Cinikët jetojnë më gjatë

Ing.Ahmet Çollaku October 12, 2015 20:31

Cinikët jetojnë më gjatë

Cinizmi është e vetmja formë me të cilën shpirtrat e rëndomtë i qasen ndershmërisë  – (Fridrih Niçe)

 

Kam vite që vras mëndjen të gjej arsyen nga vjen kjo varfëri e mallkuar. Kemi ar te zi dhe ar të bardhë, Krom dhe Hekur, fusha dhe male, lumenj dhe det, kohë të nxehtë dhe kohë të ftohtë, kemi një Skënderbe dhe një Nënë Terezë, kemi humor dhe raki… Çfarë nuk kemi!?

Si naftëtar i vjetër them se një nga shkaqet është albpetrol-cinizmi i specialistëve të naftës së bashku me albpetrol-cinizmin shtetëror të cilët janë lidhur me bashkë si Karboni me Hidrogjenin.

Vendburimin e Cakranit, miliarda dollarë, e dogji cinizmi shteteror. E ku pyet cinizmi shtetëror çfarë bëhet me naftën dhe naftëtarët, me këtë pasuri të pa rinovueshëme! Ky binom i zi, specialist-shtet, stimulohet direkt dhe indirekt nga partitë, qeveritë, nga sistemet tona shtetërore primitive.

Më kot ne u biem më qafë Europës së Bashkuar, Greqisë, Serbisë apo klerikëve të tyre… Ekuacioni i varfërise shqiptare eshte cinizmi në gjak i këtyre specialistëve, i prof.dr. të naftës që shajnë njëri-tjetrin.

Sikur gjithë këtë energji të këtyre specialistëve ta vinim në shërbim të naftës, pra të kishim regjistruar vërtetë një Armatë Naftëtarësh, pa dyshim Shqipëria do të kishte një ekonomi për zili, nuk do t’i luteshim Europës të na hapte portat, të na jepte borxhe për një robërim te ri edhe si anëtarë të NATO-së. Cili është ai që harron borxhet?! Për më shumë, ky eshte borxh për funeral kombëtar. Pa dyshim këto do të na rëndojnë edhe në varre.

Pa më tregoni emrat dhe firmat e atyre specialistëve të naftës që kanë firmosur këto marrëveshje djallezore?! Cinik të gjithë drejtuesit administrativ dhe tekniko-shkencor të Insitutit të Naftës dhe më tej, nga i pari deri tek ky i fundit. Miqtë e mi, pa llogarisni sa tonë naftë na kanë grabitur deri më sotë të huajit dhe cili cili specialist i lartë ka bërë thirrje të mbrojmë naftën tonë, kurban për naftën tonë!?

Sot në botë qeveris NAFTA. Më vjen të shqyej veten kur në një libër të huaj lexoj për vëndin tim, Albania is one of Europens poorest nations!

Pa dyshim, albpetrol-cinikë të shkallës së parë janë ata të graduarit e monizmit, me medaljet që i ruajnë për ditën e funeralit. Këta të inkubatorëve, të kësaj demokracie me tranzicion të tejzgjatur duan të ngjiten më lart se ata me Çmime Republike, por ç’e do, sa më shumë që vrapojnë, aq më shumë u zbulohen b..thët.

Njerez te tille cinike, grasatuan monizmin qe shkoi, sepse ishin të gjithë të përpunuar nga hetuesia dhe përdoreshin për qëllimet e saja. Në një proçesin gjyqësor tepër të montuar, cinikët bënë kërdinë, konkretisht njëri nga 27 deshmitarët thotë:

“Koço Plaku e Protoko Murati, kanë përdorur prepotencën, Koçua vinte me vonesë në mbledhje. Beqiri nuk ka shkuar për të dhënë llogari në organizatën bazë të sektorit më të rëndësishëm… Unë, -vazhdon ai me tej,- kam qenë sekretari i organizatës bazë në Institut. Të pandehurit e grupit sabotator kanë mënjanuar rolin drejtues të organizatës bazë të Partisë. Të pandehurit Beqir, Protoko, Koço, Miltua, thoshin se nuk duhet t’i shtrojmë në organizatë çështjet teknike, por ti diskutojmë me gjeologët…”

Tani këta të demokracisë mbahen me serume sepse nuk kanë thyer asnjë majë lapsi për një korelim sizmik dhe as kanë marrë një busullë të shkojnë në terren, të matin një kënd rënien.

Miqtë e mi, mos sakrifikoni të ngjiteni në majë të Everestit për të parë nga i vjen varfëria kësaj Shqipërije. E kemi afër vullkanin shqiptarë që derdh cinizëm, llavë radioaktive. Këta cinik të lindur, vatrat e tërmeteve sintetik të kompanisë “Banker Petroleum”, nuk i kërkojnë në babëzitjen e kompanisë për të vjedhur naftë, po diku nga Afrika, kurse sizmografët investigues ketu afër i kanë instaluar për të kontrolluar urrejtjen tonë.

A ka gjë më të ligë se sa lufta e specialistëve shqiptarë kundër njëri-tjetërit? Shumica e atyre që bëjnë dhe stimulojnë këtë llojë cinizmi, janë specialistët që shtirren elitë e naftës. Ka edhe të tjerë, të fshehur, që nuk ndihen, po këpusin fjalët më të këqija kundër shokëve poshtë shkrimeve printuar në internet.

S’ka të mbaruar egoizmi dhe cinizmi jonë kundër njëri-tjetërit. Ne, vetëm ne specialistët e naftës e kemi në dorë këtë vënd, sepse ne e njohim mirë naftën shqiptare, po ne nuk bëjmë asgjë, ne nuk hedhim as një vezë kundër atyre që shkaterruan industrine e naftes dhe pushuan nga puna kolegët tanë. Disa prej nesh bënë ekspertizën kundër kolegëve tanë duke i ballsamosur nëpër qelira ndërsa tani shtiren sikur nuk kanë bërë asgjë. Duan të lajnë mëkatet me fjalët, më fal z.Petraq…

Ja çfarë ka deklaruar vite më parë një tjetër zyrtar nafte: “Gjatë kohës që unë kam qenë në naftë në Institut dhe më vonë sekretar i Komitetit të Partisë në Fier kam konstatuar se…i pandehuri Lipe Nashi mashtronte duke thënë se kam biseduar me udhëheqjen e Partisë e Shtetit. I pandehuri shprehej “gjeolog si juve jam edhe unë”, ai ka dhënë pika të ndryshme, kështu në Sarandë u bënë shumë shpenzime, u dërguan sondat, makineritë… Në vitin 1973 në Institut u bë një debat lidhur me Vendimet e Plenumit të Tretë, i pandehuri Beqir Alia tha se neve nuk mund të ecim kudo me kompleks punimesh, kështu nuk mund ta realizojmë metrazhin. I pandehuri Protoko tha se edhe vendimi i Byrosë Politike na lejon që të hidhemi me guxim edhe në vendburime të reja, kjo është thikë me dy presa me qëllim sabotimi…”

Ciniket kanë vrare shokët dhe kolegët, u kanë lënë stafetën njëri-tjetërit dhe tani duan dëmshpërblim, sepse kanë qënë të persekutuar (!) Tani ne po bëjmë ekspertiza të tjera më të ndyra nëpër opinone, shajmë shokët dhe kolegët, naftën ua japim të huajëve, thajmë Shqipërinë.

Pra, albpetrol-cinizmi është në kulm të lulëzimit të tij. Disa ndërrojnë karrige dhe departamentet, nuk u bënë syri tërr për të gjithë këto poshtërsi, kurse koncesionistët që firmosin, pasurohen. Cinikët jetojnë më gjatë. Sikur të mos ishin djegur istitucionet e naftës dhe fshirë specialistët e naftës, ne do të kishin zbuluar disa vëndburime nafte. Nëse do të ketë ndonjë rezultat pozitiv në kërkimet për naftë nga kompanitë e huaja, kjo nuk është meritë e të huajëve po atyre rilindësave të naftës tonë të cilët janë plakur dhe tani nuk kanë më fuqi dhe as para për ilaҫe apo për t’u varrosur, ndërsa për duel, as që bëhet fjalë sepse janë grirë dhe ngrirë nga cinizmi i ndësjelltë.

Ing.Ahmet Çollaku October 12, 2015 20:31
Komento

10 Komente

  1. Tartufi October 12, 21:16

    Ahmet kapedani,qetsohu,dhe ne te mjeret qe jemi te krijuar te mjerohemi ne token tone
    avash avash do te lumturohemi si te tjeret ,qe jane krijuar me mendje ne koke te pasuruar.
    C fare nuk kemi ??? mendjen ne koke brenda,Ai qe nuk ka mendje ,nuk di te zgjedhi per te
    punuar dhe pasuruar.
    Ahmet ,,, lexo c thote populli.
    Ce do melle e ce do gjene
    kur ske mendjen per te qene.

    Po te qe kaqe e thjeshte te benet e pasurise,nuk do te kishte kaq varferi ne kete bote.

    Reply to this comment
  2. Media October 13, 01:58

    Shqiptaret nuk dijne c’do me thene CINIK. nderrkohe Collaku derdellit per cinizmin.

    Reply to this comment
    • Shahisti October 13, 16:48

      Me duket se edhe ky vete nuk e di tamam cfare eshte cinizmi dhe ia mbyt kot fare. Kupton vetem qe duhet te jete dicka e keqe qe te varferon, po kaq.

      Reply to this comment
  3. Fillori October 13, 03:50

    O zoti Ahmet, historia e naftes, energjise dhe githe mineraleve te ngurt dhe te shumellojshem anembane Shqiperise dihen. Ndersa ne kohen e Diktatures ata qe zbulonin VBurime, merrnin Cmime Republike; dhe me vone , me qe duheshin me shume v-burime,zbuloheshin “armiqte dhe sabotatoret” duke perfshire dhe specialist qe dikur ishin vleresuar dhe me Cmim Republike (K.Plak, Th.Nasto dhe me vone P.Xhacka ,M.Arapi etj)E njejta skeme u perdore dhe ne sektoret e tjere, ne Ushtri, Arte, Ekonomi etj.
    Me permbysjen e Diktatures,ose ne kalimin ne Ekonomine e Tregut , fillimisht, duke u mbeshtetur dhe ne shkembime eksperiences me grupe specialistesh nga kompanite naftes nga vende te ndryshme ( France , Itali,Gjermani Sh. B. A etj)u quajt me e arsyshme qe te pregatiteshin disa paketa studimi per kerkim zbulim ne rajone ku pritej te zbulohej Nafte dhe Gas. Fillimisht (viti 90 -91) nga INGJ mbrohej mendimi qe rajonet Shpirag dhe Dumre, te ngeleshin nen aktivitetin e DPNG, si rajone me me perspective.
    Duhet theksuar se kontratat qe jane nenshkruar fillimisht per kerkimin e N dhe G kane qene ne perputhje me standartet Nderkombetare.
    Berja e kontratates per shfrytezimin e V-burimit te Marinzes nga Bankers eshte diskreminuese dhe e qellimeshme korruptive ndaj ekonomise se shtetit shqipetar. E nje permase te perafert ,e krahasueshme me ate te CEZ-it ,eshte dhe kontrata qe eshte nenshkruar per shrytezimin e vend-burimeve karbonatike.
    Qeveria e majte e mori pushtetin me 1 miljon veta edhe sepse premtoi per prishjen e ketyre kontratave diskreminuese , duke vene para pergjegjesise kedo qe e perveteson pasurine e popullit shqipetar , pasuri qe duhet sekuestruar.
    Pra verja emrin si te duash,Z.Ahmet: Qe te zbulonte sa me shume nate , diktatura mori dhe jeten e disa specialisteve qe kishin zbuluar dhe V-burime, ndersa “Demokracia”ato V-burime qe u zbuluan nga gjeologet e asaj kohe , ua shet si pasuri te huajve ,me kusht qe te marrin dhe ndonje “kocke” per vehte qeveritaret dhe ata te lidhur me pushtet.

    Reply to this comment
  4. Fillori October 13, 04:19

    O zoti Ahmet, historia e naftes, energjise dhe githe mineraleve te ngurt dhe te shumellojshem anembane Shqiperise dihen. Ndersa ne kohen e Diktatures ata qe zbulonin VBurime, merrnin Cmime Republike; dhe me vone , me qe duheshin me shume v-burime,zbuloheshin “armiqte dhe sabotatoret” duke perfshire dhe specialist qe dikur ishin vleresuar dhe me Cmim Republike (K.Plak, Th.Nasto dhe me vone P.Xhacka ,M.Arapi etj)E njejta skeme u perdore dhe ne sektoret e tjere, ne Ushtri, Arte, Ekonomi etj.
    Me permbysjen e Diktatures,ose ne kalimin ne Ekonomine e Tregut , fillimisht, duke u mbeshtetur dhe ne shkembime eksperiences me grupe specialistesh nga kompanite naftes nga vende te ndryshme ( France , Itali,Gjermani Sh. B. A etj)u quajt me e arsyshme qe te pregatiteshin disa paketa studimi per kerkim zbulim ne rajone ku pritej te zbulohej Nafte dhe Gas. Fillimisht (viti 90 -91) nga INGJ mbrohej mendimi qe rajonet Shpirag dhe Dumre, te ngeleshin nen aktivitetin e DPNG, si rajone me me perspective.
    Duhet theksuar se kontratat qe jane nenshkruar fillimisht per kerkimin e N dhe G kane qene ne perputhje me standartet Nderkombetare.
    Berja e kontratates per shfrytezimin e V-burimit te Marinzes nga Bankers eshte diskreminuese dhe e qellimeshme korruptive ndaj ekonomise se shtetit shqipetar. E nje permase te perafert ,e krahasueshme me ate te CEZ-it ,eshte dhe kontrata qe eshte nenshkruar per shrytezimin e vend-burimeve karbonatike.
    Qeveria e majte e mori pushtetin me 1 miljon veta , edhe sepse premtoi per prishjen e ketyre kontratave diskreminuese , duke vene para pergjegjesise kedo qe e perveteson pasurine e popullit shqipetar , pasuri qe duhet sekuestruar.
    Pra verja emrin si te duash,Z.Ahmet: Qe te zbulonte sa me shume nate , diktatura mori dhe jeten e disa specialisteve qe kishin zbuluar dhe V-burime, ndersa “Demokracia”ato V-burime qe u zbuluan nga gjeologet e asaj kohe , ua shet si pasuri te huajve ,me kusht qe te marrin dhe ndonje “kocke” per vehte qeveritaret dhe ata te lidhur me pushtet.

    Reply to this comment
  5. Dike Mullai October 13, 22:15

    I nderuari Shoku-Zoti Ahmet Collaku:- Kam ndjekur me kujdes Artikujt, qe Ju keni shkruar ne Gazeten DITA. GURRI I RENDE PESHON NE VEND! E kam filluar punen ne moshe te re ne nje Ekip Gjeologjik Sovjetik me K/Gjeologun Jakushkin ne vitet ’53-’55. Pas studimeve te Larta punova ne nje Sektor tjeter te Ekonomise. Prej viteve ’75-2003 perseri vazhdova punen ne Nafte, ne Sektorin Ndihmes, Elektrik-Telefona. Si nje nga sektoret me te rendesishem te Ekonomise, Naftetaret kane punuar me perkushtim! Jane fakte qe ne 45 vite u Zbuluan mjafte Vend-burime Nafte e Gazi. Ishte kujdesi i Shtetit, qe hapi Fakultetin Gjeologji-Miniera, Institutin e Naftes ne Patos. U ngriten Nd-je Shpim-Kerkimi e Shpim-Shrytezimi dhe ato te Nxjerrjes se Naftes e Gazit. Krahas u ndertuan dhe Rafinerite e Naftes e Gazit ne Ballesh e Fier. Shprehja “Shqiperia Noton mbi NAFTE” u be Ironi qe na shoqeroi gjate. Duhet pranuar fakti qe keto arritje ndeshen me Grupe sabotatoresh, te dirigjuar nga Jashte! REZULTATI:- Sot Pasurite NenToke e Mbi Toke te ketij Vendi jane dhene me KONCENSION! Shqiptaret mbeten ARGATE ne Vendin e vete!

    Reply to this comment
  6. Matufi October 14, 15:40

    O heronjqe per cdo gje keni nje mendim dhe s’pertoni te beni nga nje vetlevdate! Ahmet Collaku dha e vazhdon te jape, aq sa mund dhe ashtu sic mund, ndaj eshte i respektuar per aq sa jep, e qe s’fle gjume si dje edhe sot. Ju muter qe vetem lihni e vetlevdoheni, kush u ka penguar te jepni opinionet tuaja, ashtu sic i keni ato?

    Reply to this comment
  7. Fillori October 14, 17:08

    O ” Matuf ”, je i sinqerte ! Tamam Matuf.

    Reply to this comment
  8. andre October 14, 19:01

    Shqetesimi i ing. Ahmet Collaku eshte i drejte. Jane shume shkrime te inxhinjerit te cilat kane nje dhe vetem nje objekt, merak: Nafta shqiptare, kjo pasuri e madhe, e rendesise strategjike e Popullit Shqiptar eshte duke u rrenuar dhe grabitur prej pushtetareve kryesore te te gjitha ngjyrave, pergjate periudhes 1990-e deri me sot.
    Ai, ing. Ahmeti, ne kete shkrim te fundit e ka ngritur tonin, sikur deshiron te degjohet me patjeter prej personave kryesore te Shtetit Shqiptar per te ndaluar rrenimin dhe grabitjen e Naftes Shqiptare, por Ai i bie servileve – specialisteve te naftes qe e kane shitur dinjitetin, personalitetin e tyre njekohesisht me personalitetin e krijuesve te kesaj pasurie-naftetareve, duke qene mosperfilles te interesave te naftetareve, ku me te drejte i etiketon: CINIKETe naftes, pra troket tek patericat qe iu sherbejne padroneve qeveritare, per te degjuar Parlamenti, Kryeministri, Presidenti, Avokati i Popullit te Shqiperise.
    Mungesa e veprimit prej tyre se fundi ia le vendin Krijuesve te Naftes Shqiptare, Naftetareve. Kane te drejten e kerkeses se djerses, sakrificave, te dite – neteve pa gjume qe nafta te zbulohej, te cfrytezohej, te nxirrej, te rafinohej. Behet nami per Te Drejten e autorit qe i kane pervehtesuar poezine, romanin, librin.
    Po Naftetaret a kane te drejte te kerkojne autorsine e krijeses se vet, Naftes Shqiptare?
    Deri me sot, “demokracia” ka shperfillur dhe perbuzur autorsine e krijuesve te Veprave te krijuara pas clirimit deri ne v.1990. Qeverite “demokratike ” kane bere sic kane dashur me Veprat, jo vetem duke injoruar Krijuesit e tyre, por ne shume raste duke i perzene Ata.
    Edi Rama premtoi ne Patos ne maj – qershor te v.2013 se: Nafta do tu kthehej Naftetareve. Perkundrazi: Thelloi bashkepunimin me kompanite koncensionare te naftes te kryera prej qeverive Berisha 1 dhe 2. Po pregatitet kulisave per tjetersimin e pjeses se mbetur te Albpetrol sh.a. me te njejtin qellim sic beri Berisha.
    Ndaj po uluret ing.Ahmet Collaku, sepse veterani i naftes shpresoi dhe jo i vetem. Ndaj:
    Te gjitha rruget te cojne ne zgjidhjen e shqetesimeve nga vet naftetaret.

    Reply to this comment
  9. Skenderi October 17, 02:21

    I nderuar z. Andre, une nuk ju njoh, per me teper as qe mund tu imagjinoj cili jeni Ju, po kjo, ne fund te fundit pak rendesi ka. Ju falenderoj shume qe ndieni dhe citoni aq sakte ndiesite dhe mesazhet e mia transmetuar gjithe popullit po ne vecanti naftetareve, elites se ndryshkur, si ne kete shkrim dhe ne te tjeret. Ju faleminderit.
    Autori

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*