Çilja-more Çilja…

Arben Duka April 26, 2015 22:16

Çilja-more Çilja…

Dikur këtu shkrova,
për rrugë po ormisem,
nga Çilja-mor Çilja,
do të arratisem!

Çdo ditë në ekrane,
jetën ma kish nxirë,
ndaj dhe do të shkoja,
në një shkretëtirë!

Të shkoja ku robi,
nga vapa pëlciste,
vetëm mos dégjoja,
Çilen që të fliste!

As mos e dëgjoja,
as mos e shikoja,
ndaj çdo sakrificë,
për këtë pranoja!

Nga Çilja-mor Çilja,
ika nëpër vapë,
ika nja dy muaj,
dhe u ktheva prapë!

U ktheva sërish,
sapo lamë Qershorin,
mendova se Çilja,
iku me Doktorin!

Po Çilja-ah Çilja,
ja kish gjetur anën,
e lashë me Berishën,
e gjeta me Ramën!

Kur po mburrte Ramën,
pa rënë ende gongu,
më kërcyen sytë,
si topa pingpongu!

Aty ku festohej,
me hare vigjilja,
në mes fitimtarëve,
bilbilonte Çilja!

Aty bilbilonte,
Çilja-more Çilja,
nga ana e mëngjër,
i kish shkuar bilja!

I thashë vetes time:
“Qënke trap-or mik,
si u arratise,
ti nga ky komik!”

I thashë vetes time,
je krejt psikopat,
se Çilen-ah Çilen,
s’e merr dot inat!.

Kundër tij s’mban dot,
një qëndrim të skajshëm,
se është nga Shvejku,
dhe më i pafajshëm!

Se është super Shvejk,
është fakt-jo bisht,
po këtu e marrin,
goxha seriozisht!

Sot është me Halimin,
po dhe me Erionin,
në çdo gji të mundshém,
e vë biberonin!

Nga çdo gji pushteti,
thith si i paparë,
ndaj kudo e shohim,
si qëngj buçkanar!

Tani do duroj,
këtu do bitisem,
nga Çilja-ah Çilja,
më nuk arratisem!

Do rri t’ja dëgjoj,
këmborët e zilet,
se kjo kohë e pjerdhur,
nuk bën dot pa Çilet!

Po i them Erionit,
pa altoparlant,
kudo që është Çilja,
humbja është garant!

Kjo është një aksiomë,
jo një thashethem,
por Çilja-ah Çilja,
s’e ka hiç problem!

Arben Duka April 26, 2015 22:16
Komento

38 Komente

  1. viks 33 April 26, 22:26

    Aty bilbilonte / Çilja-more Çilja,
    nga ana e mëngjër / i kish shkuar bilja!

    🙂

    ahahahahaaaaaaa
    hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaajaaaaaaaahhhhhaaaaa
    I madh!!!

    Reply to this comment
  2. barcelonas April 26, 22:47

    Fantastike!
    Faleminderit qe me bete te qesh ne nje mbremje te zymte pas fitores se Realit 🙂

    Reply to this comment
  3. Bobi April 26, 23:05

    hhahahaahahha bilja shkon sa majtas djathtas….

    Reply to this comment
  4. arber April 26, 23:06

    mua nuk me vjen per te qeshur.
    perkundrazi.
    ne vemendje te Rames qe i pelqen keta qe levizin bilen anash po sjell qe Henri Cili ka shkruar një koment në MAPO lidhur me vendimin e Gjykatës së Tiranës për vrasësit e 21 janarit dhe ndër të tjera shkruan:

    “…gjykata nuk gjeti një dashje në atë që ka ndodhur. Një lajm i mirë, të paktën sepse nuk kemi një Republikë që vret me dashje qytetarët e vet. Ky është një lehtësim për opinionin publik, përfshi këtu këdo të lidhur, implikuar apo interesuar në këtë çështje. Nëse gardistët me shefin e tyre në krye, gjeneral Ndrea Prendin, u shpallën të pafajshëm dhe për këtë vajtuan zemrat e familjarëve të viktimave të 21 janarit, e njëjta gjë mund të kishte ndodhur sikur ata të ishin gjetur fajtorë. Do të ankoheshin e vajtonin kështu familjarët e gardistëve që u dhunuan egërsisht deri në rrezikim jete atë mesditë të zymtë të 21 janarit. Ndaj përtej emocioneve të ditës…” etj.

