Cili është filmi shqiptar që është përzgjedhur për çmimin “Oscar”?

January 13, 2020 08:20

Cili është filmi shqiptar që është përzgjedhur për çmimin “Oscar”?

Sukseset e shqiptarëve duket se nuk kanë të ndalur, tani filmi ”Delegacioni” hyn në nominimet e çmimit ‘Oscar’

Filmi “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit, i cili është përzgjedhur për çmimin “Oscar”, do të shfaqet në New York në datën 14 janar.

Duket se filmi shqiptar nuk ka njohur ndonjëherë kaq shumë sukses në skenat ndërkombëtare. Jo vetëm përzgjedhja në kompeticione ndërkombëtare të filmit është e vështirë, por edhe vlerësimi.

Filmi “Delegacioni” është shfaqur në shumicën e festivaleve ndërkombëtare dhe madje, edhe në festivalet e Kategorisë A, ndërsa më 14 janar do të shfaqet edhe në New York.

Duhet theksuar se filmat e Alimanit kanë shumë të fortë elementin historik: jo si rrëfim kohor, por si një dëshmi e zhvillimeve social-politike të kohës, qoftë asaj të shkuar, ashtu edhe asaj të tashme. Madje, filli i hollë që ndan aspektin kohor në filmat e tij thuajse harrohet gjatë shikimit të filmit, pasi në fakt situatat shpesh janë aktuale, siç është rasti në filmin “Delegacioni”. //Albinfo.ch.

o.j/dita

January 13, 2020 08:20
Komento

1 Koment

  1. Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) January 14, 23:47

    Një NGUSHËLLIM me dhimbie,nga tej OQANI !

    -Suksese në atë festival filmi po më cudit fakti që kjo gazetë e nderuar *DITA*- po MË FALNI…
    Si nuk na jep asnjë rrjesht për ndarien nga jeta, të Regjizorit të mirënjohur Fehmi Oshafi,(sa shoj si telegrafikisht ngs gazeta *SHEKULLI*)
    Ju lutem JEPNI një ngushëllim për atë figurë të nderuar të Kinematografisë sa artit dhe letërsisë shqiptare si Fehmi Oshafi 85 vjet, kulturës dhe Artit përkushtuar.
    Ngushëllime Families sa Dashamorësve.
    83 vjecar një jetë krah Tij,,,MËSUESI..
    Dhimitër Xhoga.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim