Ç’lidhje ka Dalmacia me Shkodrën e sotme?

February 26, 2016 01:06

Ç’lidhje ka Dalmacia me Shkodrën e sotme?

I nderuar lexues!

Dalmacia (Dalmatia), në histori përmendet fillimisht si krahinë (më pas provincë) brenda trojeve të banuara nga fisi i dalmatëve.

Kjo krahinë u zgjerua shumë nga luftërat e shekullit II-I para Krishtit

Pas një kryengritje të ndodhur në vitet 6-9 (pas Krishtit) dalmatët u shtrinë në Veri deri te gadishulli i Istrias dhe u vendosën paralel me lumin Sava, deri në Singidum (Beogradi i sotëm).

Në Lindje kufizoheshin nga mali i Sharrit. Kufiri Jugor i tyre ishte lumi Mat, kurse në Perëndim deti Adriatik.

Liburnët, ardianët, labeatët etj ishin fise brenda kësaj hapësire.

Provincës së Dalmacisë i takonin edhe gjithë ishujt në Detin Adriatik si dhe qytete të rëndësishme të kohës, midis të cilëve edhe Skodra e Lisi (Shkodra dhe Lezha e sotme).

Në kohën e sundimit të Dioklecianit, pjesa jugore e Dalmacisë nga Gjiri i Kotorrit e poshtë, u shkëput dhe u krijua një provincë tjetër me emrin Prevali.

Kjo provincë kishte për qendër, pikërisht Shkodrën.

 

Dita

February 26, 2016 01:06
Komento

3 Komente

  1. raimondi November 26, 03:30

    Por ka edhe nje qytet tjeter me emrin Shkoder ne kohen e thrakeve andej nga Bullgaria ,

    Reply to this comment
  2. beni February 26, 08:24

    Tito jo me te keq kerkoj ta bente federate te jugosllavise,sepse sado qe historin ta besh ashtu sic kerkojn pushtusit nje dit do te dalin te palarat dhe identiteti kulturor i cdo nacionaliteti pavarsisht ndryshimeve gjuhesore!
    Tashme europa po na quan ballkani perendimor sepse nga nje trung kan dale edhe renjet i kan te njellojta pervecse ato perfaqsojn interesa pushteti te ndare ne albani e kroaci è serbi e se fundi turqi!
    Skadarska vendi i kalase se rovanices e kthyer tashme ne rozafe vendi i shen stefanit llazarit?

    Reply to this comment
  3. faro February 27, 05:58

    Dalmat-ci = Dal-mat-ane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*