    Cfare komenti ka zoti Rama per kete? Mos valle dhe ai ka ndrruar mendje per rrethanat e 21 janarit?

    Reply to this comment
    • politike me velina April 27, 01:09

      Ke plotesisth te drejte Arber. Ky eshte Edi Rama qe ka amnistuar Cilen dhe Sandrin te cilet fshehen kriminelet dhe mbrojten krimet. Nuk e ka fajin gjykata per keto turpe te Edi Rames, por ky eshte Edi Rama i vertete qe po amniston krimet e PD. Rama, Berisha, Meta, Basha jane 4 musketieret qe duhet te largohen ne 21 qershor.

      Reply to this comment
  5. opozitar i sfilitur April 26, 23:07

    Ç’moster reptil!
    Çohu Dikens,hiq Uria Hipin e vendose Henri Çilin.

    Reply to this comment
  6. student April 26, 23:09

    Nuk eshte e para here qe NAIM CILI i ndryshuar ne “Enri” qe shprehet qarte ne mbrojtje te diktatures qeveritare dhe vecanerisht te Sali Berishes.Shpirt lig,i pafytyre,ironizues ndaj bashkebiseduesve,percmues per te kunderften e mendimit te tij,hiqet si nje elbasanlli i mencur por eshte nje “fycke”.Turp te kete qe pergojon te kater viktimat e 21 Janarit dhe tallet me gjakun qe u derdh nga dejet e tyre si pasoj e vrasesve te ketij pushteti.Na indinjon fytyra e uryer e Naimit (Enrit) Cilit qe na bredh TV me TV per te na dhene “mendime te vyera”.
    Pa le do na beka dhe fushaten e Erjon Velise. TURP!

    Reply to this comment
  7. arta April 26, 23:09

    hahahaha….pikës i ke rënë o Arben djali.

    Reply to this comment
  8. predator April 26, 23:10

    hahahaaaaaaa:)
    i madh poeti i Dites
    Henri pergatitet per te perfituar kur te vije Basha ne pushtet.
    Sa per periudhen e Rames ai eshte i qete se e di shume mire qe Rama nuk do ta ngacmoje,sepse Rama nuk do te beje asgje nga ato qe ka premtuar.
    Ju tha atyre qe fituan gjyqet per pushim nga puna nga Berisha,se do ti kthente ne pune,por kete premtim e harroi dhe tani po ripuneson te punesuarit dhe biznesmenet,pavaresisht profesionit qe ata kane.
    Rama po diskreditohet shpejt se po ben aq gafa sa beri Berisha ne 9 vjet.

    Reply to this comment
  9. rilindasi very new April 26, 23:13

    Nje propozim Edi reformatorit:
    Henri Cili te behet minister arsimi 🙂

    Reply to this comment
  10. vali April 26, 23:17

    O Duka je i paarritshem!!
    🙂
    Vetem se Cilua esht edhe em i paarritshem se ty.
    Dikur mbante Argiten ne pune dhe i jepte mijera dollare ne muaj gjoja per mesimdhenie.
    Tani ate qe ben me Argiten, e ben edhe me Linden gruan e Edi Rames.
    E njeh mire teorine e dobesise se burrave dhe korruptimit te kamufluar
    Si fshatar qe eshte goxha mire e luan vallen 🙂

    Reply to this comment
  11. nostradamus April 26, 23:17

    Ky eshte ftohur ne tajare ! Socialistet bredhin rrugeve ,pa pune ! Demokratet nuk i leshojne
    kolltuqet ! Bravo i qofte !

    Reply to this comment
  12. kokpalari 21 janarit April 26, 23:17

    Cili po perpiqet te fuse njerezit e tij ne politike sa majtas djathtas e me sa duket po ia arrin qellimit, sidomos duke qene edhe punedhenesi i gruas se Kryeministrit.
    Me sa po verehet tashme Cilizimi po kalon nga arsimi ne politike a thua se kishim nevoje te asistonim ne nje shperfytyrim te metejshem te politikes se mbrapshte shqiptare.

    Reply to this comment
  13. kotor April 26, 23:19

    pak e dine qe Lindita Nikolla nese behej kandidate per Tiranen do zevendesohej nga Henri Cili ne postin e ministrit te arsimit.

