Ç’kuptim ka në shqip fjala Tripoli?

September 16, 2018 13:50

Ç’kuptim ka në shqip fjala Tripoli?

Tripoli në shqip quhet një shkëmb silicor i shtresëzuar, shumë i imët, i lehtë dhe i thyeshëm, i formuar thuajse krejtësisht nga mbeturina të grimcave mikroskopike të opalit.

Është i bardhë, i përhimë, i verdhë, i kuqerrem etj.

Tripoli përdoret si filtër, si ndajthithës për nitroglicerinën, si dhe si material gërryes për lëmime të imëta.

Tripoli në Shqipëri është i përhapur në Zonën Jonike, në antiklinalin e malit të Gjerë, në qafën e Muzinës, pranë Lefterohoit etj.

Sipas arkeologëve gjendet ndërmjet depozitimeve të jurasikut të mesëm e të sipërm.

n.s. / dita

September 16, 2018 13:50
Komento

19 Komente

  1. Perkthyesi September 16, 16:22

    Nuk quhet Tripoli, por Trepele. Ne anglisht quhet Diatomites. Eshte shkemb sedimentar i shkrifet ose i cimentuar dobet. Sipas vetive fiziko – kimike, eshte analog me diatomitin, por nuk ka thuajse mbetje organike, dhe eshte i perbere kryesisht nga trupeza shume te imet opalore sferike, nganjehere kalcedonike. Zakonisht trepelet permbajne ne sasi te vogel lende argjilore, kokrriza glaukoniti, kuarci e feldshpati. Trepeli mund te jete i shkrifet, poroz, dhe kompakt. Ngjyra e tij eshte e bardhe, e hirte, e murrme deri ne te kuqe dhe te zeze. Shtratimet e trepeleve njihen midis depozitimeve detare te moshes se Kretakut e me rralle te Kenozoit e te Karboniferit. Ka te ngjare qe trepelet te kene origjine biokimike. Perdoret ne pergatitjen e dinamitit, si material ndertimi, katalizator, perthithes, etj.

    Reply to this comment
    • labi September 16, 17:04

      Me perjashtim te moshes per gjithkcka tjeter keni te drejte. Trepel.Jurasiku i siperm,-_Cretaku I poshtem.

      Reply to this comment
      • labi September 17, 23:08

        …dhe jo ” sipas arkeologeve”, por sipas gjeoloeve, sepse ata I studjojne shkembinjte dhe moshat e tyre..

        Reply to this comment
  2. flm. na bere pak...per te qesh . September 17, 16:23

    shume te “rendesishme”, perkthimet e “perkthyesit”

    Reply to this comment
    • perkthyesi September 17, 16:49

      Nuk jane perkthime, por dijenite e mia o “flm.na bere pak…per te qesh”, sepse, sa per dijeni kam dhe nje profesion tjeter, ate te gjeologut! Tashme, me siguri do qeshni me shume! Ju falenderoj, ne se me keni lexuar!

      Reply to this comment
  3. respekt...perkthyes September 17, 17:28

    perkthyes; une te kuptova, qe je i fushes dhe prandaj te falenderova dhe me erdhi per te qesh, se “mender teje e meje”, askush s’pyet me per dijenite tona, qofshin dhe shkencore . ps. nuk te lene “biznesmenet” me dy klase shkolle te nxjerim dhe ne aftesite…tona . eshte per te ardhur keq, por edhe per te qesh (nga zori)

    Reply to this comment
    • perkthyesi September 17, 21:48

      Ju kerkoj sinqerisht ndjese! Nganjehere ne komentet tona shikon dhe lexon komente qe nuk i pergjigjet standardit qe kerkojme ne qe dicka dime! Ju falenderoj dhe ju uroj nga zemra gjithe te mirat, dhe ju pershendes!

      Reply to this comment
  4. DinPaku September 17, 18:04

    Pas komentit që ka bërë përkthyesi, autori i shkrimit “n. s. /dita” duhet t’i japi atij pagesën që ka marë nga Dita, nqs ka një fije respekti për punën që bën tek gazeta Dita. Sepse përkthyesi i ka mësuar aq shumë gjëra për “Tripoli”, përfshirë edhe atë që më këto studime nuk merren arkeologët, por gjeologet, nqs e ka kapur ndryshimin që kanë këto dy profesione.

    Reply to this comment
    • perkthyesi September 17, 21:57

      Faleminderit DinPlaku! Sigurisht ne nuk shkruajme komente per tu paguar, por, shoh qe mjaft artikuj kane gabime te medha dhe serioze. A mund ta quajme “Tripoli”, (kryeqyteti i Libise) nje lloj materiali qe ka emrin shqip “Trepele”. Kam marre si shembull vetem kete rast, por kohe me pare kam lexuar nje shkrim ne nje gazete qe nuk me kujtohet emri i saj,se liqeni i Ohrit ka origjine vullkanike (?!). Boterisht eshte e njohur origjina tektonike e tij! Nuk me vjen mire te biem ne keto nivele! Ju pershendes!

      Reply to this comment
      • DinPaku September 19, 04:53

        I respektuari Perkthyes! Gjeja me e çuditeshme ketu eshte qe, edhe mbas komentit tuaj me shume edukate dhe profesionalizem te larte, gazeta Dita vazhdon ta mbaj akoma shkrimin e “n.s./dita”, megjithese kane kaluar 2 dite. Ajo duhet ta hiqte menjehere ate, pasi ju shkruat komentin, bile, ta hiqte dhe ne vend te tij te botonte pikerisht komentin tuaj dhe t’u kerkonte te falur lexuesve per zhgaravinat qe poston here pas here ne faqet e saj. Por, me sa duket, keto komentet i lexojme vetem ne komentuesit.

        Reply to this comment
  5. Lufter September 17, 18:34

    Thuhet se “Sipas arkeologeve gjendet ndermjet depozitimeve te Jurasikut te mesem dhe te siperm” Per ne te vjetrit dhe kohen e shkuar moshat gjeologjike i percaktonte disiplina e gjeologjise qe quhet PALEONTOLOGJI. Te thuash se i percaktojne arkeologet, kjo per ne te se shkuares konsiderohet padituri, injorance, absuritet. Besoj se si me pare dhe tani keshtu eshte dhe do te jete per te vertetat shkencore te percaktuara sidomos qe nga shekulli 18 e ne vazhdimesi deri sot. Palenologjia percakton moshat e shtresave gjeologjike te ndertuara nga veprimtaria miliarda e miliona vjecare te veprimtarise gjeologjike natyrale ne mbare Globin tone. Ndersa Arkeologjia merret me gjurmet qe ka lene njerezimi ne veprimtarine e tij mijra vjecare ne siperfaqen e tokes, te dukshme dhe te padukshme te mbuluara nga deluvionet e aluvionet.Te fala te gjitheve sidomos atyre qe e kane sqaruar drejte.

    Reply to this comment
    • perkthyesi September 17, 22:01

      Sakte Lefter! Ju pershendes!

      Reply to this comment
      • Sokol September 18, 14:01

        Pavaresisht se u kthye ne nje debat argumentues dhe teknik, nisur nga shkrimi i me siperm me gabime, te vjen mire qe disa komentues me modesti kane shprehur mendimet e tyre duke na mesuar nje dicka te re, vertet enciklopedike, larg te sharave dhe fyerjeve..Flm

        Reply to this comment
  6. Guri Naimit D September 18, 14:11

    Eshte kenaqesi ta nisesh diten me Kopetente…
    Ja te tilla shkrime dhe konsulta na duhen…

    Nje shkrim dhe 11 komente,komente me te vertet nga njerez kopetente,plotesuar njeri-tjetrin me nje kulture profesionale,se pari komunikuese jo perfolese e tj.
    U kenaqe nisur diten me kete faqe kompjuteri.
    Po ju uroj,duke ju kujtuar kengen Bejte:
    -Hajt ia themi njeze te na benen dy-ze…deri te 12-ta ne keto komente i 12ti,jam une,qe ju kendoni une bej Iso.besoj nuk stonoj.ani se ze 83 vjecari mes jush plakur. (nga Dangellia Naimjane kendohet kjo..)
    Faleminderit dhe njehere;kuvendime te tilla na duhen.
    *
    Me Ju sa do doja te kisha prane te mirin Kliton Verli
    i ketij zhanri,ta bente nje koment profesional si Ju.( Ai me qender ne nje istitucin presticion ne Toronto te Kanadase, Aktualisht,ndodhet mes trevave Mineral Mbajtese te Amerikes Qendrore sa jugore ..Na nderojne,kuadro te tilla shkemcore,formuar ne ate toke te begate shqiptare mineral mbajtese…)..
    Studime te mbara sa nje “gjuhe”me njeri tjetrin me parimin:-Kontraditat jo antagoniste,-sjellin zhvillimin! apo jo?! te nderuarit e mij.qe po nis si parashkollor,i shkolles suaj…
    Toronto18-09-20118 Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  7. palla September 18, 23:26

    Fatekeqesisht nul perkthehet ne shqip por greqisht

    Tri- tre

    polis-qytete

    te tjera shembuj

    Aleksandrupoli qyteti aleksandrit
    Kostantinupoli- qyteti i kostantinit
    Sevastopuli – qyteti i respektuar

    et te tjera e te tjera

    Reply to this comment
  8. alphade September 19, 03:20

    Ne kete debat te shendetshem me vjen mire qe interloku-
    toret jane njerez te zanatit,njerez kopetente sepse sot, ne
    keto kohra qe po kalojme shikon qe shqiotaret vetem nje
    profesion njohin ne maje te gishterinjeve,ate te POLITI-
    KES !!! Ate e zoterojne te gjithe,i madh e i vogel,pleq e plaka, te rinj e te reja. POLITIKA baraz ULURIMA,kush te
    ulurije me shume,kush te shaje me shume,kush te njohe
    me imtesisht me Liber Shtepie, kush shpife me “qytetarin
    dixhital”, kush te padurohet pa i thene nje dite :”miremen-
    gjez punes”, pelivaneve e dallaverexhinjeve,matrapazeve
    e mafiozeve ……Te gjithe keta dhe “bemat” e tyre pasqy-
    rohen ne Parlamentin tone te “nderuar”, qe te nderuarit
    deputetet tane nuk pushojne per asnje moment ta quaj-
    ne “FOLTORE”, qe deshifrohet si dicka e “SHEJTE” por
    qe ne realitet eshte shndrruar ne nje “cerdhe llafazanesh”
    shpifesish,intrigantesh,rrufianesh qe e shtyjne diten ve-
    tem me llogje Kavaje dhe per cdo seance parlamentare
    mbushin xhepat me parate e taksapaguesve shqiptare.
    Nuk i shikoni se si gufosen, nuk i shikoni o popull se si
    merren me erotizem ne parlament.
    “Po bejme lufte de more de,si lum Ti popull mezi na ke”!
    Ky portal duhet shkruar ne hyrje te parlamentit.Ne vitin
    1967 u dogj e gjithe Shqiperia dhe nuk ia vune zjarrin
    shkerdhates parlament qe t’i organizonin seancat depu-
    tete tane te “nderuar” ne bulevardin “Deshmoret e Kom-
    bit” ,ashtu sic falen myslimanet diten e Bajramit.
    Ne listen tuaj te njerezve te shkences dhe diturise,sheno-
    noni dhe gjeologun e mirenjohur,apasionantin,Lirim Ho-
    xha,mikun tim te nderuar,banues ne Springfied te Masa-
    chuset-it, USA . Thjeshte eshte nje propizimi im dhe nese
    e beni ,ju Faleminderit….Vetem kaq , Ju pershendes me
    shume respekt te gjithe komentuesit e mediperm. Bravoooo….!!!

    Reply to this comment
    • perkthyesi September 19, 17:45

      alphade, jeni sakte! Lirimin e njoh, dhe me te kam punuar per nje kohe relativisht te gjate. Ai drejtoi punimet e kerkim – zbulimit dhe rilevimet gjeologjike fushore ne zonen e Mirdites me pergjegjshmeri dhe kompetence prej intelektuali dhe profesionisti te mirefillte! Ju pershendes!

      Reply to this comment
  9. m.p September 19, 05:25

    Jame gjeolog nafte dhe punoj per nje vb ne shtetin Oklahoma. Vb ndodhet ne gelqeroret e moshes se Mississippit. Midis horizonteve te gelqeroreve ka nderthurje te shpeshta te trashesive me perberje silicore dhe ne rastin kur kjo perqindje eshte e larte formohen strallet e famshme qe i perdornim bashke me eshken ne shqiperi per te ndezur cigaren kur mungonin shkrepset.Ne anglisht quhet Chert.
    Tripolitic Chert eshte produkt diagjenetic dhe post diagjenetic i sedimenteve silicore brenda karbonateve dhe kryesisht ekziston teoria e formimit te tyre nga fenomenet natyrore (Erozioni i stralleve, ne anglisht weathered chert). Per mendimin tim ka mundesi qe te jete formuar nga erozioni siperfaqesor por edhe gjate qarkullimit te ujrave termale nentoksore te ngopur me element mineral te ndryshem gjate diagjenezes se sedimenteve. Nga keto ujra jane re-sedimentuar minerale te ndryshme duke formuar agregate te mineraleve. Pra eshte produkt i erozionit te stralleve edhe kur ato dalin ne siperfaqe. Tripolotik chert ka porozitet te larte dhe eshte nje rezervuar i mire per magazinimin e naftes dhe gazit. Pra ai nuk gjendet vetem ne Jurasik. Ne zonen tektonike Jonike dihet qe ne prerjen e gelqeroreve ka shtresa te fuqishme strallore ne Jurasik ku mund te jet formuar edhe Tripolitik Chert. Per keto shtresat strallore te Jurasikut ka patur mendime se mund te luajne rolin e mbuleses ne zonen Jonike, dhe sidomos ne ato struktura qe nuk jane prekur shume nga fenomenet e tektonikes, sepse krijohen carje dhe e humbasin kete rol. Por ato nuk u vertetuan si te tilla ne shume pak puse qe jane testuar. Ne qofte se keto stralle jane transformuar ne Tripolitik Chert ato e humbin rolin e mbuleses sepse behen poroze. Pra ato krijohen nga erozioni siperfaqesor dhe nentoksor (per mua) i stralleve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim