Cili shtet ka ushtrinë më të fuqishme në rajon!

September 4, 2016 14:12

Cili shtet ka ushtrinë më të fuqishme në rajon!

Global Firepower (GFP) ofron një pasqyrë të veçantë të dhënave analitike mbi forcat ushtarake sot. Në këtë rangim përfshihen 125 shtete, e që ofron një sërë faktorësh krahasuar me fuqinë ushtarake të një vendi.

GFP kryesisht bazohet në kapacitetet potenciale të luftës konvencionale në secilin vend – luftë tokësore, ujore dhe ajrore.

Rezultati përfshin vlerat që lidhen me burimet, financat, gjeografinë dhe mbi 50 faktorë të ndryshëm që japin vlerësimin final, i quajtur Indeksi i Fuqisë (Power Index).

Indeksi i pushtetit në vlerë prej 0.000 paraqet një vlerë të përsosur.

Nga shtetet e rajonit, në analizë janë përfshirë Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Serbia.

Më së miri është ranguar Kroacia, e cila zë vendin e 68-ë, më pas Serbia (83), Shqipëria (90), Sllovenia (111) dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 120-ë.

Kosova, ndërkaq, nuk paraqitet në këtë vlerësim pasi që shteti i ri ende nuk e ka ushtrinë e formuar.

Vendin e parë për ushtrinë më të fuqishme e zë SHBA-ja, e pasuar nga Rusia, Kina, India e Franca. Në vendin e 6-të është Britania e Madhe, në të 7-in Japonia, ndërsa Turqia, Gjermania dhe Italia përmbyllin top 10-en e ushtrive më të fuqishme në botë.

20160904101159484

September 4, 2016 14:12
Komento

1 Koment

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... September 4, 20:12

    Si i pabesueshem vendi i 90 na kane mbajtur me hater.
    Albanistani s’duhet te figuroje fare ne liste njesoj si Kosova qe nuk ka ushtri, ashtu jemi katandisur edhe ne.
    Me dy helikptera dhe nja dy “varka” qe quhen luftarake te falura nga mbetjet per skrap te vendeve te NATO-s, apo me 10 mije efektive ne ushtri, 5 mije ushtare dhe 5 mije oficere, kerkojme te rradhitemi si potence ushtarake.
    Ushtria jaone nuk eshte me e fuqishme se paramilitaret e SHQUP-it dhe “Korpusi i Kriminelit Hajdari” ne sherbim te dhendrit te Serbise, Salehit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*