Çmendet futbolli kinez, po shpenzon si Europa

February 3, 2016 17:54

Çmendet futbolli kinez, po shpenzon si Europa

Kina po afrohet edhe me futbollin. Skuadrat e vendit të madh aziatik po shpenzojnë shuma të larta për përforcimin e ekipeve.

Rasti më i fundit është transferimi i Jackson Martinez te Guangzhou Evergrande. Atletico Madrid përfitoi 42 milionë euro.

Super League kineze renditet e dyta në merkaton e Janarit me 202 milionë euro për blerjen e lojtarëve. Në vendin e parë është Premier League me 255 milionë.

Mes 15 ekipeve më aktive në merkato, 6 prej tyre janë nga Super League kineze. Interesant është fakti, se sipas të dhënave të Transfermarkt në vendin e katërt për transferimet e dimrit është Liga e Parë kineze, ose ndryshe kategoria e dytë, që investoi më shumë se Bundesliga 1 në Gjermani, më saktë 1 milionë euro më shumë.

Klubet kineze që duan të kthehen të rëndësishëm kanë edhe një defiçit të lartë 115 milionë euro vetëm ato të Super League.

Në të kaluarën në kampionatin kinez janë aktivizuar edhe lojtarë shqiptarë si Hamdi Salihi dhe Nevil Dede.

February 3, 2016 17:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*