Ç’kishin tre valixhet metalike të Zenit në Rinas?

February 18, 2016 20:56

Ç’kishin tre valixhet metalike të Zenit në Rinas?

Në numrin e DITA-s të 11 korrikut 2013, gazeta hapej me lajmin e një transportimit të mistershëm të djalit të kryeministrit në ikje, Shkëlzen Berisha, përmes tre valixheve metalike në Rinas. Ky rikthim mbi 2 vite e gjysmë prapa, bën sens me akuzat e sotme të deputetit socialist Balla ndaj deputetit Berisha, për transfertat misterioze ajrore para se të linte pushtetin.

Më poshtë shkrimi:

Një mbërritje e beftë e Shkëlzen Berishës herët në mëngjes në Rinas ka shkaktuar jo pak kërshëri për punonjësit e turnit të aeroportit të Rinasit.

I shoqëruar gjatë gjithë kohës nga vetë shefi i komisariatit të Rinasit, Shkëlzen Berisha ka qëndruar për më shumë se një orë në aeroport dhe vizita e tij duket e lidhur me zbritjen në pistë të një avioni për të cilin ka të dhëna se i përket një kompanie arabe. Avioni ishte “çarter”.

Informacioni është dhënë dje për DITA nga një burim i sigurtë, zyrtar i aeroportit, dëshmitar okular. Shkëlzen Berisha ka kaluar nga seksioni VIP dhe ka qëndruar në pritje të çarterit në ambientet e këtij seksioni për rreth një orë së bashku me tri valixhe metalike të një kubature mesatare, brendia e të cilave mbetet enigmë.

Kur në pistë ka qëndruar një çarter në trupin e të cilit ishin të shkruara shkronja arabe, drejt tij kanë shkuar dy persona, truproja e Berishës dhe një person tjetër që shoqëronte gjithashtu Shkëlzen Berishën.

Të dy personat njëri me dy valixhe dhe tjetri me një valixhe në dorë kanë futur në çarter ngarkesën e Shkëlzen Berishës, i cili nuk ka lëvizur nga zona VIP. Vetëm pasi çarteri është ngritur nga pista e Rinasit, Shkëlzeni ka lëvizur nga aeroporti dhe është kthyer për në Tiranë. Gjatë gjithë kohës atë e ka shoqëruar shefi i komisariatit të Rinasit”, – theksoi burimi.

Zënka në aeroport

Por edhe përpara vizitës së djeshme duket se Shkëlzeni në ditët e fundit ka qenë një “vizitor” i shpeshtë i aeroportit. Afro 4-5 ditë më parë ai është parë në shoqërinë e biznesmenit Damir Fazlliç ku të dy kanë udhëtuar drejt Malit të Zi. Gjatë qëndrimit në aeroport Shkëlzen Berisha ka reaguar dhe ndaj dy punonjësve të cilët në fillim nuk e njohën dhe i kërkuan që ti nënshtrohej kontrollit si gjithë pasagjerët e tjerë. Por ky problem duket se u zgjidh shumë shpejt dhe Shkëlzeni fluturoi i qetë drejt Malit të Zi…”

 

Të plotë e lexoni KETU

February 18, 2016 20:56
Komento

5 Komente

  1. MH February 18, 21:17

    Ju nuk jeni shtet.Jeni shtet rrupalle.Vetem ne dy shtete ishin apo jane ekzekutimet e prera me tolerance ZERO.
    E para i perket kohes se monizmit qe nuk te falte.Te ekzekutonte ne vend.Ne kuptimin te vinte prangat.Dhe tjetra kjo qe mendohet te behet sot nen shembullin e FBI -BHK.
    Le te presim pranveren se cfare vegjetacionit do ti sjellin lumturise se popullit Shqiptare.

    Reply to this comment
  2. tomsojeri February 18, 22:21

    O Dita ! Mir ben qe na i kujton “veprat” e familjes ashtu si dhe Izet Haxhia ! Jan shum dhe me pesh mjaft te rend ne kuriz te Atdheut dhe popullit ! Kto te kujtojn aratisje nazistesh ,aratisje diktatoresh gjaksor kur kan humbur pushtetin tip Pol Poti eSuharto , apo regjimi ushtarak ne Kili qe e mbyti vendin ne gjak apo tju kujtoj historin e djemeve te Somozes qe njeri prej tyre u aratis ne Majami (Anastasi) por u vra nga nje kryengrites Nikaraguan e histori qe po perseriten tani ne Shqiperi nga kta klysh komunistesh !Djemt e somozes sunduan per reth 20 vjet dhe vetem revolucioni i detyroi te marin aratin por ne Shqiperi, per fat te keq te gjith kta ish kelysh, qe kan zen pushtetin e me valixe metalike sigurisht transferojn milionat e vjedhura ,jan ne frekuenc te plot midis tyre, sepse ky pinjoll berishian diten per Diell ,sapo ndjejn eren e humbjes siguron “gjahun” e vazhdon te mbreteroj mbi popull pa gjak, sepse fjala revolucion ,edhe kur e vrasin ne mes te bulevardit, ka humbur nga ndergjedja ,sepse banda qe kan mbi kok ju ka humbur kujtesen,krenarin e reagimin !Kta nuk ka nevoj te aratisen, sepse ky popull i “droguar” esht kthyer ne dele ,por Zoti na ruajt nga ndonje “mrekulli” ,vrapojn te sigurojn pasurin ashtu ashiqare si ky e te tjer fshehurazi ,!! Gjith sistemi esht i kompromentuar e mbi te gjith drejtesia qe ju siguron gjum te rehatshem e te embel mbi viktima ! 20 vjet duruan ata qe thash me lart e ne po mbushm 30 e ku je akoma ! Ata ishin djemt e diktatorit kurse tek ne jan nje klas e ter ishesh qe po sundojn me sukses te plot …
    Mir ben Dita qe na kujton se edhe nje qiri, ne erresiren e ktij Ferri ku kan zhytur Shqiperin kjo band tradhtaresh ,mir ben per ata qe po vuajn turpin ,vuajtjen e cnderimin qe po i behet ktij kombi, se mbase Zoti do kujtohet ndonje dit ti zgjoj nga ky gjum i Ariut ……..

    Reply to this comment
  3. Ela February 19, 08:39

    Qe Berisha eshte plehre, kete tashme e di mbi 70% e shqipetareve. Po ai ka tre vite qe ka rene nga fiku, dhe “flaken ndezur” ja mbani ju qe e permendni cdo dite. Injoroni Berishen per te shpetuar njehere e mire nga ai. Po keta Rilindasit a mis valle jane me mire se ai?! Sigurisht qe jo dhe po qe se bejne edhe kater vite te tjera ne pushtet di behen me zi se Berisha. Se keta jane arrogante injorante, fodulle kokebosh dhe asocial pordhacer. Nqs ju te shtypit nuk do to vini perpara pergjegjesive me kritika konstruktive shume shpejt do ti vuajme sebashku pasojat e paaftesise se tyre dhe garetariberjes partizance.
    Respekte

    Reply to this comment
  4. lypen February 19, 11:39

    Po ky djale hyne e del nganje prone shteti sikur te jete prone e tij private.perdor institucionet sikur ja ka lene babai.keta I kane hipur vertet kalit dhe skane per te zbritur me.se me paret qe kane vjedh korruptojnë jo keta legenat gjykates apo prokuror te vendit por edhe kush do bir Kurve tjeter te jete jashte shteti.leku e hedhe shuren perpjet. Ke leke ke cdo gje. Ligji natyres. Dhe keta ja arriten. Llafet e teperta jane te kota.vetem populli mund ti denoj me nje kryengritje dhe ti vari ne litar si kriminelët me te kqinj te ketij vendi.me kete rast te majte te djathte e qendror ata qe kane fundosur kete popull meritojnë varie

    Reply to this comment
  5. MeteH February 19, 12:01

    Saliu vodhi e do te vjedh,vrau e do te vrasi perseri.Nuk ka zot qe e ndal.Ai mbrohet nga ata qe e vune ne QOSHE ne 1992.Ai do te VDES ne karrigen,foltoren e KUVENDIT dhe do te percillet ne VORREZA nga miqt e shumt nga te 4 kontinentet e botes,pasi i ka trajtuar mire ATA…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim