Cili shtet i Europës konsumon më shumë mish?

February 11, 2019 12:20

Cili shtet i Europës konsumon më shumë mish?

Në Europën Perëndimore është bërë e zakonshme të dëgjosh njerëzit të ndërmarrin iniciativa gjithnjë e më popullore si “e hëna pa mish”, por a nënkupton kjo se këto shtete po konsumojnë më pak mish?

Në shkallë globale konsumi i mishit për banor është rritur me rreth 20 kg që prej vitit 1961. Sipas të dhënave të OKB-së të publikuara nga “Euronews” në vitin 2014 një njeri i zakonshëm konsumonte rreth 43 kg mish. Europianët dhe Amerika e Veriut konsumonin shumë më tepër se kaq, me një mesatare prej 80 kilogramësh. Spanja dhe Austria ishin shtetet me mesataren më të lartë të konsumit të mishit në Europë, me respektivisht 94,04 kg dhe 90,87 kg për banor.

Ndërsa në mesin e shteteve me konsumin më të ulët të mishit janë Bosnje Hercegovina me 32,21 kg për banor, Azerbajxhani me 31,1 kg dhe Gjeorgjia me 27,89 kg. Shtetet në lindje të Europës duket se konsumojnë më pak mish në krahasim me vendet perëndimore, dhe kjo duket të jetë pasojë e të ardhurave më të ulëta vjetore.

Në Ballkan shqiptarët, të cilët rezultonte se konsumonin 61,96 kg mish për banor në vitin 2014, renditen pas Malit të Zi dhe Greqisë, por para Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnje Hercegovinës. Për Kosovën nuk ka të dhëna.

l.h/ dita

February 11, 2019 12:20
Komento

1 Koment

  1. MH February 11, 13:55

    Besimtaret katolik ne mirebesim me normen e urdherit shejte nuk konsumoni dy dite ne jave te Marten dhe te Premten askurrfare mishitsi(perjashtohet peshku) dhe ne periudhen e kreshmeve vetem peshk.
    Te martave dhe te premteve nuk konsumonin as bylmet dhe asnji produkt i prodhuar nga bylmeti.Dhe njerezit nuk dinin asgja per kolesterolin.Pra besimi fetar ka ken nji terapi pozitive per t’iu shmangur kolesterolit.Sot nuk pushojne keshillat e perditeshme mjekesore ne shtyp mbi kolesterolin dhe njerzit ia meshojne sa ta ken takatin te ushqehen me mish.
    Per kuriozitet.yndyra e mishit te derrit asht ma e treteshme se yndyra e bagetive te trasha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

SONDAZH

NËSE NË TIRANË KANDIDATI PS + RILINDJE, ERION VELIAJ DO TË KISHTE PËRBALLË SI KANDIDAT TË PD, LULZIM BASHËN, PËR KË DO TË VOTONIT:

Shiko rezultatin