    Reply to this comment
  14. nostradamus April 26, 23:19

    ”Ta keshe mik ,te prish pune ! Ta keshe armik te ha m..ne ” ka thene Mero Baze !!!!

    Reply to this comment
    • emigrant April 26, 23:44

      Mënyra e të menduarit dhe të sjelljes që karakterizojnë këtë detashment shërbyesish, është bërë gangrenë për shoqërinë shqiptare të ditëve tona.

      Ky Cili, Blendi Fevziu, Artan Hoxha etj duke shkelur mbi të vërtetat, duke shtrembëruar realitetet me qëllim që të krijojnë realitete që nuk ekzistojnë, ia kushtuan para 23 qershorit gjithë energjitë e tyre mbrojtjes së pushtetit të Sali Berishës.

      Por edhe sot pas ardhjes se mender Rilindjes ne pushtet Çilizmi është aq i pranishëm, aq i kudondodhur dhe aq intensiv, saqë njeriu, i cili ka privilegjin dhe barrën të arsyetojë, fillon të vërë në dyshim aftësinë e vet perceptuese. Nën trysninë e Çilizmit, njeriu arsyetues pyet veten: A nuk jam unë në gjendje të kuptoj realitetin apo këta (çilistët) duan të më bëjnë të marrë?

      Çilistët punojnë në gazeta, radio apo televizione të ngritura ashtu si janë ngritur, por që mbahen në këmbë edhe me paratë e popullit, me paratë që pushteti, të cilit ata i shërbejnë, i merr nga buxheti i shtetit (arka e kursimit të të gjithë popullit) dhe ua jep në formën e reklamave ekskluzive, të tenderëve pa konkurrim dhe pa verifikim të punës së bërë dhe me lloj-lloj marifetesh të tjera. Por, çilistët vijnë edhe nga sfera të tjera jashtë mediatike dhe paraqiten si analistë që japin mendje për të shpëlarë mendjet e njerëzve të thjeshtë.

      Çilizmi i sotëm shqiptar ka disa karakteristika. Nuk ka kurrfarë idesh dhe as idealesh, nuk njeh skrupuj moralë, nuk sheh kurrfarë fajesh apo gabimesh tek pushteti. Çilizmi është pjesë përbërëse e trinomit pushtet politik- pushtet ekonomik-pushtet mediatik. Të tria pjesët i shërbejnë njëra-tjetrës dhe kanë si mision përjetësimin e pozitës së tyre sociale.

      Reply to this comment
  15. ermal April 26, 23:20

    hahahaaaaaa 🙂
    ore shijoni vargjet dhe beni humor se qenkan te mrekullueshme
    boll e moret seriozisht Cilon dhe karagjozin Rama

    Reply to this comment
  16. kurbinas April 26, 23:26

    I dashur poet.
    kjo eshte deviza e Edvinit,kudo ne te gjithe rrethet drejtojne ata qe para 4 viteve na luftuan si te terbuar ne socialisteve,e ata sot drejtojne kudo.
    Vetem ne nje reth,sot ne Kurbin jane vendosur drejtore ne shkolla,(shumica akoma nuk jane zevendesuar,jane te PD) qe njihen se kane qene me fise kundershtare te PS,njihen se kane votuar 24 vjet PD,por sot jane drejtues.
    Shkruaj per ne socialistet e lene pa pune 8 vjet nga Saliu e dy vjet nga Edvini.
    Te lutem

    Reply to this comment
  17. ilir usa April 26, 23:29

    Populli eshte neveritur nga keta qelbasher, por nuk pres qe keta te ndryshojne se jane vemje qe grryejne pemen per t’u trashur vete.
    Prita qe pronaret e atyre televizioneve ku keto kerma ushqehen me kufoma, ne mos te denoncoheshin te pakten te injoroheshin nga qeveria e Rilindjes.
    Por shoh Ramen qe del vetem ne Klan dhe mendoj: Vota e popullit ishte edhe nje shuplake e madhe per keta perverse qe masturboheshin me fytyren e Berishes, nderkohe qe Shqiperia lengonte. Si do jete kjo vote ne zgjedhjet e tjera?

    Reply to this comment
  18. herbert April 26, 23:31

    “Isha në krahun e humbësve të 23 Qershorit, por në krahun e duhur”

    Mediet MAPO në pronësi të botuesit dhe biznesmenit Henri Çili shpallën Edi Ramën si njeriun e vitit 2013. Ishte një iniciativë që krijoi jo pak diskutime edhe komente, nisur nga ngarkesa e fortë pro-Berishiane e Henri Çilit në vitet e fundit.
    Henri Çili ka vënë shpesh theksin tek “teoria neoliberale”, është vetëdeklaruar me kohë si i tillë dhe nisi të identifikohej fortë në vitin 2003 me këtë teori përkrahë Spartak Ngjelës dhe një grupi moshatarësh të tij me të cilët më pas, në vitin 2006, themeloi dhe një universitet privat dhe ca më vonë , një gazetë, një revistë dhe një shtëpi botuese. Gjatë 4 vjeçarit të fundit, ai së bashku me një grup “analistësh” u angazhuan fuqishëm në ekranet televizive në mbrojtje të hapur të Berishës, ishin pararoja e tij mediatike, garda e tij e propogandës, të palodhur, këmbëngulës në mbrojtje të Berishës, shpërfillës ndaj çdo kritike që u kujtonte se mund të ishin duke e kaluar cakun, si në rastin e 21 Janarit 2011.

    Këtë rrugëtim neoliberal-berishist Henri Çili e ka përmbledhur vetë, nëpërmjet një editoriali që ka shkruar në Shtator të vitit të shkuar, ku reflektonte mbi qëndrimin e vetë në dekadën e fundit, tashmë që Berishizmi ishte përmbysur më 23 Qershor. Në këtë artikull tepër interesant Çili shpaloste dy elementë të rëndësishëm: Doktrinën dhe gardën që mbronte doktrinën. Më pas Çili, identifikon dhe grupin e gardës ku ai bën pjesë dhe që sipas tij, kanë qëndruar stoik deri në fund dhe identifikon Blendi Fevziun, Artan Hoxhën dhe Artur Zhejin. Si pjesë e reflektimit, ai shpall dhe Berishën, aleatin më të mirë të mundshëm të këtyre “ideve liberale”, duke i dhënë shpjegim në këtë mënyrë konvertimit të tij nga neoliberal në neoliberal-berishist. Si kokluzion Çili përmend një togëfjalësh tepër konciz: “Isha në krahun e humbësve të 23 Qershorit, por në krahun e duhur”. Madje nuk harron të shtojë, se Berisha kapitulloi, por me të s’mund të kapitullojë “garda” sepse sipas tij Berisha menaxhonte pushtet ndërsa garda prodhonte vetëm ide, neoliberale sigurisht. Me pak fjalë Çili bënte të ditur se Berisha iku, po ne jemi këtu, gati për “idetë e radhës”. Nëse e vëren me kujdes nuk është se e ka dhe aq gabim.
    Ja shikoni ket foto me Ed vizatimorin dhe e kuptoni pse-ne

    Reply to this comment
  19. Zogu April 26, 23:39

    I lumte dora Poetit dhe ju ndricofte rruga miletit. Pune s’ka, buke s’ka,shprese s’ka dhe s’ka. Rrofte Edi Rama qe po e zbaraz Shqiperine nga Shqipetaret. Ate qe nuk e beri dot Turku,Greku dhe Serbi po e ben Edi Rama cdo dite. Amani o shoke votoni te majten,votoni Partine Socialiste por mos votoni asnje kandidat te Edi Rames. Jepini ket radhe mesimin qe ai meriton,se ne te kundert e moret me qafe Shqiperine…..

    Reply to this comment
  20. gjermani i fundit April 26, 23:48

    Cilja more Cilja
    Mu..ti per se prapi
    Qe i tha Erjonit
    “Keshtu me do tra..pi”.

    Une them se do ngritur
    Ciles monument
    E ndofta pas Jarit
    Ta bejme president.

    Cilja eshte i pari
    Perkrah fitimtarit
    Dhe bufon i rradhes
    Dhe Koq’ e Kandarit.

    Cilja more Beni
    Se c’tu be fiksim
    A thua prej Ciles
    Do gjendet kurim?

    Reply to this comment
    • N.VJOSA April 27, 01:54

      Shume bukur!
      Nje ironi e holle, therse, sarkazem e vertete!
      Ja ky eshte Arben Duka talent, vargje te realizuara artistikisht, me figura letrare shprehse, qe vetem Artisti popull i realizon perkryer….
      Por une do ndalesha tek thelbi problemit:
      Neqoftese Edi Rama mbeshtetet tek Çili Çiljeta dhe e shoqja , qe sic thote nje komentues punoka tek Çili, dhe hakan Çorben e prishur te Çilit, tuuuuurp te kene!
      Sigurisht qe gruaja e Edi Rames diku do punoje, por jo te bjere ne rrjeten e Merimangës….
      Me pelqen shume nje koment ku zbulon fytyren e vertet te Gebelsave te Saliut, pa te cilet vet Sali Rrufjani do te diskretitohej edhe me shume…
      Gjithsesi , te lumt Arben Duka qe demaskon keshtu mjeshterisht me Artin tend te Fjales…

      Reply to this comment
  21. Shahisti Pichakar Bythamçeftas April 27, 00:17

    O Arben bejtexhiu

    Henri, punon e nuk ben bejte
    As nuk eshte per t’u dukur
    Po ndonjerit si ty i thote
    Bjeri se i bie bukur

    Reply to this comment
    • Arti April 27, 08:31

      Plera si Enri sot hane buke.Per fat te keq asnje nuk flet per ato masterat e tij qe i jep me shumice e ku u perlan njerezve nga 10 mije euro.Ai bastard deri dje na mbeshteste Berishen e sot qe eshte bere miku i Lindita Nikollit prej Mati e ka shitur byqen.

      Reply to this comment
  22. shqiptari April 27, 01:01

    jo bilja Agim por sumllaqja atij i fluturon perrreth ne te gjitha pozicionet e Kama Sutres – si ma do o pushtetar – se mos eshte vetem ky – ke sander mafishen, ke ate sumlliun tjeter … ka plot si cilja i cerrikut

    Reply to this comment
  23. Kris 1 April 27, 01:25

    Cilja eshte i zgjuar,
    dhe keput batuta
    Soj i Edi Rames
    me gjithe keta muta

    Reply to this comment
  24. demo April 27, 03:57

    E keqja eshte Edi Rama,qe i mbledh,se populli thote:Po nuk luajti bushtra bishtin…

    Reply to this comment
  25. myzeqeja e vogel April 27, 04:49

    Cilja more cilja
    Nga krahu i mengjer
    I kish vajtur bilja.

    Eh Arben, kjo fare e lige spo i ndahet popullit tone.
    Je i madh poet

    Reply to this comment
  26. faro April 27, 10:31

    Fillimi i demagogjise ishte fundi i demokracise!
    Kjo thenie eshte perdorur gjate kohes kur demokracia e lashtesise, po degradonte perfundimisht ne Athinen e lashte 2500 vite me pare.
    Te lumte Z.Duka! Ky cili me duket nje demagog i pErdorur nga nje biznesmen i fuqishem, sepse e mbaj mend fare mire se si i krijohej precedence e padiskutueshme, sa here kerkonte fjalen ne diskutimet ne top channel. Per mua eshte person i pabesueshem si a hoxha, fevziu, zhei etj.

    Reply to this comment
  27. ciko-nili April 27, 11:12

    Keta jane Arben
    Burra byth perdredhur
    Servila te lindur
    Eunuk, te tredhur

    Per te tille ‘burra”
    Fjala ka marre dhene
    I urti pi dy nena
    Servili kopene

    Fajin se ka Cilja
    Qe di behet ure
    Po kush e pranon
    Ulur gjunje me gjunje

    Ra idealizmi
    S’ka me ithetar
    Ben karier e pare
    Te jesh dhjavolar

    Per bema te tjera
    Le ti presim ditet
    Poshte idealistet
    Rrofshin hipokritet.

    Rrofshin hipokritet
    Vaj me det mileti
    Kur gremiset mbreti
    Te na rroje mbreti.

    Reply to this comment
  28. beni April 27, 13:27

    Harram rames vota.

    Reply to this comment
  29. baffo April 27, 17:38

    Mos u tallni me Naim Çilin se qe ta dini ju familja e tij ka mbajt Enver Hoxhen ne kohen e luftes ky eshte Naim Çili nga Labinot Mal i Elbasanit por tani eshte tirons puro

    Reply to this comment
  30. PESIMISTI April 28, 09:56

    PIS I JATI,PIS I BIRI,PIS I GJITH FISI.DUHET TE IKIM NE TE SHPETOJME NE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*