Ç’mendon z.Lu për thirrjet për revolucion?

Arben Duka January 17, 2016 13:20

Ç’mendon z.Lu për thirrjet për revolucion?

Sali boja-Sali nxiri,
që na hodhe hon më hon,
tani që je në të ikur,
na kërkon revolucion!

Kët’ revolucion Sali,
që kërkon-o sot-o kurrë,
pse s’na thua si do bëhet,
me dyfek-apo me gurë?!

Saliu e di se ç’thotë,
dhe pse hiqet çmëndurak,
rron me ëndrrat e vampirit,
që këtu të derdhet gjak!

Sala ëndërron që flakën,
të ndezi sërish këtu,
dhe mbas kësaj deklarate,
e takon dhe zoti Lu!

E takon dhe zoti Lu
çdo tri ditë e viziton
pikërisht selinë nga vijn’
thirrjet për revolucion

N’Europë dhe SHBA,
asnjë burrë kështu s’do fliste,
më s’kërkojnë revolucion
as Partitë Komuniste!

Sala Marksin e ka sharë,
teoritë ja ka goditur,
po tani-si pa kuptuar,
një marksist u bë papritur!

Veç të jesh në teori,
sinonimi i idiotit,
ta mendosh revolucionin,
pa prezencën e barotit!

Kur thuhet “Revolucion”,
për tufa lulesh nuk flitet,
ai thotë-se Edi Rama,
s’ësht’ problem dhe po të vritet!

Kërkon Sala pak-a shumë,
kryengritje popullore,
dhe shpalos vend e pa vend,
një urrejtje kafshërore!

Do vampiri, prap’ në gjak,
të përmbytet Shqipëria,
dhe kur ke qindra të vrarë,
harrohen vrasjet e tija!

Si s’e kap asnjë “reformë”
ta karfosi këtë qyq,
nuk kan’thënë asgjë më tepër,
imamët që janë në gjyq!

Destabilizim’ i vendit,
që nga SHQUP-i po kërkohet,
ësht’ një rast – nga qindra rastet,
që Sala të arrestohet!

Arben Duka January 17, 2016 13:20
Komento

9 Komente

  1. lisi January 17, 15:39

    te lumt.

    Reply to this comment
  2. shqipe January 17, 18:29

    “Prap u’a bej”,The faqe botes
    ” Si me 21. janar!”
    kaq mjafton dhe sali rrotes,
    Mos i flisni me,i shkare…

    Thyej ligjin zotni Rama!(!)
    Nese do te besh drejtesi !(!)
    Vure kete kafsh ne pranga
    Se cdo vakt’ ha nje njeri…

    Erdhi prap 21. janari
    Kete radhe vec uleret:
    – O sal,o Bash zagari,
    Mbi ne dheu s’esht’ i lehte!

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi January 17, 23:55

      shqipe ? “.. mbi ne dheu s’eshte i lehte “… varg i forte por… i thene per veshe te pandjeshem e njerez te dobet ? Nderime !

      Reply to this comment
  3. Bilbil Sulovari January 17, 18:54

    Ju falenderojme z. Duka por salen nuk duan ta arrestojne por ta falenderojne ç’farè ka bèrè sidomos Sh BA-tè.Kjo duket ne syte e te gjithe botes.

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi January 17, 23:43

      Kush ta arrestoje o Arben Lunxheria ? Edi Rama ? Harroje. S’eshte gje tjeter pos nje lepuri te fshehur ne nje trup ariu ? E njoha mire me 21- janar, madje kam filluar ti shoh ndryshe qendrimet e tij te shmangura ne prapaskenen e thelle te demonstrates. Edhe lepurat e tjere socialiste deri ne fund te demonstrates nuk i pashe njehere te vetme te orientonin turmen ne krye te saj? Harroje Ben Duka , lepurat historikisht nuk kane shfaqur ndonjehere shenja guximi e vendosmerie. Burrat e shtetit kane veti te tjera dhe nuk veshin corape te kuqe … e nuk varin vethe ne vesh ? Nderime. Kjo vjershe qesendisese ka kapur me mprehtesi politike nje moment domethenes per te percaktuar qendrimet e ambasadorit amerikan. Tung !

      Reply to this comment
  4. Bilbil Sulovari January 17, 18:58

    Z.Redaktor ,edhe njeherè,Pse nuk botoni komentet e mia?

    Reply to this comment
  5. fteri January 17, 19:30

    Z.Lu revulicion do !!!!

    Reply to this comment
  6. lm January 17, 20:51

    Brravo z.Duka. Ke shprehur ne pak vargje, gjithçka ndjejme per ate KERME.

    Reply to this comment
  7. LABI January 17, 23:58

    Sali trimi, pararoja,
    qe kerkon “revolucion”
    e di mire c’plane eshte bere,
    e di mire c’fare kerkon!

    Per llojin e armatimit,
    nuk eshte dhe aq sekret,
    theme se do te jene cadra,
    ose lapsa pistolete!

    Ndoshta do te jete mjelle,
    apo veze nga pularia,
    si ato qe kohe me pare,
    na i demostroj hordhija!

    Mos fol per zotin Lu,
    ai eshte cemer i bute,
    eshte per paqen e madhe,
    dhe aspak nuk do lufte!

    Nuk do lufte se e di mire,
    po u ngrite ne kembe sovrani,
    zjare vertete I pa pare,
    qe djege me shume se vullkani!

    E vullkani kur shperthene,
    nuk te pyet kush jeti,
    ai djege gjithe c’fare gjene,
    mysafire dhe vendali!

    Sovranit ju sos durimi,
    me genjeshtra e alibi,
    tani I ka ardhur rradha,
    te vendose vete ai!

    Tani I ka ardhur koha,
    bac Saliun ta rrethoje,
    ti mbeshtejelle gjithe sa jane,
    ne qeli ti degoje!

    Pa le te ulerase bota,
    se u shkele “demokracia”
    ate qe e ben sovrani,
    se kthen dote as Perendia!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*