Çlirimi i Konispolit 75 vjet më parë

September 3, 2019 11:11

Çlirimi i Konispolit 75 vjet më parë

(28-29 Gusht 1944)

Ishim antifashistë. Luftuam fashizmin me armë. Qëllimit ja arritëm: Konispoli u çlirua përfundimisht, por jo pa “kosto”. Kolaboracionistët-ballistë ishin deri në fund me forcat naziste, duke përbërë forcën kryesore armike në Konispol. Na shuan në pabesi e fshehtësi si gjirazë, (atëherë kur ne nuk i vramë as edhe keqtrajtuam),dhjetë shokë nga më të mirët dhe na plagosën disa të tjerë. Popullsia e zonës në shumicë ushqente ndjenja antifashiste. Konispolin e çliruam sepse kjo ishte dëshira e popullit dhe amaneti i të parëve…

Viti 1944 ka zënë vend nderi, më se meritueshëm, në kalendarin shqiptar dhe atë përparimtar botëror, si vit i një zhvillimi të rëndësishëm në luftën antifashiste botërore, në të cilën u përfshinë 61 shtete në tre kontintente të globit. Historia jonë kombëtare dhe ajo përparimtare e vendeve demokratike, në analizë të qëndresës, rezistencës dhe kontributit të popujve kundër fashizmit dhe nazizmit jo vetëm si ideologji, pra si “antifashizëm pa armë dhe pa uniformë”, por sidomos si veprimtari luftarake, pra domosdoshmërisht si “antifashizëm me armë dhe me uniformë”, e ka rreshtuar Shqipërinë aleate besnike në anën e Bllokut Antifashist Botëror të drejtuar nga tre të mëdhenjtë e kohës: Angli-Ish BS dhe SHBA.

Kontributi i popullit shqiptar në luftën antifashiste botërore, është vlerësuar i çmueshëm dhe i vendosur krah me qëndresën e popullit polak, serb e grek në rajonin e Ballkanit. Çdo përpjekje tjetër, e qëllimshme apo dhe nga pakujdesia, për ta zhveshur popullin tonë nga kjo aureolë lavdie të merituar, çon ujë në jazin e mullirit të atyre, që i kanë vënë vetes detyrë të zhbëjnë narrativën e LANÇ-it edhe përmes dhënies jetë të neologjizmave të tipit “antifashizëm pa armë”, “antifashizëm pa uniformë” etj. me pretendimin se nuk mund të shmangin “trendin evropian”. Evropa na njeh mirë, ndoshta më mirë nga sa e njohim ne veten, prandaj ajo “na lutet”, deri edhe “me përgjërim”, që klasa politike në vend të përplasjes së brirëve të kokëfortësisë karakteristike ballkanike, të udhëtojë edhe në trenin e dialogut, i cili ka qenë dhe mbetet një “trend evropian”, që ka dhënë prova bindëse edhe për probleme më madhore dhe më të mprehta në vendet rreth nesh por edhe më larg.

***

Ne veteranët e LANÇ-it e kemi dashur dhe respektuar Evropën, sidomos në Luftën e Përbashkët Botërore, prandaj edhe bashkuam jo vetëm vullnetet por edhe armët në luftën antifashiste që ditën e parë të pushtimit më 7 prill 1939, u bëmë pjesë e Koalicionit Antifashist Botëror në dhjetor 1942, dhe qëndruam me besnikëri të palëkundur për asnjë moment, në anën e Tij deri në përmbylljen e siparit të dramës së dytë botërore. Ne rezervojmë mendimin, se marrja e atij vendimi dhe qëndrimi në ‘të, i siguroi Shqipërisë çlirimin e plotë të vendit si dhe i garantoi tërësinë territoriale nga synimet shovene në të pastajmen, të cilat nuk kanë qenë imagjinare por reale. Ky vit, të cilit po i vjen fundi kalendarik, ka meritën që shënon 75-së Vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Qoftë vetëm ky fakt, pra qenia Vit Jubilar, duhej të kishte tërhequr më shumë vëmendjen e organeve shtetërore, për t’i dhënë atij më shumë ngjyra, por edhe përmbajtje, festive, sepse fqinjët tanë kremtojnë me madhështi jo vetëm fitore të tilla po se po, por edhe humbje që i vlerësojnë dinjitoze. Ne veteranët gjykojmë se asnjë qeveri, asnjë institucion shtetëror, çfarëdo qoftë ai, asnjë akademik ose individ, që pretendon se përbën person juridik, nuk ka të drejtë të deformojë, të ndryshojë e të hedhë poshtë të vërtetat dhe vlerat historike të LANÇ-it, por as edhe ta përgojojë atë, sepse LANÇ-in e pati njohur Bota Demokratike që më 1944, si një realitet konkret të nënshkruar me gjak dhe heroizma praktikisht në fushëbeteja kundër forcave të armatosura nazifashiste dhe bashkëpunëtorëve të tyre ballisto-zogistë.

Aleatët tanë të mëdhenj e ndoqën me vëmendje të veçantë dhe hap pas hapi rezistencën e armatosur të popullit tonë, prandaj ata arritën mbi baza argumentuese në përfundimin logjik, se antifashizmi i armatosur shqiptar ishte i njëjtë në përmbajtje me antifashizmin e armatosur botëror, prandaj edhe e radhitën me merita atë në anën e fitimtarëve. Natyrisht, që historia e LANÇ-it është një det i tërë, dhe deti si fenomen natyror përmban shumë të panjohura, që duhen zbuluar e plotësuar. Por ama deti i LANÇ-it mbetet det dhe s’mund të shndërrohet në kënetë apo moçal, sikurse i kanë vënë vetes detyrë ta bëjnë disa palo-qeveritarë dhe historiano-akademista me prerje dhe prirje të qartë neoballiste e neofashiste edhe tashmë pas 75 viteve çlirim. Ne veteranëve vërtet koha na ka rënduar me vite mbi supe, por nuk na ka fshirë kujtesën për të kaluarën, ne gjykojmë se personalitetet e kulturës, të historisë, të shkencës në Shqipëri në përgjithësi, së paku pas viteve ’91, me studimin dhe mendimin e tyre të thelluar, duhej t’i kishin dhënë përparësi frymës së pajtimit e mirëkuptimit shoqëror dhe jo ndarjes apo largimit përmes pjesëmarrjes në disa palo-institucione dhe hartimit të disa ligjeve me emërtime “të gjetura” me sforcime të skajshme dhe të emërtuara me terma të tipit “Krimet e komunizmit” etj. sipas parimit ideologjik, se në të kaluarën diktatoriale kemi qenë “të gjithë bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”, (duke na futur të gjithëve në një thes ideologjik të pistë), por ama të mos harrojmë “kriptokomunistat dhe kriptosigurimsat” etj. si një e keqe kombëtare, nga të cilët disa kanë qenë viktima, prandaj edhe të rehabilitueshëm deri në postet më të larta shtetërore, ndërkohë të tjerët janë “gjyhnaqarë të pandreqshëm”, prandaj edhe të flaken në rrugë. Ne gjykojmë se rolin e peshores së drejtësisë nuk mund ta marrin përsipër, dhe as ta luajnë trashëgimtarët e bashkëpunëtorëve të pushtuesve, ashtu si qeveria nuk duhet ta ketë në tagrin e saj të drejtën të rehabilitojë kolaboracionistët me pushtuesit dhe dhunuesit e popullit duke u ngritur monumente, buste, përmendore, duke u varur në ‘to dekorata të ndryshme, të cilat ne nuk mund t’i respektojmë si vlera të kombit. Besojmë se edhe Evropa nuk e ka në “trend” këtë përvojë. Historia ju mëshiroftë, (për të mos thënë ju damkostë), ju qeveritarë dhe akdemikë që mendoni e veproni kështu!

***

Ne veteranët e thjeshtë ndiejmë keqardhje që edhe pas 75 vitesh, vepra e një brezi të tërë siç ishim ne luftëtarët e lirisë dhe mbarë populli që i mbështeti ata, edhe pse bënë sakrifica të mëdha, nuk vlerësohet por përgojohet e përbaltet nga gojë të liga dhe pena të ndyra, duke na epitetuar “komunistë” dhe “luftënxitës të luftës civile”, por që të tillë s’kemi qenë kurrën e kurrës. Përkundrazi, kemi qenë bij e bija të popullit, që me ‘të u sollëm veç si të tillë. Këtë mendim e qëndrim, dëshiroj t’ja ilustroj lexuesit edhe me veprimet që kryemë për çlirimin e Konispolit në datat 27-28 gusht 1944, por gjithësesi pa tentuar të futemi në veprime dhe ngjarje të hollësishme. Për zhvillimin e veprimeve luftarake nga Br.8. S dhe ato të Grupit 4 për çlirimin e Konispolit në datat 27-28 gusht 1944 në këtë shkrim nuk do të flasim gjatë, sepse në hisorikët e Njësive përkatëse është evidentuar gjithçka thuajse me hollësi. Por e gjejmë me vend e të arsyeshme të nënvizojmë se, në luftimet për çlirimin e atij qyteti, pati edhe disa veçanti, që “ja vlen barra qeranë” të përmenden. Në kohën që forcat partizane përgatiteshin për çlirimin e Konispolit dhe krahinave për-rreth, krejt zona ishte përfshirë nga ndjenja e çlirimit nga pushtuesit, vetëm qyteti mbahej e mbrohej me gati 500 forca të përbashkëta nazisto-balliste, (por që në rastin  konkret forcat balliste përbënin shumicën në të dy anët e kufirit, ndërkohë që forcat naziste nuk e kalonin numrin 250 vetë, rast i rrallë që forcat e brendëshme përbëjnë shumicën), si bastion pikëmbështetjeje për sigurimin e ndërlidhjes dhe rrugëkalimit, por edhe të ruajtjes së shpinës së trupave naziste që vepronin në Sarandë, Delvinë e gjetiu tjetër. Por në fund të gushtit 1944, në ish-prefekturën e Gjirokastrës, “garnizone” të mirëfillta balliste kishin mbetur vetëm Lazarati dhe Konispoli, dhe diçka më pak Delvina e Saranda, gjithësesi në shthurje të plotë javë pas jave.

Në këto kushte, edhe vajtja në rajonin e Konispolit në mënyrë të pamaskuar dhe vendosja atje për disa ditë, siç ishte Brigada 8 Partizane, ishte paramenduar që me punën e gjithanshme që ishte bërë të arrihej shthurja e plotë dhe dezertimi në masë i forcave balliste nga qyteti i Konispolit, dhe nëse nuk do të arrihej kjo do të kryheshin luftime për asgjësimin dhe zënien rob të forcave të përbashkëta nazisto-balliste, të cilat prej disa muajsh vepronin së bashku pa ndërprerje. Nëse nuk ndodhi kështu ishte edhe përgjegjësi e krerëve të Ballit në atë zonë, të cilët nuk po reflektonin edhe pas ndryshmeve të rëndësishme në frontet botërore të luftës. Më 6 qershor 1944 forcat anglo-amerikane zbarkuarn në Normandi dhe, në gusht luftohej në territorin gjerman, por edhe në afërsi të Romës. Njëkohësisht ushtria sovjetike në Lindje më 27 gusht 1944 shkel kufirin çekosllovak, dhe më 31 gusht çliroi krueqytetin  rumun, Bukureshtin. Kjo situatë duhej të kish bërë që krerët e Ballit në Konispol “të tundeshin nga istikami” për të shmangur zhvillime të padëshiruara.

Më 25 gusht 1944 në Bogaz, Lëvizja Nacionalçlirimtare u krijoi të gjitha mundësitë për të evituar luftimet e mëtejshme, të nisura më 7 nëntor 1943 me urdhër të kryeballistit Mit’hat Frashëri, megjithatë edhe pas 75 vitesh disa “rrotull historianë” kanë kurajon të flasin për “luftë civile” në Shqipëri. Organizimi i mitingut të gjerë popullor, në të cilin ishin ftuar, apo thirrur, pa dallim bindjeje e përkatësie, bile mund të vinin edhe të armatosur, por gjithësesi me dëshirën e mirë për të shmangur përballjen me armë. Kuvendi u zhvillua, i cili u pasua nga një largim masiv (dezertim) të pjesëmarrësve të gënjyer nga Balli dhe të papërfshirë në aktivitet kriminal. “Të betuarit” ndaj Ballit u bashkuan me pushtuesin dhe u bënë barrierë në Konispol, ndaj të cilëve do të mbahej i njëjti qëndrim në datat 27-28 gusht 1944 nga forcat e Br.8 S dhe të Gr.IV P, për t’i dhënë liri përundimisht qytetit, qoftë edhe me kosto njerëzore. Për këtë shtabi i përbashkët i Brigadës 8 S, ai i Zonës I Operative dhe i Gr.4.P, vendosi që në orën 1.oo të datës 28 gusht 1944, me forcat kryesore të Brig. 8 S dhe pjesërisht të Gr. 4 P, të sulmonte garnizonin e përforcuar nazisto-ballist në Konispol, dhe me mësymje të koncentruar në kodrën dominuese “Butë” drejt qendrës së qytetit, ta çlironte atë përfundimisht. Ky plan u realizua plotësisht më dt. 28 për 29 gusht 1944 por jo pa kosto njerëzore, përgjegjësia për të cilin rëndon mbi krerët e Ballit të Zonës, por edhe të pabesisë të personave të veçantë që kishin kryer krime në të shkuarën. Por nënvizojmë, se porosi rreptësisht e veçantë, u dha nga eprorët tanë, që të evitohet maksimalisht çdo keqtrajtim dhe dëmtim i njerëzve të gënjyer si dhe lirimi i dy grupeve të robërve të kësaj kategorie, por që prej atyre në pabesi pati një kundraveprim të ashpër pasi u fuqizuan me forca gjermane të ardhura rishtazi, duke na vrarë 10 partizanë dhe plagosur disa të tjerë. Pas këtij veprimi të pabesë ata pas mesnatës të 28 gushtit, bashkë me forcat naziste u larguan në fshehtësi drejtim territorit grek. Ne bashkëshokët dhe bashkëluftëtarët e të rënëve, ndjemë detyrim moral, që në përvjetorin e 75-së të çlirimit të vendit, në nderim të veprës të lartë heroike të Razo Birçes, Sinan Lizajt, Zaim Ballaxhisë, Hasan Durkës, Jani Lekës, Kosta Çavos, Mustafa Fejzos, Nazif Dedajt, Nail Tonës dhe Enver LLapit, të përulemi me respekt, t’u puthim me dhembje pllakat e mermerit nën të cilat prehet shpirti i tyre, t’u vendosim lule mbi varr, dhe të betohemi se amanetin e tyre do ta kemi të shenjtë e të shtrenjtë sa të kemi jetë! Prehje e qetësi për gjithkënd që dha jetën për LIRI e VATAN!

Naxhi Zhupa, ish-partizan i Br.8 S, veteran, invalid.

Zenel Koshaj, ish-partizan i Br. 8 S, veteran.

September 3, 2019 11:11
Komento

5 Komente

  1. Bregu September 3, 16:30

    Shkrim koti fare nga muzhike qe luftuan per Jugosllavine.
    Ushtria gjermane terhiqej dhe sllavo-partizanet futeshin dhe akoma e quajne “çlirim” duke mos luaftuar.
    Edhe kjo fotografia, si edhe te tjerat, tregon sllavo-partizane vetem duke parakaluar dhe jo duke luftuar.

    Reply to this comment
  2. demo September 3, 17:21

    Fotografia paraqet partizane serbo-malazeze.
    Lufta e Konispolit kunder autokolones gjermane qe terhiqej nga Grqia per ne Gjermani eshte nje faqe e turpshme e mercenareve te Serbise.
    Sindroma e Stokholmit perfshiu edhe burrat e Camerise qe i zune prite gjermaneve ne Konispol dhe lane ne meshiren e KANIBALEVE te Zerves,grate dhe femijet e Camerise.Shaban Poluzha nuk e beri kete turp,pamvaresisht se u josh nga komunistet shqiptare [per te shkuar te luftoje kunder gjermaneve ne Kroaci e Slloveni.Qendresa e batalionit te Shaban Polluzhes ne Kosove kunder cetnikeve serbe-malazez te Drazhe Mihajllovic dhe partizaneve te Alexander Rankovic,shpetoi Kosoven nga fati i Camerise.
    O te dhjefsha brigaden e tete,o Zhupa,or zagaret e Serbise.Rrofte Shqipnia Ethnike

    Reply to this comment
    • xyz September 3, 23:27

      Demo ketu je teper i SAKTE.!

      Reply to this comment
    • Moisi Golemi September 8, 09:57

      O idiot, në Luftën për Konispolin, ushtria gjermane U TËRHOQ për në Greqi, nuk ERDHI nga Greqia. Dhe bashkë me ta, krisën b¥thën për në Greqi edhe ballistat “patriotë”. Të cilët më vonë hynë në shërbim të Asfalisë greke.

      A e more vesh o b¥thec???

      Reply to this comment
  3. ELIOT September 10, 13:47

    Moise je nente uje dhe nje kos ;;;Luten e fituan aleatet DHE dhe jo partizanet tone qe skishn asnje arme te rende ;;top tank aviona anije lufte ;;;;;Nuk fitohet lufta me llastiqe me debatikasit pioniere ;;;Te enveit ;;Ky veterani na merre per budallenj ;;;More tyC meso si zbarkuan ne Norandie aleatet ;;me nje llogjistique qe kurre se kishte pare bota ;;;;;Anije lufte topa tanke xhipsat kamiona lufte ;; DHE VETEM PER NJE DITE U VR ANE 10 MIJE TE RINJ AMERIKANE DHE NUK FLAS PER SKOCEZE AUSTRALIANE POLONEZE ANGLEZE Vetem ne rusi hodhe 3000 mje kamiona me arme te renda ;;;; edhde Rusia skishta asje uzine armesh ;;;Prandaj per perrallat me partizane tregoja cobaneve;;;; u se desh harrova ;;;kisha 2 xhajallare ish partizane ;;; dhe nje here e pyeta babin ;;; si shpjegohet qe vellezerit e tu e marrn 1000 lekshin e luftes si veterane dhe ti se merr;;;;;;qeshi dhe me tha ;; ato kur e pan qe gjermanet po largoheshin ;;morren pûshket dhe dolen malit ju bashkuan partizaneve ;;;;;pa shtire asnjehere kunder gjermanve ;;

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*