Cili je ti Mustafa Nano?

October 29, 2017 09:34

Cili je ti Mustafa Nano?

 

Nga Rudina Hajdari

Kush është ky Mustafa Nano për të gjykuar se kujt i ngrihet apo jo statuja? Ky një ish kandidat i dështuar i Partisë Demokratike që zvarritet në dështimin e tij, si në ujërat e gazetarisë ashtu edhe të politikës përmes një sulmi ndaj Azem Hajdarit?

Mustafa Nano e fillon sulmin e tij ndaj Azem Hajdarit duke thënë se ”e njoh Azem Hajdarin”. Dëshiroj të theksoj se nuk e kam takuar asnjëherë Mustafa Nanon. Emrin e tij e kam dëgjuar në mënyrë të turbullt derisa u njoha me sulmin e tij të ulët ndaj Azem Hajdarit. Azem Hajdari i dha lirinë Shqipërisë, përmes trimërisë, vetëbesimit, dinjitetit dhe moralit. Mustafa Nano njihet gjerësisht si një bloger ambulant. Sulmi i tij ndaj Azem Hajdarit- publikuar në 28 tetor- shënoi një nivel tjetër të ulët të Mustafa Nanos në turra vrapin e tij mediatik drejt batakut.

Mustafa Nano është një “blogger”, i vetëshpallur “analist politik”, i cili tek-tuk shfaqet në ekranet televizive për të dhënë “mendimet” e tij mbi aktualitetin. Konkurrenca për të marrë sa më shumë like është e lartë. Me mijëra artikuj botohen në gazetat, revistat e portalet online dhe blogerët si Nano kërkojnë vëmendje nga audienca.

Për të fituar lexueshmëri dhe klikime, Nano përdor disa teknika të veçanta. Ai shkruan për të goditur. Shënjestra e radhës e sulmeve shpifëse dhe të pabaza të tij ishte Azem Hajdari. Fill pas përurimit të shtatores në Tropojë, Mustafa Nano shkroi një artikull se pse Azem Hajdari nuk e meriton një statujë. Qartazi, z.Nano e konsideron veten të kualifikuar për të vendosur se kush e meriton apo jo një statujë.

Shqipëria ka nevojë për një media të lirë – të gjithë kanë të drejtë të komentojnë e të flasin për të vërtetën. Media është shtylla e pestë e demokracive funksionuese e ka si mision të përcjellë tek publiku vetëm të vërtetën. Në Mbretërinë e Bashkuar zbatohet vullnetarisht një kod gazetaresk, ku gazetat nuk raportojnë mbi ngjarjet që janë në proces gjyqësor. Gazetat europiane angazhohen për të mbrojtur identitetin e burimeve të tyre- për të ndalur riskun e përndjekjes për ata që kontribuojnë në një artikull. Sisteme të ngjashme ekzistojnë në vendet perëndimore, si Hollandë, Gjermani dhe SHBA. Kur po e diskutoja këtë artikull me gazetarë të mediave ndërkombëtare, përgjigja e tyre ishte paekuivok- një shembull se si të shkruash një artikull për të ofenduar dhe denigruar figurën e një personi dhe nuk është një shkrim për t’u botuar, si nga ana ligjore ashtu edhe nga etika gazetarske.

Nuk ja vlen ta njohësh në imtësi lexuesin me punën e Mustafa Nanos, mjafton të klikosh në Google emrin e tij për t’u njohur me masën e disinformimit dhe shpifjes që bartin shkrimet e tij. Kushdo që e lexon, e kupton se nuk është Dickens, Shakespeare, Kadare apo Tolstoi. Ndyshe nga esetë e Graham Grëne, që i karakterizonte personazhet e tij me elegancë apo editorialistët e revistave amerikane si Truman Capote, i cili portretizonte profilin e personaliteteve përmes një analize të pastër, Nano shkruan për të goditur. Mesa duket, artikujt përbaltës janë specialiteti i vetëm i tij. Ai nuk do të fitojë ndonjë çmim ndërkombëtar në gazetari për këtë dhe kjo shpjegon se pse shkruan në mënyrë kaq disinformuese. Gazetarët britanikë i konsiderojnë këto artikuj të Nanos si “gazetari për faturat e dritave”.

I shpërdoruar politikisht në oborrin e të majtës dhe i braktisur në qoshkun e harresës së publikut, Mustafa Nano bluan një sërë mizerish. Me ingredientë të urrejtjes nda vendit te tij, ai “pudrosi” opinionin publik me pluhurin e intolerancës fetare. Filloi të sulmonte librat e shenjtë të Biblës dhe Kuranit, merrte fraza nga wikipedia dhe i përdridhte sipas oreksit të tij për të sulmuar një nga virtytet më të mëdha të shqiptarëve, tolerancën fetare.

Si një kasnec përbaltosës, i injoruar nga publiku, ai filloi të merrej me figurën kombëtare e ndërkombëtare të Skënderbeut, duke përdorur citate nga qarqet e errëta serbe për të çmontuar figurën e Skëndërbeut nga origjinaliteti i të qenit shqiptar.

Me një publicitet të pakët në media, i hidhuri Nano duket xheloz. Ai është i pafuqishëm dhe kapi rastin për të shpërthyer xhelozinë e tij ndaj atyre që e adhurojnë Azem Hajdarin. Në vend që të shprehte sado pak mirënjohje për lirinë që i dha Shqipërisë, Nano bën çmos për ta ofenduar.

E ndërsa Shqipëria ka një sërë problemesh, një nga arritjet më të mëdha të vendit është të paturit e një sistemi politik që s’i le hapësirë platformave ekstreme të djathta apo të majta. Por, Nano bën përjashtim.

Ai është nga ata që abuzojnë moralisht dhe ofendojnë për të tërhequr vëmendjen. Shtatoret përfaqësojnë një histori të gëzueshme në historinë tonë të dhimbshme.

Nano u angazhua për ta prishur këtë moment-mbase për shkak se puna e tij do të përfundojë në gjirizet e Google-it.

Sot atij mund ti duket vetja i njohur, por nesër do të harrohet ndërsa Azem Hajdari do të jetojë përgjithmonë.

October 29, 2017 09:34
Komento

41 Komente

  1. Aleksandro October 29, 09:44

    O Rudina Hajdari. Ndonjeherë ka personazhe që të mos bëjnë keq I vrasin dhe pas vdekjes I bëjnë hero. POR Azemi babai jot nuk e meritonte. Sepse punoi per të huajt. Siç po punon babai jot shpirteror e vrasësi I babait tënd Saliu. Ai bust le të rrij atje. Siç lexova lakuriq e me pardesy të bardhe. PSE? Kriminel ishte. Shkaterrus ishte. Me grupe klanesh merresh. KY ishte babai jot. Jo lirusi por shkaterrusi I shqiperise.

    Reply to this comment
    • Vlora1912 October 29, 15:25

      O e bija e Hajdarit.

      Shum mir bere qe fole dhe e mbrojte baben.

      Much Nano, kishte dicka per te then, e tha..

      Tani jemi ne te tjeret…qe e mbajme mend te verteten…jemi ne qe e themi llafin e fundit, as ti dhe as Nano.

      ………………….
      Shum mir ben qe i referohesh Anglis, gjermanise, usa etc.. per etik gazetareske..

      Te te pyes, a ndodh ne angli, gjermani, usa etc, qe nje horr, perdhunus, trafikant, bandit i vrare nga bandat lokale rivale….te shpallet deshmor!!???

      KUUURRRRRR!!
      …………………..
      E vetmja liri qe i ka ardhur vendit nga Hajdari ka qene Liria per te vjedhur, perdhunuar, trafikuar, zaptuar, tropojanizuar, shkaterruar etcc..
      ……
      Nje urim per ty, e bija e Hajdarit : – Kalofsh neper ato peripecira e sfida qe kan kaluar te gjitha ato gra dhe vajza qe u ka dal perpara Hazem Hajdari!

      Reply to this comment
    • h October 29, 17:40

      Protestoj ne menyre energjike kunder ksaj femre,
      qe me gojen e saj te ushqyer me te ardhura nga trafiku i ndyre i armeve,
      te permendi Shekspirin,Dikensin dhe Tolstoin.
      Ky eshte krim shoqeror kunder te gjitheve.

      Reply to this comment
  2. Lalai October 29, 10:08

    Ti moj çupë mirë bën që zhgaravit ndonjë gjë.
    Po LIRINË ne Albanistan nuk e solli as Saliu as Babai yt.
    Kjo përrallë e LIRISE së sjellë nga KATUNDARËT është bërë si fabulat e La Fonten.
    Në vitet 1880 Shqiptaret emigruan ne Usa e Australi….dhe cfare LIRIE solli Babai yt?historia nuk fillon me 1990.
    Se kush është babai yt dhe cfarë bëri ai për Albnistanin e di i madh e i vogel.
    JU,si MALËSORË e bletë vdekjen e babait tuaj me heshtje varri,dhe ketu ska ndonjë gjë të keqe,JU(jo ti)nëna juaj,axhallaret,dajallaret…etj bënë kompromis me vdekjen për pak siguri.
    Për pak siguri për femijet e tyre dhe për pak LIRI ne trafiqe,ndryshe shpenzimet tuaja ne Usa nuk mbuloheshin me rrogën e Nënës tuaj 600 usd ne muaj.
    Prandaj ti moj Azgan-eshe,vrasesit dhe tallësit e babait tuaj kerkoi aty ku je.
    Nano ka shumë tl drejte për cfare shkruan!

    Reply to this comment
  3. Gjorku October 29, 10:26

    Ndèrhrja e kèsajè Rudinès pèr tè mbrojtur tè jatin e sajè mund tè quhet e drejtè, shto kètu dhe personin qè i drejtohet pèr replikèn M. Nano. Hajdari nuk ka asnjè vlerè morale, patriotike apo demokratike….. Megjithatè ka diçka tè ngjashme midis Azemit dhe Musssttafffait. Qè tè dy edhe pèrse nè kohè tè ndryshme janè pèrdhunues dhe byth-qirès tè rekomanduar…… Rudin tè fala Don Palit !

    Reply to this comment
  4. niki October 29, 10:26

    AZEMI do te kujtohet gjithmone si horr…..

    Reply to this comment
  5. Moralistet October 29, 10:37

    Rudina, para se t’i pergjigjeshe Mustafa Nanos, duhet te analizosh veten tende e te na shpjegosh me cfare parash i mbarove studimet? Nga ju erdhi ajo pasuri ne familje? Perse nuk na shpjegon pak mosmarrveshjet qe babai yt ”hero” kishte me Sali kriminelin? A ke pyetur ndonjehere direkte Saliun perse babai yt u vra? Kur ta pyesesh duhet ta shikosh drejte e ne sy!!!
    Mustafa Nano, nuk eshte gjeni dhe ndonjehere del nga realiteti, por te pakten ka kurajo dhe nuk eshte hipokrit e moralist sic je ti dhe ajo force apo klan i quajtur pd ku ti aderon…qe fale atij klani jeni pasuruar deri sa familjarisht keni perdhosur edhe gjakun e familjes.
    Babi yt ka qene nje perdhunues imoral, ka abuxzuar jo vetem me kundrshtaret, por edhe me ata qe e kujtonin mik, babai juaj ka prere njerez ne bese deri ne elminimin tyre dhe per kete ka fakte te mjaftueshme… Ka qene idiot e intrigant… genjeshtar e mashtrues ashtu sic eshte edhe ai qe ta vrau.
    Rudina, babain tend e mbron me mire duke heshtur dhe jo duke ju perveshur Mustafa Nanos apo kujdo qe tregon te vertetat pa derdhur lot krokodili, ashtu sic bejne ata qe tani perdorin nje kriminel qe po vete e eleminuan…
    Je treguesi me i mire qe edhe pse je dipllomuar ne perendim perseri nuk largoheni nga llumi dhe injoranca… Ty as ta ndjen per babain tend, sepse nese do kishe pakes moral e dinjitet, do e kerkoje te verteten, apo ndoshta e din dhe per hir te pasurise e privilegjeve… ti dhe familja jote keni vendosur te pranoni e te bashkjetoni me porositesit e babait tuj?!
    Rudina Hajdari, shtatoret mund t’i bejne edhe prej floriri, por nuk jane tregues dhe as mohues te se vertetes… historia kte na ka treguar, te shumte jane ata qe i kane dedikuar buste e shtatore, por ka ardhur diuta qe i kane shrruar te varri… Ju ja keni bere perse gjalli shurren mbi koke vetes!!!

    Reply to this comment
  6. biku October 29, 10:44

    ti moj vajze je akoma e vogel dhe nuk ke lexuar bemat e salillareve te cilet e urrenin e perjashtuan nga partia dhe tani i inagurojne nje bust te ri,ti nuk di sa vellime ka Tolstoi ne shqip e jo ma ta keshe lexuar, permend gjera qe dhe ti vete nuk i di por leri ngjarjet te marrin rrugen e vet dhe kur te jeshe pjekur,babajin ta duash por do te gjykosh ndryshe

    Reply to this comment
  7. I.Troplini October 29, 10:52

    Ma baltosi babanè.

    E bija e Azemit, “heroit tè Saliut”, i lèshohet Mustafa Nanos, sepse paskèsh guxuar tia pshurrè medaljen e bronxtè, qè “historianèt e PD” , vendosèn tua varin nè qafè tropojanève.
    Mustafai, èshtè ai qè kèrkoi tè pshurrè edhe Kastriotin Gjergj. Kur era e fortè, ia pèrplasi lèngun e verdhè nè fytyrè, nxitoi ti deklarojè tè gjithè shqiptarèt pèr tè sèmurè mendorè.
    Tani paska zgjedhur Azem Hajdarin.
    Èshtè finok Mustafai i Nanove. Ka zgjedhur kohè me diell, pèr tu pshurrur, kètè herè. Ashtu si tek heroi ynè kombètar, shumica absolute shqiptare, ka njè mendim tè çimentuar, edhe pèr Azemin apo Saliun.
    Parè nè kètè aspekt, tè vjen keq pèr njè vajzè tè re, qè humb shansin pèr tè heshtur.
    Herèn tjetèr, do pyesè me siguri, cili jeni ju Izet Haxhia?
    Duke vazhduar pyetjen, ku vetèm emrat ndryshojnè, Zonjusha do humbè shumè kohè, nga fokusimi tek pèrfaqèsimi i interesave tè komunitetit qè “e votoi”.
    E paguajmè me taksat tona, Znj Hajdari. Edhe mamanè e saj, gjyqtarja e lindur. Me siguri qè do tè paguajmè edhe pèr djemtè e Azemit.
    Paguajmè ne shqiptarèt. Vetèm hapèsirat publike, mos na i bllokoni, me medalje bronxi, qè tè kujtojnè kohèt e kaluara. Ka kaluar koha e bronxeve, Zonjushè.
    Njè llamarinè e ndryshkur, mbetet material skarco, sado tè pèrpiqesh ti japèsh ngjyrèn e bronxit.
    Pyesni tropojanèt, pyesni shqiptarèt, a e doni Azemin nè bronx? Kjo do ishte rruga demokratikè e “heroit tè demokracisè”. Kjo qè u bè, èshtè vetèm njè gur mè tepèr, nè radhèn e çibanève pa kriter, qè na ka ndèrtuar historian Saliu.
    Vazhdoni me Mustafain Znj Hajdari. Mbase, gjeni nè fund tè diskursit, mè shumè gjèra qè ju bashkojnè, sesa ato qè iu ndajnè.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit October 29, 10:56

    te kishte pasur mendje babai yt do ishte gjalle edhe sot. Nuk do ishe “debudede” e Saliut, por do kishe babane. Por ai zgjodhi te bente mercenarin dhe dihet si e pesojne mercenaret, shkojne per dhjame. Nuk tò paragjykon njeri zonje se po mbron babane, edhe kanibal ta kesh, eshte babai jot. Por mos i trego Muç Nanos arat, se atje ai ka mbjelle diçka, kurse ti nuk e di se nga bien akoma. Jane “ara” qe nuk posedohen me dy hunj, nje cope litar dhe nje karton te shkruajtur me boje kepuce “Toke e xanun”, do mendje te zgjuar dhe tò kesh kaluar me dinjitet ne vrimen e gjilperes. Po e deshe babane shkoi tek varri se eshte detyre familjare, kurse shtatoret ne sheshe qytetesh jane vende publike. Ku vendosen personalitete publike qe kane ndertuar dhe jo zjarrvenes mercenare qe iu deshen per x periudhe segmenteve antishqiptare dhe pastaj i hodhen si limone te shtrydhur. Edhe ne Lazarat e ka shtatoren babai jot, une them se edhe Skrapari duhet ti ngreje nje, se e zbrazte klubin e Xheles.

    Reply to this comment
  9. loni October 29, 11:20

    Ke te drejte ta mbrosh babain tend se te ka bere koken, por ti nuk e ke njohur ate se ke qene e vogel. Degjo bashkekohesit se ata njihnin me mire.

    Reply to this comment
  10. loni October 29, 11:22

    Ke te drejte ta mbrosh babain tend se te ka bere koken, por ti nuk e ke njohur ate se ke qene e vogel. Degjo bashkekohesit e babait tend se ata e njihnin me mire.

    Reply to this comment
  11. kris 1 October 29, 11:25

    Kush ii financon keto monumente dhe si u pasuruat kur babai juaj ish kepucar pollitikan ju la jetim te vegjel
    Sa per liirine qe na dha. Azemi kemi 25 vjet qe e kerkojme.Diku eshte fshehur dreqi!

    Reply to this comment
  12. Ermal October 29, 11:44

    Azem Hajdari : Ka qene tamam hajdar Tropoje ! Sic e ka pershkuar i madhi Izet Haxhija : Nje hajdut ordinere pulash ne Tropoje.

    Reply to this comment
  13. intelektuali October 29, 11:49

    PO KUSH JE TI O GOCA E CUBIT AZEM HAJDARI?

    sepse:

    Nuk je ndonje gazetare e BBC, as nje gazetare famoze e CNN megjithese bere nje shkolle te paguar ne SHBA por nuk gjete asnje pune te nderuar ne kete vend te Demokracise maksimale si shume djem dhe vajza shqyptare te tjera, por u ktheve ne gjirizet e politikes albaneze mafioze kombetare qe la pas Enveri me Nexhmijen per te vazhduaren kauzen e Partise se Punes per ta mbajtur Vatanin si nje CIFLIG feudal, njashtu sic ka mbetur deri me sot 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe si asnje vend tjeter ne Evropen Lindore.

    KUSH JE TI O GOCA E CUBIT AZEM HAJDARI QE TA SHPALLESH BABANE TEND SI SKENDERBEU QE U SOLLI LIRINE SHQYPTAREVE?

    Njashtu sic e shpalli Edi Ramen, Elisa Spiropali pasi kishte vjedhur doganat si nje kulceder e vertete?

    Mustafa Nano ka shume te liga dhe te meta si gazetar qe kur shpalli te ligjshme Aleancen Rama-Meta si Aleanca e Qelbesirave, por si e Keqja me e Madhe dhe tani qe po vertitet si “Kurvat ne Bordello” duke mbrojtur narkotrafikantet e Edvinit me argumenta qesharake, por ai eshte nje gazetar dhe mund te thote ne media ate qe mendon, por ne rastin e Azemit ka treguar vetem te VERTETEN.

    PO PSE DUKE SULMUAR GAZETARET DO TE MBROSH FIGUREN E BABAIT TEND?

    Ku e gjen te drejten qe te deklarosh se Azemi i ka dhene LIRINE Shqypnise? Per cilen LIRI e ke fjalen?

    Per ate LIRI qe solli Piramidat hajdute te Saliut dhe Bodes dhe qe i vuri zjarrin Vatanit si kurre me pare ne histori? Ku ishte Azemi kur Saliu dhe bandat e tij kusare po pergatisnin te vidhnin shqyptaret me Piramidat e tij mashtruese? Apo ndante LEKAT e fajdeve tek “Fusha e Zeze” ne terrin e nates?

    apo:

    Per ate LIRI mafiozesh qe solli Gerdecin dhe 21 janarin dhe qe vrau me pabesi enveriste Remzi Hoxhen dhe Kosta Trebicken? Ku ishte Azemi kur servili i Saliut, Zhulali coi minahedheset bullgare ne Beograd dhe kur Saliu me “Shqyponjen” e tij furnizonte me Kalivopullat e tij nga Buna me karburant Millosheviqin te cilit Bota i kishte vene embargo?

    HE PRA KETE LIRI TE SHEMTUAR U SOLLI SHQYPTAREVE AZEM HAJDARI?

    prandaj:

    Ne, intelektualet properendimore qe u masakruan nga Enveri dhe xhelatet e tij vetem se nuk deshen Vatanin ashtu sic e beri Enveri si nje Kamp Perqendrimi fashist, por as ashtu sic e beri Sali VARKARI i Enverit me banditet e tij ku bente pjese edhe Azemi, por edhe keshtu sic po e ben Shqypnine Edvin PARTIZANI i Enverit, te mbuluar anembane me droge ku punon me perkushtim edhe nena juaj Gjykatese e Edvinit, te keshillojme qe te behesh me modeste ne vleresimet dhe sulmet kunder gazetareve kur flasin me nota negative per babain tuaj,

    sepse:

    AZEM HAJDARI ISHTE THJESHT NJE CUB VRASTAR FANATIK SI AVNI RUSTEMI QE ENVERI E BERI MIT DHE I NGRITI PERMENDORE ANEMABANE SHQYPNISE PER QELLIME PROPAGANDISTIKE TE POLITIKES SE TIJ MASHTRUESE BOLSHEVIKE.

    Reply to this comment
  14. Tajari October 29, 11:57

    Azemi Juaj moj çupkë nuk dinte të fliste,jo me të ishte hero.ata qe e vrane dhe e perçmuan ne të gjalle po e vleresojne pas vdekjes ha ha ha

    Reply to this comment
  15. opinionist bjond fevzi kaqureli October 29, 12:10

    Saliu e vrau gangsrerin hajdar dhe tani si I pafytyre I shfeytezon te bijen.
    Polituke w ndyre

    Reply to this comment
  16. Dn October 29, 12:15

    Rudina, shqiptaret dine ma shume per babane tend se ti..
    Po ti duhet t’ju tregojsh shqiptareve se si shkove ne Amerike edhe a mjaftojnte rroga e nenes per shpenzimet e universitetit tend, qe shume shqiptar qe me vite punojne atje e nuk munden me paguar,kete ti ke per detyre me va treguar shqiptareve,sidomos kur pretendon ne poste publike se e ke detyre transparencen.
    Pra me cfare pare u shkollove n’amerike?
    Te rroges shqiptare kur jo.

    Reply to this comment
  17. ish komshinjte e tu October 29, 12:31

    Moj vajze ,ti nuk e njeh fare babane tend horr hajdut ,rrugac,trafikant armesh dhe femrash .Pyete,pyete nenen tende,se do ti thote nje dite te vertetat mbi ligesite e babit tend.Ben mire ta qepesh gojen

    Reply to this comment
  18. Mark uk October 29, 12:37

    More komunist te ndyre,bashk me ate qelbesiren Mustafaaaa turku.Nuk keni pune tjeter pa u marr me te vdekur.

    Reply to this comment
    • Tropojani October 29, 17:23

      Mark uk, I lexoj komentet tuaja. Mos je nga ata qe komunistet te bene nene e babe dmth te perdoren si limon e te hodhen me plera.
      Lere ore komunizmin se ka 30 vjet I vdekur. Apo e ke fjalen me komunist Salic beric serbicin.
      Kjo rudina Ben mire te lexoje komentet e ta kuptoje kush ishte Azemi e Banda e azemit qe vrasin e presin njeri tjetrin. Pasi beri azemin saliu, beri fatmiren ( haaaa pa shkolle gjykatese e perdorur ) tani Po ben. Rudinen. Po mire ju a ben se keta lloj fare burrash ka kjo dere

      Reply to this comment
    • Tropojani October 29, 17:23

      Mark uk, I lexoj komentet tuaja. Mos je nga ata qe komunistet te bene nene e babe dmth te perdoren si limon e te hodhen me plera.
      Lere ore komunizmin se ka 30 vjet I vdekur. Apo e ke fjalen me komunist Salic beric serbicin.
      Kjo rudina Ben mire te lexoje komentet e ta kuptoje kush ishte Azemi e Banda e azemit qe vrasin e presin njeri tjetrin. Pasi beri azemin saliu, beri fatmiren ( haaaa pa shkolle gjykatese e perdorur ) tani Po ben. Rudinen. Po mire ju a ben se keta lloj fare burrash ka kjo dere.
      FLM

      Reply to this comment
    • I TILLE JE , SA HERE QE HAP GOJEN ! October 29, 22:02

      Te PG-rat e kane vendin ne gjirizin e ujrave te zeza !
      Largohu M.Ujku se vjen era kerme !

      Reply to this comment
  19. demo October 29, 13:01

    Mustafa Nano ka gabuar per Skenderbene,por jo per Azem Hajdarin.E ka njohur edhe me shume se aq sa thote,por nuk ka guxuar te thote me shume.Per te baltosur,marrosur,katranosur dhe varrosur,,ato ja ka bere Sali Berisha me te tijte,qe ne gjallje.Shko lexo gazeten Albania te 95 ne biblioteke me 19 pikat e famshme per Hajdarin.Degjo cfare thote miku dhe armiku i tyt eti Izet Haxhia,kush e nxorri Hajdarin ne prite?Me te vra naten ,me te qa diten,thote nje fjale e urte.

    Reply to this comment
  20. loni pe betoni,peti pe verteti October 29, 13:07

    Karaduz azem hajdari I vrare nga karaduz sali berisha qe per kredo3politike I shfrytezon dhe te bijen.
    E ke degjuar pal vaten moj cike e malxise se cfare u tha te rinjve kur ju vra e bija2,heroina shkuete vata.
    Shkofshi dhe u kthefshi si shkurta ime.
    Dhe yt ate u kthye si shkurta me bust se aq ment kishte.
    Pyet ceshte historia e vellezerve loni pe betoni dhe peti pe verteti.
    Lere karaduzin azem dhe shiko jeten. Mundohu te hypesh ne krye te partise gangstereve nje dite dhe ta diskretitosh vrasesin e vertete te babait karaduz. Besoj se e di qe karaduzi berishe e kishte perjashtuar nga partia dhe e vrau me pabesine qe e karakterizone. Me nje plan te mire organizuar me alibine qe e vrane te tjeret. Me nje gur vrau dy zoq. Ti je zogu I 100 qe karaduzi sali po vret me po ate gur.
    Dhe ky nanua ka thwne te veeteten moj cike2e malcise

    Reply to this comment
  21. nina October 29, 13:07

    BABAJ JOT ISHTE NJE KRIMINEL SI SALIU… PRANDAJ E VRAU SALIU, SE KUSHTE FRIK SE I ZINTE VENDIN… TIII DEPUTETE E PD, NA TREGO PAK.. NGA TE ERDHI PASURIA QE IKE NE AMERIKE??? KUSH TI FINANCOJ???? EDHE SA BUSTE TI I DO BABAJT, QE NA BERE HERO LEGJENDAR, VECSE ISHTE NJE KRIMINEL SI TE GJITHE TE PD??? QE PO TE ISHTE GJALL, DO KUSHTE VRAR EDHE AI SI BABAJ I DYT I YTI SALI… IK MI GOC, SE PER MUA JE NJE FUKARESH NE TRU, QE SHFRYTEXON PARAT QE NENA JOTE DHE BABA JOT I KAN VJEDHUR KETIJ POPULLI…

    Reply to this comment
  22. Andon October 29, 13:53

    Lirine ne Shqiperi e solli koha, e solli presioni i plote mbi ramizin i rrethanave nderkombetare, i ngjarjeve domino ne vendet e Europes Lindore, trembja nga fundi i Causheskut, e solli kalbezimi i diktatures ne Shqiperi, pakenaqesia ne ekstrem e popullit,

    Ne fillim viti 1990 ne Shqiperi po organizoheshin demonstrata, ne kete kohe spikat edhe akti me te vertete heroik i dy djemve nga Tirana qe rrezikuan jeten duke vene bomben tek busti i stalinit, dhe jehona e saj ne popull dhe kupole, (ndoshta i vetmi akt i ndergjegjshem heroik per liri kunder regjimit)
    Diktatura ne Shqiperi e gjendur para ketij presioni te gjithanshem u detyrua te dorezohej pa kushte dhe hapur ndryshoi kursin: ne pranvere 1990 ramizi pranoi marredhenit diplomatike me USA dhe ish BRSS, lejoi te drejten e besimit fetar, te drejten e avokatise, te lojerave te bixhozit etj,,

    Ne kete kuader ne Maj te vitit 1990 diktatura (u detyrua te pranonte) nxorri ligjin per levizjen e Lire te qytetareve shqiptare jashte shtetit, Ky ishte edhe fundi de facto por edhe de jure i diktatures ne Shqiperi. Ne kete kohe vjen edhe vizita e ish shefit te OKB ne Tirane, Perez de Kuelar, kjo nje tjeter shenje falimentimi.

    Keshtu edhe familja popa qe ishte bllokuar prej 5 vitesh (qe nga viti 1985) ne ambasaden italiane ne Tirane u lejua te largohej ne Itali, dhe kjo gje ne nje fare menyre u dha viston shqiptareve (qe tashme e kishin te drejten te pajiseshin me viza ne ambasadat perendimore ne Tirane dhe po e benin Lirisht kete gje) ti binin shkurt, te hynin ne territorin e ambasadave si azilante politik.
    Ne korrik te vitit 1990 rreth 5000 shqiptare u larguan me eksodin e ambasadave, dhe aty gjithcka kishte ndryshuar: LIRIA KISHTE ARDHUR, njerezit filluan te leviznin lirshem per ne vendet perendimore, filluan te flisnin pa frike kunder regjimit, kudo ndihej fryma e ndryshimeve. Pritej vetem zyrtarizimi i ketij falimentimi te diktatures

    Se kur apo si ramizi do largohej nga pushteti mbetej vetem ceshtje kohe apo procedurash.
    Ngjarjet e tjera si ikja e Kadarese si azilant politik ne shtator 1990, renia e vjedhjes se bicikletave, takimet e ramizit me studentet ne fundvit (cfare doni ju u tha ramizi, – parti ? Po cfar prisni, shkoni ne ministrine e Drejtesise dhe regjistrohuni – i keshillonte; jo po si ta quajme, e pyesnin studentët, – po si te doni quajeni, qeshte ky), largimi i ramizit nga pushteti etj ishin thjesht inerci e pashmangshme e zhvillimeve ne europe dhe Shqiperi.

    Padyshim eshte e lehte te shkruash ne kompjuter dhe te botosh se lirine ne Shqiperi e solli prof dok komunist sali berisha (me 125 vite si komunist me bindje te thella), pse jo, zgjedhjet e dyta pluraliste ky i fitoi, pse te mos i takoje edhe merita per rrezimin e diktatures ne Shqiperi????

    Reply to this comment
  23. tomsojeri October 29, 14:11

    Meqe u revoltove aq shum per baban tend qe ta mori neper goj Nano gazetari e shkruajti pak ,mer mundimin tani e lexo opinionin e ktij populli qe “cliroi” yt at dhe more vrapin te kthehesh ne Shqiperi qe te gjesh Parajsen e tyt eti ,qe po qe vjen era kerm ,por kte er skeni si e ndjeni ju se u ritet e u gatuat aty ,se po hani akoma e shijoni paturpesit e tij ! Mir e ben qe i ngriten shtatore, se kjo do mbaj gjall paturpesin e pabesin tuaj ! Do mbaj lart “moralin” e hipokrizis ,pajtimit dhe “sofres” qe ju shtruan vrasesit e cila do ju ndjek sa te egzistoj ajo shatore bronxi e zez, si jeni vet ! “Dardha nden dardh bie “………

    Reply to this comment
  24. Populli October 29, 14:42

    Nuk e kupton moj bije e babait pse te kane bere deputete? Nje dite do mallkosh veten qe nuk e kuptove pse-në.

    Reply to this comment
  25. Armandi October 29, 14:43

    Shko meso ALFABETIN shqip ti mori çika e hajdutit te pulave, te shpive dhe xhepave, kepucarit te samareve, rrogacit, psikopatit, udebashit dhe kriminelit serb AZEM HAJDARI qe dogji Shqiperine.
    Ti je e mire vetem per te shitur PRESHA dhe KASTRAVECA si Jot Ëmë, Fatja(Fatmira).

    Reply to this comment
  26. Afi October 29, 14:49

    Ne Amerik kjo cike ka shkuar per te ndjekur e degjuar leksione, por nuk ka mbaruar shkolle.
    Ka fjetur te nje spiun serb Nik Karaci dhe ka bredhur me paret e korruosionit te Fatmires dhe ato milionat qe ka vjedhur krimineli Azem Kepucari Hajdari.

    Reply to this comment
  27. klaudio October 29, 15:08

    Ti hajdaresh nuke e di qe babai yt embante makinen plot drog dhe me femra ne moshen tende trim nuk ishte se nuke u vra per idet e demokracis kondrabandist armesh ishte prandaj heshtja eshte gjeja me e mire moret nga nje post ngaSaliu dhe pshurre baban se edhe ti e tille do behesh

    Reply to this comment
  28. Kamunisti October 29, 19:45

    Nqs do ti ritesh vlerat vetes moj vajze zgjidh me mire te heshtesh dhe te besh dicka te hajrit per vete por edhe per ata qe perfaqeson meqe tashme je dhe deputete. Te gjithe shqiptaret e dine kush ishte babai yt! Nuk e vendos ti duhet nderuar babai yt apo jo! As ti e as Saliu! Nqs populli do e mendonte “si shpetiptarin e Shqiperise baben tend, do ja kish ndertuar ne zemer shtatoren. Por kam frike se edhe pse sjeton me perseri babai yt po perdoret nga ata qe ne fakt jane klasa me destruktive politike e ketij vendi. Fito personalitetin dhe besimin tend pa qene nevoja te permendesh here pas here bija e kujt je dhe meso te heshtesh kur eshte e nevojshme. Keshtu do e ndihmosh me shume baben tend. Perfito nga rasti qe u vndose ne lista si bije e tij dhe trego qe ti do veprosh me drejtesi per te pasur respektin qe pretendon per baben tend.

    Reply to this comment
  29. Jimi October 29, 20:27

    Po c’pate moj goce qe i fryve ketij zjarri? Po te ishe treguar sadopak e mencme, do ta lije te fashitej ai zjarr i vogel qe ndezi Muci, Tani qe ti i fryve ai u kthye ne nje flakadan pervelues i cili djeg c’do gje qe gjen perpara saqe nuk ka zjarrfikse qe ta fik ate. E mirkuptoj reagimin tend, por ne kete rast heshtja eshte flori.

    Reply to this comment
  30. FLAMUR NOKA ME DAJAT E VET NE BEOGRAD October 29, 21:50

    Me sakte do te ishte : Kush je ti Rudina Hajdari , qe ende pa u diplomuar mire , si te na beje vezen e kuqe , pas studimeve ne Amerike , na u kapardise me pune ne dikastere , bile ne vende kyce ?! Pra kush je ti , nje cope katundare tropojane , bije e nje vandali te vertete , qe , atje ku shkelte Ai , nuk mbinte e nuk mbin akoma bar ?!
    Interesant….. , pjesa derrmuese e tropojaneve , sikur ka lindur vetem per t`i sherbyer Beogradit ?!

    Reply to this comment
  31. vandalet October 30, 01:35

    E çfare ti thuash kesaj haxhamie. Mbase nga komentet kuptoi ndonje gje mbi te vertetat, se kur doli Azemi me Saliun shume gjera kishin ndodhur dhe pushteti monist ishte dorezuar. Ata shperthyen nje dere te hapur, duke dhunuar edhe ato pasuri e vlera qe kishte ky vend e popull, duke e zhytur Shqiperine ne nje tmerr e terr pa fund. Me shume se fukaralleku dhe pasojat e nderrimit te sistemit, shqiptaret vuajten pasojat katastrofike te përditshme qe i sollen vandalet, ne vitet 91-92, ku dridhej edhe femija ne bark te nenes. Barbaret e tipit te azemit, me gojëndyrit ne parlament dhe rruge, kërkonin vetem pushtetin, ndryshe, sikurse thoshte saliu, do tua ngrinte buzëqeshjen.

    Reply to this comment
  32. ali gjyshi October 30, 09:17

    hajdari pjelle e sherbimeve te errta dhe ushqyes i vandalizmit me te eger. turp per tropojen qe mban ne rruget e saj nje bust te till. por fatekeqesisht tropojen e shumicen e tropojanve, mentalitetin e tyre feudo primitiv e shfrytezoj e po e shfrytezon per qellimet e veta kriminale krye krimineli qe ka njohur kjo toke. tropojanet e ndershem duhet te ndihen te fyer nga berisho hajderat.

    Reply to this comment
  33. anticensurë25642654 October 30, 11:09

    është shkrimi i parë që shoh se në 37 komente,vetëm gjysëm komenti,ai i morkit,është në krah të rudinës!!
    dikush të ak shkruar mi rudina,nga komentuesit-do të ishte me mirë të heshtje!!

    Reply to this comment
  34. veza e pates October 30, 17:22

    Shqiptaret njohin te zezat qe u ka sjelle azemi dhe gjithe hajdaret e këtij kallepi. Per kete s’eshte e nevojshme te te marrin doren ty. Me kete “analize” dhe me fjalen programatike ne parlament u shperfaqe si tejet siperfaqsore, si injorantja me e madhe qe ka pare parlamenti. Frymëzues azemi dhe dallkauket e këtij kallepi ende tmerrojne kalamajte me sherret qe bejne, rruget qe zene dhe kercenimet, duke mbjelle konflikte dhe dhune, pasi nuk dine gjuhe tjeter. Mbretin tuaj lakuriq dhe bemat e gjemat i shohin edhe femijet, por jo ju. Nuk mund te fshihesh prapa ndonje termi si bloger (apo me dy g per snobizëm), per te treguar se njeh kulturen perendimore, mediat sociale, raportin e tyre me te verteten dhe jo leverdine. Shet dëngla sikur njeh teorine, letersine, estetiken, pasi “te ka vlerësuar forumi i larte i Shqupit”. Flete per etike, por a ke ndonje shirit magnetofoni per te degjuar kulturen etike te azem shpellarit. Eshte sport i rende politika, nuk mundet te bej veze pate çdo prapanice.

    Reply to this comment
  35. veza e pates October 30, 17:34

    P.S.
    Edhe Skenderbeu tha: Lirine nuk jua solla une, por e gjeta ketu midis jush!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*