën këtë strukturë të njohur si Veting, gjykatësit nuk do të mund të mbyllin një çështje, e cila, do të jetë nën tehun e të gjithëve.

Për më tepër, ai, Tahiri, ka qenë në “ peshqit e mëdhenj” të qeverisjes Rama 1, ndoshta më i madhi pas shefit të tij. Ka kohë që flitet për këto lloj “peshqish” dhe, edhe vetë ndërkombëtarët, nuk do e lejonin që, nëse gjendet fajtor, të çajë rrjetën, të cilën e ka ngritur për vete, nëse ka ndodhur, ose ia kanë ngritur të tjerët, duke e bërë një kurban lehtësisht të harrueshëm politik.

Ai ka kundër edhe veten e tij, sidomos në disa veprime jashtëzakonisht kalamanësh të llastuar, të cilët, pasi e kanë babain e fortë, mendojnë se “zysha”, kësaj here drejtësia, nuk do ia tërheqë veshin. Veprimet e tij, sidomos çështja e makinës, disa udhëtime, harresa e disa gjërave dhe shtrirja e kanabisit në vitin e fundit të tij si ministër, lehtësia me të cilën ai u bë pjesë e policisë, duke harruar se ata vërtet ishin njerëzit e tij, por mbi të gjitha duhej të ishin njerëzit e mbrojtjes së ligjit dhe të rendit, janë kundër tij. Kundër vetes ai ka edhe pasionin me të cilin mbrojti njerëzit e vendosur nga vetë ai në postet drejtuese të rendit komandues në Policinë e Shtetit, nga të cilët u distancua shpejt e shpejt shefi i qeverisë, dhe, të cilët, si bëjnë të ditur strukturat e specializuara jashtë Shqipërisë, në jo pak raste kanë qenë pjesë e bandave të drogës.

Pra, ai i ka të gjithë dhe të gjitha kundër vetes. Zërat në mbrojtjen e tij po shuhen pak nga pak, deri sa të mos ketë më.

Është ai fajtor? Nëse po, askush nuk do të pikëllohet, veç familjes së tij. Shefi i qeverisë do të ketë zhgënjimin më të madh në jetën e tij politike, por do të mësohet.

Fajësinë e tij duhet ta provojë prokuroria, gjykata dhe të jetë aq e qartë sa që edhe njerëzit të mos e shohin këtë si një luftë politike e ashpër, e cila, si çdo luftë, ka viktimat e saj.

Strukturat e drejtësisë nuk do të mund të kenë një rast tjetër ku  “preja” të jetë kaq e lehtë. Krejtësisht e vetme, në një pyll politik të lënë bosh për të bërë një gjyq.

Jam i bindur se ato, veç e veç e sëbashku, do të bëjnë çfarë është e mundur për të dëshmuar, qoftë edhe të pavërteta dhe shenjat e para i dhanë; jam i bindur se politikës i është dashur një “kokë turku” për të nxjerrë mllefin e saj; e po ashtu, jam i bindur se ky është rasti ku do të mund të ndahet, ndoshta përgjithnjë, prokuroria e vënë nën këmbë nga politika me drejtësinë vërtet të pavarur, të denjë dhe të besuar.

Për këto do të kisha dashur që kjo çështje të shkojë deri në fund.

Nëse ajo do të mbyllet me procedurë, si në rastin Basha, nëse ajo do të heshtet përmes imunitetit si gjetja e Mediut, nëse ndaj saj do të ketë presion politik kryeministror si në rastin Gërdeci apo  Meta, nëse ajo do të fshihet si serverët e qeverisë në natën e 21 janarit, njeriu që do të humbasë më shumë do të jetë Saimir Tahiri. Ai mund të shpallet politikisht i pafajshëm, por faji, edhe nëse nuk ekziston, do e rëndojë gjithë jetën.

Nuk do të gëzohesha për dënimin e tij, por edhe hidhërim nuk do të ndjeja.

Deri atëherë, unë i takoj një grupi njerëzish që besoj tek pafajësia e tij, ashtu si besoj se, nëse duhej dënuar, ai mund të ishte sot i gjykuar për atë që nuk e ka bërë si duhet: punën e tij si Ministër i Rendit.

Për të tjerat koha është e pritjes.

 

 

 

 

 

 

November 14, 2017 09:32
Komento

15 Komente

  1. ??? November 14, 10:10

    Ju te Dita me urdher te Ilir Metes e sulmuat Sajmirin per shkak se detyra e tij po biente ndesh me interesat e Like Floririt dhe tani beni sikur ju vjen keq.
    Ne vend qe te beni gazetarin qe mbledh fakte ne terren pavaresisht interesave politike, permbytni shtypin me opinione qe nuk i hyjne ne pune as dreqit.

    Reply to this comment
    • mirel November 14, 21:15

      Dita ben mire te merret me horrlleqet qe behen ne kurriz te Valbones, procesverbalet fallco, ndertimet pa leje ne tokat e shpallura Park Kombetar, dhe arrestimet e banoreve qe protestojne.
      Problemi i Saimirit eshte ne fund, pas Berishes, Zenit, Metes, dhe Lulit.
      Problemi i pare i shqiptareve jane kufjte dhe pasurite kombetare qe po i grabit qeveria me Ramiun ne krye dhe jo me Tahirin ne krye

      Reply to this comment
  2. Vladimir November 14, 10:12

    Urime Bedri!
    Si gjithmone analitik, me kembe ne toke, preçiz dhe shume i qarte. Lexohesh me nje fryme.

    Reply to this comment
  3. betixho November 14, 10:30

    VETËM I NDERSHMI MBETET VETËM.

    Reply to this comment
  4. intelektuali November 14, 12:01

    FOLE EDHE TI O SPIUNI I ENVERIT?

    sepse:

    Na mallengjeve shume me Sajmen e Habilajve te droges aq sa qame me kokren e lotit per kete narkotrafikant te pafajshem si Ujet e Bjeshkeve qe ka mbetur i vetem ne Dimrin e tij

    por:

    PSE SULMON PROKURORINE MORE MUT FANATIK?

    kur:

    Sajme Qorri ka dale karkacul bythejashte si nje narkotrafikant me pushtet dhe Gramoz Ruci nuk deshi t’ja dorezoje Prokurorise per te fshehur provat?

    PO TE KA RENE MORALI POSHTE BREKEVE O BEDRI ISLAMI

    sepse:

    Perballe Sajme Qorrit qendron gjithe shoqeria civile shqyptare sic doli ne bulevard me 21 janar por edhe kur Edi Rama me Mrikat e tij donte te helmonte Vatanin me LHL e Asadit apo kur donte te importonte plehrat e Mafies siciliane me retorike mashtruese enveriste

    PSE EDVINI NUK E NXORRI PARA DREJTESISE SALIUN DHE BANDITET E TIJ?

    dhe:

    PSE EDVINI NUK E HAPI DOSJEN E LIKE FLORIRIT NGA FILLIMI?

    He pra fol o Bedri Islami pse Edi Rama mashtroi votuesit e tij per 4 e kusur vjet ne pushtet dh i meshoi parulles enveriste:

    QENTE LE TE LEHIN KARVANI I DROGES TE ECE PERPARA?

    Po per Komisarin Dritan Zagani qe Edvin Edepsezi e masakroi si Enveri nuk te vjen keq?

    sepse:

    Ky shkrimi yt amoral ne gazeten DITA me duket vetem si ushqim per LOQE-KOQE fanatike enveriste

    Reply to this comment
  5. a November 14, 12:20

    Briland gjithmone Bedri..!

    Reply to this comment
  6. Kris November 14, 13:37

    Mendoj gjithmone se Z.Islami eshte njeri i ndershem dhe gazetar i mrekullueshem! Por nganjehere eshte nje cipe shume e holle qe te tregon se je dhe “gjysmak” kur gjerave nuk u shkon deri ne fund dhe me mire te heshtesh se sa te shkruash opinionet tende pa fund!Duke vleresuar edhe nje here Bedri Islamin do te shtoja se ai e ka patur te gjithe kohen e nevojshme per te pare dhe vleresuar te gjitha provat qe e “fajesojne ” Z.Tahiri. Pervec politike une nuk shoh prova! Pervec “digjitalit” te Sales dhe CD te Bashes une nuk shoh nje prove te vetme!Pra une mendoj se eshte konspiracion Berisha-Meta e gjithe kjo per te shpetuar lekuren e tyre! Per kete shfrytezojn spiunet e “fjetur” ne prokurori dhe Gjykate! Te tjerat Z. Bedri jane “llogje Kavaje”!

