Cipras e pranon: Me Shqipërinë jemi ende në gjendje lufte

May 18, 2018 08:53

Cipras e pranon: Me Shqipërinë jemi ende në gjendje lufte

Kryeministri grek Aleksis Cipras ka pranuar se Shqipëria dhe Greqia janë ende në gjendje lufte, duke deklaruar se zgjidhja e kësaj çështje është pjesë e paketës së çështjeve të mbetura pezull nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai shprehet optimist se dy vendet do përmbyllin marrëveshjen për Zonën Ekskluzive Ekonomike brenda qershorit.

“Negociatat me Shqipërinë ishin më të vështira se me Maqedoninë, na kanë marrë më shumë kohë. Imagjinoni që kemi për të zgjidhur çështje që janë të hapura që nga Lufta e Dytë Botërore. Jemi ende në gjendje lufte. Është çështja e Zonave Ekskluzive Ekonomike, një çështje e rëndësishme si dhe të tjera mes të cilave edhe respektimi i të drejtave të minoritetit grek. Jemi në rrugë shumë të mbarë, nuk dua të them i sigurtë, por jam shumë optimist se do të kemi zhvillime pozitive për këto çështje brenda qershorit”theksoi kreu i qeverise greke.

Lidhur me qëndrimin e Greqisë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë, Cipras thotë se pengesë nuk janë problemet dypalëshe me Greqinë, por qëndrimi i disa vendeve që kanë mendime të ndryshme për këtë çështje – raporton In.gr, cituar nga Respublica.

“Tani nëse Shqipëria do të marrë dritën jeshile për të filluar negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, kjo nuk varet vetëm nga zgjidhja e problemeve tona dypalëshe prej nesh. Ka vende që kanë mendime të ndryshme për këtë çështje dhe ne po kërkojmë të gjejmë zgjidhje për këtë”-deklaroi Cipras.

Kujtojme që Kryeministri grek kishte planifikuar një vizitë që në muajin Prill në Shqipëri për të firmosur dokumentin e partneritetit strategjik, por kjo vizitë u shty për shkak të mosdakordësimit në kohë të disa çështjeve.

Për më shumë, klikoni KËTU

n.s. / dita

May 18, 2018 08:53
Komento

12 Komente

  1. Arben May 18, 08:54

    Po Cameria??!!

    Reply to this comment
    • Rami May 18, 09:52

      Ta thote Saliu … se Idrizin e ka pasur ortak per 20 vjet.

      Reply to this comment
    • spata May 18, 10:51

      O beno . Me radh o vella . Nje her u sakrifikuam per Kosoven . Tani te meremi me Camerin qe po e fryjm aq shum sa na cfaqet si shtet i tret shqiptar me vete.
      Gabimet qe jan ber ne te shkuaren, ku faktori kryesor kan qen luftrat dhe paaftesia jon,ne mbrojte te titoreve, sot do te zgjidhen ne rruge paqsore e me dialog. Do haj koh . Esht llogjike . Camet nuk jan pa atdhe e as si palestinezet . Rrojne per bukuri pa u disktedituar si pjes e pandar e popullit shqiptare. Kerkojne te drejtat e tyre qe ne, si komb, nuk ua mohojme.Por nuk me duket imediate, qe ne keto raporte Ballkanike e Evropjane , ti japim ceshtjes Came rrugen e zgjidhjes me perplasje pa rrugdalje me fqinjin shekullor .Jo cdo gje merr rrugen qe duam . Kerkohet durim e zgjuarsi se keshtu e katandisem veten qysh nga koha e Perandorise Otomane. Kobure per te tjeret e armiq per veten .Tani qe na ka ardhur mendja per Memedheun e coptuar do shkojme me sy celur e memndje te ndritur. Nuk them te ulim koken por ti bejm prezente ceshtjet tona kur te jemi te sigurt se dicka do te fitojme .

      Reply to this comment
      • Vlora May 18, 14:12

        Nderkohe grekut po i falet Jugu. Me gjithe ato varreza me manastire qe u ndertuan e po ndertohen atje ku do greku, shpejt a vone sherrin do ia shohin shqiptaret kesaj politike te qeverive gjoja demokratike te ketyre 30 vjeteve.

        Reply to this comment
  2. Jane futur edhe Griqirat ne Lojen e coroditese Psikologjike qe i behet Shqiptareve lol ! May 18, 09:51

    vjenj nji gjerman i derguari mriklles e i thot shqiptareve ,
    uauu jame i impresionuar nga zhvillimet pozitive te Shqiperise ! Ju keni shance per ne Be !!!
    Mbas dy ditesh Bruxeli nis Delegation pune ,si Grup turistesh Hollandes te testojne se sa afer Europes eshte Shqiperia .
    (sa po mbrin ne kryeqytet , disa nga pjestaret e delegacionit mbyllin veshet me duar , te tmerruar nga cjerrjet Arabe nga minarete e e xhamive ne kryeqytet dhe i kerkon Shefit te Grupit te dij ,
    se ku ndodhet ,mos kann ngaterruar Destinacion !
    Ndodhen ne Europe APO Arabistan !!!!!!!!)

    Diten tjeter ,
    vjen Shefi Diplomacise Greke Koqias e deklaron injorancen mbi Ligjin e Luftes midis Greqise dhe Shqiperise !

    Por nuk vonon shume dhe Qipras e kundershtone ate
    . Ne politiken shqiptare organizohet banda antishqiptare e pd-lsi te hedhi shashka kembeve te Shtetit Shqiptare qe kaosi ne trurin e Pushtave te jete perfekt e shkaktoje sindroma nga me te pakendeshmet ne trurin e pushtave .
    Loja e nderkombetareve vazhdon te godase trurin e shqiptareve dhe per cudi asnji pusht nuk ndejne asgje .

    Reply to this comment
  3. Kush do te behet “Qirje grek”me 299 euro ne muaj May 18, 10:10

    O shqiptar nuk ka “greqi” greqin e komandon londra parisi dhe berlini, prandaj nuk e lane te binte ne 2008 en

    Reply to this comment
  4. Lili May 18, 10:18

    Po te drejtat e minoritetit çame?
    Cka eshte kjo zone eksklisive pos grabitja e radhes?

    Reply to this comment
  5. H May 18, 12:03

    Edhe shqipëtia është në luftë me … veten e vet.

    Reply to this comment
  6. borobojka May 18, 12:04

    Ajo mund te bisedohet me von.Me qetesi dhe dashuri.

    Reply to this comment
  7. mario May 18, 12:06

    Ajo mund te bisedohet me von.Me qetesi dhe dashuri.

    Reply to this comment
  8. Atdheu na therret May 18, 13:40

    Gjendje lufte!?!?!?
    Keni 28 vjet o politikane “pe lecke” qpo i beni leshime pas leshime Greqise per nje shejtanllek grek (anglisht i thone “straw man” (dordolec prej kashte).
    Le t’i rroje edhe 100 vjet te tjera Greqise ligji donkishotesk i luftes. Edhe 200.. edhe 500.
    Shqiperise nuk i vjen asnje e keqe nga “straw men” tw tillw greke.
    Asnjw gjemb nuk i hyri ne kembe per gjusem shekulli Enver Hoxhes qe e injoroi ate.

    Reply to this comment
  9. Atdheu na therret May 18, 13:42

    Gjendje lufte!?!?!?
    Keni 28 vjet o politikane “pe lecke” qe po i beni leshime pas leshimesh Greqise per nje shejtanllek grek (anglisht i thone “straw man” (dordolec prej kashte).
    Le t’i rroje edhe 100 vjet te tjera Greqise ligji donkishotesk i luftes. Edhe 200.. edhe 500.
    Shqiperise nuk i vjen asnje e keqe nga “straw men” te tille greke.
    Asnjw gjemb nuk i hyri ne kembe per gjysem shekulli Enver Hoxhes qe e injoroi ate “ligj”
    .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*