Clinton dhe Sanders “dalin tek për tek”

February 5, 2016 09:50

Clinton dhe Sanders “dalin tek për tek”

Hillary Clinton dhe Bernie Sanders janë “përplasur” mbi çështjen e Wall Street-it dhe politikën e jashtme në debatin e parë televiziv kokë më kokë të kandidatëve demokratë për president të SHBA-së.

Zonja Clinton e quajti Sandersin si një idealist që nuk bën dot ato gjëra që duhen bërë, ndërsa Sandersi e akuzoi Clintonin se është shumë e lidhur me “establishment”-in për të sjellë ndryshime reale për Amerikën.

Debati televiziv i zhvilluar në Nju Hempshajër u shfrytëzua nga Clinton për të treguar se propozimet e Bernie Sandersit për shëndetësinë ishin shumë të kushtueshme dhe të paarritshme. Gjithashtu, ajo i tha Sandersit se kishte ardhur koha që ta mbyllte me historinë se ajo është në xhepin e Wall Street-it.

Sandersi u hodh në sulm duke thënë se Clintoni e kishte mbështetur luftën në Irak.

February 5, 2016 09:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*