Clinton në Kosovë: Më pëlqejnë shqiptarët, ne kemi nevojë për ju

June 12, 2019 12:49

Clinton në Kosovë: Më pëlqejnë shqiptarët, ne kemi nevojë për ju

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton në ceremoninë për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, tha se është nderi më i madh i jetës pasi ka ndalur spastrimin etnik në Kosovë para 20 vitesh.

“Më pëlqen shumë dhe gjithherë do të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe ju jam shumë mirënjohës që jam këtu me qytetarë që kanë qenë pjesë e asaj beteje.

E kam në zyrën time një New York një fotografi të Westley Clark, të Toni Blair dhe fotografinë time dhe të gjithë tjerët që ishin aty. Çdo ditë që qëndroj në atë zyre ia kujtoj vetës se cili ka qenë qëllimi i politikës. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova para 20 vitesh. Në shkollën fillore në Ferizaj atë ditë thash, dhe dëshiroj ta them edhe sot. 79 ditë të sulmeve mund ta kenë fituar atë luftë por vetëm qytetarët e Kosovës mund ta kanë fituar paqen. 20 vite më vonë keni bërë punë të shkëlqyeshme dhe e di se në kohë paqeje më e rëndësishmja është që të shqyrtohet se çfarë do të bëjmë më tutje”, tha Clinton.

Po ashtu, ai apeloi që të rinjtë duhet të kenë mundësitë që të ndërtojë të ardhmen e tyre këtu në Kosovë.

“Më pëlqejnë shqiptarët dhe kosovarët, ne kemi nevojë për juve. Por të rinjtë duhet të kenë mundësitë që të ndërtojë të ardhmen e tyre këtu në Kosovë”, është shprehur Clinton.

e.t./ dita

June 12, 2019 12:49
Komento

3 Komente

  1. Arsimimi dhe edukimi June 12, 23:06

    Mirëse na erdhët miku më i madh i shqiptarëve në zemrën e trojeve shqiptare.

    Reply to this comment
  2. Pellazgos June 13, 05:19

    Eshte e vertete qe kini nevoje per shtete te vogla servile,spiune,qe ju te flini te qete.
    Ne 1913 en krijuat nje shtet islamik te quajture Al-bania me nje popullsi Etnike Greke Aftohthone dhe te ”drejtat”e tyre te gjuhes,fese dhe me te “drejten” te kerkojne Autonomine.
    Pse nuk e dinit ju AngloAmerikanet qe Greqia e Lashte dhe civilizimi i Saj eshte edhe tuaji?
    Atehere pse nuk ndihmuat Greqine kunder Turqise kur zboi me qindra mijera Greke nga Kostandinopoli,Smirna,Pontio etj ashtu sic bete me islamiket e Kosovo’s?
    A e kini pranuar ju amerikanet Gjenocidin e vendasve te zhdukur nga ju qe numerohen me miliona ?
    Ju jini e keqja e njerezimit.
    Kujt ti thuash,injoranteve dhe idioteve qe mendojne se do I ndihmoni ju?

    Reply to this comment
    • ALBANIA -ILIR-PELLAZG June 13, 14:35

      Ti è para Po flet shqip e dyta albanian po ta perkthesh latinisht del illyrium pra ne jemi iliret pasardhesit e pellasgeve sepse cdo gjuh indeoeurupiane shpjegohet shqip dhe gjuha greke shpjegohet shqip keshtu qe deti adriatik =atje ku drita te ik deti jon deti jon cdo gje esht shqip nuk ka det ne bot qe te ket emer ne ket menyr ne jemi populli lasht qe i kan ber komplot shum shtete si serbia greqia turku etj….kur xhorxh bush erdhi nshqipri hoqi kollaren shenj masonike qe do te thot jam ne shtepi .shqiperia nuk sulmoj asnje shtet ishte greku qe vrau e preu femij e gra shtatzena qe ca faji kishin femijet nbark serbi me kosoven po ashtu un jam shqiptar jam shqiponj dhe qe shqyejm si shqiponja cdo fjal ketu fillon SHQ shteti grek u be nga ne sepse ne dokumentacione nuk ka asnje luftetar grek qe ka luftu per greqin dhe dicka tjeter arvanitasit dhe camet ne shpi flasin shqip jo greqisht sepse esht gjuha qe foli zoti dhe ne rrug flasin greqisht nga frika e shtetit grek dhe politika e ndyr qe bejn me shqiptaret qe jan me tvjeter se vet shteti grek edhe hiqe ate “S” nga mbrapa sepse i thuhet pellazg keni qef ju ti fusni s nga cdo fjal

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*