Cilin do të djegë Berisha?

December 19, 2017 12:19

Cilin do të djegë Berisha?

Bedri Islami

Seanca e djeshme e parlamentit i ngjante një skene ku përleshej ankthi për të nesërmen me një akt kushtetues, tepër normal dhe që do të ishte një gjë krejt e zakonshme. Zgjedhja e një kryeprokurori të përgjithshëm, i përkohshëm, do të duhej të ishte gjëja më rutinë në një shtet normal, në të cilin askush nga ligjvënësit nuk duhej të kishte punë me drejtësinë.

Ndodhi e kundërta. Ulërimat e pazakonta për njerëz, përplasjet, gjëmat, goditjet me këpucë dhe elementët lotsjellës, të gjitha së bashku të bënin të mendohej se pas zgjedhjes së prokurores së re të përgjithshme, në Shqipëri do të bëhej qameti. Jashtë sallës deputetët opozitarë nxisnin turmat e pakta të zaptonin parlamentin dhe të bllokonin gjithçka që ishte brenda.

Askush më mirë se ata nuk e dinë pse ishte kjo frikë e jashtëzakonshme. Një grua që po ngjiste shkallët për të qenë përkohësisht shefja e prokurorisë së këtij vendi do të qëllohej, sikur para vetes të kishin një shtrigë. Në të vërtetë, me një përgjigje të vetme dhe me një kthim krahësh ajo dëshmoi më shumë dinjitet se të gjithë ata që çirreshin e mallkonin.

Çfarë do të ndodhte më pas?

Berisha bëri thirrje për djegien e mandateve të deputetëve, si një domosdoshmëri. Shkaku nuk ishte pse u zgjodh një kryeprokurore, por sepse, atij vetë, të fuqishmit, të mistershmit dhe të përkëdhelurit të politikës, nuk i ishte dhënë fjala për të sharë, degjeneruar, mallkuar e linçuar përmes fjalëve shefin e qeverisë.

Në fakt, Berisha nuk e ka thjeshtë me Ramën. Kushdo që të ishte në atë post, qoftë edhe babai i tij, ai do e kishte mallkuar e linçuar përmes fjalëve. Nëse do të kishte forcën e dikurshme do të kishte shkuar edhe më tej: provën ndaj Ramës ai e ka dhënë prej shumë viteve, ky do të ishte vazhdimi.

Por cilin do të djegë Berisha?

Vërtet ka njeri që mendon se ai mund të djegë mandatin e tij dhe se, pas tij, edhe të tjerë, gjynahqarë, do të ndjekin shembullin e tij? Në atë vathë, dhe sot fjala vathë u shkon atyre, ka shumë që kanë shpëtuar vetëm se kanë një mandat deputeti. Ka prej atyre që kanë shpëtuar me procedurë dhe një procedurë e re mund të hedhë poshtë të vjetrën. Ai vetë e di se në shumë raste atë e ka mbrojtur pikërisht mandati i deputetit, ashtu si ka marrë në mbrojtje pozicioni i tij si shef qeverie edhe vetë familjen e tij.

Nuk prishet dasma për një kokërr qepë, thonë në veriun e Shqipërisë. “Dasma” e Vetingut ka filluar dhe këtë nuk e prish dot hatërmbetja e zotit Berisha se nuk ia paskan dhënë fjalën. Të cilën e mori më pas dhe e dëgjuan se çfarë tha. Të zakonshmet , por të ngritura në një shkallë sipërore të nervozizmit, ndjenjës së frikës dhe panikut.

Pra, ai nuk djeg dot as mandatin e tij.

Çfarë do të djegë?

As më pak e as më shumë, vendin e tij.

Kjo ka qenë një ëndërr e hershme e politikës së ndjekur nga ai në 27 vitet e jetës plurale, që ka nisur që nga grushti i shtetit në Shkollën e Bashkuar e ka vazhduar deri në ditën e djeshme përmes bllokimit të një akti kushtetues, që është, po ashtu, varianti i zbutur i një grushti shteti.

Që të djegë Shqipërinë Berisha bën thirrje që natën kur e mori vesh se kishte rënë nga pushteti përfundimisht. Kishte rënë, për të mos u ngritur. Nuk do të jetë më kurrë njeriu i fajësive të mëdha pushtetore, por vazhdon të jetë ndjellësi i madh i fatkeqësive.

Ata 2 mijë a 3 mijë vetë që ishin dje në sheshet pranë Kuvendit është dëshmia se ku e ka katandisur forcën e saj një parti që mblidhte dikur qindra mijëra vetë në shesh.

Sado të thërrasë Berisha e njerëzit pranë tij për të djegur Shqipërinë, të jeni të bindur, asgjë nuk do të zgjasë.

Periudha e çmendurisë ka ikur. Ka mbetur një i çmendur që kërkon të çmendë këdo që ka rreth e rreth vetes.

Si një ujk i vjetër i politikës ai i sheh më mirë se të gjithë retë që po mblidhen me njerëzit e tij.

Mund të jeni fatkobe për të, por jo për njerëzit.

Askush nuk mund të djegë më këtë vend. Zjarret e dikurshme janë një kujtesë për politikën e sotme, që, duke dashur të bëjë shtet, të mos ngurrojë të ndëshkojë ata që janë antishtet.

Dhe të tillë, dje, u panë me shumicë në parlament.

 

December 19, 2017 12:19
Komento

19 Komente

  1. ETHEM December 19, 13:22

    ANALIZE E SHKELQYERE.POR DO ISHTE MIRE QE GAZETA DITA ME KOHE DUHEJ FUTUR POSHT DERES SE TIJE ÇDO DITE.UNE PO TE ISHA NE TIRANE DO E BEJA PERDITE KETE PUNE SI ISH-IFICER PESIONIST I FUTUR NE BURG PREJ FALANGAVE E ME URDHER TE TIJ PER VJEDHHEN E VOTAVE NE V.1996.
    SB ESHTE KAPIONI BOTEROR I THASHETHEMEVE,SHPIFJEVE,VJDHJEVE E VRASJEVE NE KETE VEND QE NGA VITI 1992 NE SHKODER.AI TASHME PO BENE SI DERRI I PLAGOSUR DHE NUK E KA PER GJE QE TE SHAJ E KERCENOI KEDO QE KA PERBALL QE I MOHON KARRIGEN E PUSHTETIT NGA PARTIA E TIJ TE PERBERE PREJ FALANGISTEVE TE DINAMITIT NDAJ INSTITUCIONE TE VENDIT PER TE SHKATERRUAR ÇDO GJE TE NDERTUAR NE SISTEMIN E KALUAR ME URDHER TE UDB E LOBISTEVE TE TJERE NE 4 KONTINENTET QE VET AI UA KA BERE “YSMETIN” ME PARET E POPULLIT TE SIMULUAR PREJ TIJ NE FIRMAT PIRAMIDALE.
    SB ESHTE NJERIU ME I NDYRE I KOHES SONE QE KERKON ME ÇDO KUSHT TA LERE VENDIN JASHT EUROPES SIPAS POROSIVE TE BEOGRADIT DHE TE KRIJOI TRAZIRA SA HERE QE VENDI I QASET BE.
    ESHTE FATKEQSI E MADHE PER KETE VEND QE AKOMA NUK KA NJE BURRE SI AVNI RUSTEMI PER TA NDALUAR KERE NJERI TE DAL NGA FAZA,SI SKICOFREN OSE PER TA ÇUAR NE VLORE TE SHPIA PA QERA E PER TA SHPETUAR KETE POPULL PERGJITHMON NGA ÇMENDURIT E TIJ.
    DJE POPULLI I MAJT KA VENE DHJAM ME ATE NJERI,ME LULIN KARAGJAZ,ME MONIN SI PUNONJSE GABI,ME MUL SHASHKEN TYMUSE ETJ,KU BOTA MBAJTI FRYMEN SA TE ZGJIDHEJ K/PREKURORJA E RE NE MES TYMIT E FLAKES SE FRIKES PREJ SAJ PER KRIMET QE KAN I BERE KETIJ VENDI ZULLUMQARET E DJESHEM.

    Reply to this comment
  2. Tonin December 19, 13:46

    nuk e kuptoje pse nuk del ne
    pension Sali Berisha ?
    Per çfare lufton akoma ?
    çfare ka ngelur akoma pa djegur e pa shkateruar .?
    Perse nuk e largojne me force
    kete ” kancer ” te popullit qe ka 27 vite
    qe vetem dhimbje na shkakton
    ne emer te demokracise …………………………

    Reply to this comment
  3. Dermani December 19, 13:54

    Sali Berisha tani mbledh pas vetes vetem ata qe po tmerrohen nga Vetingu,militantet pa tru,spiunet e armiqve te Shqiperise,te mashtruarit per nje kothere buke misri,familjaret e tyre dhe te ardhurit bandite nga Kosova etj,qe akoma e konsiderojne Sali Berishen si babain e kombit,packa se ua shkerdheu nenat ,grate,motrat e vajzat,kur furnizonte tanket serbe me nafte gjate luftes!
    Ai eshte ne grahmat e fundit te lirise se tij jashte burgut,prandaj eshte cmendur!
    Nuk thote kot populli:
    “Atij qe i vjen ngordhja,shkon e permjer ne deren e xhamise”

    Reply to this comment
  4. Gezimi December 19, 14:58

    Ajo qe u pa dje ne ate palo-Parlament or ti Bedri ishte qe ato deputetet e kanabisit dolen si minj nga dera e pasme e Parlamentit nga friga e atyre 2000-3000 mijeve qe thua ti. Rama eshte nje dhjaks qe i ka tmerr protestat. Dje ishte bere meit ne surrat.
    Ajo djegja e mandateve te deputetit eshte vepra me e mire qe opozita mund te beje, po pati byth ta beje. Asaj i llahtariset Rama se ja di pasojat. Asaj i llahtariset dhe Bedriu si uturak pa pagese i Rames.

    Reply to this comment
    • Billige Inszenierung... December 19, 15:52

      S’mund te them se je perseri outside, Bedri, por se e djegin apo s’e djegin mandatin “demokratikasit”, kjo aq na ben. Akoma s’jane sikterosur per mos e shkelur me kurre ate… stalle?

      E vetmja qe me pelqeu (pjeserisht) ishte mbyllja. A ta plotesoj pak sipas asaj qe une kuptova?

      “Dje u pa se antishteti ishte me shumice ne parlament. Inskenimi sorrogato me tymues dhe me goditje shapkash deshmoi edhe nje here se aktoreve kryesore te politikes u mungon vullneti i mjaftueshem per ta ngritur mbi baza te shendosha shtetin e se drejtes ligjore.”

      Im Grunde genommen, es war wieder ‘ne ganz billige Inszenierung.

      Reply to this comment
  5. usali serberisha December 19, 15:16

    shenim ky koment eshte derguar te gazeta tema por nuk eshte botuar..pasi vlen dhe per Bedriun qe eshte bere “barut-lagur” si Mero po e dergojme te dita

    .Turp per Meron dhe Bedriun qe ben keto artikuj vetem per biznes mediatik.
    .
    E verteta eshte eshte se eshte nje Berishe i ngordhur qe akoma po shkerdhen nje popull te vdekur ne merite te
    1-impotences kriminale te PS + EDIRAMES
    2-nen nje hipokrizi te padurueshme te USA-BE
    ..
    Me e vogla qe duhet te bente komiku Donald Lu duhej ta quante kete veprim terrorist ate qe ndodhi ne parlament….por jo…ai e quajti krim te rende kapjen e Shukri Xhelilit me breke te grisura neper kembe…dhe hedhjet e shashkave ne parlament i quaj shkelje te vogla..
    .
    Lajmi i disa diteve me pare kur Paskal Milo (dhe te tjere me pare) deklarojne se ne 1998 ambasdori
    amerikan
    gjerman
    italian
    na bene presion agersiv per te mos arrestur berishen per pucin e 14 shtatorin eshte nje krim nderkombetar kunder shqiptareve..se pas ketij krimi te dokumentuar berisha certifikohej qe cdo krim te bente do kishte Kartabjanke
    .
    Pikerisht kjo kartabjanka si kriminel e dhene atij nga USA-BE eshte celesi i shkaterrimit me themel te shtetit shqiptar.
    Pse duhet t vihen prangat sali bishes..burrit te shtetit te mazamakeq arvizuse dhe “mikut” donald lu-se

    Sepse njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.
    .
    Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.
    .
    Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.
    .
    Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.

    Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.
    .
    Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti
    E fundit
    Zoti Mero kur ti i bije maces me luge kam qene anti enverist i linjes pare…jam zhgenjyer ne dhejtor 1990 se levizja studentore u tradhetua qe ditet e para…
    Por sot deklaroj me bindje si antienverist se me kaq sa kane ndodhur pas 1992 dhe sidomos pas tradhetise edi rames dhe hipokrizise kozmike te perendimit..Enver Hoxha kishte te drejte qe ju shkerdhente nenat juve “antikamunisteve dhe i perzuri si qen armiqte e djeshem qe jane miqte e sotem..e meritonit se e kthyet sot enverin ne Perendi dhe kete nuk e them une por ju qe po ju shkerdhen berisha me koqet e Rames dhe Donald Bluse

    Reply to this comment
    • L. Pacurri December 19, 16:06

      Kur shumica i ka kthyer kurrizin votres se militanteve te fresshit, ti ma paske perplasur koken prap ke pacavurja e mjero bozez? Po c’a kerkove atje or taj?

      Reply to this comment
  6. info analitike December 19, 15:52

    O shoku Bedri po na shurdhuat vettingu, vettingu e kur vjen puna zgjidhni nje prokurore hajdutce e duke mos pasur as 71 vota e jo me 84 sic e kerkon Kushtetuta. E pastaj shiteni si me te mire se Saliu. Po kerma njesoj jeni, ne mos edhe me keq. Perdite po tregoni se jeni imitues te denje te bemave te Saliut ndaj mos u lodh te llapesh kot se nuk e fsheh dot pluhurin ne tapet me llafollogji boshe si dikur me propaganden e Zerit te Popullit

    Reply to this comment
  7. RPT December 19, 15:54

    S’mund te them se je perseri outside, Bedri, por se e djegin apo s’e djegin mandatin “demokratikasit”, kjo aq na ben. Akoma s’jane sikterosur per mos e shkelur me kurre ate… stalle?

    E vetmja qe me pelqeu (pjeserisht) ishte mbyllja. A ta plotesoj pak sipas asaj qe une kuptova?

    “Dje u pa se antishteti ishte me shumice ne parlament. Inskenimi sorrogato me tymues dhe me goditje shapkash deshmoi edhe nje here se aktoreve kryesore te politikes u mungon vullneti i mjaftueshem per ta ngritur mbi baza te shendosha shtetin e se drejtes ligjore.”

    Im Grunde genommen, es war wieder ‘ne ganz billige Inszenierung.

    Reply to this comment
  8. KALI TRO(PO)JES & GOMARI CEPANIT December 19, 16:47

    ne vend te hyrjes

    Bedri Islami eshte mire te mos shkruaje me keto barcaleta me berishe & lul se po behet jo vetem i mezitshem por dhe antishqiptar.

    Pse Berishorri eshte akoam i forte sa per nje k/prokuror i zgjedhur 100% ne menyre korrekte djeg nje parlament nen shakate e kripura te Donit

    Dihet nga te gjithe se mender me thane Berisha eshte nje ‘TIGER LETRE” qe u fuqizua pasi ai zbatoi luften kunder nje sistemi qe kishte vdekur ne ate kohe..pra ishte ishte nje kanibal i nje lloji te papare ne historine e njerzimit.

    Me nje fjale me berishen armiqte e kombit pasi hodhen gjasme enverhoxhen ngriten lapidaret e zogut,xhaferr deves,hamit matjanit dhe gopit somes kush i mban mend se eshte lista e gjate.
    .
    Le te analizojme nje shembull PIKANT :Shkerdhen berishen me ermal ilir enver hoxhen
    Ndersa i pari ka bere krime te dokumentuara ku dhe ambasada amerikane i ka publikuar here ps here…..i dyti pra nipi enverit eshte arretuar per aresye banale dhe deri tani nuk asnje akuze nga drejtesia..pervec nje raportimi te nje prokurori gjerman anonim qe ndoshat eshte nipi adolf hitlerit.
    .
    Vone shqiptaret e kuptuan hilen e anti ambasadorit Arvizi i cili i la Edi RAMES celsat e kashtes..nje shtet te falimentur dhe nje plantacjon droge 28 mije km katrore dhe nje
    PUSHTET PARALEL I SALI MONSTRES
    QE NUK KA RAME AS OBAME( tani KEMI TRAMPIN) TA SHKULE NGA VENDI
    ….

    1-PRESIDENTI
    2-K/PROKURORI
    3-KRYETARI SHIKUT
    4-KLD
    5-KLSH
    6-70% E ADMISTRATES
    7-VOA E ELEZ BIBERISHES
    8-VATRA
    9- GJYKATAT SHQIPTARE
    10-DONALD LULUSHI
    11-HELMUTI ALEMANIES
    12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
    13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
    14-KALI TROJES ILIR MUTA
    15-BANDITET MEDIATIKE 2F (FRANGAJ-FEJZIU)

    Pra me thjeshte Shqiperia
    eshte e pushtuar
    nga KOQET E SHKERDHEN BERISHES
    dhe eshte menxyre kombetare
    qe kemi nje kryeminister te tredhur
    ,hallatet e te cilit jane
    ne bodrume ambasadash

    Reply to this comment
  9. Mark .uk December 19, 17:02

    Ke quani act normal more Islamabad? More spiuni I deges se mbrendeshme.Sa shoke te tuajt ke fute Ne Burk cur ishje gazetar shooter.

    Reply to this comment
  10. intelektuali December 19, 17:40

    Llapni e sterllapni o fanatike edhe ju qe keni per zemer Edvinin edhe ju qe keni per shpirt Saliun se e VERTETA eshte fare ndryshe:

    MUZIKEN E KA POROSITUR LU-JA

    Qe nuk i ka ne llogari fare pushtetaret albaneze lakmitare e dru me pre te gjithe PARTIZANE te Enverit, miq me Habilajt dhe Balilajt e droges, as opozitaret tahmaqare SIGURIMSA te Enverit qe duan pushtetin ne tavoline, por qe kane nje thes te madh me krime ne kurriz,

    por:

    Cfare do Lu-ja atehere?

    KETE MBETET TA SHOHIM.

    Reply to this comment
    • Tartufi December 19, 19:00

      Po ke te shohesh o Nastradini tone i pa lodhur ????
      Si gjithmone kolonite e dores se trete,bhen per tu qeshur.
      Qe te rezoshe nje regjim pa vlera,kercet topi e bomba.
      Kur hidhen timuset me ngjyra eshte kohe per karnavale
      dhe per argetim. Qetsohu Nastradini tim dhe hidhna ndonje finde nga ato te dylberit Enver,qe te qeshim.Pas
      periudhes se shtipjes Kolonizatoret kan vendosur periudhen e karnavaleve ne kete koloni te dores se trete. Eshte kohe e bukur per fryrje bythe.Sa here qe te
      lexoshe kete plehanovin Bedri kujto se vazhdon koha e
      karnavaleve te kolonise…….Mos u cudit ///

      Reply to this comment
    • kondoleza pilafi December 19, 19:10

      eshte hera e pare qe komunistofagos-i gjasme intelektuhalja po godet imperialistin Lu duke perdorur kamunistat e enverit..

      pra ne kete mesele ka 2 spjegime:

      ose intelektuhalja po perdor mjete enveriste

      ose duhet te beje nje vizite te spitali i semundjeve mentale

      Reply to this comment
      • Qafen e Pates do te hani December 20, 09:10

        Kondo pilafi –
        ndoshta kumandari yne Intelektual edhe mund te kete
        shkare , por ai kurre nuk perdor finde Komuniste ,
        sepse Findet e tij balliste jane me te sofistikuara te Kestuara nga Lekat ,
        pa dallim — Mire do te ishte qe Kestet
        ti jepeshin ne Dollar .

        Kurse ky çobani Tartuf ,
        nuk merret vesh se kush e argeton me shume ?
        Komunistet qe kane 30 vjete qe nuk jane me ?
        Apo ballistet e ketyre 27 viteve qe e Shqyen
        shqiperine ?
        Ndoshta argetohet me imperialistet
        qe nuk e sollen demokracine ne Shqiperi ?

        Reply to this comment
  11. usali serberisha 2 December 19, 18:27

    Replike me komentuesin L Pacurri (ne mos qofte nga rradaketoret)
    .
    Mero Baze sidoqe te jene punet ka bere nje nga artikujt me te arrire ne shtypin shqiptar (Me Granoff-in) qe se bashku me Ilir Yzeirin me artikullin “AMBASADORI I VOCKEL I NJE VENDI TE MADH-kinezerirat e arvizuse) ku ne keto dy perla analize u tregohet shqiptareve qe jane katandisur ne emigrante ne vendin e tyre…pra ne nje fare menyre thone qe te tregohemi skllever dinjitoze..jo si bedri islami qe kryqzon berishen..por nuk ja mban te thote kush eshte pas kesaj murtaje..

    Shqiptaret eshte koha e duhur te festojne 5-vjetorin e nje nga artikujve me te sakte te botuar ne shtypin shqiptar me titull: qe eshte me aktual sot se atehere

    Lexim te kendshem:

    Granoff, i fundmi i Berishës në Uashington!

    Michael Granoff njihet në Shqipëri prej vitit 1995, kur Presidenti Klinton e emëroi Drejtor të Fondit Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve, një sipërmarrje e cila rezultoi e suksesshme dhe është ende sot aktive në Tiranë. Prej saj lindi Banka Amerikane në Shqipëri, ndërsa sot ata janë prezent në disa biznese të mëdha në vend, siç është prodhimi i kartave të identitetit, apo disa sipërmarrje në biznese të tjera, përfshi banka, supermarkete, apo projekte të tjera, po kryesisht partnerë me biznesmenë të enturazhit të Berishës dhe familjes së tij.

    Granoff vjen nga një histori suksesi për lidhjet e tij me politikën në Uashington. Ai ka punuar me presidentin Klinton, drejton një fond të madh investimesh privat në SHBA, është i lidhur me kompani lobiste dhe natyrisht vazhdon të ruajë ndikimin e tij jo vetëm mbi Fondin Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve, por dhe qeverinë shqiptare. Është i matur, i qartë dhe di si të punojë në Uashington për një qeveri që i krijon vetes probleme përditë më papërgjegjësinë e saj ndaj qytetarëve dhe skandalet në korrupsion dhe drejtësi. Di si t’i relativizojë gjërat dhe t’i ç’dramatizojë ato.

    Disa muaj më parë ai ishte në një emision televiziv në Tiranë, me gazetaren Ilva Tare. Aftësia e tij për të relativizuar situatën në Tiranë ishte mbresëlënëse. Fjala vjen, nëse gazetarja i thoshte se Shqipëria është në krizë, ai e qetësonte duke i thënë se po ta shikosh në total, në 15 vitet e fundit ajo ka bërë progres. Kur gazetarja i thoshte se janë vrarë katër qytetarë më 21 janar, ai shprehte pikëllimin që politikanët nuk ruajnë jetën e njerëzve, pa iu adresuar atyre që i vranë. Kur e pyet për zgjedhjet, ai të flet për probleme të ngjashme kudo, kur i thua se s’ka liri shtypi, ai të tregon se dhe në SHBA diskutohet gjatë kjo çështje.

    Në verën e vitit 2009, kur Berisha po përpëlitej mes shpresës dhe makthit për të ndërtuar koalicionin me Ilir Metën, Granoff ishte inkurajuesi i duhur dhe garanti i tyre në Uashington. Inteligjent dhe eficent për t’i mbyllur problemet pa shumë zhurmë, ai konsolidoi fort raportet e Berishës me Podesta Grup, një nga grupet më të forta të lotimit aktual në SHBA, me rol kyç në administratën e Obamës, të cilët janë e vetmja barkë shpëtimi për Berishën në Uashington. Me pagesa marramendëse për gjëra qesharake, ata shfaqin Berishën në bursën e NASDAQ, duke i rënë gongut pasi ky i fundit ka paguar një faturë 360 mijë dollarë, përdorin vizitën e tij në OKB në New York, formalisht një ekstraterritor i SHBA, për t’i organizuar Berishës një takim me biznese shqiptarë që flasin anglisht, duke i marrë ata nga Tirana në Uashington. Kush mban mend emrat e atyre që morën pjesë në atë forum kujton se kryesor ishin Michael Granoff, Ambasadori Frank G. Wisner, si këshilltar i çështjeve të jashtme te Patton Boggs, Christian Canacaris, CEO, Raiffeisen Bank në Shqipëri, David Welch, Presidenti për Evropën Afrikën dhe Lindjen e Mesme në kompaninë Bechtel, e cila përlau 1.5 miliard euro për 60 km rrugë, të cilën tashmë e kemi të bllokuar, Suneel Gupta, CEO & zëvendëspresident ekzekutiv i Bankers Petroleum, Albania si dhe Sotiris Kapotas, president i Stream Oil & Gas, kompanisë që ka marrë gjashtëdhjetë përqind të vendburimeve të naftës në Shqipëri, dhe faktikisht i përket merita partnerit të Albana Vokshit, licencuar në kohën që motra e saj bënte ligjin në Ministri të Ekonomisë.

    Duke parë krizën e Berishës me SHBA dhe rrethimin diplomatik që i është bërë atij, vizita e Berishës në OKB ishte rasti për të krijuar idenë se Berisha u prit dhe jashtë dyerve të OKB, duke shkuar atje faktikisht “me bukë me vete” siç thotë një shprehje popullore shqiptare.

    Berisha nuk i kursen paret për lobistët që tentuan ti çajnë rrethimin, por duket se ata nuk arritën t’i shpëtojnë gjithçka. Përfundimet e rezultateve të FBI e hodhën në erë përfundimisht imazhin e qeverisë shqiptare në Uashington dhe kundërshtimi i tyre i egër prej Berishës, duket se ka hequr pluhurin e dosjeve të vjetra të tij në zyrat e shtetit amerikan. Lobistët e tij atje u detyruan të kthehen nga mbështetës të Berishës në informatorë të tij për perceptimin që Departamenti Amerikan i Shtetit ka për të dhe politikën e tij. I vetmi rekomandim i ardhur prej tyre ishte sfumimi i tij dhe nxjerrja e Lulëzim Bashës në plan të parë. Granoff ishte përsëri gati. Ai prodhoi udhëtimin e Bashës në Uashington, leksionin në një universitet dhe ju gjend në krah për të improvizuar njësoj si Berisha disa muaj më parë, një takim me biznesmenë amerikanë, që në fakt ishin sërish Paton Gazz, i paguar nga Berisha dhe Granoff.

    Sërish me sforcim të madh në sfondin politik shfaqet Eliot Engëll, i cili po ngrys karrierën si kongresmen demokrat për New York-un, me dreka dhe darka shqiptares, të cilat duket se e kanë stërvitur atë të mos mërzitet, por dhe as të mos mërzitë askënd më me problemet e tyre. Shumë vetë panë me dyshim pse tonet e Lulëzim Bashës ndryshuan nga Uashingtoni për vrasjet në bulevard. Panë se ai i quajti ata të pafajshëm dhe kërkoi t’i lihej në dorë drejtësisë. Michael Granoff ishte pranë tij. Nga anija e madhe e pushtetit të Berishës, që po mbytet, duhet të shpëtohet ç’të mundet. Lulëzim Basha është njeriu i duhur për tu licencuar si i moderuar, pasi është pjesë e komprometimit të madh. Ai ka marrë pjesë në lobimin e Rrugës së Kombit, me lobistët që ishin në krah të Berishës, duke ndërtuar me një shifër skandaloze një copë rrugë që po varros ekonominë shqiptare. Ai është pjesë e negociatave të vitit 2009 për koalicionin e ri dhe sot brenda PD shihet si një pol pushteti në aleancë me Ilir Metën më shumë se sa me njerëzit e tjerë tradicional të PD-së. Më 21 Janar ai ishte në zyrën e Sali Berishës kur u vendos për të qëlluar mbi qytetarët. Katër prej tyre vdiqën, të tjerët i shpëtoi Zoti, kurse urdhëruesit po përpiqet t’i shpëtojë i talentuari Granoff.

    E ka pak të vështirë, por nuk është se nuk po ia del. U shfaq sërish në krah të Lulëzim Bashës në Katar, atje ku nuk ka debate për demokracinë apo vrasjet politike, por flitet vetëm për miliona. Ka gjithmonë një arsyetim dhe për këtë. Fondi i tij do t’i qëndrojë afër ambicieve të zotit Basha për të ndërtuar diçka në Tiranë, diçka që akoma nuk ia dimë emrin, fytyrën apo shifrën që kërkon. Dimë vetëm që tashmë atij i duhet të shpëtojë ç’të mundet nga “gjemia” e Berishës. Ka zgjedhur Lulëzim Bashën me idenë se gjërat e lehta qëndrojnë mbi ujë, por kur janë vërtet bosh. Ky i fundit ka aq gjëra të rënda në karrierën e vet, sa kemi frikë se zotit Granoff do t’i duhet kohë më vonë të mbrojë Fondin që drejton në Tiranë, formalisht fond jopolitik, nga komprometimi me politikën personale dhe lobimin në favor të atyre, të cilët FBI i ka certifikuar si udhëheqës që kanë vrarë njerëz të pafajshëm. Pas kësaj është e vështirë të thuhet nuk e dija dhe akoma më e vështirë për t’i rrumbullakosur përgjigjet.

    Reply to this comment
  12. Plaku Mere! December 19, 21:32

    Ajo foto duket sikur ish Presidenti po shkon te dhjesi edhe njehere Parlamentin ! Mirpo disa njeres vdein ta shikojne Salin si dhjet. Edhe ne Parlamet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*