Ç’kuptim ka fjala Katundar?

February 28, 2016 13:27

Ç’kuptim ka fjala Katundar?

Njeri katundar, politikan katundar, parti katundare…

Shpesh dëgjojmë fjalën “katundar” si retorikë fyese.

Por ndoshta jo të gjithë e dinë prejardhjen e fjalës.

Katuni (ose katundi) ka qenë dikur vendbanim me banorë që në zanafillë merreshin kryesisht me blegtori.

Katuni kishte organizim shoqëror të ndryshëm nga fshati, i cili ushtronte kryesisht bujqësinë.

Banorët e katunit shtegtonin me bagëtitë sipas stinëve nga vendbanimet e viseve të kullotave verore në ato të kullotave dimërore.

Në shek. XV kishte katune vetëm në një trevë të ngushtë malore të sanxhakut të Shkodrës, si p.sh. katuni i Bushatëve, Reçëve, Bukëmirëve, Kuçëve, Bitidosëve, Lazorcëve, Loparëve, Bankeqëve (në Kuç e Pipër), Gjonajve, Lleshajve, Muriqëve, Kolemadheve (në Kelmend).

Viset e tjera malore të Shqipërisë së Veriut, kishin fshatra bujqësore ose blegtorale-bujqësore.

Procesi i shndërrimit të katunit në fshat përfundoi në shek. XVI. Pas kësaj periudhe fjala katun bëhet sinonim me fjalën fshat. / Dita / 

Termi bëhet shpesh subjekt tallje në rrjet

Termi bëhet shpesh subjekt tallje në rrjet

February 28, 2016 13:27
Komento

29 Komente

  1. intelektuali February 28, 13:48

    KATUN ne shume gjuhe te Botes kuptohet nje fis gabelesh qe jane dislokuar me cadra perkohesisht ne nje vend dhe qe levizin nga nje vend ne tjeter me karrocat e tyre tradicionale prandaj edhe KATUNAR me siguri vjen nga ky kuptim, por qe ne shqype ka marre nje zgjerim edhe per blegtoret qe udhetojne vazhdimisht me bagetite e tyre. Enver Hoxha nuk kishte pse te mburrej me KATUNARET e Shqypnise sepse ai i beri te gjithe shqyptaret SKLLEVER me pune te detyruar ne vendin e vet dhe e transformoi Vatanin si nje CIFLIG feudal te rrethuar me tela me gjemba.

    Sa per dijeni para Luftes blegtoria shqyptare ishte e para ne Ballkan dhe nder te parat ne Evrope per numurin e kokeve tek bagetite e trasha dhe ishte absolute e para per numurin e bagetive te imta me nje eksport te mahnitshem ne shume vende te Botes.

    prandaj:

    edhe ky shkrim ne DITA te ndjell vetem peshtirosje per kete Diktator KAQOL, levend mikroborgjez pa shkolle qe ka dale ne foto si Hitleri dhe mburret me masakrimin qe u beri KATUNAREVE, por qe nga injoranca e tij ne drejtimin e shtetit falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin me tufezimet dhe bunkeret e tij

    Reply to this comment
    • XHUNGLA February 28, 20:32

      PER “INTELEKTUALI”
      Ky eshte nje cop idjot , mercenar i paguar komentesh, qe duket i punesuar nga sherbimet greko-serbe,qe nuk merret me asnje pune tjeter,pervec komenteve ketu . Per tu bere me i besueshem , ka zgjedhur te quhet intelektuali edhe pse s`ka asgje te perbashket me intelektualin dhe mezi pret , cdo gazete,per te peshtyre me gojen e tij te felliqur.
      Eshte vertet nje pune e pelqyeshme per maskarenj , dembela e njerez fare pa dinjitet njeriu normal .

      Reply to this comment
      • intelektuali February 29, 08:52

        INTELEKTUALI TEK TAJVANI
        KAFEN QETE PI TE FILXHANI
        S’DO ME JA DITE NGA HAJVANI
        QE NUK LEVIZ NGA ISTIKAMI
        NGA ISTIKAMI I PARTISE
        SI REZIIL I SHQYPNISE

        Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 February 29, 12:20

        që nastro është idiot ke të drejtë!
        por të thuash se ai është mercenar dhe paguhet për atë që shkruan?!
        E KE KOMPLET GAAAABIM!!
        idiotësia i mjafton për të ngrënë nga mëngjesi deri në darkë!!
        përmëndi enverin,ose thjeshtë vër një foto që nuk ak lidhje fare me enverin si puna e kësaj!?do të shohësh se ai shkumëzon!!
        skizoferen reaktiv bëhet sapo sheh diçka për enverin!demat e spanjës i ke parasysh!?
        ata i vërsulen valvitjes së pëlhurës së kuqe!nastrua po ashtu!!
        demat ndonjëherë e kuptojnë dhe i varin hejbet!!nastrua nuk sheh nga sytë më!i thotë trurit “të qifsha robt”!!

        Reply to this comment
  2. # February 28, 14:45

    Asgja nuk mora vesht.Pervecse nji artikull koti.

    Reply to this comment
  3. toni February 28, 14:49

    E pame mire qe kur filluan te dalin katunaret ne Tirane se cfare u be,shikoni foton forumit rinor te PD me poshte dhe do bindeni per pasojat qe bien kur ata zbresin ne Tirane.

    Reply to this comment
  4. realisti February 28, 14:56

    Shkrimi anashkalon te vertete qe thiote:Shqiperine ne 102 vite “shtet” me shume drejtuan katunaro-fshataret se qytetaret.
    zogu nga Mati,saliu viqidi0li,meta ckraparlli, ruci laberi,s.pellumbi porodinak,bode katunar,,etj,etj,……katunarit e me i rjep 7-8 lekure qytetar s’behet kure,thoshte Fishta, ndaj jemi ne fund per c’do gje.

    Reply to this comment
  5. Mona February 28, 15:18

    E keni gabim. Katundar, nuk eshte fjale shqipe. Vjen nga italishtja e vjeter. Ne Itali edhe sot, perdoret emertimi il CONTADINO.Shqip:- KATUNDAR.
    Nje person qe merret me bujqesi, kryesisht bimet e arave.

    Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA February 29, 12:26

      ÇENSORI MARCO PORCIUS CATONE

      Ishte nje poltikan, gjeneral dhe shkrimtar qe jetoi nga viti 234 para eres sone e deri ne vitin 149 p.e.s. Ai lindi nga nje familje plebejesh ne qytetin antik Tuscolanum, e shume njohur per traditen e saj ne bujqesi. Si nje pasardhes i denje i fisit te tij, u edukua ne traditen e bujkut, qe e ushtroi ne te shumten e jetes se tij, kur nuk u angazhua si politikan i zgjedhur nga senatori Lucio Valerio Flacco, apo si gjeneral ushtrie, e me vone prefekt dhe Çensor i Senatit Roman.

      Çensori Catone, keshtu njihet ne historine e Romes antike, perveç te eduluarit te tij si bujk, ai njihej si kundershtari me i flakte i helenizmit, kultures dhe organizimit shoqeror helenik.
      Ne kete kend veshtrimi, ai mund te konsiderohet sot si nder aplikuesit e lirise individuale ne ekonomi, politike e ne çdo sfre te jetes romane, kunder stilit te kolektivizmit ku edhe bazohej shoqeria helenike.

      Ndjekesit e parimeve dhe stilit te tij jetesor, me kalimin e kohes, filluan te njiheshin si “catoniste”, veçanerisht ata qe merreshin me bujqesi, duke e zhvilluar ate individualisht.

      Nga ku lindi edhe termi “Caton” (Katun – shqip), duke nenkuptuar nje zone jo qytetare, te drejtuar nga nje familje me prirje teresisht bujqesore, pa lene menjane thirjen e tyre te here pas hereshme nen arme.

      Tek ne, me siguri si term duhet te jete huazuar nga shqiptare veriore, pjesmarres ne fushatat e romaneve, si luftetare me pagese. Eshte mjaft domethenes, perdorimi i termit “katun” (katundar) vetem ne Shqiperine veriore dhe jo ne ate te jugut, edhe per simbolin antigrek qe mbajti qe ne gjeneze nga ideuesi i tij, Catone.

      Andaj, ju filozofeve te DITA-s, natyrisht te pa emer, ju rakomandoj ti hudhni nje sy edhe historise se lashte, ku mund te gjeni te verteten e “zbulimit” tuaj me te fundit.

      Katundar, ishte, dhe mbase edhe sot me 25 vite shkerdhatokraci, pjestari i nje familjeje bujqesh, qe zoteronte nje toke, ku praktikohej jo vetem bujqesia por edhe blegtoria, duke qene pjese e pronave individuale te te njejtit familje, fis.

      Reply to this comment
  6. MH February 28, 15:23

    Realisti ka thene te verteten.
    Katnar me celular!!!
    A rrealizohet qytetaria e nji vendi(shteti)me civilizim katundar,katnar,fshatar.

    Reply to this comment
  7. befana February 28, 16:00

    ha ha ha ,edhe Qazim Mulleti e pat thene qe kur zbret katunaria ne qytet,ay ven eshte ne rrezik

    Reply to this comment
  8. Myzeqari February 28, 16:08

    Kuriozitet interesant!
    Termi fshatar dhe katundar nuk qenkan e njejta gje dmth.
    Une di qe ka edhe nje vere qe prodhohet nga shqiptaret e sllavizuar me emrin Katunar.

    Reply to this comment
  9. Vicidol Doli vici February 28, 16:27

    degjova nje mengjes te bashkim hoxha kur tha mirmengjes beshkim ,jam nje qytetar nga bathorja.a eshte e sakte s shprehje?

    Reply to this comment
  10. ILIR February 28, 16:39

    e keqja qe po i vjen shqiperise nga 26vite e pas eshte se shteti komandohet nga katunare!!!

    Reply to this comment
  11. qytetari B February 28, 17:44

    Nje gje nuk kuptova neqoftese gazeta dhe gazetari e ka seriozisht; ç’lidhje ka katundi me foton e Enver Hoxhes?! Niseni per tek reforma ne drejtesi dhe perfundoni tek kriminalizimi vendit!

    Reply to this comment
  12. Rez February 28, 17:57

    Tirana, kur u vendos te behej kryeqytet ishte vete nje katund tere balte, ndersa qytetet e verteta dhe me tradite ishin Durresi, Shkodra, Vlora, Gjirokastra, Korca, Berati e ndonje qytet tjeter ne Kosove, e Janina ne Greqi. Tiranen nuk e pirdhte njeri, por per shkak se Durresi ishte vulnerabel nga sulmet e huaja, duke qene se ishte ne bregdet, u vendos te zgjidhej Tirana si kryqytet. Dhe Tiransit ishin katundare dhe skishin ndonje zhvillim kushedi se cfare dhe as kishte nxjerre ndonje eksponent politik apo te kultures shqiptare. Me pas, nen regjimin e Hoxhes, Tirana u popullua me te ardhur nga te gjitha anet e Shqiperise, ku me siguri pjesa me e madhe ishin me origjine fshatare. Dhe sot jane bijte e ketyre fshatarve qe mendojne se u qyteteruan dhe shesin pordhe duke i bere qejfin vetes, duke u krekosur e vetekonsideruar si ajka e kesaj province te madhe te parendesishme te Evropes qe quhet Shqiperi. Harrojne keta medioker mjerane se elita e vertete shqiptare ishin ata qe fshiu nga faqja e dheut regjimi monstruoz i fshataro-komunisteve te udhehequr nga Enver Hoxha. Vetem ngritja e ketyre debateve idiote i ben ideatoret e tyre me fshatare se katundaret e vertete. Pretendimi i sforcuar per t’u shfaqur si me superiore eshte vetem tregues i kompleksitetit te provincialeve te mjere qe kane mbushur Tiranen nder dekada. Tirana edhe sot eshte nje fshat me drita, pa tradite dhe i varfer kulturalisht e ku e vetmja gje qe shkelqen eshte pordha e madhe dhe arroganca e kokeboshave te katundit te madh Shqiperi. Qytetar nuk te ben fakti se mund te lindesh ne nje pallat dhe fshatar fakti qe lind ne nje shtepi fshati. Tek e fundit edhe Jezu Krishti ka lindur ne plevice. Qytetar te ben mendja jote e hapur, sjellja jote ne raport me njeriun, me kafshet bile, me natyren, puna jote dhe jo fakti nese ti mund te shkosh ne diskoteke sepse keni lindur ne qytet o mjerane insinjifikante te halese se madhe qe quhet Tirane. Mos shkelni mbi te kaluaren e baballareve dhe gjysherve tuaj te cilet me siguri kane ardhur nga ndonje katund. Me sigur qe ata kane qene krenare per origjinen e tyre. Ne fund dua ti kujtoj shkruesit te ketij shkrimi idjotesk edhe nje varg te Fabrizio De Andre-s: dai diamanti non nasce niente, dal letame nascono i fior ( nga diamanti nuk lind asgje, nga plehu lindin lule. )

    Reply to this comment
    • KOZi February 29, 01:09

      Ne 1912 Shkodra kishte 25 mije banore, Korca kishte 22 mije banore, Berati, Elbasani e Tirana nga 8 mije banore, Durresi dhe Vlora nga 4 mije banore.Ne 1939 Tirana kish arritur ne 100 mije banore etj.

      Reply to this comment
  13. Arber Iliri February 28, 18:45

    Qe katunaret do te jetojne ne qytet kuptohet, por qe sa te vine te marrin qeverisjen e qyteteve kjo eshte katastrofe.Duhet te jetojne disa breza ne qytet qe te mesojne zakonet e qytetit.Kur zbriten nga malsia pas 90 me kujtohet qe filloj balta e madhe ne bulevardet e tiranes POR ATYRE AS U BINTE NE SY SE KISHIN JETUR GJITHE JETEN ME ME SHUME BALTE.

    Reply to this comment
  14. ODISEJA February 28, 18:48

    ka edhe me keq “MALOKDAR” NDERSA KATUNDAR=FSHATAR

    Reply to this comment
  15. Zeus February 29, 00:01

    Ju qe duket se po komentoni me lart ne fakt ja futni si KAU-PELES!
    Fjalet “katundar” dhe “fshatar” dallojne nga njera tjetra vetem nga koha e perdorimit te tyre ,per rrjedhoje edhe nga zhvillimi ekonomik,kulturor dhe social i nend banimeve tre tyre!
    Katundet ishin forma e hereshme e organizimit lokal te qeverisjes,pra edhe zhvillimi i tyre ishte i prapambetur ne te gjitha drejtimet!
    Emertimi “fshat” ka te beje me organizimin e vone te organizimit dhe zhvillimit ne komunitet!
    Kur themi “katundar” nenkuptojme nje njeri te prapamjetur!
    Kur themi “fshatar” nenkuptojme thjesht banoret e fshatit,qe per natyren e jetes dhe punes do banojne ne balte e jo asfalt!
    Por e keqja me e madhe e Shqiperise nuk ka ardhur as nga “katundaret” e as nga “fshataret”,qe ne pergjithesi kane punuar dhe ndikur ne zhvillimet historike me shume se qytetaret!
    Keshtu,ne kohen e Skenderbeut ishin katundaret ata qe mbushen radhet e luftetareve te tij,qe per 25 vjet derrmuan hordhite e Sulltaneve turq dhe nderuan Shqiperine!
    Edhe Luften Antifashiste Nacional-Clirimtare FSHATARET me se shumti e bene!
    Radhet partizane dhe ushqimi apo veshmbathja me se shumti nga fshataret u siguruan gje qe i dhane LAVDI Shqiperise ne radhet e Koalicionit boteror fitues!
    Edhe pas Clirimit te Shqiperise ishin fshataret ata qe zhvilluan nje bujqesi moderne,qe brezi i sotem i rinise as ne enderr nuk e imagjinon,duke bere qe bujqesia te siguronte me eksportet 40% te valutes se vendit!
    Gjithashtu fshatare ishin shumica e atyre mijra minatoreve qe hapen dhe prodhuan miliona ton minerale te ndryshme duke bere te mundur edhe ndertimin e shume uzinave,fabrikave e kombinateve qe punonin me lenden e pare te mineraleve shqiptare!
    Por fatkeqesine e popullit shqiptar e sollen pas 90-tes vetem HORDHITE CECENE TE MALOKEVE TE SALI BERISHES,qe jo vetem grabiten dhe shkaterruan te gjitha pasurite kombetare te ndertuara me mund e djerse nga nje popull i tere per 50 vjet,por u bene mbeshtetje per KLIKEN ANTISHQIPTARE TE SALI BERISHES,per nxitjen e urrejtjes midis shqiptareve,gjakmarrjen dhe luften e re te klasave duke bere te mundur cuarjen ne MESJETE te ekonomise,arsimit,shendetesise,drejtesise,ushtrise,bujqesise etj!
    Hordhite e MALOKERISE jane sjelle ne Shqiperi pas 90-tes si HORDHITE TURKE TE SULLTANEVE TE TURQISE,qe kudo ku shkelte kemba e tyre NUK MBINTE BAR!

    Reply to this comment
  16. A. ASHIKU February 29, 07:17

    Fjala KATUND jeton e gjallë në fshatrat arvanitase. Në biseda me ta ata e kanë masë njohje në se je arvanitas (skipetar) i pastër apo jo.
    Më poshtë po sjell një bisedë me një taksixhi në një udhëtim rrugëve të Athinës…
    Në Dibër nuk thonë FSHAT por katund…

    NJE ARVANITAS TAKSIXHI…

    Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë dësirë të këthenenë në Skipëri, do të bënenë grekër si na…

    Kishim shkuar me gruan në Neo Kosmos t’i gëzohemi buzëqeshjes që të ofron mjalti i mjaltit të jetës, fëmija i fëmijës, nipi pesë muajsh. Vajza, si vajzat, gjithnjë këmbëngul të udhëtojmë me taksi duke na futur në xhep edhe shpenzimet e rrugës. Kështu bëmë…
    … Në Franxhi, një nga rrugët më të zhurmshme të Athinës, i -nxorëm dorën një taksie dhe pasi i thamë se ku do të shkojmë u ulëm qetë – qetë në ndenjësen e pasme. Nuk folëm si zakonisht shqip, jo se kemi frikë por sikur na ishin mbaruar kuvendet.
    Shoferi, rreth të pesëdhjetave, me një barrë thinja mbi kokë, na u drejtua ?
    – Skipëtar jeni ?
    Të befasuar nga pyetja, pamë njeri tjetrin në sy dhe u përgjigjëm me një notë zanore.
    – Po, shqiptarë jemi.
    Pastaj unë, si të desha ta betonoja fjalën, shtova;
    – Njëqind për qind shqiptarë…
    – Si e vërteton se jeni njëqind për qind skipëtar ? – tha ai me një shqipe befasuese.
    -Jemi nga Verilindja ku është qendra gjeografike e shqiptarëve dhe ku nuk ka as sllavë, as grekë e asnjë lloj kombësie tjetër.
    – Si thoni ju andej, fshat apo katund ? – bëri testin taksixhiu.
    – Katund iu përgjigj gruaja para se të kuptoja se ku donte të dilte ai.
    – Vërtet qenkeni një qind për qind skiptarë – tha- dhe na pa me një respekt që nuk e kishim ndjerë ndonjëherë gjatë tërë këtyre viteve në Greqi.
    Ndërkohë, makina, duke përfituar edhe nga lëvizjet e pakta nëpër rrugët e Athinës, vraponte dhe bashkë me të vraponte edhe biseda jonë, ne shqip dhe ai në arvanitisht. Ai me një dëshirë të madhe filloi të na recitojë vjersha në gjuhën arvanitase.
    Diku, kur rruga doli para një kthese, ai na pyeti:
    – Nga do shkoni, djathtas apo majtas ?
    – Drejt, – i thash unë.
    – Na i thomi dreq, ndreqi ai. Në shqip dreq do të thotë djavolo, hulumtoi taksixhiu duke i dhënë gjallëri bisedës.
    Më tej filluan kthesat e ne filluam të përsërisim në trio “djathtas”, “majtas”, “drejt” derisa arritëm në shtëpi.

    Por para se të arrijmë ai na tha një fjalë që na bëri të mendohemi jo vetëm atë ditë por edhe sot e kësaj dite.
    Tek udhëtonim, gjithnjë ai me arvanitishten e tij dhe ne me shqipen tonë që në shumicën e fjalëve nuk kishin ndryshime rrënjësore, e thelluam njohjen dhe fjala ra për kohën e qëndrimit tonë në Greqi dhe thithjen që po na bënte shoqëria greke dita ditës.
    -Na jeshëm skipëtarë një qind për qind, tha ai, po greku na thithi. Nuk na la të vazhdonim skolinë dhe nuk mundëm me mësue dhe me shkrue gluhën tënë. Edhe juve kështu do t’ju ndodhë. Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë disirë të këthenenë në Skipëri, do bënenë grekër si na…
    Ndjeva në fjalët e atij taksixhiu edhe brengë, edhe mall, edhe shqetësim.
    Unë, nisur nga një ngjarje që më pat ndodhë me një taksixhi në korrik të vitit 1996 kur erdha në Greqi, taksixhi i cili për një rrugë që nuk bënte më shumë se dymijë dhrahmi më kërkonte pesëmbëdhjetë mijë dhrahmi, dy herë më shumë se sa kisha paguar për rrugën nga Tirana në Athinë, ndjehesha gjithnjë i rezervuar me ta dhe reston ua kërkoja deri në qindarkën e fundit. Për herë të parë atë natë nuk e pranova reston e atij taksixhiu arvanitas, ndonëse ishte sa dyfishi i shërbimit.
    Ai njeri më dha një mësim, më përcolli një mesazh njerëzor që nuk dua ta mbaj për vete, ndaj po ua përcjell lexuesve që fëmijëve të tyre tu mësojnë “gluhën e mëmës”, që të mos “bënenë grekër si na”…
    Mes emocioneve që më shkaktoi ai arvanitas që mburrej se kishte gjak “njëqind për qind skipëtar” bëra gabimin që nuk i mora emrin dhe adresën, madje nuk i mora as numrin e taksisë…
    Atë njeri duhet ta takoja…
    Atë njeri dua ta takoj…
    Florinjtë janë të shtrenjtë dhe të dëshirueshëm se janë të rrallë, nuk janë si gurët e zallit.

    Abdurahim ASHIKU

    Marrë nga libri “Rilindësit e kohës sonë”

    Reply to this comment
    • mërgimtari February 29, 12:27

      Ata që ja kanë thënë janë arvanitas prej disa shekujsh që e kanë mbajtë të gjallë gjuhën e të parëve. Ai që e ka shkruar ka vënë emrin dhe mbiemrin e tij. Dhe e ka shkruar me të 36 germat e gjuhës shqipe të Kongresit të Manastirit. Z. Mallkastriot e shkruan shqipen me 34 germa. Duhet të lexojë edhe njëherë Abetaren e klasës së parë që të mësojë sa germa ka gjuha shqipe.

      Reply to this comment
  17. Mallakastrioti February 29, 08:54

    Me sa shoh ky shkrimi eshte kot fare. Nuk e kuptoj dot arsyen perse eshte shkruar. Ai qe e ka shkruar ose nuk di shqip ose ata qe ja kane thene nuk e dine shqipen. Kurse komentet lene per te deshiruar. Me daljen e rrjeteve sociale duket se jane bere te mencur te gjithe. Fjala katundar tregon vendin e origjines. ka = nga dhe tund=tundur (ne djep)=je. Pra katund = nga je. Nuk duhet shume shkolle qe ta kuptosh.

    Reply to this comment
    • mërgimtari February 29, 12:27

      Ata që ja kanë thënë janë arvanitas prej disa shekujsh që e kanë mbajtë të gjallë gjuhën e të parëve. Ai që e ka shkruar ka vënë emrin dhe mbiemrin e tij. Dhe e ka shkruar me të 36 germat e gjuhës shqipe të Kongresit të Manastirit. Z. Mallkastriot e shkruan shqipen me 34 germa. Duhet të lexojë edhe njëherë Abetaren e klasës së parë që të mësojë sa germa ka gjuha shqipe.

      Reply to this comment
  18. zeno sula February 29, 12:09

    Nji katunar puro deputet i Librazhdit nga qe i njef mire rracen e katunareve ka thane ne fushate – Katunarja kur zbret ne qytet me pare heq breket se sa balten e kpuceve. Per kete mencuri ky deputet sot asht zgjedh nga Rilindja te kryesoje delegacionin parlamentar tonin ne Bruksel.

    Reply to this comment
  19. intelektuali February 29, 14:59

    Ja ku e keni te shkruar spjegimin o katunare te Enverit dru me pre:

    https://en.wikipedia.org/wiki/Katun

    shikoni dhe mesoni nga intelektualet dijeni dhe arsim o katunare dru me pre.

    Reply to this comment
  20. Agron February 29, 16:31

    O Mona, po ku ka fjale shqipe mos te jete marre nga gjuhet e huaja, prandaj fillon kjo gjuhe 100 vjet pas nga koha e Jeorgios Kastriotis.
    Vetem nje budalla dhe injorant mund te mendoje qe ne kohen e Perandorive Romake dhe Bizantine egzistonte nje popullsi “shqipetare” qe edhe fjalen SHQIPERI eshte nga flamuri Greke I Bizantit.Tani eshte humbje kohe te bisedosh me njerez qe jane te semure nga nje Nacionalizem me identitet shumice Osmane, kaq e thjeshte.

    Reply to this comment
  21. DIKUR E SOT February 29, 19:31

    Ne Afriken e Jugut ka pas racizem. I ziu nuk lejohej atje ku ishte i bardhi. Ne kohen e Enverit ka pas lufte klasash. Fshataret duhet te rrinin ne fshat me 3 leke dita e punes. Zezaket e Mandeles me katunaret e Enverit ishin njesoj. Dhe pastaj njesoj hypen ne pushtet atje zezaket e ketu katunaret. Sejcili tashti gjykon vete atje dhe ketu. Si ishte atehere pa zezake e katunare neper kambe, e si asht sot me zezak e katunar ne pushtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*