Clinton: Putin e manipuloi Trump-in, Rusia do ndërhyjë sërish në zgjedhje

July 22, 2018 12:36

Clinton: Putin e manipuloi Trump-in, Rusia do ndërhyjë sërish në zgjedhje

Në grupin e shumë personave me peshë në SHBA, si republikanë, të pavarur dhe demokratë, që kanë kritikuar performancën e Presidentit Donald Trump në samitin e Helsinkit me Vladimir Putin, është përfshirë edhe rivalja e tij në zgjedhjet e 2016-ës, Hillary Clinton.

Pas një heshtje të gjatë, Clinton thotë se Trump ka dështuar për t’i kërkuar llogari Putinit lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe kjo është “thellësisht shqetësuese”, teksa mbetet “mister” se për çfarë ata biseduan.

Duke folur në OzyFest – një festival bisedimesh dhe muzike – në Central Park të Nju Jorkut të shtunën, Klinton tha gjithashtu se agjentët rusë po synojnë ndërhyrjen në zgjedhjet afatmesme të nëntorit në një përpjekje të ripërtëritur për të prishur demokracinë amerikane dhe mund të sulmojnë këtë herë infrastrukturën zgjedhore si ”serverat” që tregojnë rezultatet apo edhe kompjuterët e votimit.

“Ata ende janë duke kërkuar mënyra për të vjedhur informacion rreth regjistrimit të votuesve. Ka disa ekspertë të teknologjisë në Silicon Valley të cilët i kam takuar, që thonë se ndoshta ajo që do të bëjnë tani është që vërtet të prishin zgjedhjet aktuale. Ne jemi ende shumë të prekshëm. Dhe ne nuk kemi udhëheqje nga administrata”, theksoi ish-kandidatja për Presidente.

Në Central Park, ajo përmendi shkallën e ndërhyrjes së Rusisë siç përshkruhet në aktakuzat e fundit të 12 oficerëve të inteligjencës ruse nga këshilltari special Robert Mueller.

“Ishte një sulm shumë i gjerë dhe shumë i suksesshëm në sistemin tonë zgjedhor”, tha ajo. “Sulmi shkon në zemër të demokracisë sonë. Misteri i madh është pse presidenti nuk ka folur për vendin tonë”.

Duke i quajtur sulmet “me të vërtetë shqetësuese dhe alarmante”, ajo tha: “Ato prekin çdo amerikan”.

Clinton bëri thirrje gjithashtu për qartësi në atë që u tha në takimin dy-orësh midis Trump dhe Putin, që i parapriu konferencës së tyre të përbashkët për shtyp në Helsinki.

“Ne nuk e dimë atë që u tha mes tyre”, tha ajo.

Putin po i tregon botës atë që u tha, por dëgjojmë heshtje nga Shtëpia e Bardhë. Ideja se ne nuk jemi të sigurt se cilat janë pretendimet e presidentit tonë është thellësisht shqetësuese”, theksoi Clinton.

Clinton u pyet edhe pse Trump nuk u përball me Putin lidhur me “Russiagate” dhe ajo u përgjigj duke thënë se “Vladimir Putin ka një strategji shumë më të qartë” sesa Trump.

“Ai është mjaft i aftë të lexojë njerëzit … në manipulimin e njerëzve. Trump dëshiron të jetë mik me të për arsye që ne jemi ende duke u përpjekur për t’i mësuar”, nënvizoi ajo.

Clinton pretendoi gjithashtu se Putin “dëshiron të shkatërrojë NATO-n dhe Bashkimin Evropian”.

a.s/dita

July 22, 2018 12:36
Komento

7 Komente

  1. THIRRJE natyrisht njerezve qe ..kane..TRU . July 22, 15:13

    Doja t’a thoja dhe ne komentin per pjeter arbnorin, por po e theme per kete teme . Per nderhyrjet (e kujdoqofshin) ne favor te nje krahu politik a krahu tjeter . A jemi ne demokraci dhe te gjithe krahet politike, pozite opozite jane vellezer ? Ku eshte problemi, se mer pushtetin me cfar’ do lloj ndihme, nje krah ose nje tjeter ? Kemi te bejme me opozitar dhe vellezer, apo me banda kriminale, qe luftojne per pasuri, duke cfrytezuar kriminalisht krahet e punes te njerezve ,qe rodhojne te mira materiale ?…Dhe natyrisht, sic e kemi pare vete keto 28 vjet, jane tamam banda kriminale, te pa ngopura per pushtet e para’ . Athere….. a nuk ju shkon’ ndermend, se ky sistem ka sjelle, mijra here me shume krime, se “krimet “e komunizmmit dhe si rrjedhim, te perqafojme prape….KOMUNIZMIN .

    Reply to this comment
  2. CIA July 22, 16:08

    Amerkanet duken qe jane ose debila ose bejne vete.Keto gjoja kane insitute qe studjojne Rusine,mardheniet me te e shume shume insitute,NGO, per Rusine.Por paskan harruar stilin e KGB-ës.Çdo subjekt qe shkon ne Rusi,kur eshte dikushi si bisnesmen,politikan,aktivist etj,do futet ne pergjim,do te shantazhohet,i bejne analize thelbesore ku i ka pikat e dobta,veset etj.Trumpi ka qene ne Rusi nga viti 1987,ka bere bisnes me ruset,ka punuar me bankat Ruse.Duke i llogaritur keto,dhe politikat qe ben,Trumpi ben lojen e Putinit(do largohem nga bazat ne Evrope,Nato,kritikon pa hesap Gjermanine,Canadane,Angline,Francen etj) dhe thote tavarish Putin eshte shume i zoti.Per Krimene,ne Helsinki,kur e pyeten,tha qe Rusia ka investuar tani,ka harxhuar miliarda dollare,ka bere ura,porte etj,i dha nje fare legjimiteti Rusise.Me pak fjale Trumpi,mendoj,e ka gelltitur nje luge çorbe te prishur tek kazani Putinit.Trump,kryevepra e KGB-se.

    Reply to this comment
  3. A.W. July 22, 17:55

    Sikur amerikanet te kishin zgjedhur kete budallaqen ne foto per presidente, atehere Vladimir Putin do ja kish perdhunuar ne tavolinen e Zyres Ovale (me Billin duke pare nga vrima celsit).

    Reply to this comment
  4. U. X. July 22, 18:42

    Ka ngel politika e madhe te dore te shqipove. E ndriten shqipot me te vetat, dhe tani do i japin mend te tjereve.

    Reply to this comment
  5. Toni July 22, 20:09

    Sponzorizuesit e ISIS dhe pedofilet e urrejne Presidentin e Amerikes.

    Reply to this comment
  6. V.S. July 22, 20:28

    Po sikur dikush i beri nje Bust/monument kesaj ne Sarande , dini gje ?

    Reply to this comment
  7. Arben July 22, 21:01

    Shko moj baxhelle.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*