Çmimi i BE për gazetarinë investigative

March 11, 2016 18:12

Çmimi i BE për gazetarinë investigative

Që nga dita e sotme gazetarët shqiptare do të mund të dërgojnë aplikimet e tyre për çmimin e BE për Gazetarinë Investigative, çmim që  synon të nxitë dhe promovojë arritjet më të mira të gazetarëve investigativë, si dhe të përmirësojë vizibilitetin e gazetarisë cilësore investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Instituti Shqiptar i Medias, si anëtar i partneritetit rajonal të organizatave të shoqërisë civile që administron Çmimin e BE për Gazetarinë Investigative kërkon propozime për çmimin për:

–          Artikuj/kronika investigative botuar midis 1 janarit – 31 dhjetorit, 2015, që raportojnë mbi çështje të shoqërisë lidhur me abuzimin e pushtetit dhe të drejtat themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, që përndryshe nuk do të ishin sjellë në vëmendjen e publikut.

Është e mundur të propozohen për çmimin e BE artikuj/kronika investigative botuar apo transmetuar në çfarëdo lloj media në Shqipëri në shtyp, radio, TV, online ose kombinim i këtyre. Për çmimin mund të propozohet një gazetar ose një grup gazetarësh.

Udhëzimet e plota për paraqitjen e hyrjeve/propozimeve dhe formularëve për propozimet janë në dispozicion në faqen e mëposhtme të internetit: http://www.institutemedia.org/eu-contest2016.html

Afati për paraqitjen e propozimeve është: 4 prill, 2016. Më shumë informacion gjendet duke kontaktuar: [email protected]

March 11, 2016 18:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim