Cili është qyteti që pi më shumë verë dhe 9 kuriozitete të tjerë jo vetëm mbi pijen

February 9, 2020 20:25

Cili është qyteti që pi më shumë verë dhe 9 kuriozitete të tjerë jo vetëm mbi pijen

Këto 10 kuriozitete të mbledhura nga horizonti.al ndoshta nuk i kini dëgjuar kurrë. Disa prej tyre janë të pabesueshme, disa të tjera thjesht zbavitëse. Shijojini:

1-Të gjitha mjelmat e Anglisë i përkasin Mbretëreshës.

2-Qyteti i Vatikanit është vendi që pi më shumë verë, 74 litra për person në vit.

3-Emri i plotë i Minnie Mouse është Minerva Mouse.

4-Një ligj në Alaskë ndalon shikimin e një dreri që nga avioni.

5-Ajo që quhet puthja franceze në botën ku flitet anglisht njihet si puthja angleze në Francë.

6-Asnjë copë letre katrore nuk mund të paloset më shumë se 7 herë përgjysmë.

7-Kryeqyteti argjentinas ka shëtitoren më të gjerë në botë, atë të 9 korrikut me 140 metra.

8-Vendi më i thatë në botë është shkretëtira e Atakamës në Kili.

9-Në çdo moment rreth 0,7% e popullatës botërore është e dehur.

10-Meqë metali mungonte, çmimet Oskar dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin prej gipsi.

b.m. / dita

February 9, 2020 20:25
Komento

4 Komente

  1. Keqardhje February 10, 00:48

    Aman çfarë kuriozitetesh!!

    Kurioziteti nr 7. Shëtitorja më e gjatë në botë 147 metra…. në kryeqytetin e Argjentinës

    Kurioiteti nr 9.. Në çdo moment 0.7 % e botës është e dehur

    Sa poshtë ka rënë niveli i informacionit… Keqardhje

    Reply to this comment
  2. Pellazgos February 10, 14:01

    Nuk ka puthje Franceze as Angleze por Greke d.m.th edhe Shqipetare.
    Ata kane edhe Perendine e Veres Dhionisos qe ne kohen e Odhiseas se pinin Vere dhe argetoheshin me femrat.
    Kurse ne ate kohe te paret e Francezeve dhe Anglezeve hanin kumbulla neper dege dhe shikonin neve se si putheshim.

    Reply to this comment
  3. Dash Pacja February 10, 14:34

    Keqardhje,
    eshte 147m e gjere jo e gjate. Kujdes me dimensionin gjeresi me gjatesi se mund te denohesh pa dashur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim