Cili është autori i parë i letërsisë shqiptare?

December 3, 2013 17:02

Cili është autori i parë i letërsisë shqiptare?

I nderuar lexues! Autori i parë i njohur deri tani i letërsisë shqiptare është Gjon Buzuku, shqipëruesi i një libri kishtar, që është quajtur “Meshar” (1555), më e vjetra vepër shqipe e botuar që ka arritur. Ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë veriore, jo aq larg nga vendi i botimit, ndoshta në trevën e Ulqinit e të Tivarit. Kopja e librit që ka arritur është e cunguar, i mungojnë 16 faqet e para, ndër to edhe fleta e ballit. Përmban lëndë të ndryshme kishtare dhe pjesët kryesore të liturgjisë katolike. Kjo përmbajtje flet për përdorim të gjuhës shqipe në shërbesat fetare, lidhur siç duket me përpjekjet për përdorimin krahas latinishtes edhe të gjuhëve amtare.

December 3, 2013 17:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*