Cipras: Disa po përpiqen ta fusin nga “dritarja” çështjen çame

September 9, 2018 19:55

Cipras: Disa po përpiqen ta fusin nga “dritarja” çështjen çame

 

Kryeministri Cipras ndërsa dha një konferencë për shtyp ditën e sotme përpara mediave të huaja dhe atyre vendase në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar në Selanik, u pyet nga një gazetare një televizioni privat në Janinë lidhur me negociatat me Shqipërinë, ku deklaroi se çështja çame nuk ekziston.

Ai shtoi se e mira është që në këto tema “të ketë më shumë mendje kthjelltësi pasi në çështje serioze kombëtare duhet të ketë informim, dakordësi dhe besim.”

Negociatat me Shqipërinë që po zhvillohen në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve, janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Është e qartë se, në mënyrë që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve të negociatave të integrimit, duhet që të kryen një sërë reformash dhe premtimesh që ka bërë qeveria shqiptare. Shumë nga këto premtime janë prej vitit 2009 . E kam fjalën për zonat detare nga ana e tyre, e kam fjalën për librat shkollorë dhe ndryshimin e tyre, për varrezat e ushtarëve grekë, dhe sidomos të reformave për sa i përket të drejtave të minoritetit grek. Ndërsa dëgjohen shumë zëra, disa prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, si për shembull pastrimi dhe mirëmbajtja e piramidave në kufirin tokësor. Disa thanë se ka të bëjë me një përcaktim të rinj të kufijve, por ky proces nuk ka asnjë lidhje me këtë gjë. Gjithashtu disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame. Nuk ekziston kjo çështje. Dhe do të thosha se është për të mirën tonë, që në këto tema të ketë më shumë mendje kthjelltësi pasi në çështje serioze kombëtare duhet të ketë informim, dakordësi dhe besim”, tha Cipras.

Gjithashtu, kryeministri grek duke ju përgjigjur një pyetjeje tjetër në lidhje me Kosovën, ka deklaruar se janë krijuar kushte e zgjidhjes të një çështjeje shumë të vështirë dhe se beson që mund të ketë një hartë zgjidhjeje të këtyre problemeve.

Ndjekim nga afër këto zhvillime dhe natyrisht nëse ka një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës që do te jepte vizionin e një zgjidhjeje, ne do ta përgëzonim këtë marrëveshje – ka shtuar Aleksis Cipras.

l.h/ dita

September 9, 2018 19:55
Komento

10 Komente

  1. Arben September 9, 20:14

    Ti puthesh bythen grekut per beeeeeeeeeeee.

    O te shk…fsha mu ne beeeeeeeeeeee

    Reply to this comment
  2. DRENICA E KUQE September 9, 20:36

    Çeshtja çame ka me ta ndale frymen ne grope te fytit… Mos thuaj se nuk te ka paralajmeru askush!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  3. Tomori September 9, 20:49

    Do te ishte ne turpin e qeverise tone qe te mirret neperkembe dinjitetii yne kombetar ne qofte se nuk jepet pergjigja e merituarkesaj lidhjejea absurde qe ben kryeministri grek midis fillimit te negociatave te Shqiperise per BE dhe ngritjes se varrezave dhe permendoreve greke provokuese, djallezore dhe minuese te sovranitetit tone kombetar.
    Po te jete ne doren e Greqise se falimentuar e te mbytur ne borxhe hyrja jone ne BE, mos hyfshim kurre ne ate BE!

    Reply to this comment
  4. Tomori September 9, 20:49

    Do te ishte ne turpin e qeverise tone qe te mirret neperkembe dinjitetii yne kombetar ne qofte se nuk jepet pergjigja e merituarkesaj lidhjejea absurde qe ben kryeministri grek midis fillimit te negociatave te Shqiperise per BE dhe ngritjes se varrezave dhe permendoreve greke provokuese, djallezore dhe minuese te sovranitetit tone kombetar.
    Po te jete ne doren e Greqise se falimentuar e te mbytur ne borxhe hyrja jone ne BE, ne nuk duam te hyjme kurre ne ate BE!

    Reply to this comment
  5. NNP September 9, 21:22

    Ceshtja came do te shpertheje si vullkan e do te perlaje grekqiret Ki qiprasi mqse duket i semure le te haje me pak m…. se i ben dem kur ha shume.

    Reply to this comment
  6. MH September 9, 21:23

    Asht teper e favorshme qe me negociata dy palshe ceshtja Came he per he nuk duhet futur ne bisedime me greket.
    Per dy aresye.
    1 – Ose nuk mund te vashdojme bisedimet dhe na bahet bllok per te mos hyre ne BE.
    2 – Ose tu dasht te perfitojme interresin per anetaresim ne BE do vihet ndonji gozhde me firme e vule te zyrtarizueme.Kjo do te na detyrojn te mos e kerkojme asnjihere ceshtjen Came.
    Ndaj!
    Nese Greket i han krymi per ta largue ceshtjen Came nga mendja dhe diskutimit per ti dale punes para ne favor te interresit tyne dhe insistojne te nenshkruajne me Shqiperine qe nuk ekziston ceshtje Came.Shqiperia duhet ti pergjigjet per te mos hyre e cue uje kot pa bereqet.Dakort.Meqe nuk ka ceshtje Came nuk ka pse te diskotojme e te nenshkruajm me frima e vula per nji ceshtje qe nuk ekziston.Ne te kunderten nese Greket insistojne qe te nenshkruhet.Atehere ketu ka dicka qe ekziston dhe duhet te vihet ne diskutim per zgjidhje ne favor te drejtesise natyrore.
    Ku parase te behet nji neshkrim per kete ceshtjen Came.Shqiperia duhet ta nderkombtarizojne ne te gjithe boten per nji te pa drejte gjenocide qe i’asht ba kombit Shqiptare per krahine e vet Camerine.Nderkombatrizmi duhet te arrihet ne ate nivel sa Greku te mos guxoj te prishin perparimin e Shqiperise drejte anetaresimit per ne BE.

    Reply to this comment
  7. Ppp September 9, 21:36

    Drejtesia vonon…..por nuk harron z KM

    Reply to this comment
  8. Aleksander thana September 9, 22:36

    Greku kerkon te mos zihet ne goje ceshtja came sepse sipas tyre nuk ekzizton, por vete ata prodhojne djathe dhe e etiketojne ” djathi Camiria”, ndersa ne na kerkojne te na imponojne qe edhe emri Cameri e cam te mos permendet as ne media e as ne tekstet shkollore. Kjo eshte e barabarte sikur Greqia te jete okupatore e Shqiperise dhe qeveria e administrate shqiptare te jene greke!!! Rishikimi I teksteve shkollore we greket kerkojne nga ne permban kete e gjithshka tjeter qe te fshije te vertetat historike mbi popullsine e trojet shqiptare ne Greqi dhe te legalizoje shpopullimin, pervetesimin dhe masakrimin e shqiptareve, sikur s’kane ndodhur kurre. Jo vetem kaq, por duhet te trajtojme bandat greke qe hyne ne Shqiperi gjate pushtimit Italian, SI deshmoret tane e t’ u veme edhe tufa me lule. Sipas tyre, te ashtuquajturit minoritet grek, duhet t’ njohim edhe te drejten e vetvendosjes, nga qe Jane argate te ardhur e shqiptare te konvertuar. Qe Janulla duhet te ngordhe ne token shqiptare e te shenjterohet SI murgu Kozma dhe qe kisha shqiptare te mbetet pergjithmone nje bisht I kishes shovene- obskurantiste greke, etj.etj.etj. Dhe te gjitha keto ne duhet t’ i pranojme, nenshkruajme e t’u themi “efkaristo poli, qirje korofillaqis”. Ne kete rruge kane qene deri tane kreykriminelet me Salen ne krye, e vazhdimi qe qeverise aktuale Nuk eshte shume e distancuar nga politikat e presionit, te megallomanise e agresivitetit te hapur te qarqeve shoviniste qe s’ kane asnje ndryshim nga zyrtaret politike greke. Gjithe eksperienca, realiteti dhe faktet tregojne se si greket, si serbet, etj., u duhet treguar see jemi ne ata qe duhet te kerkojne prej tyre dhe Jo e kunderta. Natyrisht, ne nuk kemi ate luks e force t’ua tregojne sic duhet, por Jo te beme vasalin apo te mundurin! Politika eshte politike dhe duhet luajtur, por paralelisht u duhet treguar vendi . Sic shihet qarte deri tani, arroganca e fqinjeve ndaj nesh, here me tone te but e here te ashpra, nuk ka te ndalur. Fuqite medha Jane ato qe na kane katandisur njecerek shteti dhe ato e dine shume mire se c’duhet bere dhe ato Jane te vetmet qe kane fuqine per t’ u treguar fqinjeve vendin e se c’ duhet te bejne. Ajo qe ne duhet te bejme, eshte qe te bejme me te miren per vendin e kombin tone.

    Reply to this comment
  9. Gjuha e sotme “greke” eshte jashtqitje e gjuhes shqipe September 10, 09:47

    “Greqia “ e sotme eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar Qirje aleksiiiiiiiiiii

    Reply to this comment
  10. filati September 10, 12:03

    Gabimi me i madh po behet per mohimin e ceshtjes Came e cila nu do pushoje se kerkuari per genocidin perdhunimet vhasjet cnjerazore qe nuk do te shuhet ne memorjen e popullsis Came nga keta pushtetar frikacak qe su bene qe su bene njehere burra. Pisat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*