Çmenduri! Masakroi gruan se nuk gjeti mëngjesin dhe rrobat gati

November 25, 2017 11:30

Çmenduri! Masakroi gruan se nuk gjeti mëngjesin dhe rrobat gati

Sose Metushi, 48 vjeçe, u vra nga bashkëshorti i saj vetëm se nuk i kishte përgatitur mëngjesin dhe rrobat për të dalë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në fshatin Karpen të Kavajës. Sipas policisë, që ka zbardhur detaje të reja, 50-vjeçari Sami Metushi ka qëlluar bashkëshorten e tij katër herë me thikë.

Mëngjesin e së enjtes, babai i 5 fëmijëve, kishte dalë për tu kujdesur për gjelat e detit që po i rriste për t’i shitur për Vitin e Ri dhe më pas kishte shkuar tek sera pranë shtëpisë.

Kur është kthyer në banesë ai i ka kërkuar bashkëshortes mëngjesin dhe rrobat, por kjo e fundit i kishte thënë se asgjë nuk ishte gati sepse nuk kishte pasur kohë.

Kaq ka mjaftuar që ata të dy të kalonin në fyerje ndaj njëri-tjetrit dhe më pas në përleshje fizike. Në gjaknxehtësi e sipër, burri ka marrë thikën e kuzhinës dhe e ka qëlluar për vdekjen 48-vjeçaren.

Pasi krimit makabër, të ndodhur brenda në banesë Samiu ka tentuar që të arratiset, por policia ka mbërritur në kohë, ku bëri të mundur arrestimin në flagrancë të tij.

Jemi të shokuar. Prindërit tanë nuk kanë pasur konflikte. Ata shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin, me përjashtim të rasteve të rralla kur debatonin për punët apo hallet e shtëpisë. Babai kishte dalë herët nga shtëpia për të kryer punët jashtë, për të ushqyer gjelat apo edhe punët e tjera te sera që kemi ngritur. Ai erdhi dhe i kërkoi bukë nënës dhe disa rroba të tjera për t’u ndërruar. Por nëna nuk i kishte bërë gati pasi po merrej me punët e tjera të shtëpisë. Aty nisi debati, kur pak sekonda më pas babai e kishte qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Ai doli përjashta dhe na tha se kishte qëlluar nënën për vdekje”, janë shprehur fëmijët e çiftit për policinë.

 

Ndërkohë, jashtë në oborrin e shtëpisë njëkatëshe ku jetonte çifti ndodheshin dy vajzat dhe djali i tyre. Ata kanë dëgjuar ulërimat e nënës dhe rendur me shpejtësi drejt të banesës, por në atë moment babai i tyre doli jashtë duke u treguar krimin e kryer.

November 25, 2017 11:30
Komento

6 Komente

  1. DASHAMIRESI November 25, 12:36

    Vetem nje i cmendur mund te kryeje masakra te tilla !
    Meriton ndeshkimin me te rende sipas ligjeve ne fuqi !
    Shpreh keqardhjen me te thelle dhe ngushellimet prane
    femijeve , te cilet mbeten jetime nga krimi rrenqethes i babes se tyre !

    Reply to this comment
  2. perkthyesi November 25, 12:40

    Ky kontigjent ka nevoje urgjente per psikologe, ndryshe perdite do te jemi deshmitare te ngjarjeve te tilla!

    Reply to this comment
  3. Adih November 25, 12:58

    Me gjithe hallet e mbijeteses qe kane populli i mjere e i neperkembur nga banditet komunistet politikane , ju lutem ju gazetareve te gazetes se nderuar DITA ,te mos i jepni ne balle te pare keto lajme ,se e luajtet menc kete popull ,gjeni ndonje dritare te vogel per keto lajme , sic i jep edhe bota e zhvilluar . Ju faleminderit ,per mirekuptimin .

    Reply to this comment
  4. VF LP November 25, 13:09

    @adih
    Po pse o Hajvan bandat komuniste
    çpune kane komunistet ketu , o tru shkare!

    Reply to this comment
  5. Albo November 25, 14:48

    Stresi ne ate vend ka arritur nivele te papara. Dhe mjafton nje shkendije e vogel zenke pa lidhje qe te te gjitha streset e inatet e mbledhura brenda per aresye te ndryshme te shperthejne..Natyrisht qe fajet ketu i ka jeta e mjeruar e shumices, perspektiva qe nuk duket ne horizont dhe natyrisht karakteri shqiptar apo me mire ballkanas..Per te ardhur keq!

    Reply to this comment
  6. Merqez Katunari November 26, 00:13

    Cfare te thuash, njerez te tronditur qe jetojne midis nesh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*