ÇMIMET NË RAJON / Tirana, e shtrenjtë apo e lirë për të blerë shtëpi?

May 8, 2015 21:31

ÇMIMET NË RAJON / Tirana, e shtrenjtë apo e lirë për të blerë shtëpi?

Sipas të dhënave të muajit prill të agjencisë së njohur Numbeo, Tirana renditet e parafundit në rajon për çmimin e m2 të një apartamenti në qendër të qytetit.

Sipas këtyre të dhënave, çmimi mesatar për m2 brenda në qytet është 1365.57 euro për Tiranën, e cila duket se e ka më të lartë vetëm se sa Shkupi me 1207.96 euro/m2.

Të gjithë kryeqytetet e tjera kanë çmime mesatare më të larta se sa në vendin tonë, duke realizuar kështu këtë renditje, ky kryeson Beogradi me 1893.87 euro/m2, ndjekur nga Podgorica me 1640 euro/m2, Sarajeva me 1577.71 euro/m2 dhe Prishtina, sërish më e shtrenjtë se sa ne, me 1407.14 euro/m2.

Ndërsa, sipas të njëjtës agjenci, për apartamentet jashtë qendrës së kryeqyteteve, Tirana renditet e fundit për nga çmimi, duke mbajtur kështu thuajse të njëjtën renditje kundrejt qyteteve të tjera në rajon, të cilat duket se kanë çmime më të larta se sa ne.

Jashtë qendrës së Tiranës, çmimi mesatar për m2 e një shtëpie kushton 573.45 euro, me diferencë të madhe me renditjen më të ngushtë që është Sarajeva me 843.64 euro/m2.

Kryeson në këtë listë me çmimin më të lartë Podgorica me 1116.67 euro/m2, ndjekur nga Beogradi me 1086 euro/ m2, – shkruan “Monitor”.

May 8, 2015 21:31
Komento

2 Komente

  1. sami May 8, 23:10

    Rendit dhe te ardhurat sipas qeteteve dhe bej bilancin se kush i ka me shtrenjt…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*