    Reply to this comment
  7. Albani November 14, 13:55

    O shkrues qe na bere per te qare;
    Po pse nuk ishte mbrojtje apo shpatull apo perjrahje ajo qe ndodhi ne komision ku Tahiri nuk iu dorezua drejtesise ashtu si behet ne cdo rast te tille?
    Pse a nuk nbrojtje e skajshme zvatitja e vendimit per te lejuar prokurorine qe te kontrollonte shtepine e Tahirit, derisa te zhdukeshin provat qe mund te gjendeshin aty? A nuk iu la me shume se nje jave kohe Tahirit qe te largonte nga shtepia e tij provat qe mund ta fajesonin ate.
    Po me cfar llogjike prej injoranti shkruan se meqenese ne dy raste te mepareshme edhte bere gabim ( sioas teje) u dashjerka vazhduar te behet po i njehti gabim edhe per Tahirin?
    A duhet dhe a ka filluar reforma ne drejtesi dhe vettingu i projurorevr dhe gjyqtareve ? Ka filluar ! E po si, u dashka qe per hater te Tahirut te nisin keq, te nisin shtrember keto reforma?
    Dhe se fundi, a do te mbanje kete qendrim ne se Tahiri do te ishte i opizites te sotme?

    Reply to this comment
  8. Xha Teme November 14, 17:01

    Saimir Tahiri nuk eshte Mesia, nuk eshte Jezus. Ai eshte “human being” dhe si i tille ka gabimet e veta. Por te mos harrojme se qe i pari politikan i ri qe preu lidhjet e krimit me politiken duke u targetuar nga sulmet e nje opozite kriminale qe po humbte mlionat nga rubinetat e Lazaratit dhe jo vetem. Ai i ktheu Policise se Shtetit dinjitetin e neperkembur duke na bere te gjithe te besojme te kjo strukture e shtetit. Ndonese besoj ne pafajesine e tij une perseri them qe fjalen ta thote nje drejtesi e pavarur post-vetting dhe jo muhaxhiret e zbritur nga bjeshket e qoftelargut.

    Reply to this comment
  9. Mersin November 14, 17:47

    Kujt i vlen kjo lloj analize zoti Bedri. Tahiri, ne qofte i fajshem le te gjykohet dhe te denohet anasjelltas, ne qofte i pafajshem le te rikthehet ne jeten e tij te zakonshme ose politike. Kjo eshte rruga, s’ka suport politik para drejtesise. Duket sikur kerkoni te perseritet rasti Berisha. Eshte e vertete qe nuk kemi prokurore, gjykates dhe drejtesi te pa ane, por edhe keta qe jane nuk mund te shpikin akuza te paqena aq me teper qe jane ne teh te briskut per vete. Edhe politikisht nga opozita nuk mund te perdoren me ne keto kushte. Ajo, opozita thjesht ka ca material per te bere sikur, per te perfituar sa do pak politikisht dhe kaq.

    Reply to this comment
  10. Haka Tekizoti November 14, 18:09

    Arsyetimi i zotit Islami është përgjithësisht i drejtë, veçse të thuash që hetimi e gjykimi i rastit Tahiri është ai që do tregojë nëse drejtësia (gjykatë dhe prokurori) është e pavarur ose jo nga politika duket jo e saktë: kush ka qenë i varur nga politika nuk mund të fitojë dot pavarësinë e saj, sepse varësia ka si material lidhës korruptimin, i cili përbën lakun e varësisë. Ata që s’kanë qenë deri sot të pavarur nuk mund të jenë aty ku janë dhe nuk mund të besohen për zbatim korrekt e të paanshëm të ligjit.

    Reply to this comment
  11. Partizan Cene November 14, 18:50

    Kam shume respekt , per shkrimet dhe analizat e Bedri Islamit i. uroj gjithmonme te miren !

    Reply to this comment
  12. Shefqet Cela November 14, 20:58

    Pajtohem me pretendimin se faji i Rames eshte qe nuk
    ishte Radikal per sherimin ( me bisturi natyrisht ) e drejtesise.
    Pranoi te gjitha mekatet e presidentit partiak me menyren me te shemtuar dhe nuk e levizi nga istikami, kur punonte per Saliun. I kishte 71 votat e nevojeshme.
    Mbas kesaj duhej te perdorte “bisturine”, per te sheruar tumorin malinj te drejtesise. Saliu, ndryshe nga Rama, ka qene RADIKAL (me te medhaja patjeter), kur hoqi presidentin, prokurorin e keshtu me tej. Te gjitha per fatkeqesine e ketij vendi.
    Hapin i trete do te ishte heqja e TUMORIT te gjithe fatkeqesive te ketij vendi gjate nje çerek shekulli.
    Sa per Tahirin, ka te drejte Islami kur thote qe “besoj ne pafajesine”. Ai beson, une jam i bindur dhe uroj qe te ligjerohet kjo bindje, sa me shpejt.
    Tahiri e vuri poilicine ne binare, me gjithe mangesite e trasheguara nga “piolicet ERE DHI; ( siç i quante dukur Rama qe nga Parisi ).
    Tahiri ka edhe gjynahe njerezore, per naivitetin me te cilin turrej edhe per te pa munduren, gjate detyres. Naiv eshte treguar edhe ne veprime ne jeten personale, Makina e jo vetem.
    Kapakun e naivitetit e shfaqi gjate emisionit ne Opinion, kur, thene me shprehje te 97, Permorri tek dera e xhamise. Po me Ameriken çpati? Dhe kur pa; ne zanafillen e hetimit skandaloz kunder tije me deklaratat e Lulit te Rruges se Kombit.

    Reply to this comment
  13. Ali asllani November 15, 15:53

    Per cakallin nata erret
    Esht rast e delirast
    Aq u ulet u perkulet dhe ne prehrin
    E habilajve,vajtet si kopil u ngulet.
    Sidomos ju dredharak
    Ju me zemra aq te nxira
    Ju gjahtar ne erresira
    O cna pa syri cna pa syri
    Hunda juaj ku nuk hyri
    Te i miri te i ligu
    Te spiuni me i ndyri…
    Bedri Islami ti mendjen shpat ma ke,kur ti do mushka drut ashtu si do ti.
    Mos e sorollat biseden sa andej kendej..Bejeri drejt…
    Po si guxon dhe thua qe je nga ata njerez qe beson ne pafajsin e Tahirushes..ma thuaj or lum miku!.hajde se beri gabim i shiti makinen kusheririt ,po i japim te drejt. Sepse cdo kush mund te gaboj..por jo te vesh ti e te dalesh jasht shtetit disa her me t njejten makin prap ..ketij veprimi si tja veme emrin , te japi pergjigje ish ministri ?…sipas teje edi rames dhe tahirit nuk ka lidhje nu k favorizon habilajt!!!.sipas jush akuzat e zaganit nuk jan te vlefshme sepse qenka nji trafikant dhe ky ish oficer!..po mir mor zoti BEdri si shpjegohet qe ne shumicen e rasteve ne vendet perendimore kapja e grupeve kriminale eshte bere nga brenda bandave.Me pak fjal krimineli ka kallzuar shoket se si funksononte dikur koza nostra ,dhe shteti i merte ne mbrojtje keto deshmitar edhe pse ishin nder pjestaret kryesor te grupeve kriminale…kurse ti me PS e edi rames nuk i pranoni kto fakte qe thot nje trafikant.jo se jan te paverteta por me nji aritmetik te thjesht te shpien te kryeorganizatori ibandes..
    Dhe disa ???te jera qe ti si ngre artikullin tend 1para ca kohesh kryeredaktori i gazetes Dita zoti THano e pati akuzuar hapur ish ministrin per pushime lluksoze ne greqi..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*