Cipras premton rritje pagash dhe ulje taksash

September 9, 2018 11:17

Cipras premton rritje pagash dhe ulje taksash

 

Kryeministri grek, Aleksis Cipras premtoi dje se do të rriste pagat dhe pensionet muajt e ardhshëm si edhe do të ulte taksat, përderisa vendi kishte kryer reformat e kërkuara financiare dhe programi i daljes nga kriza kishte marrë fund.

”Të gjitha masat për rritjen e nivelit të jetesës do të merren në përputhje me kreditorët”, deklaroi Cipras gjatë hapjes së një panairi tregtar në qytetin e Selanikut.

“Ne jemi të vendosur të zbatojmë marrëveshjet me kreditorët”, theksoi ai.

Sidoqoftë, hapja e këtij panairi u shoqërua me protestën e mijëra qytetarëve në rrugët e qytetit port kundër masave shtrënguese ekonomike dhe papunësisë.

Në shumë pankarta lexohej ”Duam punë dhe jo taksa pa fund”.

Cipras tha se pritet që ekonomia greke të rritej 2,5% dhe se papunësia, që ka qenë 27,5%, aktualisht ishte 19%.

”Papunësia do të reduktohet 10% gjatë pesë viteve të ardhshme”, shtoi ai.

a.s/dita

September 9, 2018 11:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*