Çmenduri në Paris, 14 mijë euro një biletë për ndeshjen me Real Madrid

December 19, 2017 10:02

Çmenduri në Paris, 14 mijë euro një biletë për ndeshjen me Real Madrid

Kërkesat për ta parë nga afër ndeshjen e PSG-së ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve janë të shumta dhe biletat në Parc des Princes janë shitur të gjitha, kurse çmimi në tregun e zi për ri-shitje shkon deri në 14 mijë euro.

Klubi ka njoftuar ditë më parë se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje, edhe pse është ndeshje kthimi.

“Ju informojmë se nuk ka më bileta për ndeshjen mes PSG-së dhe Real Madridit”, thuhet në njoftimin e klubit. “Megjithatë ju mund të blini bileta në ‘Ticketplace”, që është faqe zyrtare për rishitje të klubit”.

Kur kanë mbetur edhe tre muaj nga kjo ndeshje dhe rezultati i ndeshjes së parë nuk dihet, biletat në tregun e zi shkojnë nga 315 euro në 14,695 euro.

Para kësaj ndeshje, ndeshja e parë zhvillohet në Santiago Bernabeu me 14 shkurt, ndërsa edhe Real Madridi ka njoftuar përmes faqes së saj që nuk ka më bileta për këtë ndeshje.

December 19, 2017 10:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*