Ç’janë këto sulme kundër Brigadës së Parë?

June 9, 2018 12:06

Ç’janë këto sulme kundër Brigadës së Parë?

Dilaver Goxhaj

Në himnin e Brigadës Parë Sulmuese, midis të tjerave thuhet: “Në sulm, në sulm Brigad’ e parë / Sulmo armikun me tërbim!” Ndërsa, në 75 vjetorin e saj, në shumë media dhe botime  po këndohet inversi i atij teksti: Në sulm, në sulm mbi Brigadën e Parë / Sulmoni  LANÇ-in me tërbim!

Një prej luftëtarëve të këtij sulmi mediatik kundër Brigadës së Parë është edhe Dr.Luftulla Peza. Në shkrimin e tij të dt.27 maj 2018, me titull: Të pa thënat rreth vizitës së Brigadës së Parë në Pezë (janar 1944)”,  botuar në portalin pashtriku.org, ku përpiqet të njollosi një nga formacionet më të shquara partizane të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare, Br1S. Me sa duket, Dr. Luftulla Pezën e kanë nxitur t’i kundërpërgjigjet sa më shpejt botimit nga gazeta “Dita”, disa ditë më herët, po në muajin maj të këtij viti, të një pjese të kujtimeve të komandantit të asaj Brigade partizane, Mehmet Shehut. Qysh në titullin e shkrimit duket, se z.Luftulla nuk e njeh aspak historikun e asaj Brigade heroinë, prandaj dhe shkruan: Kur erdhi Brigada e Parë në Pezë gjatë janarit të vitit 1944, me komandantin e saj ndodhën dy ngjarje, që është mirë të dihen. Këto ngjarje m’i ka treguar vetë miku im Avdi Kasalli”.

Mirëpo, është Historiku i Brigadës Parë, që nuk na lejon ta besojmë Dr.e Shkencave, historianin Peza. Nëse gjithkush do të marri në dorë këtë historik dhe të kërkojë se ku ka vepruar kjo Brigadë në muajin janar 1944, menjëherë do të konstatojë se doktori i shkencave nuk e di se Br1S në Dhjetorin e vitit 1943 dhe Janarin e vitit 1944 ka luftuar në qarkun e Gjirokastrës: në Dëshnicë të Përmetit, në Tendën e Qyit, në Qafën e Kiçokut afër Beratit, në Pogon, në Lunxhëri e në afërsi të Përmetit, (shih historikun Br1S,f.160-207), dhe se gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka pas as edhe një partizan të saj në Shqipërinë e Mesme. Që z.Luftulla ta mësoi, se nuk e di, si dhe ata që e kanë besuar, në Pezë Brigada e Parë ka ardhur në fillim të muajit mars 1944, pasi ka kryer inkursionin e saj në Veri, në ndihmë të Shtabit të Përgjithshëm, duke arritur fillimisht në Skuterë në ora 21.00 të 7 marsit 1944, dhe në 8 mars 1944 mbërriti në Pezë. Kësaj i thonë: “Të gënjesh ditën më drekë”, z.Luftulla, duke përdorur edhe autoritetin e doktorit të shkencave. Kështu që edhe tregimin e tij me Avdi Kasallën duket që e ka të sajuar, ndaj dhe s’është nevoja ta shtjellojmë.

Dilaver Goxhaj

Por më e bukura është se me shprehjen: “Gjatë vizitës në Pezë”, autori kërkon t’i thotë lexuesit se brigadat partizane kishin dalë për ekskursion, duke bërë vizita kortezie nëpër krahna të ndryshme për të ngrënë e për të pirë! Ta thoshte këtë shprehje ndonjë gazetar nga ata që kanë mbaruar shkollat e tralalave, edhe mund ta falnim, por ta thotë një djalë dëshmori, i cili, po në këtë shkrim thotë, se “E kam jetuar luftën antifashiste si fëmijë, prindërit e mi kanë qenë që në fillim të vitit 1940, luftëtarë të Çetës Atdhetare të Pezës, babai ra dëshmor dhe nëna luftoi si partizane deri në çlirimin e Shqipërisë“, madje edhe doktor i shkencave historike, duket që duhet të ketë ngrënë ndonjë lugë çorbë të prishur.

Të mbaronin me kaq “lapsuset” e doktorit të shkencave, kader’i dreqit, por më tej bën “lapsusin” tjetër, duke na thënë, se Brigada e Parë, me në krye Mehmet Shehun, pasi iku nga Peza, (mos harrojmë, shkruhet për në janarin e vitit 1944), na bëri masakrën në Golem të Lushnjës, duke shkruar: “Aty u ndesh me ballistët. Këta të fundit, të mërzitur nga politika e krerëve të tyre e bashkëpunimit me gjermanët, u dorëzuan masivisht tek partizanët e brigadës dhe donin të bëheshin partizanë. Por gabuan dhe shkuan si cjapi tek kasapi. Komandant Mehmeti dha urdhrin e prerë, të lidheshin të gjithë dhe dy ditë e dy netë i la jashtë në shi, pa asnjë ushqim. Ditën e tretë 69 ballistët u pushkatuan pa asnjë gjyq, siç qe bërë zakon në repartet partizane.”
O profesor!, së pari, nuk është e vërtetë që pushkatimet nga formacionet partizane janë bërë pa gjyq, por kjo varet se si e konceptoni ju gjyqin partizan. Së dyti, nuk është e vërtetë se ballistët “u dorëzuan masivisht tek partizanët e brigadës dhe donin të bëheshin partizanë.”, se nuk na lejon  një bashkësulmues i juaj, të cilin do ta citojmë më poshtë.

Ja se si thuhet në historikun e Brigadës: “Sulmi do të fillonte në orën 04.00, pas shenjës që do të jepej me anë të raketës shenjëdhënëse… Në kohën që pritej të vinte ora 4.00 një kompani e batalionit të 1-rë kapi një roje balliste dhe i mori parullën. Kjo ndihmoi të asgjësoheshin edhe roje të tjera përpara se të fillonte sulmi, gjë që siguroi afrimin e forcave tona fare pranë përqëndrimeve të armikut. Brenda 20 minutave pas sulmit qe kryer rrethimi i forcave kryesore balliste”. Dhe mësoje z.Luftulla, se ato 400 forcat balliste, të armatosura nga gjermanët, sikundër na e konfirmon edhe Sekretari i Përgjithshëm i BK, Faik Quku, “kishin mbi një muaj që kryenin shërbimin e ruajtjes së rrugës dhe terrorizonin popullsinë e fshatrave përqark. Kur shkoi brigada në Dumre komandës së saj i erdhën një varg ankimesh nga fshatarët e Lushnjës për mizoritë që kryenin aty ballistët tok me gjermanët.”, (historiku Br1S, f.93). Këtë gjë na e konfirmon edhe Xhelal Staravecka në f.293 të kujtimeve të tij.

Gjithashtu, i nderuar Dr.Luftulla, duke qenë se e keni shkrimin me porosi, herë tjetër korigjojeni datën e kësaj ngjarjeje, e cila ka ndodhur në tetorin e vitit 1943, dhe jo në janarin e vitit 1944.

Besoj se vetëm me kaq sa thamë më lartë kuptohet që zoti Luftulla nuk ka për qëllim për të na treguar historinë e vërtetë të asaj luftë, por për ta denigruar atë, për t’u thënë brezave të rinj, se partizanët ishin thjeshtë ca terroristë që “bënin vizita” eskursioniste nëpër katunde. Dhe për model të këtyre lloj “vizitave” na merr Brigadën e Parë!, e cila, me luftën e saj që bëri gjatë Operacionit Armik të Dmrit 1943-144, nën udhëheqjen e atij Mehmet Shehu, ajo shpëtoi gjithë Ushtrinë Nacional-Çlirimtare, të cilën e thekson edhe një dëshmitar okular, oficeri ndërlidhës britanik gjatë asaj lufte në Shqipëri, Reginald Hibbert: “Në rast se Brigada I nuk do të kishte ekzistuar në dimrin e vitit 1943-1944, kishte mundësi që LANÇ të ishte shkatërruar nga bashkërendimi i gjermanëve dhe ballistëve”. (“Fitoria e hidhur”, Tiranë,1993, f.365). Me këtë shprehje anglezi Reginald Hibbert kërkon të na thotë, se Mehmet Shehu dhe Brigad’ e Parë, ose më saktë: Mehmet Shehu dhe LANÇ-i u bënë një binom, dy nocione që nuk mund t’i ndaje njërin nga tjetri. Dhe, në kohën kur ne u munduam t’i ndanim, Shqipërinë e mori peropia.

Mirëpo, me sa po kuptohet, Dr.Luftulla Peza nuk është i vetëm në keqinterpretimin e disa ngjarjeve të asaj lufte çlirimtare, ka edhe shokë të tjerë, madje, si dhe ai, bij të familjeve të lidhura me LANÇ-in, të cilët, bashkë me ca pasardhës të bashkëpuntorëve me nazi-fashizmin nuk lënë gurë pa lëvizur, si e si ta njollosin atë binomin që përmendëm më lartë. Duket sikur secili vepron më vete; por jo, i kanë udhëzuar mirë ata që u kanë servirur çorbën e prishur.

Një tjetër intelektual sulmon me tërbim kundër Br së Parë, e që na ka befasuar, është edhe një mik tjetër i imi, Naun Kule! Ai kohët e fundit ka botuar “Antologjinë etnoulturore për Myzeqenë dhe myzeqarët”, të titulluar “NDRYSHE”.

Një nga kapitujt e këtij libri, Nauni e ka titulluar: “ “Vaterloja” e Myzeqesë”,(f.268-273), e cila flet po për atë “krimin makabër të komandantit M.Shehu me bashkëshorten(?!) Fiqireten, në fshatin Shegas të Lusnjës, më 23 tetor, 1943.”

Para se të analizojmë librin tuaj, për këtë ngjarje, i dashur Naun mësoje, se Mehmeti ende nuk ishte fejuar e jo martuar me Fiqreten kur ka ndodhur “Vaterloja” e juaj. Por interesante është krahasimi i z.Naun që i bën kësaj ngjarjeje në “Shegas të Lushnjës” me “Betëjën e përmasave të “Vaterlo”-s bonopartiste (1815)”, e cila, sipas Naunit ka zgjatur 7-8 orë, ndërsa kjo “Vaterloja” e tij ka zgjatur “në më pak se pesë minuta.”!, edhe pse na thotë se “më pas i vunë në rresht dhe ecën drejtë lindjes, kapërcyen fshatin Shkujkë e Matjan dhe… pa u dhënë as bukë, as ujë” për dy ditë, që do të thotë se nuk ka ndodhur “në më pak se pesë minuta”. Dhe  për burim informacioni Nauni ka marrë tregimin e Harun Greca, në Gjuzaj-Ballagat.

Duket që edhe z.Naun e ka me të thënë këtë histori, pasi na e përgjysmon numrin e ballisto-gjermanëve, duke thënë se ishin vetëm 200, ndërkohë që ishin 400. Që edhe z.Naun e ka me të thënë, na bind edhe fakti tjetër, kur na thotë se ngjarja ka ndodhr në 22 tetor, gjë që nuk është e vërtetë. Kjo ngjarje ka ndodhur në 24 tetor 1943. Të jetë vallë rastësi që të gabojnë në datë të dy këta “historianë”! Por nuk është faji i tyre, fajin duhet ta ketë instruktori.

Gjithashtu, i dashur Naun, Beteja e Vaterlosë  nuk zgjati 7-8 orë, por, sikundër e tregon vetë Napoleoni në ditarin e tij, filloi në ora 11.30 dhe mbaroi në ora 23.00, gati 12 orë. Po ashtu,  edhe beteja e “Vaterlosë” tënde nuk zgjati “më pak se pesë minuta”, por prej orës 01.00 deri kur ra mbrëmja e i mbyllën ngjeshur në dy dhoma të shtëpisë së fshatarit M.B.” Kështu që Harun Greca, (nëse me të vërtetë e ke nga ai), duket që e ka edhe ai me të dëgjuar, si puna juaj. Ashtu i kanë thënë, ashtu ta thotë dhe ai. Faji është i juaj që i merrni kallëp ato që u thonë. Shmë besim paskeni ndaj instruktorëve.

Që të vijojmë më tej, i dashur Naun, në Vaterlonë bonopartiste fitoi koalicioni dhe humbi Napoeleoni; ndërsa në “Vaterlonë” tënde humbi koalicioni gjermano-ballist dhe fitoi pala çlirimtare. Ja që është e kundërta.  Në Vaterlonë bonopartiste u ndeshën  72 mijë francezë me 70 mijë anglezë e aleatë të tjerë; ndërsa në “Vaterlonë” tënde u ndeshën gati 400 partizanë me 400 ballistë e dhjetra gjermanë dhe jo 200 ballistë; në Vaterlonë bonopartiste u vranë gjithsej 25 mijë francezë dhe 22 mijë anglezë e aleatë, (gjithsej 47 mijë), ndërsa në “Vaterlonë” tënde gjatë luftimeve, sikundër thuhet në Historikun e BrIS, u vranë 10 reaksionarë e 2 gjermanë, përveç të pushkatuarve, e asnjë nga pala partizane. Ja që nk mund të krahasohet me Vaterlonë bonopartiste.

Në Vaterlonë bonopartiste  komandantët e të dy palëve nuk u trembën, por luftuan në ballë heroikisht; ndërsa në “Vaterlonë” tënde, “Pjesa më e madhe e tyre me komandantin Isa Manastirliu, vrapuan drejt Rrogozhinës të shpëtonin kokën”, sikundër e shkruani vetë ju. Por na befason fakti që  komandantin tjetër ballist, Hamit Matjanin, nuk na e keni përmendur fare, apo ngaqë me propozimin e të afërmve të atyre 69 të pushkatuarve, (ndoshta edhe ju), na e shpalli hero kombëtar President Nishani?! E që të jemi më të saktë, gjithsej u kapën 172 robër ballistë, prej të cilëve “28 shprehën dëshirën për të qëndruar vullnetarë në rreshtat partizane.” Dhe, për të mos të ngrënë hakun, në një pikë jeni shumë i saktë: në koalicionin gjermano-ballist kishte gjermanë, njësoj si në koalicionin aleat kundër Napoleonit.

Nëse do të citojmë atë çka tha Napoleoni një javë pas Vaterlosë mbi qëllimin e fshehtë të asaj beteje, sipas historianit Tarle:”Prusianët nuk luftojnë kundër meje, por kundër revolucionit.. Tek unë ata kanë parë gjithmonë përfaqësuesin e tij, njerinë e revolucionit.” Kjo na nxit të heqim një paralele: edhe ju të organizuarit kundër LANÇ-it, nuk luftoni kundër Mehmet Shehut dhe Br1S, por kundër atij revolucioni shoqëror të vitit 1939-1944. Te këto dy figura ju shihni përfaqësuesit e asaj lufte antifashiste çlirimtare.

Dhe po të kemi parasysh atë çka ka thënë Herceni, shumë vite më pas, kur ka parë tabllonë që paraqeste Velingtonin dhe Blyherin, duke uruar njeri-tjetrin me gëzim në fushën e betejës së Vaterlosë: “Dhe si të mos ishin të kënaqur? Ata sapo e kishin kthyer historinë nga rruga e madhe dhe e kishin futur gjer në mes në batak, nga i cili nuk do të dalë më përpara se të kalojë një gjysëm shekulli… Evropa flinte akoma, pa e ditur se fati i saj kishte ndryshuar”.

Që të jetë i besueshëm, z.Naun flet përherë me gjysëm të vërteta. Po i marrim me rradhë. Një e tillë është ajo ku na thotë: “Këta robër i rreshtuan dhe njëri nga komandantët u bëri thirrjen e njohur të atyre viteve për tu bashkuar dhe luftuar me partizanët.” Së pari, thirrrjen nuk e bëri “njëri nga komandantët”, por atë thirrje ua bëri personalisht Mehmet Shehu, sikundër na kanë treguar të gjithë partizanët e atyre dy batalioneve që ne na ka rënë rasti t’i pyesnim, por edhe familjarët tanë pjestarë të atyre dy batalioneve partizane. Njërin prej atyre partizanëve e keni ende gjallë, ai është Ziqiri Mero, nënkryetari i Komitetit të Vetëranëve të Shqipërisë.

Një gjysëm e vërtetë tjetër e z.Naun është kur na thotë se vetëm “njëri prej robërve thirri fortë:  “Derra bëhemi dhe komunistë jo!”, dhe ky “ishte Rakip Xheka, (Kipi), bujk nga fshatrat e Çermës.” Mirëpo, partizanët prezentë tregojnë se ky Rakipi u përgjigj jo sikundër na e jep z.Naun, por ashtu sikundër edhe iu bë thirrja: “Derra bëhemi dhe partizanë jo!” Pse Nauni na e  shtrembëron të vërtetën, duke i bërë të gjithë partizanët komunistë, kur de fakto në fund të luftës PKSH-ja kishte vetëm 4.000 anëtarë të saj? Mos vallë kërkon të justifikoi  udhëheqjen e lartë të Ballit, e cila i quante komunistë të gjithë partizanët?!  Partizanët nuk kërkuan asnjë konditë për të luftuar në rradhët e UNÇSH, sikundër kërkonin ballistët; nuk u shtytën nga asnjë interes personal për të shkuar vullnearë në radhët partizane, edhe pse ishin me bindje të ndryshme politike dhe nuk ishin të gjithë komunistë sikundër këkon të na thotë z.Naun. Ishte ideali i tyre i përbashkët që i shtyti ata të shkonin vullnetarë në zjarrin e luftës, kurse ballistët u tregua që nuk kishin asnjë ideal.

Një gjysëm e vërtetë tjetër e z.Naun është ajo që nuk e tregon të plotë  çështjen pas asaj përgjigjeje të Rakip Xhekës. Kur ky Kipi dha këtë përgjigje, ishte po komandanti i Brigadës, Mehmeti, që iu drejtua të gjithëve: “Po ju, çfarë thoni?” Dhe të gjithë ata, njëzëri përsëritën përgjigjen e Rakipit. Gjë që, kjo përgjigje masive kërkon të thotë se nuk është ashtu sikundër kërkon të na mbushi mëndjen z.Naun, duke na thënë, se “ata bujq fshatarë të marrë me forcë, të cilët, prisnin rastin të shkëputeshin nga rreshtat balliste.”

Gjithashtu nuk është e saktë edhe ajo që Nauni thotë: “Pas kësaj përgjigje të papritur, nxorrën mënjanë gjithë të njohurit, gjersa në anën e ballistit Kip Xheka mbetën 67 vetë.”

Përgënjeshtrimin e kësaj që shkruan z.Naun, e bën ish anëtari i shtabit të asaj brigade, Xhelal Staraveck, duke thënë: “Mehmeti kishte vendosur t’i pushkatonte të gjithë. Mirëpo, partizania e atëhershme, që më vonë u bë gruaja e Mehmetit, Fiqiret Sanxhaktari, për të hyrë në simpati të Dushanit, cërnogorasit ortodoks, i propozoi Mehmetit të hiqte nga pushkatimi 10 katundarë që ishin ortodoksë… Ai diskrim u bë vetëm për t’iu avitur një metër më afër satrapit ortodoks Dushan dhe Koçi Xoxes që i kishim bërë monarkët tanë absolutë.” (Përpara gjyqit të historisë”, Tiranë,2012, f.294-295). Dhe për ta bërë sa më të besueshme këtë gjë,  Xh. Staravecka thotë: Dhe unë në pak çaste do të ndodhem në Berat kur shkuam me Brigadën e Parë e atje gjemë Qarkorin e Beratit komunist, që e dirigjonte Gjin Marku, i cili kishte bërë një kompromis tradhëtie të lartë, pse  në Berat gjetëm patrullat e qytetit të përziera, në mes dy partizanëve me yll të kuq në kapellë ndoshesh dhe një nazist gjerman me kryqin gamë të Hitlerit, e në vend që të merresh Gjin Marku e të pushkatohej, Dushanit iu shtrëngua dora, ngaqë Gjini ishte i krishterë. (f.2997-298).

Pushkatimi i 67 ballistëve në Golem të Lushnjës është dënuar ashpër jo vetëm nga SHP i Ushtrisë NÇSH, por edhe nga vetë historiku i Brigadës I, ku thuhet: “Ç’është e vërteta, disa nga robërit e pushkatuar gjyqi i brigadës mund të mos i ndëshkonte aq rëndë, por vetëm t’i paralajmëronte. Por gabimet e këtij lloji në luftrat e mëdha revolucionare, në përleshjet e ashpra klasore janë të pashmangshme.”, (f.96).

Megjithatë, jo për ta justifikuar Mehmet Shehun, por dihet që revolucioni është një operacion i thellë në shoqëri; mirëpo analizat që i bëjnë këta shkrimtarë dhe historianë  veprimtarisë luftarake të Br I S, bëjnë sikur e harrojnë këtë gjë, duke mos ia nënshtruar analizën e tyre ligjeve objektive të zhvillimit të historisë, por qëllimisht i mëshojnë veprimit të forcave abstrakte dhe koncepteve. Duke qenë një masë e madhe fshatarësh të pushkatuar, me të vërtetë që ata përbëjnë një popull, por kjo nuk do të thotë se po qe “popull” je “i mirë”, çfarëdo që të kesh bërë. Pse nuk na e thotë z.Naun se sa prej ballistëve të puahkatuar iu gjetën xhepat e tyre plot me xhevahire të vjedhura popullit, kur u zhvarrosën? Nuk duhet harruar se ajo ngjarje ishte me të vërtetë një tabllo tragjike, e cila përfaqësonte ndeshjen  midis lirisë dhe erësirës, popullit dhe nazi-fashizmit.

Gjithashtu duhet të kemi parasysh se Mehmeti ishte një komunist radikal, i cili vinte nga Lufta Civile e Spanjës.

Te Mehmet Shehu gjithmonë kemi parë të mishëruar krahun e ekstremit të majtë të PKSH, atë më të paepëshmin e luftës çlirimtare dhe të revolucionit shoqëror, njeriun e zjarrtë ndaj çështjes së çlirimit të Atdheut. Si i tillë, për atë, fryma e tolerancës dhe e mëshirës ndaj armiqve të përkushtuar kundër partizanëve çlirimtarë i dukej se do ta çonte në qorrsokak, në tradhëti të idealeve për të cilët ishte angazhuar në luftë.

Në fjalën që ai i kishte dhënë revolucionit shoqëror dhe Shqipërisë, e shprehur kjo edhe në letrën e datës  14 tetor 1943 të udhëheqësit politik të asaj lufte: “Çështjen e Ballit duhet ta marrim seriozisht dhe të mos biem në grackën që kërkojnë të na ngrenë, duke na thënë se kjo merr formën e një polemike. Jo, kjo s’duhet të jetë polemikë, por luftë tamam, sikundër u bëhet agjentëve të Gestapos, se ata s’janë gjë tjetër.”, (E.Hoxha, vepra, v.I, 1983, f.594).

Nëse nuk i pushkatonte ata që u kishin kthyer pushkën e që i fyejtën rëndë  çlirimtarët partizanë, në kushtet e nxehta të një përleshjeje për jetë a vdekje, duke thënë “Derra bëhemi dhe partizanë jo!”, Mehmetit, këtij komunisti radikal, i dukej se tradhëtonte revolucionin po t’i falte ata robër që nuk kryen as edhe aktin më të vogël njerëzor, t’u kërkonin ndjesë atyre djeme që po sakrifikoheshin për Atdheun; por përkundrazi, edhe i fyen në mënyrën më të poshtër, madje masivisht, duke i quajtur më të liq se derrat. Vureni veten në ato kushte dhe do të shihni se edhe ju do të revoltoheni.

Unë nuk do ta justifikoja kurrë që në luftë të përdoren metoda kaq të rrepta si ajo në Golem të Lushnjës në tetorin e vitit 1943. Por, lufta është luftë. Ligji i luftës është ligj që nuk u ngjan ligjeve të kodeve penale. Nuk duhet të harrojmë se konfliktet shoqërore që shpërthejnë në luftrat çlirimtare si ajo e jona, janë fenomene objektivë, të cilët përmbajnë në vetëvete edhe dhunën ekstreme, nëse e gjykojmë në qetësi. Mehmet Shehu nuk mund të ishte në ato momente i mëshirshëm, sepse vetë revolucioni është një operacion i dhëmbshëm, por në të njëjtën kohë një operacion shoqëror objektiv, sepse vetë revolucioni dënon dhe flak tutje jo vetëm armiqtë e tij të hapët. Dhe këtë e kemi parë shumë herë gjatë gjithë periudhës për ndërtimin e socializmit në Shqipëri, ku edhe vetë vetëvrasja e Mehmetit ishte zgjidhja e një drame të lindur e të zhvilluar nën ndikimin e atij revolucioni utopik. Si i tillë, Mehmet Shehu, edhe pse ishte një njeri i paepur për triumfin e socializmit, nuk mundi ta kapërxente dotë atë epilog të tragjedisë së tij personale.

Gjithë kjo luftë kundër Br1S, në kuadër të 75 vjetorit të saj, ndoshta bëhet edhe që të mos përkujtohet ajo brigadë. Por të mos kenë merak, se as në 70 vjetorin e saj qeveria e koalicionit të rilindjes dhe asnjë udhëheqje e partive politike, qëndrore dhe lokale, nuk dëguan përfaqësues. Bëheni gjumin rehat në këtë drejtim.

 

June 9, 2018 12:06
Komento

29 Komente

  1. Kola June 9, 12:35

    Keta jane bijt e kurvave qe gradoi shpellari i Vicidolit per te kthyer permbys gjithcka. Por kjo histori do mbetet e lavdishme dhe do shkelqeje sado qe te mundohen ta permbysin.

    Reply to this comment
  2. demo June 9, 13:21

    Nder dhe lavdi bujkut shqiptar Rakip Xheka,qe perpara grykes se pushkes paska thene :Derra behemi dhe komuniste,jo! Nder dhe lavdi 69 ballistave qe ju bashkuan Rakip Xhekes dhe moren plumbin me fjalet:-Derra behemi dhe komuniste,jo! Ata ja kane ngritur vetes nje monument,pa pasur nevoje per dekoratat e Nishanit.

    Reply to this comment
  3. pensionisti June 9, 15:40

    Demos. Ju i besoni bujkut Rakip Xheka se paska thene:” Derra behuni dhe komunist jo” Po e besoj se eka thene,pasi thenie e tille e shume te tjera si kjo jane thene ne ate kohe kunder komunistave. Po edhe mua me ka thene nje ish-ballist , Rrap Kryemadhi. Ika me ballin tha,se degjuam shume fjale, kunder komunistave,edhe me te keqia se kjo qe ka thene Xheka. Por cili i thoshte keto fjale ? I thoshte komandanti i ballit si Kadri Cakrani , Isa Toska me shoke…. Ika nga balli -tha- se degjova po komandantin tim ,i cili po fliste se partizanet jane shtuar, se komunistet do ta fitojne luften… po degjonim edhe nga miq e shoke se ato fjale nuk qendronin… tani si thoni Ju ke te besojme : ata qe luftuan e cliruan vendin,apo ata qw u bashkuan me okupatorin? Te besojme komunistet qe hapen shkolla ,apo ata qe vrane “Cucen e maleve” apo Ndrec ndue Gjoken ? Historia e brigades se pare eshte e shkruar me gjakun e deshmoreve ,o Demo! Po flasin historianet e huj me superlativa per luften,pse jo edhe per Enver Hoxhen ,ndersa ne erresojme veten tone…. Nuk te urrej ,jo, demo,por po replikoj…

    Reply to this comment
    • ELIOT June 10, 12:00

      PENSIONIST .. TE RREESPEKTOJE PER MENDIMET TUJA …. PO JU TREGOJ SE PERSE I BERI ENVERI ..HAPI SHOLLAT PER TE BERE PROPOGANDEN E VET KOMUNISTE ME TE MADHE .. NE SHOLLA VETERANET RRENIN PA PIKE TURPI PER LUFTEN … DHE NE SHKOLLA CONTE FEMIJET E VET … FEMIJET E KOMUNISTAVE QE ISHIN TE PRIVILEGJUAR … KJO ISHTE DREJTESIA BARAZIA . LUFTEN E BERI AMERIKA ALEATET …DHE NUK E FITUAN KMUNISTAT POR E FITOI CHURCHILLI ROUSVELDI NDRYSHOI HISTORINE E VERTETE E BERI CDO GJE NE INTERES TE VET … DHE DESHMORET E VERTETE I DEKLASOI I BERI TRADHETARE … . SA PER DIEJNI HITLERI KUR E MORRI PUSHTETIN …E GJETI NE PIKE TE VAJIT TE VARFER … DHE PASTAJ I BERI GJERMANET NGA ME TE PASURIT NE BOTE …. DHE NE GJERMNIA U BEN RADIOT E PARA NE BOTE .. DHE GJERMANET I SHISNIN SHUME LIRE ..PERSE …????? SEPSE ME ANE TE RADIOVE CO DIT NAZISTAT BENIN PROPOGANDE E VET …NE RADIO DEGJONIN VETEM LAJMET QE KONTROLOHESHIN NGA HITLERI DHE PROPOGANDA .SI ME KOMUNISTAT QE KONTRLLONIN CDO GJE …. E KUPTON MA HAMENDJA SE SJE I TRASHE ..MERCI ..

      Reply to this comment
  4. Leka June 9, 15:40

    Brigada I Sulmuese i kishte komisar e komandant Dushan Mugoshen. Kaq mjafton.

    Reply to this comment
    • Çika June 9, 16:57

      Br1S kishte komisar politik një komunist të mrekullueshëm , katolikun shkodran Tuk Jakova , shokun e Qemal Stafës që në Grupin Komunist të Shkodrës , një punëtor I ndershëm që e nxirte bukën e gojës duke punuar marangoz , një njeri i dashur , fjalëmbël . E cili partizan nuk do hidhej në zjarr me të tillë komisar ?!
      Komandant kjo Brigadë pati heroin e Spanjës Mehmet Shehun . Enver Hoxha , me plot të drejtë e quante Mehmetin legjendar dhe , absolutisht me të padrejtë , tha ato që tha për të pasi ai vrau veten !
      Pinjollët , apo apologjetët e së djathtës , për të ulur vlerat e Luftës sonë , përmëndin dy komunistët jugosllavë , Miladinin dhe Dushanin .
      PKSH u formua me ndihmën e Kominterrnit , ndihmë që u dha nëpërmjet PK Jugosllave përmes dy komunistëve- Dushanit dhe Miladinit . Ata na këshilluan dhe qëndruan këtu deri në fitore . Ç’ka këtu për të vënë kujen !
      Këshillëtari është këshillëtar , shihni sa këshillëtarë të huaj kemi sot në Shqipëri !
      Pastajë gjërat duhen gjykuar sipas ideologjisë : një komunist serb për komunistin shqipëtar është një vëlla , ndërsa një ballist kosovar është një armik .
      Diçka personale :
      Në Amerikë njoha një kardiolog pakistanez . Unë jam ateist por emrin e kam mysliman . Ai , sa dëgjoi emrin tim mu hodh për qafe dhe më quajti vëllain e tij . Ec’ e gjeje ma hollë , kur thotë shkodrani . Edhe kjo është ideologji .
      Kështu dhe puna e komunistëve !

      Reply to this comment
      • Lumi June 10, 06:04

        Pionieri pensionist muzhik matuf Çika, qe i hype arropllanit gabim per ne Amerike dhe jo per ne Rusi, Serbi, Siberi, Arabi.
        I ke shkrojtur te gjitha me seriozitet dhe kjo mjafton. I ke thene te gjitha me sinqeritet. Vetem se ke arritur ne ate pike, dothemene truri t’u eshte thare, qe nuk e kupton veten per sa shkruan.
        Edhe vete sllavet, ruset, grekerit, serbet, arabet, indonezianet, malajzianet, afrikanet, marokenet, e specie te tjera te ngjashme me to, nuk do i shkruanin keto qe ke shkruar o specie mutante, o parazit, o buke shkale, e vemie e laboratorit sllavo-komunist ne Shqiperi.

        Reply to this comment
  5. ELIOT June 9, 16:08

    BRIGADAT U FORMUAN NGA SERBET ..PER TE PERCARE SHQIPTARET …PERSE NUK SHKOI TE CLIRONTE KOSOVEN KJO BRIGADE E BUKUR .. E TRIMSHME …E SHQIPTAREVE ..PERSE JA SHITEN BYTHEN SERBIT JA LANE GJYSMENE SHQIPERISE KOSOVEN ????? KU ISHIN TRIMAT ..APO MENDUAN VETEM PR VETEN E TYRE ..APO ENVERI JA KISHTE PREMTUAR KOSOVEN SERBIT PA E CARE KOKEN PER SHQIPTARET .. MJAFT ME KETO RRENA ….. SIPAS VETERANEVE TE LUFTES DALIN ME SHUME PARTIZANE NE SHQIPERI SE NE EUROPE .. LUFTEN E BENE AMERIKANE ME LLOGISTIKEN E TYR E TE MADHE .. LUFTEN E BENE ALEATET CHURCHILLI ROUSVELDI …E BEN MIJERA TRIMA NGA AMERIKA QE E DHANE JETEN NE EUROPE … QE CLIRUAN AFRIKEN MALTEN ITALINE GREQINE …FRANCEN BELGJIKEN HOLLANDEN SUEDINE DANIMARKEN …DHE QE E NDIHMUAN ME ARME DHE USHQIME RUSIN STALININ …. SIKUR ALEATET TE MOS E FITONIN LUFTEN NE FRANCE NE NORMANDIE ….. RUSET DO TE THYHESHIN NGA GJERMANET ….. NE 43 ALEATE BOMNARDUAN MYNIUN BERLININ KUR PARTIZANET TANE ISHIN NE …… MJFT ME HISTORINE TE RREMME …. MESONI MIRE HISTORINE SI NDODHI ..PASTTAJ ZHGARRAVISNI …. SE 1 MILION SHQIPTARE E KANE ESUAR TE VERTETEN NE SHUME GJUHE TE HUAJA …PRANDAJ MOS KUJTONI ..SE JEN AKOMA 10 VJEC ..KUR VETERANET NA TREGONIN PERRALA …. NUK FITOHET LUFTA PA NJE AVION ..PA NJE TANK ..PA NJE ARME TE RENDE …MERCI

    Reply to this comment
  6. Lufter June 9, 16:13

    Dilaver Goxhaj i ka argumentuar me fakte historike te jetuar e rrenjosur ne ndergjegjen e popullit dhe vleresimet e misioneve ushtarake angleze dhe amerikane te pranishme gjate luftes. Ky vleresim eshte bere per brigaden e pare dhe per LNCL kunder pushtuesit nazifashist dhe bashkepunetoreve te tyre Ballisto legalist. Partizanet dhe fronti Naconal clirimtar u lidhen me fuqit e medha kunder bishes regresive anti njerezore nazifashiste dhe bashkepunetoreve te tyre. Ky veprim i orjentimit te frontit NCL shpetoi shqiperine nga coptimi i metejshem pas luftes. Pozicionimi historik i forcave nderluftuese gjate asaj lufte beri qe ne ndergjegjen e popullit te rrenjoset e verteta si nje gen i perjetshem qe tradhetareve ballisto legaliste nuk i jep nje deputet. Luftullai dhe Nauni jane te pasakte duke filluar nga datat. Po e pe se ka pasaktesi ne data mos beso me tej, do jene edhe ato te pasakta. Luftullai eshte paleontolog e jo historian. Keshtu ka qene qe ne vogeli, i pasakte, e terhiqje nga te doje disa here ne dite. Pastaj nuk i shikonte mire gjerat me nje sy. E ka rritur Myslim Peza ne familjen e tij. Corba ka bere punen e saj.

    Reply to this comment
  7. demo June 9, 17:31

    Z.pensionist.Te gjitha ato qe komandantet e Ballit i thane popullit per komunistet,dolen te verteta.Te gjitha i bene,bile ca me shume se aq,qe komondantet e Ballit nuk i kishin parashikuar.

    Reply to this comment
  8. Arben June 9, 17:51

    Ata qe bene krime gjate luftes duhen

    Denuar. Ndonje qe ka mbetur gjalle

    Plumbing kokes te there duhen

    demaskuar DHE ti hiqen cfare Kane

    Marre.

    Reply to this comment
  9. Luftulla peza June 9, 18:12

    Kontributi i partzanve te brigates pare esht i madh ne lanc une kete nuk e vej n dyshim. Kam theksuar vetrm disa raste arrogancee te komandantit t saj e vrasje qe nuk i kan sherbyer luftes per clirim. Z. Dilaver goxhaj i ngatron gjerat duke mbrojtur krimet e vrasjet e njerzve te pafajshem

    Reply to this comment
  10. intelektuali June 9, 20:57

    Luftullau ka gelockt lügen me corbe te prishur Atje ne Prage ku Jeton e ka dhe dyqanin e bizhuve te floririt

    Turp dhe te zente gjaku i babait.
    Prej atij gjaku te dergun Ty katnarin e Pezes ne veje te studjoje ne prage te bene pedagog te Universitetin ne tirane. Gruja jote shkonte dy Here a tre Here ne vit ne panairin e librave ne Frankfurt e ne vjenes sikur skish njeri tjeter Po vetem ajo. Ne nje Kohe Kur ne te tjeret sdilnim dot prej shqiperise me gjithe regst e studimet shume dobiprurese dhe notat e Mira.

    Nga te paret qe me gjithe Familie, kuc e Mac le Shqiperine per tja mbathur ne Prage.
    E dime se si KE brennt Atje, duhet te flisje kunder regjimin komunist ne shqiperi, atij regjimi qe umundua te te bente njeri Po prape nga ecja e suratin, katnar peze mbete.
    Se bab Myslymi qe i Pashem e i hijshem Po ti nje bicimsez.
    Ske Len llaf Pa thene kunder Enverit e kunder Mehmetit.

    Si thote komentuesi Para meje ti katunari pezes me i sy tmbyll.

    Me ca je marr nprag qe ke dyqanin e te florinjtave, bizhuve etj?

    Ah. Corba corba, luftullau corba.

    Reply to this comment
  11. intelektuali June 9, 20:58

    Luftullau ka gelockt lügen me corbe te prishur Atje ne Prage ku Jeton e ka dhe dyqanin e bizhuve te floririt

    Turp dhe te zente gjaku i babait.
    Prej atij gjaku te dergun Ty katnarin e Pezes te veje te studjoje ne Prage, te bene pedagog te Universitetin ne tirane. Gruja jote shkonte dy Here a tre Here ne vit ne panairin e librave ne Frankfurt e ne vjenes sikur skish njeri tjeter Po vetem ajo. Ne nje Kohe Kur ne te tjeret sdilnim dot prej shqiperise me gjithe regst e studimet shume dobiprurese dhe notat e Mira.

    Nga te paret qe me gjithe Familie, kuc e Mac le Shqiperine per tja mbathur ne Prage.
    E dime se si KE brennt Atje, duhet te flisje kunder regjimin komunist ne shqiperi, atij regjimi qe umundua te te bente njeri Po prape nga ecja e suratin, katnar peze mbete.
    Se bab Myslymi qe i Pashem e i hijshem Po ti nje bicimsez.
    Ske Len llaf Pa thene kunder Enverit e kunder Mehmetit.

    Si thote komentuesi Para meje ti katunari pezes me i sy tmbyll.

    Me ca je marr nprag qe ke dyqanin e te florinjtave, bizhuve etj?

    Ah. Corba corba, luftullau corba.

    Reply to this comment
  12. Veli Stafa June 9, 21:19

    Nuk po kuptoj ketu kush jane historianet dhe kush jane ata qe merren me politike.Historine duhet ta bejne historianet,Politikanet te mos nderhyjne.Nuk mund te gjykohet nje ngjarje qe i perket historise as nga politikanet dhe as me mendjen e sotme.
    Mos harroni,ishte koha e perplasjeve me arme,ishte nje lufte clirimtare qe bashkoi borgjezin me fshatarin,djalin e avokatit me puntorin e thejshte,intelektuale,nxenes shkollash (partizane e deshmore liceiste te Korces e te gjimnazit te Tiranes apo Normales Elbasan).Gabim i rende qe na paskan qene komuniste ish partizanet e brigadave partizane, madje edhe drejtuesit e tyre nuk e dinin se cfare ishte kjo ideologji keshtu si Myslim peza e Haxhi Lleshi,pokeshtu baba Faja e Abaz Kupi.Drejtimi per te cilin kritikohet Lufta nis me Jalten 1943 kur u ndane zonat e influences dhe Shqiperise i takoi fatkeqesisht modeli sovjetik.Isha ne Parma,Itali para monumentit te partizanit italian,me yll 5 cepash ne balle,rrethuar me tulipane,pyeta nje grua me qen ne dore gjoja sikur nuk poe kuptoja monumentin Che ce ? E un partigiano,me tha e revoltuar..non lo vedi ? Askush nuk guxon jo
    vetem ta denigroje por ta preke me dore.Ne kohe lufte mos kerkoni frymezimin poetik.E ka the ne Julius Cesar:Inter arma,silent musae !

    Reply to this comment
  13. Per plakun me vrime June 9, 23:08

    Po Ty mo mut plaku kush TA ka hyp, apo dashnori i mames dhe dashnori i Grus?

    U TA Hypte lagja dhe i tuf zezakesh ishalla derisa sa te te dalin syte topthe!

    Reply to this comment
  14. Per plakun rrugac June 9, 23:11

    Po Ty mo mut plaku kush TA ka hyp, apo dashnori i mames dhe dashnori i Grus?

    Ti qe merr neper goje me klare te pista burra qe Kane te pakten 30 e me shume vjet qe Jane te vdekur.

    U TA Hypte lagja dhe i tuf zezakesh ishalla derisa sa te te dalin syte topthe! Dhe gjithe rrobve te shtepise, ku i ke e ku si KE.
    Qelbesire

    Reply to this comment
  15. true story June 10, 00:29

    Zoti Dilaver ju falenderoj per keto artikuj atdhetare por mendoj se keto Naum Kulet apo Luftetullet nuk jane fajtore absolutisht kane probleme mbijetese dhe vet-perdhosje personaliteti!
    .
    Jane nje hordhi e tere ish sumelepires te Enverit qe u kthyen ne bastarde dhe lista eshte aq e gjate sa nuk ja vlen te permendim emra…thjesht jane ismailkarrderizuar…
    .
    Ku eshte sekreti I kesaj perdhosje kombetare ?
    .
    Fillojme me ngjarje nga kohet e fundit:
    .
    Nese ne Shqiperi dekorohen terroriste qe u derguan nga perendimi ( e kam fjalen sidomos per ato te Mynihut) nuk ka kuptim te mbrojme LNCL & RINDERTIMIN..NO COMENT.
    .
    Nese ne Shqiperi nje kanibal enverofag Pinjolli I Esat pash Tradhetarit merr rroge me shume se gjithe ministrate Rames perseri NO COMENT.
    .
    Nese ne Shqiperi nje ish president dhe ish kryminister si Berishi deklaron se une I kam vrare 4 protestues ne 21 janar biles do vrisja dhe Ramen sipas Kanunit dhe poshtrova dhe te derguarin e Obames…
    .
    Pra I nderuar Dilaver
    .
    Nuk ka kuptim te mbrosh BRIGADEN E PARE DHE USHTRINE NACIONAL CLIRIMTARE SHQIPTARE kur ai vend ka shkuar per lesh si shtet-komb-dinjitet-moral-ekonomi-financa-dipllomaci-ushtri-sherbime inteligjente-drejtesi etj etj etj..
    ………
    Pse arritem ne kete katastofe biblike ?
    .
    Me kujtohet se pas vdekjes Ramiz Alise ambasadori I pare amerikan E.R ne nje interviste “interesante” thote qe sapo erdha ne Shqiperi I kerkova Ramizit te fillonte “dekomunistifikimin” ashtu si bene gjermenat me nazistifikimin..
    .
    Sesa pervers ishte ky veprim e tregoi koha…Sepse amerikanet e pare qe erdhen ne Shqiperi me ish zogista , ish bashkpuntore te fashizmit ,ish terrorista dhe pak idealista nuk e erdhen si “clirimtare” qe te benin ligjin por erdhen me mirekuptim nga pushtetaret e asaj kohe qe nenkuptonte nje pajtim kombetar dhe ndonje plan mini marshall..

    Me qarte:
    .
    Nese amerikanet ne vitet 1942-1945 ishin me Enverin kunder Xhaferrit.
    .
    Nese amerikanet ne vitet 1946-1985 ishin me Xhaferrin kunder Enverit
    .
    Por amerikanet nuk duhet te vinin me pinjollet e Xhaferrit dhe te kryenin “dekomunistifikimin” duke nazistifikuar dhe serbiberishuar ate vend (kujtojme ndyresine e heqjes tabeles 4 shkurtit etj)

    .

    .
    Komentshkruesi ka qene ne rradhet e para per ndryshimin e atij sistemi me cdo kusht por ne asnje menyre ne vend te Enverit qe hoqem te na I fusnin Zogun e Kurves nga mbrapa..te reabilitoheshin ish bashkpuntore te fashizmit dhe terroristet e viteve 50’ dhe sot miqte tane ne menyre kriminale po tolerojne koleren e berishizmit qe ja ka kaluar bemave te fashizmit..
    .
    .

    Reply to this comment
    • ELIOT June 11, 12:43

      TRUE STORY ….KE SHKRUAJTUR SHUME GJERA PER RIEN …KOT .. SIPAS IDEVE TUAJA ESHTE FAJI I AMERIKES ..QE ENVERI SHKOI 5 VITE NE FRANCE NE MES TE CIVILIZIMIT DHE SE MBAROI SHKOLLEN SE ISHTE TYC .. SIPAS HISTORIE TENDE ESHTE FAJI I AMERIKES QE ENVERI NDEJTI 5 VITE NE FRANCE DHE 3 FJALE SI MESOI DOT … LIBERTE EGALITE FRATERNITE … SIPAS TEJ ESHTE FAJI I AMERIKES … MIRE ZOGU SE MBANE VETEN PER TE ZGJUAR ..POR ENVERI QE EMBANTE VTEN PER FILLO …POR ISHTE NJE DIKTATOR NJE KIMINEL NJE EGOIST ..QE PER INTERESAT E VETA PERSO …. E BERI SHQIPERIN VENDIN ME TE VARFER NE EUROPE ….AMERIKA I THA ENVERIT QE PER VETE TE BLENTE 5 VILA ME PISHINA DHE POPULLIT TJA BENTE USHQIMET ME RRACION ???? JO .. AMERKA I THA ENVERIT … FUTI NE BURGJE PUSHKATOI TE GJITHE TE OPOZITES …?????? ..AMERIKA KSIHTE SISTEM DEMOKRAT …NDESA ENVERIT SI INTERESONTE SEPSE NE DEMOKRACIE VENDOS POPULLI … TE VOTON PER PUNEN E MIRE DHE PO E DRODHE STE VOTON ME TE HEQ QAFE .. PRANDAJ TE LUTEM MOS JA VEJ FAJIN TE TJERVE SEPSE ENVERI ISHTE SOCIOPAT… NESE KE PAK MEND . MOS NA ULE NE TE TJERVE …SE SNA KA BERE LOPA ..

      Reply to this comment
  16. Dodona mbi Tomorr June 10, 16:54

    Partine Komuniste Shqiptare “e krijuan Jugosllavet”, Konferencen e Pezes “e organizuan Jugosllavet”, Kongresin e Permetit “e organizuan Jugosllavet” , Brigaden e Pare Sulmuse “e organizuan Jugosllavet”; Ky eshte refreni me i neveritshem qe digjohet neper studiot televizive dhe lexohet ne faqet e shtypit nga pinjolle te Ballisto_Zogisteve. Por edhe te famshmen PD e Krijuan Rajersonet ! Ku eshte historia jone ?Po te jete ky qellimi juaj more deshtake historike te Ballit e Lagalitetit nuk do te mundeni ta arrini gje!Jeni te deshtuar si eterit tuaj dhe per kete nuk u ndihmon dot asnji armik i ketij vendi si dikur te paret tuaj !Historia eshte shkruar nga fitimtaret ! Ajo nuk mund te rishkruhet ; mund te plotesohet me ndonji boshllek por jo te ” fshihet”
    per tu rishkruar sic do te deshironin bashkepuntoret e Nazi_Fashizmit!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku June 10, 19:36

      E ke gabim, PD e krijoi Ramiz Alia dhe ne krye i vuri komunistin Sali Ram Berisha. Shkaku ishte i thjeshte, te shpetonin lekuren kelyshet jugosllave te PPSHse.

      Reply to this comment
  17. Dodona mbi Tomorr June 10, 18:40

    Te gjitha tek ne i paskan bere Jugosllavet simbas Ballisto-zogisteve , nga krijimi i PKSH, Konferencen e Pezes, Kongresin e Permetit , duke “fshire”: keshtu historine e Lavdishme te Luftes Nac. Cl.: Por historia e nji populli nuk mund te shuhet , ajo eshte shkruar nga ata qe e fituan luften , Ne kete rast ajo mund te plotesohet por as mund te fshihet as te rishkruhet; aq me teper kur kete e bejne humbesit!

    Reply to this comment
  18. Teuta Cani June 12, 19:12

    Pershendetje dhe pergezimet e mija, z. Kolonel Dilaveri! Ju jeni dhe do te mbeteni nje vlere e madhe kombetare per rolin e madh historik, qe keni luajtur si zv/komandant i Shtabit te Pergjithshem te UCK per clirimin e Kosoves Kreshnike nga sundimi serbomadh! Si luftetar dini dhe vleresoni me te drejte LANC dhe vecanrisht Brigaden e I-re S me komandantin sypatrembur e trim, Mehmet Shehu, qe qe dhe mbetet nje nga epokat me legjendare ne historine e popullit shqiptar. Gjate ketyre viteve kemi lexuar e vazhdojme te lexojme shume shtremberime e manipulime te ngjarjeve historike te LANC. Te gabuara jane si glorifikimet ashtu edhe mohimet e shtremberimet dhe manipulimet. Ju pergezoj perzemersisht per shkrimin! Teuta Cani

    Reply to this comment
  19. Partizani June 13, 22:39

    Qe Luftulla Peza eshte nje koqe kandari, kete nuk ka pezak qe nuk e di. Djale deshmori dhe ka shkruar kunder Myslim Pezes dhe kunder Haxhi Lleshit, ndersa kunder Enverit po e po. Habitem me kete ish instruktorin e Komitetit te Partise te Tiranjes, Naun Kulen, qe deri dje bente reportazhe per brigaden e pare dhe Mehmet Shehun! Eh, Dilaver, kane ndërruar grazhde. Tani i ushqejne te tjere ustallare. Pika u rente!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*