Ç’lloj “tregtari” është Berisha?!

Eugen Vasili April 26, 2014 17:25

Ç’lloj “tregtari” është Berisha?!

Hyrje: Të qënit tregtar është vërtet një lloj zanati a profesioni, por në thelb çdo njeri është tregtar, pasi shet në tregun nevojave njerëzore aftësitë e veta që posedon në një fushë të caktuar. Dhe dy janë kriteret bazë për të qenë i sukseshëm në atë që ofron, që më pas të mund t`i blihet nga njerëzit: lloji i cilësor i “mallit” – pra, aftësia që ka në një profesion të caktuar, – si dhe morali që e shoqëron këtë shitblerje, që është në funksion të besueshmërisë. Nëse do shkonim disa herë tek një tregtar dhe do vërenim që ai gënjen duke e dhënë sapunin për djath, sigurisht që për atë që ka dy pare mend në kokë, tek ai lloj tregtari nuk duhet shkelur më.

Shkoqitje: Opozita e PS-së u mbështet në dy kolona: denoncimi i asaj çfarë nuk shkonte mirë në qeverisje, përfshirë dhe aktet e ndryshme korruptive; si dhe ofrimin e paketës së saj të një modeli qeverisës në rast se do vinte në pushtet. Madje në këtë të dytën, mundi të bëjë dhe një revolucion, pasi për çdo sektor, u përpoq të jepte një ofertë të detajuar reforme e menaxhimi. Dhe kish diç të vërtet në këtë mes, derisa detyroi mazhorancën e djeshme të shprehej gjithë sekëlldi për mungesë programi nga ana e opozitës! Sakaq, për akuzat, po përpiqet të jetë koherente deri diku, duke u çuar për kallzim penal jo pak zyrtarë dhe ish ministra kabineti. Ndërsa opozita e sotme, nuk bëhet fjalë t`i futet punës për një reformim të thellë të saj, për një ndryshim drastik të frymës dhe performancës, për rikrijimin e një vizioni të të së nesërmes e një pakete ofertuese se si e se çfarë do bënte ajo nëse do vinte në pushtet, për këtë apo atë sektor, për këtë apo atë problematikë shqërore, por është investuar e gjithë në akuzë. Por a duhet besuar? A e ka kredon e duhur morale që për çdo gjë që nxjerr nga goja, duhet marrë seriozisht? A ka dhënë prova se kur e thotë diçka, aty ka patjetër një të vërtetë,  që më pas e çon deri në fund? A është pra PD, apo më mirë të themi Berisha – meqë PD-ja është ende Berisha dhe ky vijon të jetë ende aktiv me kohë të plotë në zejen e akuzës – një lloj “tregtari” që duhet t`i blihet “malli” që shet, pasi është provuar si tregtar i ndershëm dhe me mall cilësor? PD-ja rierdhi në 2005 në pushtet vetëm ngaqë veproi fort me ‘akuzën’ ndaj kundërshtarit, duke arritur ta bëj një djall me brirë të korrupsionit, por nuk çoi askënd para drejtësisë. Përkundrazi, Berisha prodhoi dy preçedentë të turpshëm të paskrupulltësisë politike: me në krah Nanon (kryëdjallin me brirë), tha se akuzat ishin vetëm për efekte elektoral; dhe se për rastin e Rezart Taçit, nuk kishte thënë Taçi por Naçi, ndonëse gazetari Alfred Peza ia lëshonte videon e deklaratës në kushte opozite, teksa e mbushte gojën duke thënë Taçi. Atëherë pra, a ekziston pra një kriter moral që ky njeri duhet besuar në çfarë thotë?! A na qenka pra ky një “tregtar” i ndershëm që i duhet blerë “malli”, teksa ashiqare gënjen dhe ua shet pra njerëzve sapunin për djath?!

 

 

 

Eugen Vasili April 26, 2014 17:25
Komento

11 Komente

  1. N/A April 27, 14:22

    DY PROPOZIME DOMETHENSE PER LUFTEN NDAJ KORRUPSIONIT NE SHQIPERI POR EDHE QASJE E RE E OPOZITES ME LIGJIN E TE VERTETEN.

    Z Berisha per hir te se vertetetes tentova te gjeje nje adres tuajen ne internet qe keta dy rreshta ti dergoja ne menyre elektronike tek juve por fatekeqesisht nuk gjeta gje qe po shfrytezoj mundesine ketu ne gazeten “Tema” .
    Kam vene re z Berisha se ne Parlament ju referohesh shpesh letrave, message apo e-mail. Kerkesen po e dergoj me mbi arsyen e thjeshte se jeni nje nder deputetet me aktiv te Parlamentit te Shqiperise dhe keni akses ne vendimmarrjen e opozites. Z Berisha ju degjoj ne parlament dhe nuk dua te dyshoj as ne vertetesine e atyre qe artikuloni as ne qellimin me te cilen i beni akuzat.
    Nje nder shkaqet kryesore qe u larguat nga pushteti mendoj se eshte korrupsioni apo preceptimi ndaj korrupsionit i opinonit public mbshtetur nga opozita e djeshme gje qe per propozimet e mija nuk kane rendesi shume qenderojne apo nuk qendrojne .
    Do ju propozoja qe te iniconit ne Parlamentin e Shqiperise nismen ligjore per te paisur tere qytetaret e Repuplikes se Shqiperise me numrin social, numrin e pasurise, apo social security number quajeni si te doni por mbi bazen e ketij numri cdo qytetar i Repulikes se Shqiperise te jete i detyruar te raportoje te ardhurat vjetore duke ndikuar ne uljen e informalitetit ne pune e njekohesisht luftohet korrupsioni. Lerini komisionet apo agjensite korruptive te kontrollit gjoja te pasurive qe kane rezutuar vetem tollumbace propogandistike ne 24 vitet e fundit por ngreni structure shteterore ligjore me kopetenca policore per ata qe vjedhin shtetin duke u mbeshtetur tek numri social dhe vetedeklarimi me afat i tere qytetareve shqiptare..
    Se dyti ka akuza te ndersjedhta per vjedhje te parase publike e para te pista qe rrjedhin nga trafiqet kriminale e deri tek pastrami i parave pergjate 24 viteve te fundit e me tej dhe pothuaj asgje nuk eshte dokumentuar e ndeshkuar sipas ligjeve ne fuqi.
    Nga pervoja e botes se qyteteuar eshte mesuar se mafia luftohet duke i konfiskuar parate.
    Do ju propozoja qe ne kuader te bashkepunimit me institucionet ligjezbatuese Amerikane te arritur kohet e fundit qe nepermjet nje resolute parlamentare te detyrohej Qeveria e Shqiperise qe te bente nje kerkese zyrtare e publike Qeverise Amerikane qe FBI ate kontrolloje tere akauntet e qytetareve shqiptare ne bankat e huaja dhe ato te vendit . Kjo do te ishte per ju z Berisha e rrethin tuaj te ngushte familjare e bashkepuntore nje akt domethenes ne vlersimin real te figures suaj te perbaltur nga opozita e djeshme mbi afera korrupsioni apo shpifje por gjithsesi paten impact ne vendimin e qytetareve shqiptar ne zgjedhjet e fundit por do bente te besueshem vazhdimin e angazhimit tuaj politik.
    Kerkesa eshte drejtuar z Berisha por nuk perjashtohen as z Basha, Meta, apo vte Kryeministri pasi edhe aji eshte akuzuar per me shume se 10 vjet si mister 20%. Te tere kane mundesi ta provojne veten me vepra e jo me propogande mushkonjash.
    Ajet Delaj

    Reply to this comment
    • Dielli mbi KORAB April 28, 07:24

      o Ajet po ti akoma vazhdon ti thuash Zoti ketij B-ishes.
      Me duket se nuk e ke lexu shkrimin qe shtjellon gazetari se çfar tregtari esht Berisha or Ajet.
      Berisha na la nje shtet te degjenruar,te falimetum,100 here me keq se ne 1991.
      Ky tregtar i paskrupullt mbasi privatizoi dhe shiti gjithe pasurin e ndertume per 45 vjet nga regjimi komunist,mbasi shiti fishek dhe municione,mbasi privatizoi dhe dha me koncension gjith rezervat e naftes,buxheti i shtetit ishte ne nivelin ZERO me XHUFK,dhe ti i kerkon atij qe fshiu filmimet e masakres me 21 Janar,atij qe u tall me ekspertizen amerikane,atij qe pasuroi marrezisht nje tuf qenerisht te zgjebosun, qe te jete akoma aktiv ne parlamet..
      Me duket se te ka met ora ngel atje ku ti jeton ,..o Ajet djali!!
      Berisha e ka vendin ne BIRUC dhe pas tij Basha e Hollandis per 1 miliard eurot qe u harxhun per 70 km rruge dhe per faljen e detit grekve..
      Zgjohu nga gjumi o Ajet !!!

      Reply to this comment
  2. shqiptaro April 27, 14:25

    pd eshte emre i madhe dhe mos e ngatroni me teroristate dhe injorantet qe u ka vene amerika e pabese ta perfaqesojne keta njerez injorante me mbeshtetjen e amerikes dhe pere punra te pista ne deme te shqiperis dhe ne te mire te greqis e serbis nuk kane fituare kure me vote te numruare te ketij populli te vuajture po ngaqe jane injorante pa vizio per demokracin i kane sjelle ne pushtete me forc dhe me vjedhje dhe keta eua kane shperblyere serbogrekeve dhe vuajtjen e jetuame ne vitete qe iken dhe skthehen me po me e keqja vjene kure shikone nje opozite me totalishte njerez injorantere kokpalare dhe pisanjozer minje haleshe e skane asnje alternativ ekonomie pere te mirene e ketij populli po vetem terore dhe shkatrime keshtu qe kete a ky palo bure dhe ai qe po e pasone kane amerikene qe nuk ka nevoje se cfare reklame i bene mallite veteme ka nje prite se do te vije dita i kemi pare se si e shperblejne me mizori ndaje vendite dhe popullit qe si do

    Reply to this comment
  3. edi April 27, 14:43

    SALA eshte thjeshte nje cope budalli qe nuk di as te lidhe dy fjale si duhet. Historia njeh raste qe lider te ndryshem kane udhehequr me trillime dhe genjeshtera, por ata kane qene te afte per te bere kete gje. Sic shkruan KADAREJA, genjeshtra qe te jete e besueshme, duhet te jete nje variant i afert me te verteten gje qe SALA nuk ia arrin kurre ta kuptoje si gje e trashe qe eshte.

    Reply to this comment
    • tradita April 27, 17:28

      Te gjitheve u propozoj nje variant: Te votohet ne popullin shiptar per president
      Ne, demokratet me Sali Berishen dhe ju me cilen do figure te te majtes qe deshironi dhe shikoni se kujt i beson populli shqiptar. Edhe te majtet e vertete do te votonin per ate e jo me ne demokratet. Te tjerat jane militatizma te kota.
      Jam i bindur se asnje te djathti dhe asnje i majti nuk i ka bere qofte edhe te keqen me te vogel Sali Berisha, qofte edhe nje te vetmi. Eshte tjeter gjw lufta politike. edhe Fatos Nano qe u burgos ne kohen e Berishes sipas vete Fatos Nanos ishin te majtet e Ramiz Alise dhe dihet ministri tregetise se jashme qe pergatiti ate dosje

      Reply to this comment
      • altini April 27, 18:44

        Hahahaha çna shkrive ti o tradite hahahahaa
        shiko shiko si shkruan : “Edhe te majtet e vertete do te votonin per ate e jo me ne demokratet.”
        Ah sa ja ben qejfin vetes moreeeeeeeeeeee
        Ah pika qe ste bie moreeeeeeeeeee

        Nuk i ka bere asnje shqiptari te keqen me te vogel…???
        Po ata 4 qe vrau ne mes te bulevardit…,
        SALI Gomari eshte fatkeqesia e popullit shqiptar dhe pike….
        Jemi te mallkuar qe na ra per pjese ai njeri. 🙁

        Reply to this comment
  4. Et'hem April 27, 18:08

    Z.Delaj,Ju thoni qe FBI-te kontrolloi pasurin e shqipetareve neper bankat e botes ,duke futur ne nje thes edhe fukarenjet.Nese mundet te behet kjo(dhe s’ka mundesi),kjo te behej per politikanet e qeveritaret qe nga viti ’92.Por dhe kete,sikur,Berisha nuk do e pranonte kurre,pse?A ju kujtohet kur ambasdori Amerikan pruri FBI-per ngjarjen Trebicka,qe e vran ne Leskovik,ku FBI-nxori te verteten dhe nuk u mor parasysh analiza e tyre?.Ky njeri i paprecedent ne Europ e bote,e bene dobiçin e ta le ne dere.Po ngjarjen e 21 jenarit e harrove,ku urdheruesi i vrasjeve eshte pikerisht ai?E pse u be kjo?Per te qeverisur akoma qe te mbronte pasurin e familjes se tije e CO!Po shitja e detit?Perseri per te qendruar ne karrigen Kryministrore.Ky njeri eshte bere i pabesueshem ngado qe ta kthesh,ky mori me qaf PD-ne dhe popullin dhe sa te jet gjall ai-ky vend nuk do te ket qetesi…!

    Reply to this comment
  5. koco April 27, 18:13

    Pa ky djall Tradita qenka per ta ndjere zoti se nuk qenka mire nga trute e ment e kokes , apo kerkon te provokoje shqiptaret me kete Djall me brire, qe mos i qofte e paste koka .

    Reply to this comment
  6. fat man April 27, 18:40

    Saliu nuk eshte “tregetar”, por matrapaz, hileqar, spiun dhe vrases etj. Ai vetem per nje thenie ne Parlament e nxjerre nga goja e tijsi gjithnje e ndyre, nuk duhet te dale me nga Burgu, ku pa “dashje” pranon krimin dhe vrasjet e 21 Janarit duke i thene opozites se asaj kohe qe: ” Dilni perseri nje proteste, se do t’ua bej me zi dhe me keq se 21 Janari “. Besoj se kjo i permbledh te gjitha gjerat tek ky “Tregetar” kriminel.

    Reply to this comment
  7. ?!?! April 27, 19:52

    Berisha eshte nga ‘tregetaret’ me te zote te politikes. Kush e njeh tregetine e di qe ‘me i zoti eshte ai qe bind klientin se nje cope gur eshte nje cope flori’…Dhe ne sic thosh Nice, na rrembejne me shume idete dhe deshirat sesa sendertimi i tyre…Ndaj dhe e riciklojme…Sepse eshte i vetmi ne politiken tone qe i ndane njerezit ne vasale dhe ne armiq…

    Po nuk vetetiu nuk bubullon; po nuk bubulloi nuk bie shi ! Le te presim riorganizimin e pastaj…

    Ne fakt keta nuk duhen falur kurre, por c’te besh qe ne harrojme shpejt ngaqe ata nderrojne luk.

    Reply to this comment
  8. Jimi April 27, 19:53

    Meqense Berisha perbetohet per ndeshmeri , le te marre inisjativen ne parlament qe verifikimi i pasurive te politikaneve dhe te afermve te tyre te filloje se pari nga ai dhe familja e tij.
    Me kete veprim shume lehte dote verifikohej pastertia e tij morale, ose ne te kundert bllofi i maxhorances

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*