Ç’ka qenë Herbari Kombëtar?

November 1, 2013 15:54

Ç’ka qenë Herbari Kombëtar?

I nderuar lexues!

Herbari Kombëtar ka qenë një koleksion bimësh të vendit të thara e të renditura sipas kritereve të caktuara që është përdorur për qëllime studimi, konsultimi, dokumentimi dhe krahasimi. U ngrit më 1947 pranë sektorit shkencor të botanikës të Insitutit të Shkencave nga botanisti Nikolla Lako. Përbëhej nga një fond mjaft i pasur me rreth 2500 lloje, kryesisht bimë enësore të përfaqësuara nga rreth 70.000 ekzemplarë. Llojet e bimëve kanë qenë sistemuar në gjini dhe familje sipas rendit analfabetik. Herbari Kombëtar shërbeu si fond bazë i materialit faktik të bimësisë për kryerjen e studimit mbi florën e Shqipërisë dhe mbi florën krahinore. Një interes të veçantë paraqiste koleksioni i bimëve të rralla dhe endemike të Shqipërisë, tashmë, pothuajse i zhdukur

 

November 1, 2013 15:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*