Cili ishte emri i vërtetë i Dhaskal Todrit?

December 24, 2013 14:31

Cili ishte emri i vërtetë i Dhaskal Todrit?

I nderuar lexues! Emri i vërtetë i Dhaskal Todrit ishte Theodhor Haxhifilipi. Theodhori ishte mësues e veprimtar i gjuhës shqipe që lindi në Elbasan. U bë figurë aq e dashur popullore sa nisën t’i thërrasin dhaskal (mësues) dhe Todri ishte shkurtimi i emrit. Th.Haxhifilipi u përpoq për futjen e gjerë të shqipes në shërbesat fetare dhe për mësimin e saj në shkollë. Porositi në Evropë edhe një shtypshkronjë, pasi krijoi në Elbasan një traditë të shkrimit të shqipes me alfabetin e tij, që njihet që nga fundi i shek.XVIII e deri në shek.XX. Për të penguar këtë, kisha fanariote futi njerëz dhe e vranë në Dhiavat të Resnjës. Më 1827, kleri i dogji shkrimet e tij në Elbasan, duke nxjerrë si shkak murtajën që kishte rënë në qytet.

December 24, 2013 14:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*