Clinton – Sanders, debat i ashpër në CNN

April 15, 2016 16:23

Clinton – Sanders, debat i ashpër në CNN

Kandidatët demokratë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u përballën të enjten në një debat të nxehtë, përpara zgjdhjeve të së martës në Neë York, që përbëjnë një pikë kyçe për garën finale për Shtëpinë e Bardhë.

Dy kandidatët u përplasën për bankat e Ëall Street, kontrollin e armëve apo pagën minimale. Tensionet sa vijnë e shtohen, ndërsa rivalët thumbuan njëri-tjetrin, nëse janë të kualifikuar për detyrën e Presidentit.

Bernie Sanders, Kandidat për president: “A ka Sekretarja Klinton përvojën dhe inteligjencën për tu bërë presidente? Sigurisht që e ka. Por unë vë në dyshim gjykimin e saj, një gjykim që ka votuar pro luftës në Irak, një gjykim që ka votuar marrëveshje që na kanë kushtuar, mijëra vende pune.”

Por përgjigja e ish-Sekretares amerikane nuk vonoi.

Hilary Clinton, Kandidate për president: “Senatori Sanders më quajti të pakualifikuar. Më kanë etiketuar në forma të ndryshme në jetën time, por kjo ishte hera e parë për mua. Unë mendoj se të gjesh probleme dhe gabime është e thjeshtë, por të veprosh për ta zgjidhur është komplet diçka tjetër.”

Gjithësesi në ndryshim nga republikanët, kandidatët demokratë refuzuan të sulmojnë njëri-tjetrin në çështje personale, apo familjare. Berni Sanders ka fituar në 8 në 9 sfidat e fundit përballë Hilary Clinton, e cila gjithësesi mbetet qartësisht në avantazh ndaj rivalit të saj.

April 15, 2016 16:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*