Çmime qesharake fermerëve për duhanin, Konkurenca heton

August 2, 2016 16:07

Çmime qesharake fermerëve për duhanin, Konkurenca heton

Autoriteti i Konkurencës ka zhvilluar një hetim paraprak për monopolin e grumbullimit të duhanit në zonën e Belshit, Elbasan nisur nga shqetësimet e ngritura ne media.

Nga verifikimet Autoriteti i konkurencës ka gjetur se “ndërmarrja “MIKA KORÇA” ofron çmim grumbullimi vetëm 60.1% e çmimit mesatar që kjo kategori duhani paguhet në dy vendet e BE-së, Greqi dhe Bullgari.

Autoritei i Konkurencës ka verejtur se ndërmarrja ‘MIKA KORÇA” SH.A ka pozicion monopolisti në tregun e blerjes së duhanit në vend, pasi është e vetmja ndërmarrje e cila grumbullon me destinacion eksportin e këtij produkti.

et e produktit duhan vendosen sipas kategorive përkatëse të cilësisë dhe ato janë të njëjta në të gjitha pikat e grumbullimit të kësaj firme”

“ Nga pyetësorët e realizuar me fermerët e zonës së Belshit – Elbasan u konstatua se firma MIKA KORÇA është i vetmi subjekt i cili ofrohet për blerjen e produktit duhan dhe se prej vitesh nuk ekzistojnë blerës të tjerë në këtë treg.” Bën te ditur Autoriteti i Konkurencës në një njoftim zyrtar.

Problematika kryesore e konstatuar gjatë procesit të monitorimit lidhet me kostot e larta të prodhimit dhe çmimin që sipas fermerëve nuk arrin të mbulojë kostot dhe të realizojë fitimet e pritura, aktivitet ky që kushtëzohet edhe nga kushtet e pafavorshme të vaditjes së bimës së duhanit dhe kostove të larta të plehrave dhe pesticideve të përdorura gjatë procesit të kultivimit.

Nga pyetsorët e realizuar me fermerët në zonën e Belshit rezulton se çmimi mesatar i shitjes së duhanit , pra çmimi mestar që i paguhet fermerëve të zonës nga ana e firmës MIKA KORCA është 220 lek/kg.

Në këtë mesatare çmimi të paguar futen pagesat që bëhen për të gjitha cilësitë sipas kategorive të duhanit që sipas fermerëve në pyetsorë variojnë në çmime 200-500 lek/kg duhan.

Nga të dhënat në terren nëpërmjet procesverbaleve të marra nga ana e fermerëve si edhe pranë ndërmarrjes “MIKA KORÇA” rezulton se gjatë vitit 2016 kjo ndërmarrje nuk ka realizuar pagesat kundrejt fermerëve për produktin duhan të dorëzuar.

Nga të dhënat e marra nga faqja zyrtare e Komisioni Europian, Drejtoria për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, për të njëjtën kategori duhani rezulton se çmimi mesatar i paguar nga ndërmarrja MIKA KORÇA SH.A është më i ulët se çmimi mesatar që paguhet në vendet e BE-së ku kultivohet kjo kategori duhani.

Kështu nëse i referohemi kursit mesatar të këmbimit 1 Euro = 140 lek, çmimi mesatar i shitjes së kategorisë së duhanit oriental në Greqi dhe Bullgari është rreth 430 lek/kg për vitin 2014, ndërsa në Shqipëri sipas deklaratave të bëra nga përfaqësuesi i firmës MIKA KORÇA rezulton 262 lek/kg.

“Vlen të theksojmë se në territorin e RSH-së nuk ekziston asnjë fabrikë e cila mund të përpunojë dhe të realizojë procesin e plotë të ambalazhimit të cigareve me destinacion klientin fundor. Në këto kushte e vetmja mundësi për produktin duhan është eksporti, proces që realizohet vetëm nga ndërmarrja “MIKA KORÇA” SH.A.” shprejt AK.

Nga vlerësimi i të dhënave të marra gjatë monitorimit rezulton se kultivimi i duhanit realizohet në sipërfaqe të vogla nga fermerë individualë, duke çuar edhe në kosto të larta për njësi, si edhe pamundësi për ta arritur ekonomi të shkallës në prodhim, cikël i cili do të sillte edhe një raport pozitiv midis çmimit të shitjes së produktit dhe kostove të prodhimit.

Në legjislacionin shqiptar nuk ekzistojnë barriera ligjore për hyrjen e ndërmarrjeve të reja në tregun e tregtimit apo përpunimit të duhanit. Ekzistenca për një kohë të gjatë e vetëm një ndërmarrje që merret me grumbullimin dhe eksportimin e duhanit të prodhuar në vend tregon për kostot relativisht të larta të prodhimit të këtij produkti dhe mungesën e tregut dhe çmimeve rentabël të blerjes, të cilat do të rrisnin prodhimin dhe sipërfaqet e mbjella me këtë produkt.

Pozicioni i monopsonistit që zotëron në treg ndërmarrja MIKA KORÇA SH.A nuk ka ardhur për shkak të kufizimeve të akteve ligjore apo nënligjore, si edhe ky pozicion nuk është i ndaluar nga Ligjit Nr. “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” . Fuqia që kjo ndërmarrje ka për vendosjen e çmimeve të blerjes dhe mungesa e konkurrencës në blerje, përbëjnë indicio se mund të jemi para abuzimit me pozitën dominuese.

August 2, 2016 16:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*