Cili është roli i ambasadës amerikane në emërimin e kreut të ri të SHISH?

October 30, 2017 15:47

Cili është roli i ambasadës amerikane në emërimin e kreut të ri të SHISH?

 

Emërimi i drejtorit të ri të Shërbimit Informativ Shqiptar nga Edi Rama duket se ka angazhuar edhe ambasadën amerikane në Tiranë.

Siç raporton TCH mesditën e sotme përpos disa automjeteve me targa zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të SHISH është parë të futet edhe një makinë me targa diplomatike.

Burimet kanë konfirmuar se makina është e ambasadës amerikane.

Helidon Bendo u emërua sot në krye të SHISH pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës.

Ky i fundit e ka paraqitur që te premten dorëheqjen te Presidenti i Republikës, Ilir Meta, por motivet e dorëheqjes ende nuk dihen.

Visho Ajazi Lika u emërua në postin delikat 5 vite më parë, në gusht të 2012-ës, por ligji përcakton se mandati i drejtorit të Shërbimit Informativ është i pakufizuar, duke lënë vetëm dy opsione për largimin e tij: ose me vendimmarrje personale të drejtorit të SHISH-it, ose me konsensus Kryeministri-Presidencë.

Kryeministri ka qenë mesditën e të hënës për rreth 30 minuta në zyrën e Presidentit, ku ka paraqitur si propozim për emërimin në këtë detyrë të zëvendës drejtorit aktual Helidon Bendo, i cili punon prej 21 vjetësh pranë Shërbimit.

Ligji i jep kompetencë presidentit për të refuzuar propozimin e Kryeministrit për emrin e Shefit të Shërbimit Sekret, nëse nuk kanë konsensus.

October 30, 2017 15:47
Komento

3 Komente

  1. WHY October 30, 16:22

    nqs ka nje ngjashmeri te madhe Trampi me Ramen eshte se te dy urrejne ate pjese te mediave qe eshte kthyer ne skllave te biznesit dhe politikes.
    .
    ne keto rrjeshta te ketij artikulli eshte nje gafe e pafaleshme:

    Qe nga shkurti 1992 kur “kujdestar surrat patatja e beogradit” dmth Rajersoni mori pjese ne votimet e 22 marsit ai vend quhet:

    **Republika Ambasadoriale e Shqiperise** dhe ne nje fare menyre ambasadori i rruges Elbasanit quhet:

    GOVERNORI I SHQIPERISE

    JU LUTEM MOS E TALLNI ATE POPULL

    ME SHIKA &SHISHA

    Reply to this comment
  2. kush tjeter pfff ai i vitit 91 October 30, 17:40

    o tu la tumin me shurr

    Reply to this comment
  3. Drini October 30, 18:14

    Me siguri Visho Ajazit eshte fitues i llotarise Amerikane!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*