Cinike të thuash-se me paratë e gjobave do ngresh kopshte dhe shkolla!

June 14, 2017 13:17

Cinike të thuash-se me paratë e gjobave do ngresh kopshte dhe shkolla!

 

Një video idiote,
ke bërë këtë herë,
në rol të policit,
gjoba duke prerë!

Në rrjetet sociale,
vërtet u harbuan,
ata që Edvinin,
një polic e duan!

Mua ajo video,
më bën për të vjellë,
se zorrët e barkut,
në grykë m’i ka sjellë!

Vërtet që arritëm,
në kohë kiameti,
kur mendohen gjobat,
si një zë buxheti!

Se shteti nga gjobat,
ka shumë interes,
paçka se shqiptarët,
i thyen në mes!

Sot nëpër udhëkryqe,
shteti mbledh të holla,
dhe me to ndërtoka,
kopshte edhe shkolla!

Gati sa nuk thua,
more kapedan,
për lekët nga gjobat,
shteti ka një plan!

Kjo është shumë cinike,
o njeri i gjatë,
se shpesh herë gjobëvënia,
kthehet në fushatë!

Shkon gjobë e duhanit,
gjer pesëmijë dollarë,
dhe këtë e bën,
veç një shtet barbar!

Në rol të policit,
bukur bilbilon,
po kështu biznesin,
e falimenton!

Unë kam parë shpesh herë,
si për gjobat turren,
dhe kur vjelin shumë,
taksidarët mburren!

S’jemi kundra gjobës,
more taksidar,
po gjella me kripë,
kripa me karar!

Flamurin me gjoba,
cinike ta tundësh,
sa gjoba ke vënë,
aq vota do humbësh!

A. Duka

June 14, 2017 13:17
Komento

29 Komente

  1. pelivani June 14, 13:39

    ED RAMA?

    Sa gjoba ka vënë
    plus vota do marë.
    Me ligesin nuk bëhet,
    kurrsesi pazar.

    Me prova e fakte
    Rama po bën’ shtet.
    Mos e ben’ si lopa
    o i madhi poet!…

    Reply to this comment
    • Mision i pamundur June 15, 20:44

      Poet te kam rixha,
      Na thuaj ku valle,
      Perfundojne gjobat,
      Ne kte shtet rumpalle?

      Police me blloqe gjobash,,
      Te fshehur nen llogore,
      Nuk jane per sigurine,
      E jetes njerezore!

      Gjoba ve gjithe bota,
      Dhe kjo eshte normale,
      Por cdo kundravajtje,
      Eshte llogari fiskale!

      Llogari fiskale,
      E miredokumentuar,
      Dhe jo nje pacavure,
      E pakontrolluar!

      Buxheti nga taksat,
      Fruhet dhe s’tkurret me,
      Po qe se delja ujkut,
      Melcite ne qafe s’ja ve!

      Kater vjet me pare,
      Braqe deputeti,
      Arken bosh te shtetit,
      Na thosh’ e ka lene “mbreti”

      Po neser kur braqistet,
      Per lesh te jene cuar
      Ke do fajesojne,
      Per arken e cpuar?

      Sot poet e mprefe,
      Lapsin e kritikes,
      Neser pres t’ja thyesh,
      Briret politikes!

      Reply to this comment
  2. nuk ka tym pa zjarr June 14, 14:20

    E trishtushme arben. Shume e trishtushme. Shume pak e kuptojne dtrejt si ty. Jtojme ne sistemin me te eger, kapitalizmin. Sistemin e shkerdhimit te njeriut nga njeriu, sistem qe kamuflohet me emrin demokraci, qe ne shqiptaret e quajm shkerdhatokraci.
    Dhe ky shalgjati eshte tipik shkerdhatosocialisto hibrid. Tiran
    Sali berish vrau kater engjej ne bulevard.
    Ilir meta i quajti kokepalare.
    Kjo monster qe erdhi ne tirane me corape te grisura.
    Ke te lec e ke te zec thote populli.

    Reply to this comment
  3. Muzikanti June 14, 15:26

    Kot bën krahasime
    Ti o pelivan
    Se bën mirë Poeti
    Që pak Ramën shan

    Kur s’bën mirë punën
    Dot nuk brohorasim
    Një fjalë do ia themi
    Mendtë mos t’i shkasin

    Reply to this comment
  4. woltana June 14, 15:28

    beni, perandoria romake falimentoj nga evazioni fiskal .gjoben e ve ligji jo rama.mos te ka futur dhe ty skrapalliu meta ne thesin e vet mos u bej bukeshkal mor burre.

    Reply to this comment
  5. enter"" June 14, 15:33

    Autori I shkrimit eshte nje idiot komplet.
    Keni mendje te kufizuara qe nuk ju lene te cliroheni.

    P.S. Shiko sa kopshte dhe shkolla ka ndertuar PD dhe krahasoji me ato te PS.

    Reply to this comment
    • spata June 14, 16:37

      No mister enter”’.Now we know whic is bejdexhiu Beni. Ndryshoje bejtet dhe nuk dim arsyen. Te jet valle prishja e gjumite te krerve te LSI?

      Reply to this comment
      • enter"" June 14, 21:21

        Gjumi I kupoles se LSI ka nja 3 jave prishur. E ndiejne qe po humbin dhe mbase e ndiejne pak friken e burgut.

        Reply to this comment
        • gjermani i fundit June 15, 08:18

          enter, po qe per ate pune ne kohen e PD u beme vendi i pare ne bota per universitete. S’kishe nevoje fare te beje filloren kur mbaroje universitetin- Beni e ka shume mire, edhe Turqia kur e tepronte me te dhjeten plasnin kryengritjet- Edvini mburret se gjobit hallexhinjte, por gjoba nuk tregon dhe aq seriozitetin e shtetit sesa shkeputjen e kastes qeverisese nga realiteti ekonomik i masave. Psh, te vesh gjove 2 milion per nje shqiptar eshte sikur ta denosh me vdekje, apo 300-500 mije per kalim me semafor te kuq per rroga 200 mije leke ne muaj eshte tallje mendereje me popullin. Edvini kujton se ua beri rrogat nga 2 milion ne muaj dhe pret fatura gjobash me 500 mije sikur populli po i pret parate me gershere.

          Reply to this comment
          • Shteti ka ligje o bejtexhi June 16, 00:32

            Mos blloko rruget ne parkime sipas qeffit, mos pi kur do ngasesh makinen o GJ.f< sepse vret edhe te tjeret, cdo shtet ka ligje, lereni budallalleqet, asnje vend nuk toleron shkeljen e rregullavwe. Mesohuni me shtetin we te keni shtet per vehte dhe familjet tuaja.

        • Tani June 15, 11:53

          Mire ju trimat e edit qe do i fuskeni keta te lsi ne burg, po ata te paret ne liste si sala dhe luli ca do i beni?????? Apo ate ne qeveri se keni hallin te mbani pushtetin. B….ra qe jeni

          Reply to this comment
          • enter"" June 15, 15:43

            Trimat e Edit?

            Po shko ore mbushu ti dhe trute e tu.
            Edha ata qe permend ti e meritojne po aq sa Likja. Mos u hidh perpjete sikur te ka pickuar miza kalit ne prapanice.

            Dhe kujdes me fyerje sepse I shami te sha

  6. Arben June 14, 16:25

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    I KA HAK KRIMINELET QE KA MBI KRYE,

    I TILLE ESHTE EDHE VETE.

    Reply to this comment
  7. Guri June 14, 16:46

    Arben Duka kthehu ne “brazden” ku te takon te jesh. Mos e harxho talentin tend kot duke thene gjera qe as vete nuk i beson. Gjoba u vihet atyre qe shkelin ligjet, por futen ne buxhet. Sa perqind te tij perbejne eshte pune tjeter, por nje zë ne te jane. Atehere, ku qendron e keqja, tek ata qe gabojne, apo tek ata qe gjobojne?

    Reply to this comment
  8. PO,PO June 14, 17:34

    Poeti Duka , te kam mbeshtetur ne gjithe problemet qe ke trajtuar , por t`u qash hallin shkelesve te ligjit dhe rregullave te perbashketa , nuk eshte normale ; do te thote qe te kerkosh anarki , mosbindje qytetare , pasiguri dhe tua nxish me teper jeten bashkeqytetareve ! Kjo do te thote , te kerkosh sebep , per tiu k/vene autoriteteve shteterore ! Ku ka vend ne bote , qe te mos ndeshkoje qytetaret qe shkelin ligjet e rregullat ?!
    Ato para , dihet nga te gjithe qe , futen ne buxhetin e shtetit dhe , sigurisht do trajtohen brenda ligjeve financiare qe ka vete shteti !
    Kesaj radhe me mjaftoi vetem titulli , nuk te lexova .

    Reply to this comment
  9. Doku June 14, 20:18

    Je i madh poet. Je nje njeri shume i drejte dhe realist.

    Reply to this comment
  10. miranda June 14, 20:27

    o poet mos u bej dhe ti gjitholog si Lubonja…..me karar derman, me karar

    Reply to this comment
    • Tap Topi June 16, 00:59

      Me karar Miranda,
      Po i thote dermanit,
      Qe qejfin t’ja beje,
      Horrit dhe shejtanit !

      Kur s’ke cfare te thuash,
      Mirande me mire mos fol,
      Se perndryshe bota,
      Te merr sak per kaqol !

      Poetit mendimin,
      Po deshe kundershtoja,
      Por pa argumente,
      Nxjerr vec shkume nga goja !

      Reply to this comment
  11. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista June 14, 21:09

    Te vrane o miti te vrane.
    Te sulmuan dhe ty nga halete e ministrive more arben. Keta qe vijne era mut, keta qener te terbuar nuk ngurojne te kafshojne edhe jezu krishtin.
    Pune qensh arben

    Reply to this comment
  12. Crusader June 14, 22:51

    Vetem ne Shqiperi ndodh qe ke nga 3 police c’do dy kilometra. Bile mund te them se ne Shqiperi ka me teper police trafiku, se gomere.

    Ne vendet e zhvilluara dhe demokratike, te merr malli te shikosh nje Polic rrugor. Dhe keta kane paturpesine qe ta quajne demokraci ate hale aty.

    Kodi rrugor nuk rresperktohet fare. Sistemi i pikeve ne patente, eshte vetem ne leter, sepse ben vaki te pjerdhesh ne makinen tende, te heqin patenten dhe duhet te kalosh ne komisione ku te rrjepin me 15-mije lekshet. Tipike e nje shteti mafjoz, gjobevenes dhe kriminel ndaj shtetasve te tij.

    E ka fajin ai popull aty, i cili pajtohet me kete dhunim deri ne kriminalitet, nga keta maskarenj qe qeverisin.

    E kam thene dhe po them prape, ne Shqiperi politikanet duhet tu jepet nje mesim i mire, sepse vetem friken kuptojne keto monstra cinike, me fytyra te shplara njeriu.

    Reply to this comment
  13. Crusader June 14, 23:00

    Dita, ju lutemi mundesisht na i postoni edhe neve jo te partise komentet. Faleminderit.

    Reply to this comment
  14. Besniku June 14, 23:05

    Arben e qelbe!
    Nuk shikon traun e LSI-se por qimen e Rames!
    Ke 27 vjet qe lufton me te padrejten,
    Ç’po te ndodh?!
    Ne e ke ngrene çorben e prishur , ver gishtat e ville te gjithen, bej dhe nje lavish te pastrohesh, qe te mos te te mbetet felliqsira Brenda.
    Ndryshe do te Vazhdosh te vjellesh tere jeten.
    Mos ndrysho!

    Reply to this comment
  15. Jeton June 15, 01:43

    Pak me pare harrove,
    C’thoshe neper dhembe,
    Desh dhe me friksove,
    Me shefat e rende.

    Tash qe dolem miq,
    me fton ne korrupsion,
    Iku ajo kohe, vdiq,
    Gjoba mire te shkon.

    Rregullin ke shkelur,
    Jemi shtet ligjor,
    Kaq te kish folur,
    Rama ne televizor.

    Reply to this comment
  16. Kris 1 June 15, 03:48

    Ruaju o Ben se tani ne vape te shqyejne lepujt po u preke kokelakren.

    Reply to this comment
  17. Populli June 15, 12:54

    Me ato pare gjobash o Duka i mjere,
    kjo qeveri Rama ne Itali te ka shpjere,
    kur u semure, kur u leqendise,
    te qeveri e Edit shkove u vardise,
    se, helbete, ketu nuk ka spitale,
    per poet si ti qe “tundin male”,
    pra, o Duke-ziu vetem ti mos fol,
    kunder qeverise Rama, se behesh kaqol,
    me kimet ti je, nga kjo qeveri,
    me ato pare gjobash atje ne Itali,
    ne anen tjeter, ben sikur kritikon,
    gjithe qeshin ne ty, askush s’te beson.
    Ti ke vlere kur Edin e lan dhe e lyen,
    nuk te ka lezet kur nderin ja perlyen.
    Ose ben sikur, gjoja kritikon,
    Por popullin Jo, dot nuk e mashtron.

    Reply to this comment
  18. Bejtexhiu June 15, 15:18

    Ne te gjitha bashkite e botes gjobat jane ze me vete ne buxhet dhe jo pak i rendesishem si ze! E mos e quani poet, eshte thjeshte bejtexhi…….i Ilir Metes.

    Reply to this comment
  19. Not Published June 16, 01:05

    Required fields are marked

    Reply to this comment
  20. Crusader June 16, 09:15

    Ate qe jane gjobitur nga qeveria Rama, mos te votojne PS-ne, eshte shume e thjeshte dhe ketu mbyllet diskutimi. Kur te hidhni voten, kujtoni parate qe ju ka grabitur ky drogaxhi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*