Clinton: Ndërhyrjet në Bosnjë dhe Kosovë, vendimet më të rëndësishme

July 11, 2015 13:41

Clinton: Ndërhyrjet në Bosnjë dhe Kosovë, vendimet më të rëndësishme

Në përkujtimin e masakrës së Srebrenicës, nuk ka munguar reagimi i Bill Clinton, që në vitet e luftës ballkanike ishte President i Shteteve të Bashkuara.

“Ato që kam bërë si President i SHBA në Bosnjë dhe më pas në Kosovë kanë qenë nga vendimet e mia më të rëndësishme”, ka thënë Clinton, i pranishëm sot në Srebrenicë.

“Më vjen keq që u desh kaq shumë kohë për të arritur unitetin mes aleatëve dhe të vendosnim për përdorimin e forcës për të ndalur dhunën”, ka thënë ai.

Clinton ka falenderuar edhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç “që gjeti kurajon për të ardhur këtu” dhe se pret që të njëjtën gjë të bëjë edhe Presidenti Tomisllav Nikoliç.

July 11, 2015 13:41
Komento

1 Koment

  1. DRENICA E KUQE July 11, 15:07

    Çdo respekt per vendimet qe keni marre, edhe pse ato kane qene te vonuara! Pastaj, me Kosoven e pushtuar shqiptare eshte bere edhe nje gabim tjeter trashanik, poasojat e te cilit po i vuan populli shqiptar dhe Shqiperia Etnike!…
    Shqiperia duhet te jete nje dhe populli shqiptar duhet te jetoje ne shtetin e vet dhe jo te rindahet e ricopetohet ne gjashte “shtete”, siç ishte pas Luftes se Dyte Boterore!…
    Presim me shume prej SHBA dhe Fuqive te Medha te NATOs mike!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin