Cili do të jetë lideri

Nga Gëzim Llojdia June 28, 2013 19:09

Cili do të jetë lideri

Ikja
Një pyetje si luzmë godet në subkoshiencën e demokratëve. Deri në vjeshtë duke pritur liderin. I pashë dhe u trondita në natën e ikjes së liderit të vjetër. Qarje dhe lot. Shkrime gazetarësh për humbjen e “kalorësit të vrerosur”,pra natënikjen e tij nga selia e kthyen në një lloj ksothi. Germat e mëdha” Ikja e një lideri historik .Ku ta gjej shkrimin ’This of doctor? Po e gjetët , bjerma vëlla ta lexoj!
Në të vërtetë ikja e dytë ishte e pashmangshme. Ikja e parë ngjau kur u dorëheq nga posti i lartë i Presidentit. Iku atëherë por çfarë la pas .Një Shqipëri të mbytur në klithma e lebeti. Ikja e dytë ,ngre sërish një pyetje. Çfarë la pas. Një Shqipëri të uritur. Iku se u kurthua. Ne, që kemi punuar për këtë parti vite të tëra ku shkuam rinin tonë kur pamë skenat komike të qarjes mbetëm pa frymë. Mirëpo vet thelbi i këtij largimi ka një kuptim. Ata nuk qajnë ikjen e liderit qajnë hallin e tyre të madh.
Lideri vëlla, iku se u mbush kupa dhe zullumi kishte arritur deri në atë pikë. Që të quhej këputje. Çfarë do të bënte lideri?Të pleqëronte në seli ?

Trashëgimia
Trashëgimia që la ishte një kopje e shëmtuar. A nuk e njihte faktin doktori që njerëzia poshtë,pra baza shkruante nga Vlora për zullumet. Vendet e punës shiten me parë. Hiqen demokratët. Hiqen të persekutuari. Po bëjnë korrupsion. Legalizimet shiten. Pa folur e ngacmuar pastaj veset morale. Të bëhemi pak koshient. Përse nuk morri asnjë masë për të hequr nga lista një person që mbante postin e PD dhe e kthye partin në seli personale .Punësoheshin shokët e kryetarit,militantët dhe qendrestarët u hoqën me një më të rënë të kalemit. A nuk e dinte lideri që nënkryetari i partisë që e kishte të deleguar në Vlorë po e shtonte zullumin me emërimet dhe çmerime dhe një varg pakënaqësish që ngriheshin sheshoheshin si një furtunë në gotë. Ku shkonin qindra letra që niseshin nga Vlora ,mërinin në kryeministri ankesat,sms,Email, bënin të njohur qindra fakte .Përse lideri heshti?Përse në Vlorë kandidoheshin 4 drejtorë,kur dihej zemërimi qytetar,ku dihej se fondet e dhëna në këtë qytet ishin një pikë uji krahasim me të tjerat,kur kuadri përzgjidhje tek lokalet dhe miqtë e shokët kryetarit bënin ligjin. Kur një drejtor i paaftë e i pashkollë emërohej në tre katër poste duke lënë të habitur tej çdo parashikimi,militantët e thjeshtë. Zëri qytetar humbi në humnerat që kishin ngritur pasardhësit. Shkodranët thonë:Të hyrët vetja në qejf. Asnjëherë nuk reflektoi Xhozi për kritikat që ju bënë. Pa le Boden, mendjemadhin Olldashi dhe kapadaiun Patozi.
Kjo trashëgimi e pavlerë nuk mund të justifikohet më dhe nuk mundet më që të kenë vend në ndonjë këshill kombëtar . Trashëgimia që u la pas është një pemë ,rrënjët i ka të thara. Në fund të fundit një votë masive që përsëritet prej vitet 2007,ka si tregues punën dhe paaftësinë këtyre pasardhësve. E gjithë baza në Vlorë kërkonte largimin e nënkryetarit qendror të partisë si kryetar i grupit të punës .Mirëpo për” inat të vlonjateve” pikërisht çdo prag-zgjedhje mërinte në Vlore dhe me çetën e tij të paftë nënkryetari që propagandonte fitoren peblishitare si në ’92. Kështu ngjante edhe me qarqet e tjerë ku ministrat e përfolur drejtonin fushatën e partisë. Lideri jetonte në një botë ëndrrash.

Më ka rënë rasti kur më hoqi “Ministri i Diellit”,pra ai ministër që do të sillte arkëmortin e I.Qemalit në Shqipëri shkova të ankohesha në KM. Aty pashë se puna atje ishte qejf. Zyrtari i parë erdhi nga ora 8.30 dhe i fundit nga ora 13.30. Frika dhe mania e persekucionit kishte përfshirë ambientet.
– Ngri duart lartë -me kontrolluan me aparat deri dhe zarfin ku ankohesha për padrejtësinë. Po ku përfundoi zarfi?Tre vjet më pas s’mora asnjë përgjigje ndonëse kisha 20 vjet nga viti ‘92 që punoja si gazetar . Aty e kishte marrë “ferra uratën”. Prandaj edhe më poshtë dhe më thellë gjendja. Partia u bë streha e të paaftëve. Dhe kjo parti nuk mund të ringrihej me drurët e shtrembër kur lumi i kishte nxjerr në breg. U krijua përshtypja se gjithshka, që ndodhte kishte bekimin e Zotit . “Shenjtorët e partisë”,grinin lekë me të dy duartë. Partia u rrudh,u atrofizua dhe u kalbë. Pleh ishte bërë. Mirëpo qorri nuk ka sy të shikojë. Në mitingje shkonin 16 vjecarët e shkollave. Kur dihej se asnjë prej tyre nuk votonte. Administrata thirrej me urgjencë në mitingje e mbledhje.

Liderri hip-zbrit nga makina, brushohej në fytyrë nga entuziazmi i turmës. Kush i njeh kandidatë e Vlorës shkrova në një artikull tek Dita. Shpejtuan ta quajnë autorin të pakënaqur dhe socialist .Kur unë kisha rrezikuar familjen,jetën dhe të tjera presione në vitin’ 97 duke mbrojtur PD dhe “nderin e humbur” të saj ,madje prej shumë vitesh. Nuk ka defterë që të shkruaj zullumet.Në këto kushte ikja e liderit ishte pashmangshme. Në këto kushte ikja e të gjithë trashgimtarëve që thurin skena rreth e rrotull selisë blu duhen të kthen në shtëpi,pasi puna për ta quhet e mbaruar. 

Lideri do të ikte nuk ishte shënjetor i botës .Ai nga padukshmëria kërkoi të mbrinte tek përjetësia,në botën tone me format dhe marifete që gjithsesi ishin dhe mbeten mjaftë amatoreske. Por më shumë se ai janë gardianët e tjerë ata që bëhen kur s’duhet ‘më katolikë’ se Papa. Edhe për këta puna ka mbaruar. Një kategori tjetër është aradhe e c’garavitësve në gazetat cilat sillnin fitore imagjinare të partisë në të gjithë fushat e jetës. Kjo kategori deformoi realitetin kurse pjesa e medieve të blera e diskreditoi jashtë mase jo vetëm liderin por edhe vetë partinë.
Çdo vit në mëhallën tonë plakat lyenin shtypit me gëlqere,selitnin lulet,rrethonin kopshtin. Ndërkaq që në selinë e madhe nuk u krye një herë pastrimi i plotë nga të paaftë,mediokrit,nuk selit asnjëherë partia thelbi i së cilës ishte kalbur qëkur. Ringritja është shpresa e demokratëve. Një mesazh për demokratët vlen:.Mos e humbni kurrajën. Ditët më të mira pas kësaj vijnë. Tani është koha e një opozite të ndershme më veten dhe qytetarët. Mirëpo në radhë të parë është dhe duhet bërë pastrimi i selive nga grupet që krijuan këtë gjendje.

Nga Gëzim Llojdia June 28, 2013 19:09
Komento

6 Komente

  1. Aleko Fatlumi June 28, 19:33

    Ne qoftese Partia Demokratike do zgjedh lider nga elita e vjeter, kjo parti nuk ka per te ndrushuar. Nuk me mer mendja qe te zgjidhen te rinj sepse jane mbyllyr dyert e tyre.

    Reply to this comment
    • paloqe June 28, 20:15

      Kjo parti nuk ka per te zgjedhur lider te ri.Ka dy menyra veprimi ne aresyen time.Nje Sala do ti kerkoje bazes te rikandidohet pra me orientim nga lart,pra nga ai vete,dhe me inisiative nga poshte populli demokrat ata qe qanin ka per tu rikthyer ne krye te PD.Kjo eshte nje gje fallco pra bejne gjoja.Menyra e dyte eshte te lere nje pasardhes kukull siç la Nishanin ne presidence dhe ta komandoje nga prapaskena.Pra sido qe te behet lideri ka per te mbetur ai qe ka qene deri sa zoti ti mari frymen.Vetem kur te vdese fizikisht Sala mundet te mendohet per rinovim te PD.

      Reply to this comment
  2. Amant June 28, 23:04

    Mendoni vertete qe berisha do ta rinovoj pd – ne? Kurrsesi jo. Aty do te jene qe te gjithe lolot qe i sherbyen me devotshmeri fanatike si sherbetor te peshtire besnike dhe pa asnje personalitet ne karakter. Saliu do te levize fijet nga pas. Do te jete nje opozite pa asnje te ardhme. ne se do te gabojne te majtet mund qe te vijne ne pushtet.
    Gezim, shume vone kuptove dhe mesove nje te vertete te pamohushme se PD eshte projektuar dhe krijuar per te qene derivati shpirteror i komunizmit qe e ndali hapin, por jo prezencen qe ne vitin 90 te.
    I ke sherbyer si nje fanatik e militant dhe kur te hoqen nga drejtorllleku u kujtove se partia jote ishte shperfytyruar teresisht ne nje bande interesi, nderkohe qe specialiste te asaj fushe ku punoje ti, historiane dhe arkeologe te diplomuar dhe me nje stazh plot suksese zbulimesh, si N. Bajramaj e te tjere, ishin flakur prej kohesh ne rruge, pse ishin te majte.
    Je zgjuar vone. Por me mire vone se sa kurre.

    Reply to this comment
  3. mark marleku . June 29, 02:22

    O GEZIM ,o medioker ,o agronom i pa afte ,o debil ,o idiot ,o shkrimtaruc ,o burri i ……..asaj qe …….ti e di vete , MOZES ,si ste vjen turp ,por dhe shkruan dhe na jep dhe mendime .
    AMNAT , kush eshte zgjuar ,GEZIMI ,,ky zvarranik i mefshte qe u thur ditiramba gjithmone atyre qe jane ne fik dhe kur bjene nga fiku fillon AVAZIN e MUKES .
    GEZIMI as te q…..dhe as te leshon ,eshte pa forme .
    Shiko tanai kur te filloje t/u lepije menderen fituesve dhe pushtetareve te neserm .
    Ai ,gezimi eshte crustac.

    Reply to this comment
  4. Qemal Sejdi June 29, 06:53

    PD cilindo qe te vendose ne krye te saj, prape e vjeter do te mbese pasi te gjithe jane ushtare te Saliut .Po te shohesh pjesen e re te PD ,ne mentalitet ja kalojne dhe mentalitetit komunist te Saliut,jane te gjithe te perfolur per korrupsion ,dhe per udheheqes shpirterore te njejte.Ndoshta Selami mund te ishte nje kandidat i mire per te djathten pasi ka qendruar larg bemave te PD,pse jo dhe Topi i cili ne shume raste ka qendruar larg ketyre bemave,ndoshta dhe Dash Shehi……

    Reply to this comment
  5. qifqia June 29, 14:14

    Sipas burimeve konfidenciale por te sigurta , Fatos Nanua do te kandidoje per kryetar te PD-se. Fatosi ka kohe qe ka bere lobing me deputet dhe ish ministra te saj. Eshte kjo aresyeja qe Fatosi i dergoi Saliut edhe deputetet Kastriot,Dogjan, dhe Arben si te pa varur. Arbeni do te jete minister financave me nanon kryeminister. Burimet thone se eshte i mirepritur edhe nga antaresia e pd, me shprese dhe angazhimin qe ne krye te pd-se te fitoje ndaj Edi Rames ne vitin 2025 qeverine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*